Home Blog Page 8273

UET Press denoncon piratimin e librit të Blushit, strategji për të luftuar fenomenin

0

UntitledPara një jave u bë i njohur botimi pirat i veprës së shkrimtarit Ben Blushi, “Hëna e Shqipërisë”, çështje për të cilën Shtëpia Botuese UET Presss po përgatit padinë për t’iu drejtuar ligjërisht organeve përkatëse. Çështja e vjedhjes në tregun e librit shqip po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Ndaj ka ardhur koha që Shtëpitë botuese në Shqipëri të bëhen bashkë për ngritjen e një strategjie të përbashkët kundër piraterisë së librit. Kjo thirrje vjen nga drejtoresha e Botimeve UET Press, Valbona Nathanaili, e cila ka reaguar dje në një konferencë për shtyp duke iu referuar rastit më të fundit; piratimi i librit “Hëna e Shqipërisë”, me autor Ben Blushi.

“Para pak ditësh, UET Press ka konstatuar se një nga botimet e saj dhe, konkretisht libri ‘Hëna e Shqipërisë’ është piratuar, pra shtypur, tregtuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme. UET Press, në përputhje me legjislacionin, ka një kontratë ekskluzive me autorin, Ben Blushi, për botimin dhe shpërndarjen e librit ‘Hëna e Shqipërisë’. Të shqetësuar dhe alarmuar për ngjarjen, UET Press, mediat MAPO dhe departamenti ligjor pranë Universitetit Europian të Tiranës kanë përgatitur padinë dhe do t’u drejtohen organeve përkatëse. Piratimi i librit ‘Hëna e Shqipërisë’, botim i UET Press, është bërë për synime të pastra përfitimi në mënyrë të paligjshme, duke dëmtuar njëkohësisht si autorin, ashtu edhe botuesin; duke dëmtuar shtetin, që nuk merr taksat për fitimin; duke dëmtuar lexuesit, që merr në dorë një botim jo cilësor dhe të deformuar; duke dëmtuar tregun, në të cilin mbivendosen mallra origjinale e skarco; duke dëmtuar shoqërinë, e cila infektohet me akte të shkeljes së të drejtave të autorit. U bëjmë thirrje kolegëve tanë, shtëpive të tjera botuese, të kontribuojnë në ngritjen e një strategjie të përbashkët kundër piraterisë së librit, të monitorojmë së bashku tregun e të vëmë përpara përgjegjësisë keqbërësit piratë. Departamentet tona të Komunikimit e të Ligjeve kanë filluar tashmë nga puna për hartimin e një strategjie. I ftojmë të jenë pjesë e vizionit tonë. U drejtohemi të gjitha institucioneve përgjegjëse shtetërore, Ministrisë së Kulturës dhe Zyrës Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorëve, për të bashkëpunuar e mbrojtur autorët, punën dhe pasurinë e tyre, për të ndikuar secili, me autoritetin dhe pushtetin që ka në luftën kundër kësaj dukurie të shëmtuar, të paligjshme dhe jo të moralshme. Kjo është një betejë që duhet ta fitojmë, betejë që bëhet akoma më emergjente po të kemi parasysh qarkullimin së shpejti edhe tek ne të librit elektronik shqip. UET Press i bën thirrje medias t’i bashkohet përpjekjeve të botuesve për të ndihmuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbrojtjen e punës dhe krijimtarisë së të gjithë autorëve. Ne nuk mund të abuzojmë me besimin që lexuesi ka te ne. UET Pres nuk do të lejojë që të abuzohet me punën dhe veprën e krijuesve. Duam të sigurojmë lexuesin shqiptar se botimet ‘UET Press’ janë cilësore, me përmbajtje interesante e çmime të përballueshme dhe se librat tanë mund t’i gjejnë pothuaj në çdo librari, sikundër në Bibliotekën Kombëtare dhe bibliotekën pranë UET”, – u shpreh Nathanaili.

Jo kaq nga dëshira, sesa nga fakti se fjalën e fundit pritet ta thotë prokuroria, së cilës do t’i dërgohet shumë shpejt dosja e rastit të piratimit “Hëna e Shqipërisë” të Ben Blushit. Pavarësisht seminareve, fushatave të ndërgjegjësimit që zhvillohen çdo Panair Libri, apo në Ditën Ndërkombëtare të Librit, libri shqip vazhdon të jetë i mbërthyer në rrethin vicioz të shumëfishimit të paligjshëm ku prej 10 vitesh ka rënë keqazi. Akuza ka patur shumë këto 14 vjet, është ngritur zëri, janë dërguar dosje e ankesa në Zyrën Shqiptare të së Drejtës së Autorit; shumë akuza për konkurrencë të pandershme ka patur, por kjo çështje duket se nuk gjen zgjidhje. Biblioteka Kombëtare vazhdon të pajisë me ISB çdo libër, pa pyetur është apo jo i piratuar. Libraritë vazhdojnë të shesin libra të piratuar pa e vrarë mendjen se kush dëmtohet. Botuesit, edhe pse e dinë që librat e piratuar dëmtojnë edhe rregullat më minimale të tregut të lirë, dëmtojnë edhe veprimtarinë serioze e ligjore të botuesve profesionistë, janë dorëzuar hajdutëve të librit. Këta të fundit kanë arsye që ta ndjejnë veten fitues. Ndaj, drejtuesit e UET Pres mendojnë se këtij fenomeni i vihet barrierë vetëm nëpërmjet një strategjie të mirëmenduar dhe të mirëndërtuar.

Avioni, ekspertë rusë në hetimet ndërkombëtare

0

avioni i rrezuarEkspertët rusë synojnë të vizitojnë vendin e rrëzimit të avionit malajzian në Lindje të Ukrainë, gjatë së enjtes, për të ekzaminuar mbetjet, së bashku me hetuesit ndërkombëtarë, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar Autoritetin rus të Aviacionit Civil.

“Ekspertët rusë kanë ndërmend të takohen me kreun e komisionit hetimor si dhe të dorëzojnë të gjitha materialet, që lideri i komisionit kishte kërkuar më parë”, citohet një deklaratë e Agjencisë Federale të Transportit Ajror, nga Interfax.

“Sot (e enjte), përfaqësuesit rusë do të përpiqen të hyjnë në zonën e rrëzimit të ‘Boeing 777’ dhe, së bashku me specialistët e komisionit hetimor ndërkombëtar, të ekzaminojnë gjendjen e mbetjeve të avionit në vendngjarje”, thuhet më tej.

Ekspertët rusë të aviacionit kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, përpara se të vizitojnë vendin e rrëzimit të fluturimit MH17, në territorin e zotëruar prej rebelëve.

Qeveria e Ukrainës ka deklaruar një pushim 1-ditor të operacioneve ushtarake të saj kundër rebelëve pro-rusë, për t’u lejuar hetuesve të mbërrijnë në vendngjarje.

Avioni i “Malaysia Airlines” dyshohet të jetë qëlluar nga rebelët me një sistem raketa-hedhës të furnizuar nga Rusia, duke shkaktuar 298 viktima.

Votojnë për herë të parë turqit emigrantë

0

t678Qytetarët turq që jetojnë në Gjermani do të kenë, për herë të parë, mundësinë të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Turqisë, në qendrën e ngritur me këtë qëllim në stadiumin olimpik të Berlinit.

“Epo, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, dhe është mjaft pozitive, sepse ne jemi shumë, e kemi ndikim të madh, pavarësisht se nuk jetojmë atje”, tha Feride Bangci.

“Është sikur republika turke të ketë rilindur. Deri tani, neve na kanë parë thjesht si burim fitimi. Por, kjo i ndryshon gjërat. Pas vulës së parë, unë do të jem një njeri i lirë”.

“Unë kam dy atdhe: Gjermaninë dhe Turqinë. Sado e rëndësishme të jetë e para për mua, Turqia mbetet vendi im. Jam shumë i lidhur me të, atje kam familjen dhe shkoj çdo vit. Ndaj, për mua, ajo që po ndodh sot këtu është e një rëndësie të veçantë”.

Në Turqi, këto janë zgjedhjet e para, ku Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Por, ndërsa votimet e 10 Gushtit po afrojnë, mbetet shqetësues fakti që Rexhep Tajip Erdogan kërkon të përforcojë vlerat islamike në shoqëri.

Në fakt, feja po luan një rol të rëndësishëm në këtë fushatë, ku konkurrentët theksojnë devotshmërinë ndaj Islamit, si argument për të fituar mbështetje. Pak para zgjedhjeve të 10 Gushtit, mbetet shqetësues fakti që Erdogan kërkon të përforcojë vlerat islamike në shoqëri.

Zëvendëskryeministri Bulent Arinc deklaronte se, në Turqi po bien vlerat morale dhe shërimi për këtë gjendej te vlerat islame. Për femrat, ndër të tjera, ai kërkonte që të mos dilnin shpesh në publik dhe të mos qeshnin me zë të lartë.

Prandaj, për kundërshtarët e qeverisë, në qytetin lindor të Tuncelit organizuan një protestë me të qeshura. Erdogani është parë si favorit për t’i fituar këto zgjedhje, që nga momenti kur shpalli kandidaturën, në fillim të Korrikut.

Fjalimin e parë si kandidat, ai e nisi si kryetar i partisë AKP në pushtet, e më pas e përfundoi me një shprehje të Kuranit.

Plagoset me armë një 14 vjeçar në Rahovec

0

Shiriti i policiseMbrëm rreth orës 21:40 minuta, një 14 vjeçar nga fshati Opterushë të Rahovecit, përderisa po rrinte i ulur në oborrin e tij, befas është plagos nga një plumb “qorr” i cili e kishte goditur në pjesën e majtë të qafës, fare pran kokës.

Në një njoftim të lëshuar nga Policia Rajonale e Prizrenit, thuhet se viktima është dërguar urgjentisht në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për trajtim mjekësor. Pas dhënies së ndihmës së parë në shtëpinë e shëndetit i njëjti dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Më pas për shkak të natyrës së lëndimit dhe gjendjes së rënd, viktima transferohet në QKUK në Prishtinë.

Policia ka nisur me hetimin e rastit ndërkaq Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren fton qytetarët ta ndihmojnë policinë për zbardhjen sa më të shpejt të rastit, ndërkaq apelon tek të gjithë ata që posedojnë armë të zjarrit të mos i përdorin assesi gjatë dasmave apo ahengjeve familjare sepse ato vrasin njerëz të pafajshëm.

Gjykimi i një politike

0

Ali Hertica5Mr.Ali Hertica

Politika mund të përdoret për të shpjeguar politikën dhe performanca të arritura të përgjegjëshëme. Sipas teorisë së menaxhimit politik dhe administrativ, rezultatet nuk mund të ndahen nga proceset politike dhe llogaridhënies veç e veç. Prandaj, qeveria duhet të shpjegoj se si rezultatet janë arritur të përgjegjëshëme para qytetarëve të Kosovës,që u dhanë votën.

Hulumtimi i politikave në Kosovë është tezë e fokusuar në përmbajtje, proceset dhe efektetit të politikës së “më shumë ngjyra në rrugën saj ‘. Prishtina është gati për të hyrë në politikën e zjarrët. Kjo është një politikë nxehtë, me qëllim për të mësuar dhe, nëse është e nevojshme, për të vendosur politikën dhe politikanë kosovarë.

Në hartimin e supozimeve të politikës janë bërë në lidhje me operacionin e partive politike dhe të mjeranëve politik te Kosovës. Në qoftë se këto politika supozojmë se nuk janë të sakta të cilat mund të kenë pasoja për efektet e politikës dhe qytetarëve të përvujtur. Përmbajtja e politikës është vlerësuar duke përdorur modelin e procesit. Problemet të cilat qëllimet e politikës dhe shkaqet janë të inventarizuara. Në fushën e politikës tregohet se cila parti përpunon dhe nderhynë në politikë dhe se si operacioni i saj instrumental supozohet.

Në bazë të shiqimit tim mund të konkludohet se politika ” në rrugë së bashku me politikan duket mjaft e mirë për plagosjen e shtetit të Kosovës. Nuk është paraprakisht në dyshim besueshmëria e marrëdhënieve në politikën dhe politikës duket se nuk ka arsye për t’u ulur strukturën logjike . Objektivat nuk janë reciprokisht kontradiktore.

Përgjegjshmëri për politikën që duhet ndjekur, megjithatë ka hapësirë ??për përmirësim.Të kuptuarit e supozimeve dhe mbështetjet e objektivave mund të rritet vetëm me shtresën e mirfilltë intelektuale ,por mjerisht ata janë jashtë këtyre proceseve dhe ketë politikë po e udhëheqin analfabetët apo ata pleqt kumunist. Politika ka objektiva, të cilat në pika të ndryshme janë të gërshetuara ku mund të bëjë zbatimin e vështirë.

Për të përcaktuar efektet e politikës në Kosovë o shoqëri duhet njerëz te vlerave e jo njerëz të maleve dhe.. diplomat e natës ,. ku shkalla e arritjeve të qëllimeve duhet të matet. Këto objektiva të politikës operacionalizohen si një kusht partiak për shoqerinë . Efektet e politikës mund të bëhen duke treguar performancë dhe të ndikimit në shoqërinë demokratike. Ku objektivi i politikës është i matshëm dhe tregon një objektiv sa më shumë të jetë e mundur. A janë objektivat e objektivave të politikës dhe afatet e varur nga partitë. Për të matur performancën duhet të jetë e mobilizuar çdo parti politike. Një informacion që arrihet qëllimi përcaktohet duke krahasuar standardet e vendosura. Pas shqyrtimit politika “rruga më e kuqe” mund të shihet se një numër i madh i objektivave nuk kanë asnjë datë të synuar ku ka qenë i lidhur me qëllimin e arritur. Që më në fund të jetë në gjendje për të përcaktuar standardet e arritjeve të qëllimeve për këtë arsye duhet të bëhet Prishtina e zjarrët.

Për “politikën shumë të kuqe të rrugës ‘në parim të performancës dhe ndikimit shumë tregues për të emëruar njerëz të shkollimit superior dhe meritor e jo njerëz jo meritor dhe me diploma të studimeve nëper shtete që janë shumë nën nivel të Kosovës siç është India dhe vende të tjera… Është e rëndësishme që kjo kategori të ketë kuptim për të dërguar dhe çelësat e zgjedhjes së problemit të shoqërisë kosovare. Zbatimi zgjedhjes së politikave.

Partia mund të arrijë në mënyrë efektive objektivat dhe performancën në qoftë se ato janë të ngulitura në ciklin e planifikimit dhe të kontrollit të brendshëm të sistemit politik. Me kalimin e përgjegjësisë së brendëshmë dhe të jashtëme është për të mbështetur zgjedhjen e treguesve të caktuar të performancës të dëshirueshme. Kjo i përshtatet imazhit të partisë politike dhe administrative të cilat janë e të përgjegjshëme për rezultatet dhe mënyrën se si ajo është arritur.
Sistemi i informacionit të Prishtinës së zjarrët aktualisht është e pajisur në mënyrë të pamjaftueshme për të përcaktuar shkalla e arritjeve dhe të qëllimeve Një zgjedhje selektive e treguesve që do të maten është e rekomanduar për shkak se një bollëk të të dhënave nuk mund të jenë të përpunuara për tjetrin.

Kur është çështja efekteve të politikës të bëjë me kontributin e politikës ndaj qëllimeve. Shkalla e arritjeve të qëllimeve mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë (të rastit) të mundshme. Kjo ka të bëjë me ndikimin e politikës për të adoptuar. Kjo mund të bëhet duke krahasuar të dhënat dhe rrethanat gjatë zbatimit të politikave.

Efektiviteti i “më shumë të kuqe në rrugët e Prishtinës ‘për të përcaktuar politikat më të mira të përdorimit ndoshta mund të jetë bërë nga një kombinim të metodave të mirëfillta politike e jo korruptive dhe largimi I njerëzëve nga puna. Sepse një shpjegim i suksesit ose dështimin e politikës. Politika do të vlerësohet në kohën e duhur. Në rrjedhën e procesit të politikës shpjegime të mundshme mund të gjendet për efektivitetin e politikës.

Është e vështirë për të komentuar mbi efektivitetin e politikës së bazuar në rrethanat e shtetit të Kosovës por progresi i procesit të politikës të pative politike . Parashikimet e bazuar në studimin e procesit të politikës në Kosovë , duhet të jetë mësime ku mund të nxirren për te ardhmën për elektoratin .

Përgatitja e procesit të politikave, si nga një pikë thelbësore e parë që duhet përmirësuar sa ma shpejt, se politika e “më të kuqe në rrugët e Prishtinës ‘është e bazuar,dhe e nënkuptuar në një masë të madhe të politikës së dobët dhe karierizmit politik të lidershipit Kosovar. Kjo mund të jetë bazë për një përkufizim të problemit, i cili është pranuar nga të gjitha palët më të vështira në rajon dhe me gjerë.

Politikanët kosovar janë të ndryshëm dhe të informuar gjerësisht për pasojat e mundura nga elektorati. Ku kjo mund të rrisë angazhimin e palëve për të qenë sa më objektiv dhe sa më kosekuent në jetën e qytetarit,ku këto objektiva duhet të plotësohet sa më shpejt . Më tej në rrjedhën e gjykimit, kjo do të thotë duke bërë raunde të reja. Rezultati i procesit duhet të mbrohet me përmbajtje parimore edhe nga Kushtetusja. Nëpërmjet fazave të ndryshme të politikës duhet zgjeruar, ku është vështirë për politikëbërësit për të vlerësuar në “shumë të kuqe në rrugët e Prishtinës. Kjo do të ndikojë negativisht për vendimin.

Për të realizuar zbatimin e “më të kuqe në rrugë ‘mbështetet nga partitë e mëdha. Marrëdhëniet dhe forma e mbledhur e informacionit, që lidh çështjet dhe përfshirjen e informuar e aktorëve në proces ku janë shumë të rëndësishme.

– Rritja dhe vendosja në të cilën problem është shoqëria dhe politika ku mbështeten nga supozimet e transparencës së politikës nga një politikë .

– Specifikacioni (operacionalizuar) duke u angazhuar për të synuar vlerat;

– Bënë një zgjedhje e treguesve të performancës kundrejt të cilit mund të matet rezultati;

– Integrimi i sistemit të matjes së performancës në ciklin e planifikimit dhe të kontrollit të brendshëm;

– Kryerja e një baze të përcaktuar më vonë kontributin e politikës për arritjen e objektivave;

– Përfshirja e departamentit administrativ dhe veprat për ngritjen e performancës të sistemit.

Së fundi, rekomandimet e mëposhtme janë bërë në aftësinë për të përqëndruar në rezultat dhe përgjegjësia për të shpjeguar për të përmirësuar.

-Do kushtoj më shumë vëmendje për përgatitjen e politikave dhe politikanëve;

– Identifikimi i palëve të cilët kanë një interes në politikat dhe qëllimisht përfshijnë ato në përgatitjen.

Nuk heqin dorë nga posti, por nga paga e deputetit

0

Kuvendi i Kosoves 7Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Edita Tahiri, Memli Krasniqi, Agim Çeku e Besim Beqaj janë disa nga emrat të cilët janë certifikuar si deputetë në Parlamentin e Kosovës dhe të cilët vazhdojnë t’i ushtrojnë pozitat në Qeveri. Këtë e bëjnë pavarësisht faktit se me nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës, deputetëve u ndalohet të ushtrojnë ndonjë funksion tjetër në Ekzekutiv.

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”, thuhet në nenin 82 të Kushtetutës se Kosovës.

Sidoqoftë, ministri në detyrë i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në një prononcim për gazetën ka thënë se ketë muaj ka marrë vetëm rrogën e ministrit e cila, sipas tij, është më e ulët se ajo e deputetit.

“Sigurisht se do ta marr vetëm njërën rrogë. Këtë muaj kam marrë vetëm rrogën e ministrit e cila është më e ulët se ajo e deputetit”, ka thënë Kuçi.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka vepruar njëjtë. /Telegrafi/

Miley, i ka apo nuk i ka të brendshmet?

0

fustaniKëngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram disa imazhe, ku ka veshur një fustan të çarë nga prapa.

Miley Cyrus, përpara nisjes për në New York që do të jetë etapa e fundit e turit të saj, ka menduar si zakonisht të joshë fansat, me pozat e saj provokuese. Këngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram veçanërisht disa imazhe, ku ka veshur një fustan të çarë nga prapa dhe paksa të tejdukshëm.

Megjithëse nuk dallohet mirë, nëse i ka apo jo pjesën poshtë të brendshmeve, përderisa të sipërmet duket që s’i ka. Kjo “gjëegjëzë” duket se ka qenë edhe synimi i vetë asaj…

Gjykata Speciale, peng i ngërçit institucional

0

Gjykata-qekiqiMoskonstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do ta zvarrisë procesin e formimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me vërtetësinë e krimeve të pretenduara të luftës të cilat kanë zënë vend në raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson.

Sipas ish-ligjvënësve, çështja e gjykatës varet krejtësisht nga konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë, gjë për të cilën thonë se do të zgjasë me muaj të tërë duke marrë parasysh ritmin e ngadaltë të zhvillimeve politike. Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, njëkohësisht deputet, ka thënë se koha optimale për formimin e Gjykatës Speciale mund të jetë muaji tetor i këtij viti.

Ai ka thënë se kjo çështje është votuar në legjislaturën e kaluar por që ka mbetur në procedurë dhe si e tillë do të ri-procedohet./tribuna/

Lavdrim Muhaxheri: Do të luftojë edhe për Mitrovicën

0

Lavdrim MuhaxheriLavdrim Muhaxheri, thotë se do të luftojë edhe për Mitrovicën. E madje thekson se edhe për atë vend do të derdh gjak pa fund.

“ Do të vijë edhe në Mitrovicë, mos harro, edhe për atë vend do të derdhi gjak pa fund, edhe nëse nuk më don njerëzimi e kom zotin, po zemëra ka thon se ka me ardh një ditë që do vi edhe në Mitrovicë”, ka shkruar Lavdrim Muhaxheri, djal nga Kaçaniku, i cili ka zgjuar vëmendjen në opinionin e gjerë, me veprimet e tij.

Ai ndonëse e ka gjetur mënyrë e tij se si të luftojë, e që e cilëson si të drejtë dhe rrugë të Allahut, shpesh di që edhe të arsyetohet.

“Zoti osht i madh dhe i besoj shumë po njerëzit këtu në Siri jon shum shum te rrezikushum un skisha qka te boj zgjedhje tjeter veq se te boja at sen puna ka ardh ashtu”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi: S’kemi nevojë për zgjedhje

0

JakupKrasniqi10-29Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tash deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma i cili mund ta qeverisë vendin.

“ Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, është shprehur Krasniqi. Ai nuk është i pajtimit me konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK- Nisma është një “besëlidhje e inatit”.

Ai ka thënë se ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.

“Jam i bindur se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një qeverisje ndryshe nga ajo që e kishim. Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë e të përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi për Epoken e Re.

Ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi ka folur edhe për raportin e Wllamsonit. Ai ka vlerësuar se pretendimet e raportit të prokurorit Williamson për krime lufte nga UCK-ja janë të shpifura dhe se, sipas tij, adresën e kanë në Beograd.