Home Blog Page 819

Isa Berisha zgjidhet kryetar i OVL-së së UÇK-së në Prizren

0

Isa Berisha u zgjodh sot  kryetar i OVL e UÇK-së në  Prizren, në Kuvendin e VI Zgjedhor .

Delegatët e pranishëm përzgjedhën me konsensus Isa Berishën si kryetar të ri të degës në Prizren.

“Ky zgjedhje është një hap i rëndësishëm për forcimin e organizatës dhe vijimin e punës për mbrojtjen e të drejtave të ushtarëve të UÇK-së”, u tha në Kuvendin Zgjedhor./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

0
Ben Blushi
116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e premte, në një shtëpi trekatëshe në Manastir të Maqedonisë, Luigj Gurakuqi nxori një dërrasë të zezë dhe filloi të shkruante me shkumës shkronjat e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

 

Disa prej këtyre shkronjave ai vetë nuk i njihte, por Gjergj Fishta i rrinte afër duke e ndihmuar, Ndre Mjeda e shikonte si një nxënës të dobët, ndërsa Mit’hat Frashëri mbante qetësinë në një sallë të mbushur plot me burra të habitur.

Nxënësit që po ndjekin këtë mësim nuk janë fëmijë, por janë disa zotërinj të mbledhur nga gjithë zonat ku jetojnë shqiptarë në Perandorinë Osmane, të cilët kanë ardhur në Manastir si delegatë të një Kongresi që ka për qëllim të unifikojë gjuhën shqipe e cila deri atë ditë shkruhej me të paktën dhjetë alfabete të ndryshëm.

Këta burra të veshur trashë, që kishin arritur deri aty hipur mbi kuaj dhe mushka dhe që flisnin me dialekte të ndryshme, ishin nga shqiptarët më të ditur të asaj kohe.

Meqë atëherë nuk kishte selfie, as gazeta me tirazh të lartë dhe as televizor apo internet, ata e kaluan ditën e parë për të njohur njëri-tjetrin dhe ditën e dytë u ulën të vendosin se çfarë rruge do ndiqnin për të përcaktuar alfabetin e gjuhës shqipe.

Në vitin 1908, gjuha shqipe kishte kohë që shkruhej, por çështja ishte me çfarë shkronjash do vazhdonte të shkruhej. Pra Kongresi ishte një Betejë për Shkronja dhe kongresistët kishin përpara dy mundësi.

Ose të hartonin një alfabet të ri, ose të bazoheshin tek alfabetet e krijuara më parë. Kongresi i shkoi rrugës së dytë, pra të gjente një të mesme mes tre alfabeteve që ishin më në modë.

Alfabeti i parë i rëndësishëm ishte ai i familjes Frashëri, që mbrohej me këmbëngulje nga Mit’hat Frashëri. Ky burrë i cili në vitin 1908 mbante skeptrin e familjes më të shquar shqiptare, mbronte variantin e Alfabetit që ishte krijuar në vitin 1879 në Stamboll, nga babai i tij Abdyl Frashëri dhe xhaxhai Sami Frashëri, me të cilin shkroi xhaxhai tjetër i madh, Naim Frashëri.

Alfabeti i dytë ishte ai i shoqërisë Bashkimi të Shkodrës, e cila në vitin 1899 kishte propozuar një alfabet më latin se alfabeti i Stambollit. Me këtë alfabet shkroi Gjergj Fishta dhe shumica e klerikëve të ndritur të veriut. Vetë Gjergj Fishta kishte ardhur në Manastir si përfaqësues i Shkodrës dhe tani ishte përballë Mit’hat Frashërit, njeriut që drejtonte Kongresin.

Por këta dy burra kishin përballë edhe një të tretë, që ishte edhe më luftarak se ata. Ky ishte një prift i shkurtër me mustaqe, shumë kokëfortë, një poet i mrekullueshëm dhe një rebel i gatshëm të shkatërronte një parti për një shkronjë. Ky ishte Ndre Mjeda. Pasi kishte qenë anëtar i shoqërisë Bashkimi, ishte zënë me Gjergj Fishtën dhe priftërinjtë e tjerë dhe ishte larguar duke krijuar alfabetin e vet bashkë me vëllain Lazrin, që ishte dhe ai prift.

Kështu ishin rreshtuar palët në Kongresin e Manastirit në mes të nëntorit 1908.

Por klima jashtë Kongresit ishte edhe më e ndezur. Shumë njerëz që nuk donin asnjë nga tre alfabetet apo që nuk ishin ftuar fare, mezi prisnin që ata të dështonin.

Kundërshtari më i zhurmshëm dhe natyrisht më zevzeku ishte Faik Konica, i cili nuk mori pjesë në Kongres, me pretekstin se ishte ftuar me vonesë. Duke e njohur, me siguri, organizatorët ia kanë çuar ftesën me qëllim shumë vonë, në mënyrë që ai mos vinte, sepse prezenca e tij tekanjoze mund ta kishte prishur atë Kongres, të cilin Faik Konica e quajti një mbledhje xhonturqish.

Por edhe pa pjesëmarrjen e Faik Konicës, Kongresi ishte i mbushur me çudira.

Askush nuk e beson dot se si debatet më të ashpra, u krijuan për disa bashkëtingëllore dyshe dhe sidomos për shkronjën dh. Imagjinoni sot, sikur burrat e ndritur të Shqipërisë të mblidhen dhe të zihen për një shkronjë. Por në vitin 1908 kur nuk kishte Shqipëri, grindjet ishin më artistike dhe shumë më të dobishme.

Mit’hat Frashëri donte një alfabet me disa gërma greke. Ndre Mjeda ishte kundër gërmave të përbëra dh, sh, ll, gj,nj, xh dhe nëse do zgjidhej varianti i tij, sot fjalën Shqipëri do ta shkruanim Skipëri meqë ai nuk e njihte as gërmën q. Ndre Mjeda nuk përdorte asnjë bashkëtingëllore dhe alfabeti i tij ishte i gjithi diakritik, pra me shenja sipër dhe poshtë shkronjave, siç i përdorin francezët dhe gjermanët. Y-ja e tij ishte një “ü” me dy pika lart, kurse xh ishte dz dhe fjalën xhind ai e shkruante dzind.

Ndërsa Gjergj Fishta ishte për një latinizim më të madh të alfabetit duke këmbëngulur që gërmat greke të Sami Frashërit të eliminoheshin dhe po ashtu edhe shenjat e Ndre Mjedës. Nëse Gjergj Fishta do ishte sjellë si Faik Konica dhe nuk do kishte shkuar në Manastir, sot nuk do e kishim gërmën sh dhe fjalën shtet do ta shkruanim stet me një gërmë greke në fillim.

Në thelb, beteja ishte mes dy varianteve të gjuhës shqipe.

Atij toskë, që ishte gjuha që shkruante Naim Frashëri dhe atij gegë, që ishte gjuha që shkruante Gjergj Fishta. Kongresi i Manastirit ishte një përballje mes dy poetësh që u takuan në vitin 1908 në Manastir dhe meqë njëri kishte vdekur në vitin 1900 dhe tjetri ishte gjallë, u gjet një kompromis.

Në vend të një alfabeti, Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete, që kishin të përbashkëta 27 shkronja dhe të ndryshme 9 shkronja. Jehona e këtyre nëntë shkronjave që po të bashkohen krijojnë një zhurmë të tmerrshme dhëshzhxhnjthgjc, i ka lënë pa gjumë për një javë burrat më të ndritur të kombit.

Natyrisht i pari që u miratua, ishte Alfabeti i Stambollit, nga i cili nuk hiqte dorë Mit’hat Frashëri, dora e fortë e Kongresit dhe i dyti ishte Alfabeti i Shkodrës, të cilin Gjergj Fishta, mendja e Kongresit, e kërkonte edhe për arsye praktike. Ai i botonte veprat e veta në shtypshkronja që vinin nga Perëndimi dhe nuk i njihnin gërmat greke që përdorte Sami Frashëri dhe gjithe Toskëria.

Ndryshe nga Kongresi i Manastirit, koha vendosi që ky i dyti do ishte alfabeti që pothuajse kemi sot.

Por fakti që Kongresi miratoi njëkohësisht dy alfabete do të thotë që debatet kanë qenë të forta dhe kanë rrezikuar ta mbyllin Kongresin pa një alfabet unik. Prandaj mesa duket u gjet një zgjidhje oportuniste. Por për shkak të betimit që i kishin bërë njëri-tjetrit, delegatët nuk folën publikisht mbi mosmarrëveshjet që patën dhe zgjedhjen e dy alfabeteve në vend të njërit.

Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi, ndoshta delegati më i ri i Kongresit të Manastirit.

Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç, me një kravatë me vija të trasha, që sot do ishte vintage, me një këmishë të bardhë me jakë të rrumbullakët që është ende shumë në modë dhe me një kapele të zezë si ajo që mbanin të krishterët në Perandorinë Osmane. Mustaqet e tij të gjata, sytë e ulur poshtë dhe një ballë i vrenjtur tregojnë një njeri të fiksuar pas detajeve, siç edhe ishte Simon Shuteriqi.

Nuk e di kush i ka vendosur numra delegatëve, por në foton zyrtare të Kongresit, ai mban numrin 21, një numër që ka shoqëruar familjen tonë, në gëzime dhe hidhërime, deri ditët e fundit.

Për fat të keq ai nuk i shkroi kujtimet e tij për Kongresin e Manastirit, sepse ishte nën betim. Kishte dhënë fjalën të mos fliste. Simon Shuteriqi e mori alfabetin e Manastirit dhe një vit më vonë, në vitin 1909, hapi dhe drejtoi bashkë me Luigj Gurakuqin, Normalen e Elbasanit, shkollën që përgatiste mësues.

Ai i respektoi në mënyrë të çuditshme dhe shumë besnike vendimet që u morën në Manastir dhe kjo duket nga mënyra se si e ka përdorur gërmën sh, që ka qenë dhe një nga shkaqet e mospajtimit të madh të Manastirit.

Simon Shuteriqi e firmosi si S. Suteriqi vendimin e Kongresit të Manastirit në 1908, pra pa i vendosur një sh mbiemrit të tij, ndërsa në vitin 1922, i drejtohet mikut të tij Fan Nolit si Shenjtëri, pra me gërmën sh, të alfabetit të dytë të Kongresit.

Deri në vitin 1911 Simon Shuteriqi botoi dy libra. Njërin për jetën e dajës së vet Kostandin Kristoforidhit, të cilin e shkroi me alfabetin e Naim Frashërit, kurse tjetrin, një abetare për fëmijë që e shkroi me alfabetin e Gjergj Fishtës.

I kam gjetur me vështirësi këto dy këto botime dhe te “Jetëshkrimi i Kristoforidhit”, fjalën shqip ai e ka shkruar me një s greke, siç e shkruante Sami Frashëri, ndërsa tek abetarja e tij, fjalën shqip e shkruan siç e shkruajmë ne sot, me gërmën sh.

Abetarja e Simon Shuteriqit i ka të gjitha bashkëtingëlloret dyshe për të cilat Kongresi i Manastirit debatoi për një javë, edhe sh, edhe dh, edhe nj, edhe ll, edhe rr, edhe gj, edhe th, edhe xh edhe zh. Ajo është një Abetare e bukur, e vogël, me shumë përshkrime kafshësh dhe frutash, e cila mund ta lumturonte çdo fëmijë 100 vjet më parë, kur nuk kishte as lodra dhe as filma të animuar.

Librat e Simon Shuteriqit janë botuar në shtypshkronjën tregtare të Manastirit në vitin 1911.

Dy vjet më vonë, në vitin 1913, serbët e morën Manastirin dhe i vunë emrin e shëmtuar Bitola, për ta fshirë nga historia jonë. Bashkë me qytetin, ne humbëm edhe shtëpinë e Kongresit të Alfabetit ku çdo vit, në nëntor, do ishte bërë një pelegrinazh i madh, frymëzues, i ngjashëm me atë që bëhet në Vlorë gjatë përkujtimit të Pavarësisë.

Shtëpia e Manastirit dhe shtëpia e Vlorës do ishin shtëpitë më të famshme të Shqipërisë sepse aty u bë Shqipëria, atëherë kur Shqipëri nuk kishte.

Aty do kisha shkuar sot, për t’i bërë një homazh Simon Shuteriqit, stërgjyshit tim, delegatit më të ri të Kongresit të Manastirit, kravatën me vija të të cilit do doja ta mbaja kur flisja në parlament, për punët e Shqipërisë.

Prishtina-Ballkani, derbi i javës në “Fadil Vokrri” – vëmendja edhe në Suharekë

0

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të jetë ndeshja kryesore e kësaj të diele në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke nisur nga ora 17:00.

Ballkani kampioni aktual dhe në vend të dytë me 25 pikë, kërkon fitoren për të vazhduar garën për titullin kampion. Nga ana tjetër, Prishtina, e cila mban vendin e katërt me 21 pikë, do të përpiqet të afrojë diferencën me kryesuesit.

Më herët gjatë ditës, në orën 13:00, në Suharekë do të luhet një tjetër ndeshje interesante ku Suhareka do të përballet me Ferizajn. Kjo ndeshje do të jetë me rëndësi për pozicionimin e mëtejshëm të skuadrave në tabelë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

LDK i vazhdon tubimet sot në Malishevë

0

Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të jetë në Malishevë, në sallën e sporteve të shkollës ‘’Ibrahim Mazreku’’, prej orës 19:00.

Sipas të parit të kësaj partie Lumir Abdixhikut, në këto tubime po tregohet “një frymë e jashtëzakonshme dhe se LDK po merr mbështetje të gjerë popullore”.

Tashmë partitë politike kanë filluar të aktivizohen meqë më 9 shkurt janë zgjedhjet parlamentare.

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në gjashtë gradë Celsius

0
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica, ndaj edhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus katër deri në minus nëntë gradë Celsius, derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet tre dhe gjashtë gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verillindjes.

 

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

0

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar.

Në këto hapësira disa vjet më parë banorët e kësaj zone kishin hapur puse për të siguruar ujë të pijshëm. Por tani puset duhet të mbulohen për t’i hapur rrugë realizimit të projektit.

“Në fshatin Guri i Kuq para luftës, para viteve 98-99, ç’do banor i këtij fshati ka menduar që në mënyra të ndryshme të bëjë sigurimin e ujit të pijshëm dhe atëherë nuk është menduar që do të vijnë panelet solare e do të intervenohet diqka nga pushteti”, tha Maliq Fetahu- banor i zonës.

“Marrëveshjen e kemi bërë për me ju vendos kacat e mi mbulu ato, edhe mos me shku më, vetëm kur të kemi nevojë ne me i thirrë ata e me i shiku puset, përndryshe, na kanë thënë se nuk keni të drejtë me shku te ato puse. Të nevojshme i kemi, me qato furnizohemi”, tha Qamil Braha, banor i zonës.

Megjithatë, Ilaz Mustafa e vlerëson Parkun Solar si diçka pozitive.

“Investim shumë i mirë për gjeneratat e reja, njerëzit që kanë aftësi punësohen”, tha ai.

E përfaqësuesi i fshatit Guri i Kuq, Drilon Mustafa, thotë se ka një marrëveshje të brendshme mes investitorit dhe banorëve.

“Ky ujë është i shfrytëzueshëm vetëm për ujitjen e parqeve, sepse fshati furnizohet nga KRU Gjakova, do të thotë për nevoja elementare të pijes ne e kemi ujin. Edhe qytetarët i kemi informuar që brenda këtyre hapsirave ku do të vendosen panelet nuk do të ketë qasje më për banorët”, tha Drilon Mustafa.

Pas këtyre marrëveshjeve mes operatorit ekonomik dhe banorëve, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se është në kontakt me investitorin.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Deri në shkurt të vitit 2025, ai duhet ta rregullojë dokumentacionin, pëlqimet, lejet, kushtet nëpër institucionet kompetente, ndërsa nga marsi i vitit 2025, 21 muaj sipas kontratës ka afat për ta përfunduar investimin. Mirëpo mos të harrojmë faktin se ‘Orllati Grup’ e ka një zotim që 12 muaj, që do të thotë në mars të vitit 2026 ta përfundojë komplet investimin”, tha Latifi.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Sipas të parit të Rahovecit, në nivel lokal ka ngelur vetëm vendimi i ridestinimit të tokës ku do të vendosen panelet

solare, nga tokë bujqësore në atë ndërtimore, të cilin sipas tij sapo të vijë në kuvend do ta miratojnë me kohë./rtk/

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, takon ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Gashi theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Kosovës, duke kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e vendit drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

“Angazhimi i KFOR-it dhe mbështetja e Gjermanisë janë shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar që ka ndihmuar Kosovën të ecë përpara si një shtet i qëndrueshëm dhe i sigurt”, tha ai. /029/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Profesori Engjëll Kajtazi i bashkohet AAK-së në Prizren

0

Profesori dhe eksperti i arsimit, Engjëll Kajtazi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren.

Kryetari i degës së AAK-së në këtë qytet, Besnik Krasniqi, e ka mirëpritur angazhimin e Kajtazit në këtë parti, duke e cilësuar si një figurë të shquar të arsimit dhe politikës.

“Sot kemi nderin të mirëpresim një figurë të shquar të arsimit dhe politikës në Aleancë! Engjëll Kajtazi, profesor dhe master në menaxhimin e arsimit, me 37 vjet përvojë në edukimin e brezave, vendosi të kontribuojë në zhvillimin e Prizrenit dhe të Kosovës nëpërmjet angazhimit të tij politik në AAK”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Sipas tij,  me karrierën e pasur dhe të suksesshme, Kajtazi do të sjellë vlera të çmuara dhe përkushtim në çdo hap të rrugëtimit të përbashkët.

“Na priftë e mbara në këtë rrugëtim të ri drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë!”, shkruan ai./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

U mbajt turneu tradicional i shahut ndërmjet Kukësit dhe Prizrenit

0

Në qytetin e Kukësit u zhvillua edhe këtë vit turneu tradicional i shahut, një ngjarje që përfshin dy ekipe të qyteteve Kukës dhe Prizren.

Ky turne i shoqëruar me një histori të gjatë, u organizua me qëllimin për të ruajtur dhe forcuar lidhjet mes dy qyteteve.

Në fillim të garës, u hodh shorti dhe garuesit zunë vendet e tyre në 11 tavolina, ku çdo lojtar u përpoq të jepte maksimumin për të siguruar fitoren për veten dhe ekipin e tij. Pas një përballjeje, ekipet e Prizrenit dolën triumfues, duke siguruar fitoren me një rezultat përfundimtar 6.5:4.5.

Zylfi Tola, një nga emrat më të njohur të shahut në Kukës, e vlerësoi këtë turne si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes qyteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se kjo ngjarje është një mundësi për të ruajtur traditën dhe për të promovuar miqësinë, veçanërisht në muajin e shënuar të Nëntorit.

“Jemi shumë të lumtur që po arrijmë ta ruajmë traditën e organizimit të këtij turneu. Në emër të mikpritësve, ju dëshirojmë mirëseardhje në Kukës, në muajin e Festave të Nëntorit. Urojmë që koha që kaloni këtu të jetë sa më e këndshme, në një qytet që ka pritur gjithmonë me zemër të hapur, sidomos në kohët më të vështira”, tha Tola.

Ideatori i këtij turneu, Berat Batiu, e shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar kuksianët për mikpritjen dhe e vlerësoi këtë ngjarje si një festë të vërtetë vëllazërore.

Ai gjithashtu kujtoi festat e shënuara të muajit nëntor, duke u ndalur në rëndësinë e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme për popullin kosovar.

“Së pari dua t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Po ashtu, në Kosovë kemi ngjarje të tjera historike gjatë këtij muaji, si daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Le të festojmë gjithmonë dhe ky turne të vazhdojë përgjithmonë!”, tha Batiu.

Turneu i ardhshëm do të zhvillohet në Prizren, në muajin prill të vitit 2025, duke garantuar kështu vazhdimësinë e kësaj tradite të bukur, që promovon miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar./029/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

0

Drejtoresha e Shkollës “Hysen Rexhepi”, Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ.

Ky përmirësim i sistemit të ngrohjes do të mundësojë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte normale dhe me orar të plotë, duke rikthyer situatën në normalitet.

“Ju njoftoj se në ShMU ‘Hysen Rexhepi’ sapo hyri në funksion ngrohja e re me pelet. Pas një pune intensive nga Kompania Euroing dhe angazhimit të gjithsecilit nga ne, mësimi nga kjo e hënë do të zhvillohet normalisht, me orar të rregullt dhe me kushte optimale,” shkruan Rakaj./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri