Spërkatja kundër rriqrave nis me katër muaj vonesë

Malisheva-dezenfiktimi rriqravePrilli do të duhej t’i gjente të spërkatura të gjitha fermat në Malishevë, Klinë dhe Rahovec, zona këto më të rrezikuara nga rriqrat, megjithatë ky proces ngeci.

Tek tash, pas katër muaj vonese, do të nisë spërkatja e kafshëve, proces ky i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për parandalimin e rritjes së numrit të rriqrave, raporton KTV.

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka shpallur fitues kompaninë “Fauna” nga Gjilani, për ta bërë spërkatjen e fermave. Zyrtarë të kësaj Agjencie thonë se janë bërë gati dhe se brenda javës ose në fillim të javës së ardhshme do të nisin punën.

Lamir Thaçi nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit thotë se ky proces do të zhvillohet në tri faza. Spërkatja e fermave me krerë lopësh në këto tri komuna do t’i kushtojë kësaj Agjencie rreth 300 mijë euro, transmeton Koha.net.

Këtë vit 5 raste janë konfirmuara me ethe hemorragjike. Ndërsa, rreth 2 mijë persona janë pickuar nga rriqrat vetëm në rajonin e Malishevës.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit