Home Blog Page 8261

Numri i lartë i aksidenteve në komunikacion, shqetësues

0

Aksident 4Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion po rrit rastet që po përfundojnë me fatalitet, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një gjë të tillë e pohojnë edhe mjeket e Qendrës emergjente në QKUK, ku sipas tyre me ardhjen e bashkëatdhetarëve në Kosovë vërehet rritje e kërkesave të pacientëve për trajtim në këtë qendër.

Numri i lartë i aksidenteve në komunikacion është shqetësues për shumë qytetarë të Kosovës. Këto raste jo rrallë herë po përfundojnë edhe me fatalitet thotë për Radio Kosovën zëdhenësi i policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Në sezonën veror kryesisht në muajtë korrik dhe gusht është e vërtet që këmi një shtim të qarkullimit të automjeteve në komunikacionin rrugor në Kosovë duke e parë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve tanë që vijnë në Kosovë. Ne e kemi bërë një analizë në tre mujorin e parë të këtij viti ku mund të themi se ka pasur aksidente më pasoja fatale”, thekson ai.

Lëndimet e shkaktauara nga aksidentët po dyshim se po shtojnë edhe nevojën e kërkesave për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së, thotë Dr Avdush Bajgora mjek në këtë qendër.

”Mund të them që pacientët e lënduar në trafik janë mergimëtarë tanë. Kështu që shkaku kryesor sipas mendimit tim është se infrastruktura e rrugëve ndryshon prej Kosovës nga vendet perendimore kah vijnë”, theksoi ai.

Ndërsa njëri nga bashkatëdhetaret tani i cili pushimet po i kalon në vendlindje ka kritika të shumëta jo vetëm në Policinë e Kosovës, por edhe të qytetarët të cilët mendojnë se vetëm bashkatëdhetarët janë fajtorë të aksidenteve.

”Nuk janë krejtë diaspora, po janë do që janë ma të ri edhe këtu ka problem shumë se fillimishtë kur të shkojshë të rrethi shumica nuk dinë kush ka përparsi e kush jo. Edhe një vërejtje e kam të policia, sa kam mujtë më vërejt une nuk janë duke u sjellë mirë me mergimëtaret, sepse kur t’i ndalin kerret shumicën i ndalin me tabela të huaja menjeherë i denojnë. Këtu po na terheq vendi jonë Kosova edhe pse po na kushton shumë shumë ma shumë shtrejt prap po vijmë këtu”, tha ai.

Por, zëdhënësi i policies, Kelani thotë se shqiptimet e dënimeve janë të barabarta pa dallim çfarë targa posedojnë.

Protestë për pyetjet e gabuara

0

Mjeksi-Pyetjet e gabuaraStudentët e Departamentit të Mjekësisë kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues. Gazeta Tribuna ka raportuar më 30 korrik se në provimin pranues në drejtimet Stomatologji, Farmaci dhe Kimi janë lëshuar shumë gabime, gjë që kanë bërë që shumë studentë të bien nga provimi.

Të hënën (sot) do të bëhet e ditur se kur do të protestohet për këtë çështje. “Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues, me ç’rast për shkak të gabimit teknik nga ana e Universitetit, mbi 50 studentë kanë mbetur pa u pranuar”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ. Në raportimin e gazetës zyrtarë të UP-së kanë pranuar se gabimet ishin teknike dhe nuk kanë ndikuar në listat e të pranuarve.

Ardian Gola nga Rektorati ka thënë se testi është përpiluar mirë ndonëse e pranon faktin se janë bërë pa dashje disa lëshime teknike në tri pyetjet nga hartuesit. Madje ai ka potencuar se hartuesit e testit janë profesorë të shkolluar në Zvicër dhe Francë dhe se nuk kanë organizuar teste të kimisë. Megjithatë, siç kanë vlerësuar ekspertët e fushave për të cilat janë ankuar kandidatët, lëshimet teknike nuk kanë afektuar përmbajtjen shkencore të pyetjeve dhe përgjigjeve të sakta në test dhe si të tilla, këto shqetësime të dala në opinion janë të pabaza./Tribuna/

Gjykata në Prizren mban tetë seanca gjyqësore

0

Gjykata-qekiqiNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot vetëm tetë séance gjyqësore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj njoftoi se Departamenti për Krime të Rënda do t’i mbaj 4 seanca gjyqësore, Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca dhe Departamenti i Përgjithshëm do t’i procedojë 2 seanca gjyqësore. /PrizrenPress.com/

Elita 5 lëshon “Meteor”-in e radhës (Audio)

0

Elita5-mefalRock bendi Elita 5 ditëve të fundit ka publikuar këngën e re të quajtur “Meteor”. Bendi ka njoftuar që së shpejti këtij projekti do t’i bashkangjitet videoklipi. Kënga “Meteor” është pjesë e albumit të ri “Mohikani i fundit”.

Ky grup pas 10 viteve kanë ardhur me album të cilin e promovuan në një koncert në Tetovë.

Elita 5 para kësaj kënge doli me baladën “Më fal” këng kjo që ka një klip të paparë ende në skenen e muzikës shqiptare dhe që është përfolur aq shumë duke qenë kështu njër ndër këngët më favorite të këtij sezoni edhe pse ishte baladë dhe ishte ndryshe nga këngët tjera ritmike që jemi mësuar ti shohim gjatë sezonit veror.

Obama: Kritika në adresë të Putinit

0

OBAMA 9Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se Rusia “nuk ka bërë asgjë” të mirë. Këto komente ai i bëri duke u shprehur për rolin e Rusisë në botë.

Në intervistën për të përjavshmen londineze “The Economist”, Obama theksoi se “imigrantët nuk ia mësyejnë Rusisë në kërkim të mundësisë” dhe ka shtuar se “popullata po zvogëlohet”.

Presidenti Obama e ka kritikuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si lider i cili ka shkaktuar probleme afatshkurtëra për përfitime politike.

“Mendoj se presidenti Putin paraqet dëm të madh për Rusinë dhe kjo me gjasë do ta dëmtoj Rusinë në periudhë afatgjatë”, tha Obama.

Selimi: Kosova do ta përforcojë imazhin në botë

0

Petrit SelimiZëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi mendon se përfundimi i procesit të hetimeve për krime lufte në Kosovë, do të ndihmojë në përmirësimin e imazhin ndërkombëtarë të Kosovës.

Duke folur për raportin e Williamsonit, Selimi ka thënë se çfarëdo raporti ku përmendet krimet e luftës, e bënë që Kosova në sy të botës të kthehet në Kosovën e luftës.

Ai ka thënë se duke u treguar serioz si shtet karshi këtij raporti, por dhe gjykimeve që do të vinë më pas, Kosova do të mund të përforcojë imazhin e saj në botë.

“Çfarëdo raporte, ku përmenden organet, krime lufte dhe Kosova në një kontekst të tillë, nuk janë të mira për imazhin ngase ripërkujtojnë publikon botëror për Kosovën e luftës e jo për Kosovën e re, të pasluftës”, ka thënë Selimi për ‘Epoka e Re’.

“Megjithatë, bashkëpunimi ynë dhe lidershipi i treguar në përmbylljen e hetimeve dhe proceseve së bashku me bashkësinë ndërkombëtare në fund do ta përforcojnë imazhin e Kosovës si një vend që ka qenë serioz në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare si dhe respektin ndaj viktimave eventuale të krimeve të pandehura”, ka thënë ai.

Lamtumira për violinisten Dida nën tingujt e Chopinit

0

Drita DidaTë veshur në të zeza, pesë muzikantë nën tingujt “Marshi i funeralit” të Frederic Chopinit ia dhanë lamtumirën koleges së tyre, violinistes Drita Dida.

Ajo u nda nga jeta të shtunën në moshën 31-vjeçare, ndërsa shkaqet e vdekjes së saj janë të panjohura.

Nën përcjelljen e kortezhit prej qindra njerëzish, trupi i saj u pre tek varrezat në lagjen “Arbëria”.

E ata që e njohën thanë se ajo është shquar për energjinë pozitive.
Violinisti Festim Fanaj, i cili për gati katër vjet ka pasur rastin të interpretonte krah saj bashkë me Filarmoninë e Kosovës, ka thënë se vdekja e saj është humbje për të gjithë.

“Ka qenë një kolege shumë e dashur dhe shpirtmirë. Me të vërtetë ka qenë shumë energjike dhe do të na mungojë të gjithëve edhe si person, edhe në aspektin profesional si violiniste”, ka thënë Fanaj, tek ka treguar për afërsinë që ka pasur me të. “Nuk është se kam hyrë në atë listën e shokëve të saj të ngushtë ndoshta, por ne kemi qenë së bashku në Filarmoni, në fakultet dhe më pas edhe përmes shoqërisë familjare. Nuk e kam pasur fatin të jem pjesë e rrethit të saj të ngushtë, por e kujtoj si person me shumë pozitivitet”, ka shtuar ai.

Të tillë e kujton edhe kolegu i saj, çelisti Antonio Gashi.

“Unë nuk di çka të them, veçse ka qenë një artiste dhe një vajzë shumë e mirë dhe akoma nuk po mund ta pranojmë lajmin e hidhur. Ka qenë një njeri shumë pozitiv, ka sjellë freski kudo që ka shkuar, njeri shumë pozitiv dhe e hapur ndaj të tjerëve, e kjo mund të them se ka qenë një karakteristikë e saj”, ka thënë Gashi.

E drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, vdekjen e saj e konsideron humbje jo vetëm për familjen, por edhe për artin kosovar.

“Nëse nuk gabohem, në vitin 2009 ka hyrë në Filarmoninë e Kosovës. Unë pata shumë besim në të dhe ka qenë një prej violinisteve të para që kishte përfunduar shkollën në Gjermani, nga e cila akademi më pas kemi marrë edhe instrumentistë të tjerë”, ka thënë Jashari, tek ka treguar për angazhimin e saj. “Drita Dida ka qenë instrumentiste shumë e mirë, e dobishme për Filarmoninë. Ajo me vetëdëshirë, për shkak të disa angazhimeve të saja që kishte, para gati dy vjetësh u largua nga Filarmonia e Kosovës”, ka shtuar ai.

Vëllai i së ndjerës, Mentori, tha se ajo ka qenë person i lumtur. “Jam i sigurt se dëshira e saj kishte me qenë të mos mërzitemi”, është shprehur i pikëlluar Mentori, të dielën pasdite, kur violinistes iu dha lamtumira e fundit.

E rritur në një familje muzikantësh, Drita qysh e vogël do të zbulonte dashurinë për muzikën. Që nga viti 1990 e deri në vitin 2002 ajo do të mbante orë private me profesoreshën Sihana Badivuku. Më pas, katër vjet të shkollës së mesme i kreu në Prishtinë në Shkollën e Muzikës, në drejtimin për violinë. Gjermaninë e zgjodhi si vendin ku do t’i vazhdonte studimet. Dida ka diplomuar në Universitetin e Munster për violinë. Me t`u kthyer nga Gjermania ajo më pas u bë pjesë e Filarmonisë së Kosovës, si violinistja e parë.

Hapja e një shkolle të muzikës dhe angazhime të tjera që pati ishte arsyeja që Dida vendosi të largohej nga Filarmonia. Në vitin 2011 ajo hapi shkollën e muzikës në Suharekë dhe Malishevë “Bluestar” bashkë me dy motrat e saj, Jeta dhe Bardha Dida.

Nga shtatori i këtij viti ajo ishte paraparë të kthehej sërish në Filarmoninë e Kosovës.

Në bazë të një biografie të shkurtër, thuhet se në vitin 2001 ajo ka interpretuar me “Munster Musik Hochschule Orchestra”, koncert ky që u dedikohet artistëve të rinj kosovarë. Më pas performanca me “Baroque Chamber Orchestra” në Heford të Gjermanisë. Ka qenë edhe pjesë e orkestrës “Balkans Chamber Orchestra” në Tokio të Japonisë. Më pas një numër i masterklasave të ndryshme do të ndikonin në formimin e saj si artise, si dhe koncertet në kuadër të festivaleve “DAM”, “ReMusica”, “Tingujt e Flautit” në Prishtinë dhe “Ohridsko Leto” në Maqedoni.

Legjenda: Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, vdekjen e violinistes Drita Dida e ka cilësuar humbje jo vetëm për familjen, por edhe për artin kosovar./Koha Ditore/

Blloku s’është unik për “Tribunalin”

0

Kuvendi Kosoves 14-17Ndryshimi i ligjeve dhe i Kushtetutës me qëllim të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, nuk e ka të sigurt mbështetjen, jo vetëm nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, por as nga të gjithë deputetët e koalicionit paszgjedhor, të cilët pretendojnë ta udhëheqin shtetin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Janë të paktën tre deputetë të Nismës për Kosovë dhe dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata që nuk kanë votuar në pranverë pro themelimit të një gjykate, e cila do të merrej me krimet e pretenduara nga ushtarë të UÇK-së.

Është fjala për Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn dhe Haxhi Shalën nga Nisma dhe Daut Haradinajn e Time Kadriajn nga AAK. Krasniqi, asokohe si kryetar i Kuvendit, pati abstenuar, Limaj pati munguar, ndërsa Shala pati votuar kundër. Ndërsa Haradinaj e Kadriaj të dy i kanë thënë haptas Jo, vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Tribuna ka insistuar të marrë një qëndrim nga Krasniqi, por ai nuk është treguar i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të gazetës, për sa kohë që deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, e ka pranuar se ende nuk e ka të qartë nëse do të votoj pro ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale../tribuna/

Thaçi edhe “lyps edhe krenar”

0


Thaci14-17a
Edhe në propozimin për qeverinë gjithëpërfshirëse PDK-ja nuk është në gjendje që ta japë postin e kryeministrit. Kjo parti është në gjendje që të heqë dorë nga të gjitha postet e tjera, përfshirë këtu edhe postin e kryetarit të Kuvendit vetëm për ta krijuar një qeveri të spektrit të gjerë, por ne asnjë variante nuk e lëshon nga dora ekzekutivin.

I dyti i PDK-së, Hajredin Kuçi, i kontaktuar nga “Zëri” ka qenë i rezervuar në deklarimin e tij, duke thënë se çështja e posteve “është çështje që diskutohet në mes subjekteve politike dhe në këtë drejtim nuk mund të paragjykojë “..

Obama sot ka ditëlindjen

0

Obama2Sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka 53 vjetorin e lindjes.

Sipas certifikatës së tij të lindjes, thuhet se presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, ka lindur me 4 Gusht të vitit 1961 në ora 19:24.

Nëna e Obamës është Ann Stanley Dunham, një Kaukaziane, ndërsa babai i tij ishte Barack Hussein Obama, afrikan. Ann ka lindur në Ëichita të Kansasit, ndërsa Barack ka lindur në Kenia të Afrikës Lindore.

Ndërkaq, stafi i tij, ka disa ditë që ka nisur një “fushatë” ku ftohen njerëzit nga e gjithë bota që t’ia urojnë atij ditëlindjen, nëpërmjet kartolinave online.