Home Blog Page 820

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

0

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media.

Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit ndaj “KB KRUSHA” dhe Fahrije Hoti.

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhet në njoftimin e Krushës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

0
Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më 22 nëntor.

Në përvjetorin e kësaj date, është publikuar një dorëshkrim i akademikut Rexhep Qosja.

Përmes dorëshkrimit të tij, që e ka publikuar “Euronews Albania”, Qosja kujton përpjekjet dhe përkushtimin e delegatëve të këtij Kongresi, të cilët hodhën themelet për një identitet kulturor të qartë dhe të bashkuar.

Akademiku thekson se Kongresi i Manastirit është një ngjarje historike për kombin shqiptar, pasi i dha shqiptarëve për herë të parë një alfabet të standardizuar, si dhe ndërtoi politikën për krijimin e Gjuhës standarde në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe.

Dorëshkrimi i Rexhep Qosjes, sipas EuronewsAlbania:

Gati të gjitha veprat, monografitë, studimet, trajtesat dhe shkrimet për Kongresin e Manastirit, fillojnë me shprehjen e bindjes se ky Kongres është ngjarje shumë e rëndësishme e Kulturës dhe kombit shqiptar. Ka një varg arsyesh e të dhënash për një vlerësim të tillë të Kongresit të Manastirit, por megjithatë dy janë kryesoret.

E para, Kongresi i Manastirit është ngjarja historike që gjuhës shqipe, kombit shqiptar, ia solli një alfabet, alfabetin e bazuar në alfabetin latin.

E dyta, Kongresi i Manastirit është ngjarja që me alfabetin, me një alfabet dhe me qëndrimet e organizuesve të tij dhe delegatëve të zgjedhur prej viseve të ndryshme shqiptare ndërtoi politikën për krijimin e Gjuhës së përbashkët letrare, domethënë të Gjuhës standarde në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe, të mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Dy të arriturat e sipërtheksuara të Kongresit të Manastirit janë çështje të mëdha, më të mëdhatë të Gjuhës Shqipe.

Dy të arriturat e sipërtheksuara të Kongresit të Manastirit, duke qenë çështje të mëdha, më të mëdhatë e gjuhës shqipe, janë njëkohësisht çështje të Shkollës Kombëtare. Gjuha, alfabeti dhe Shkolla ishin dhe janë përbërës gjithëjetshëm e gjithëkohshëm të rëndësishëm të kulturës së çdo populli, prandaj edhe të Popullit shqiptar.

Në Kongresin e Manastirit do të merrnin pjesë 32 delegatë me të drejtë vote që përfaqësonin 26 qytete dhe shoqëri të ndryshme shqiptare, brenda dhe jashtë Atdheut.

Delegatët me të drejtë vote ishin shkrimtarë dhe publicistë të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, veprimtarë të lëvizjes kombëtare.

Në mbledhjen e pasdites së parë të Kongresit do të zgjidhej Kryesia që do të udhëhiqte e drejtonte punimet e Kongresit. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi, ndërsa sekretarë Hilë Mosi, Thoma Avrami dhe Nyzhet Bej Vrioni.

Duke parë se sa e përbërë do të ishte zgjidhja e dëshiruar, e rëndësishme e gjithëjetshme e çështjes në fjalë, disa nga diskutuesit e quajtën të nevojshme të propozojnë që të krijohet një Komision, të cilit do t’i besohej vendimi për çështjen e alfabetit.

Komisioni do të përbëhej prej përfaqësuesve të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit” e të “Agimit” dhe të disa publicistëve e intelektualëve të njohur. Komisionit iu besua me vota të fshehta vendimi për një alfabet të cilin delegatët e Kongresit zotoheshin se do ta pranonin detyrimisht si alfabet të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Kryetar i Komisionit u caktua Gjergj Fishta, i cili mori numrin më të madh të votave.

Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

0

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të nis sot pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBoxK.

Pjesëmarrëse në turne sipas këtij njoftimi, do të jenë tetë shtete.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen sot me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet luhen nesër me fillim në ora 12:00.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rikthehet Superliga: Malisheva pret sot Dukagjinin

0

Superliga e Kosovës rikthehet sot, duke hapur javën e 14-të me dy ndeshje të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione.

Sfida e parë, Malisheva-Dukagjini, është kryendeshja e pasdites, ku të dy skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për renditjen. Paralelisht, Feronikeli përballet me një skuadër të fortë si Gjilani, në një tjetër duel interesant.

Të dielën, vëmendja zhvendoset në kryeqytet për sfidën mes Prishtinës dhe kampionëve aktualë Ballkani, një përballje që pritet të jetë e tensionuar. Po atë ditë, Suhareka do të presë ekipin e Ferizajt.

Java përmbyllet të hënën me një nga ndeshjet më të pritura, ku Drita dhe Llapi do të përballen në një sfidë vendimtare për objektivat e tyre.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot

0

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të hapin ekspozitën “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”.

Hapja e kësaj ekspozite bëhet sot (e shtunë) në orën 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Pak ditë më parë në Shqipëri, në bibliotekën e kryeministrisë, janë ekspozuar për herë të parë për publikun 44.488 faqe, të shkruara nga Ismail Kadare, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës së tij.

“Dorëshkrimet e Kadaresë” u prezentuan me 21 nëntor edhe në Shkup në kuadër të kremtimit të Ditëve të Alfabetit.

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare vdiq në moshën 88-vjeçare në korrik të këtij viti./rtk

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hajnat vjedhin ari dhe një pistoletë në një shtëpi në Prizren

0

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prizren.

Në njoftim thuhet se persona të panjohur kanë vjedhur ari dhe një pistoletë në një shtëpi.

“Rr. Tahir Gashi, Prizren 22.10.2024 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur ari dhe një pistoletë me 40 fishekë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës.

Policia njofton se në aksident një person ka ndërruar jetë dhe pesë tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ramadan Hoti humbi jetën në aksidentin e Krushës së Madhe

0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Krushë të Madhe, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Viktima është identifikuar si Ramadan Reshit Hoti, një nga banorët më të njohur dhe të respektuar të fshatit Krushë e Madhe.

Ramadani ishte i njohur për natyrën e tij të sjellshme dhe të urtë, dhe la pas një hidhërim të thellë në komunitet. Ai ishte gjithashtu vëllai i veprimtarit të njohur të Krushës, Fehmi Hoti.

Ngushëllimet për humbjen e tij kanë mbërritur nga të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e kanë njohur. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 24 nëntor 2024, në orën 13:00.

Olta Gixhari tregon detaje nga historia e dashurisë me Dorin: Ishim ulur në një banak në Spanjë

0

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer detaje të pa treguara më parë për marrëdhënien e saj me Dorin. Në një intervistë me Arbana Osmanin, ajo tregoi momentin e parë kur u njohën dhe historinë e veçantë që i lidh bashkë.

“Duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë,” tha Olta, duke kujtuar takimin e parë.

“Më ndodhi diçka në stomak. U takuam rastësisht dhe më pas ai iku. Propozimi i tij ndodhi në Romë, por ishte në Spanjë ku bëmë një bisedë shumë të rëndësishme.”

Aktorja zbuloi se, ndonëse ishin takuar vetëm disa herë, Dori i bëri një propozim të sinqertë:

“Ishim ulur në një banak në Spanjë. Nuk ishim puthur ende, nuk kishim bërë dashuri, por i thashë troç: ‘Të dy mund të kemi qejf të bëjmë dashuri me njëri-tjetrin, por unë nuk dua të zgjohem nesër dhe të mos e di se çfarë të kam.’ Ai më tha: ‘Mendoje mirë. Nëse vendos të vish në Romë në këtë datë, nuk ka më kthim pas.’”

Olta pranoi se Dori nuk është i pasur, por vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore. Gjatë qëndrimit të tyre në Romë, Dori bëri hapin e madh:

“Ai më u ul në gjunjë dhe më tha: ‘A do të jesh gruaja ime?’ Nuk u martuam kurrë, por ai më la shtatzënë,”- tha ajo duke qeshur.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Isni Kilaj kandidat për deputet nga NISMA

0

Nisma Socialdemokratke ka prezantuar kandidatin e tyre për deputetë, Isni Kilajn.

Lideri i Nismës, Fatmi Limaj ka thënë se Kilakj ishte bashkëluftër e bashkëpunëtor I etapave të sakrificës.

“Isniu është një ekonomist i diplomuar dhe ka një karrierë të pasur në shërbim të vendit. Ai ka qenë bashkëthemelues dhe komandant i njësitit të orëve të para të UÇK-së, njësiti “Lumi”, angazhim që dëshmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit dhe sigurisë së Kosovës.

Pas luftës, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Isniu ka shërbyer edhe si Shef Ekzekutiv në qeverinë komunale dhe ka dy mandate si Kryetar i Komunës së Malishevës (2007-2013). Përveç angazhimit të tij në nivelin lokal, Isniu ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës.

Me këtë përvojë të gjerë dhe një angazhim të palodhur për zhvillimin e vendit, ai është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e përgjithshme, duke sjellë vlera në Kuvendin e Kosovës”.

Limaj shtoi se “rikthimi i fuqishëm i NISMA-s në Parlament është i garantuar me koalicionet e ndërtuara dhe bashkëngjitjen e figurave të dëshmuara si Isniu”.