Home Blog Page 8276

Zaimina Vasjari një ëngjëll seksi (Foto)

0

Zaimina Vasjari-seksi1Zaimina Vasjari kësaj here ka treguar sharmin e saj teksa është paraqitur e veshur me të bardha.

Me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me një dekolte të hapur në të cilin duhej gjoksi i saj i famshëm, këngëtarja është bërë shkak i komenteve të shumta dhe pëlqimeve në Instagramin e saj.

Zaimina Vasjari-seksi

Loja e Kim Kardashian bënë 700 mijë dollarë në ditë

0

Loja e Kim KardashianKim Kardashian është e famshme pa bërë “asgjë”. Tani ajo ka një lojë që bënë 700 mijë dollarë në dit, ku lojtarët nuk bëjnë “asgjë”.

“Kim Kardashian: Hollywod” e bërë nga “Glu Mobile”, ju lejon që të krijoni një “Avatar” tuajin, që duhet të “punojë” për të rritur statusin social virtual sa më shumë. Duke ndenjur me të famshëm, duke bërë fotografi e veshur rroba të shtrenjta, pra ky është misioni i lojtarëve të kësaj loje.

Kjo lojë është falas për ta shkarkuar, por lojtarët shpenzojnë të holla në gjëra si: rroba virtuale, stile të flokëve, që nxit lojtarët për të avancuar me “Avatarin” e tyre në statuse sa më të larta. Sa më shumë që ju luani me “Avatarin” tuaj, aq më shpejtë mundë të kaloni nivelet nga “E-lista” në “A-lista” që është objektivi i lojës.

Nëse shitjet e lojës vazhdojnë me këtë intensitet aktual, loja do të fitojë 200 milionë dollarë qysh në vitin e parë, sipas një analisti nga kompania “Cowen”. Kjo do të vë lojën “Kim Kardashian Hollywood” në garë me lojën “Candy Crush”, e shumë lojë të tjera që janë në top preferencat e lojtarëve me smartfonë.

Osmani: Raporti i Williamson- lajm i hidhur dhe lajm i mirë

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar për raportin e Williamson duke e quajtur atë lajm të mirë por edhe lajm të keq.

Në vijim japim postimin e saj në profilin zyrtar të Osmanit në Facebook:

DREJTESI PER TE GJITHA VIKTIMAT

Deklarata e leshuar nga Task Forca Speciale dhe Prokurori amerikan Williamson eshte lajm i hidhur per imazhin nderkombetar te Kosoves. Mjafton te lexohen mediat e huaja te dy diteve te fundit per t’a kuptuar kete. Por, mbi te gjitha, mjafton te lexohet vete Deklarata e Williamsonit, te cilen fatkeqesisht shumekush po e keqinterpreton. Nese vertete dikush mendon qe Williamson ka per qellim njollosjen e luftes se Kosoves per liri, ky eshte jo vetem naivitet politik, por edhe tentim per t’i mbyllur syte para nje situate me te cilen doemos duhet te perballemi nese njehere e pergjithmone duam qe te mbyllet kapitulli i erret ne te cilen disa individe e kane futur Kosoven.

Ashtu sic e ritheksoi Prokurori Williamson, veprimet qe mund t’i kene bere, apo supozohet t’i kene bere disa individe, assesi nuk mund te zbehin luften e drejte dhe çlirimtare per lirine e Kosoves. Ketu nuk ka pergjegjesi kolektive por vetem individuale, ne rast se vertetohet fajesia. Konfirmimi nga Prokurori Williamson se jane duke u hetuar dhe do te vazhdohet te hetohen edhe vrasjet politike eshte lajm i mire per shume familje te veprimtareve te LDK-se qe po kerkojne drejtesi qe 15 vite per humbjen e me te dashurve te tyre. Te gjitha viktimat civile meritojne drejtesi, pavaresisht perkatesise se tyre, dhe te gjithe qe kane kryer krime duhet te perballen me drejtesine, pavaresisht cilit komunitet i takojne. Vetem drejtesia per te gjitha viktimat do t’i hape Kosoves kapitullin e ndritur te ndertimit te institucioneve te forta dhe te sundimit te ligjit.

Kryeshefi sulmon me karrige vartësit në kryeministri

0

Naser BalajUshtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Rrezatimit në Zyrën e Kryeministrit, Ferki Fejza pas kërcënimeve për mbyllje goje kishte kapur karrigen duke e kërcënuar zyrtarin e Kryeministrisë Naser Balajn, i cili pas këtij incidenti ishte detyruar të lëshojë takimin që mbahej në zyrën e kryeshefit në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” incidenti kishte ndodhur të mërkurën në një takim ku kryeshefi i kishte ftuar zyrtarët të raportonin për punën në këtë institucion.

Dhe derisa Naser Balaj, zyrtar i Agjencisë së Rrezatimit kishte filluar të flasë për një çështje që tashmë kishte kaluar në kompetencë të një zyrtari tjetër, u.d. kryeshefi Fejza e kishte urdhëruar ta mbyllë gojën.

Kjo konfirmohet nga vet Balaj. “Më tha me ton të lartë mbylle gojën, mbylle gojën, mbylle gojën… Por ia kujtova se na kishte thirr për një raport pune”, tregon Balaj për ‘Zërin” i cili ishte urdhëruar që ta lëshoj takimin.

Ai tha se kryeshefi në këtë mënyrë ishte sjellë edhe disa herë tjera. “Është sjellë kështu edhe dy herë tjera me mua dhe një herë tjetër me një zyrtar tjetër”, thotë ai.

Balaj ka thënë se do të ankohet për këtë sjellje të kryeshefit në gjitha instancat përgjegjëse.

Gazeta “Zëri” ka provuar që të kontaktoj edhe me Ferki Fejzën mirëpo një gjë e tillë përmes telefonit aktualisht ka qenë e pamundur.

Formimi i Gjykatës Speciale, proces kompleks

0

Gjykata-qekiqiKrijimi i Gjykatës së posaçme është një proces mjaft kompleks dhe që do të merr kohë, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se procesi për themelimin e Gjykatës së posaçme për krime lufte fillon në institucionet e Kosovës, të cilat, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ende nuk janë konstituuar.

Sipas tij, edhe nëse Kosova i konstituon institucionet për një kohë relativisht të shkurtë, ajo gjithashtu duhet të ketë një shumicë të kualifikuar parlamentare që do ta mbështeste procesin, si dhe një përkrahje konstante të opozitës. “Pa një përkrahje të tillë, në fakt, i tërë procesi do të mund të dështonte, meqë eventualisht kërkohen edhe ndryshime të Kushtetutës, që kërkojnë dy të tretat e votave. Gjithashtu kërkohet edhe ratifikim i një marrëveshjeje ndërkombëtare me një shtet të tretë, i cili do ta pranojë Zyrën për dëgjimin e dëshmitarëve, ratifikimi i të cilës marrëveshje sërish kërkon dy të tretat e votave në Kuvend. Kështu që, në fakt, edhe me konstituimin e këtyre institucioneve, vetëm me përkrahjen gjithë parlamentare mund të shkohet në drejtim të bërjes funksionale të kësaj gjykate”, ka theksuar Korenica.

Analisti i çështjeve politike, Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se pas negociatave të gjata ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për formimin e Gjykatës së posaçme, Kosova përmes votës në Kuvend, me 23 prill, ka dhënë miratimin e saj për krijimin e kësaj gjykate.

Sipas tij, procesi mund të vazhdojë varësisht nga dinamika për konstituimin e institucioneve, ndërkohë që, sipas tij tashmë janë publike paralajmërimet se Zyra për dëgjim do të mund të vendoset në Mbretërinë e Holandës. “Vetëm pas formimit të institucioneve, Qeveria e re e Kosovës duhet ta finalizoj marrëveshjen me Qeverinë e Holandës për krijimin e gjykatës dhe kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Vetëm atëherë vendoset gjykata dhe krijohet formalisht dhe administrativisht ajo dhe vetëm atëherë raporti i Williamsonit dërgohet në gjykatë dhe ajo vendos se a do të ngritë padi, aktakuzë të menjëhershme, në bazë të hetimit të Task forcës apo të autorizoj ndonjë prokuror të vetin hetimin e mëtutjeshëm të të gjeturave të raportit të Williamsonit”, ka thënë Rashiti.

Ndryshe, Korenica vlerëson se për veç konstituimit të institucioneve të Kosovës, pika më problematike për themelimin e Gjykatës së Posaçme do të jetë marrëveshja e Kosovës me një shtet të tretë, duke nënkuptuar edhe Mbretërinë e Holandës, për hapjen e Zyrës për dëgjimin e dëshmitarëve, ku praktikisht do të zhvillohej pjesa më thelbësore e gjykimit.

Sipas tij, shteti i tretë duhet të arrij konsensus të gjerë brenda për brenda, për tu pajtuar lidhur me vendosjen e një zyre të tillë. “Për shembull, për Mbretërinë e Holandës, të pranosh një zyre gjyqësore të një shteti të tretë, brenda territorit të saj, që gjykon për krime të kryera jashtë Holandës, kërkon të ketë një konsensus të gjerë parlamentar të vet atij shteti. Unë besoj që kjo do të jetë pika thellësisht më e vështira për tu arritur. Në fazat e para kjo çështje është kundërshtuar fuqishëm nga shumë segmente politike të Mbretërisë së Holandës, të cilët kanë ngritur dilemën nëse një zyrë e tillë do të ishte në përputhje me vet parimet kushtetuese të Mbretërisë së Holandës”, ka thënë Korenica.

Por, analisti Rashiti, thotë se Qeveria e Holandës ka dhënë shenjat se mund ta pranoj operimin e Gjykatës së posaçme në territorin e saj. “Ajo që e dimë është se Qeveria e Holandës ka dërguar përmes një shkrese vullnetin e saj në institucionet e BE-së, për gatishmërinë e saj për të mirëpritur krijimin e Gjykatës dhe operimin e gjykatës në territorin e saj. Por, kjo, nuk e besoj se do të ndodhë në këtë vit. Do të marr disa muaj kohë, pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe nuk e besoj se do të kemi institucione -nëse nuk shkojmë në zgjedhje- para shtatorit apo tetorit”, shprehet Rashiti.

Ndryshe analistët e çështjeve juridike dhe politike kanë vlerësuar se të paktën do të nevojitet edhe një vit deri në themelimin e Gjykatës së veçantë për krime lufte.
Por, sipas tyre, sa më shumë që vonon themelimi i kësaj gjykate, aq më i madh do të jetë dëmi për imazhin e Kosovës.

Kjo, sipas tyre, për faktin se, ndonëse nuk ka ende aktakuza të ngritura, Kosova do të konsumoj sulme mbi emrin e saj, të cilat shpeshherë nuk do të jenë të natyrës prokuroriale, por politike.

BD: Ramadan Muja dhe DKASH në Prizren, abuzojnë me konkursin për drejtorë të shkollave

0

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik ka reaguar edhe një herë ndaj e konkursit për drejtor të shkollave në Komunën e Prizrenit. Sipas BD-së konkursi është përcjellur me shkelje të dispozitave ligjore, është i njëanshëm, abuziv dhe thellësisht politik.

“Ramadan Muja dhe DKASH në Prizren, vazhdojnë të abuzojnë me institucionin e konkursit për drejtor të shkollave në Komunën e Prizrenit ngase: Konkursi i “rishpallur“ nga DKASH në Prizren i dates 26 maj 2014 , njejtë si konkursi i dates 14 mars 2014, është përcjellur me shkelje të dispozitave ligjore, është i njëanshëm, abuziv dhe thellësisht politik. Konkursi nuk ka patur për qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të përgatitur por kapjen e tërësishme të institucioneve arsimore në Komunën e Prizrenit. Janë eleminuar drejtorët e sukseshëm dhe janë zëvendësuar me militantë pariak (PDK–së)”, thuhet në komunikatën e BD-së.

“Shkeljet ligjore konsistojnë në: ndërrimin e komisionit koordinues dhe drejtues të konkursit (ka qenë dashtë të jetë komisioni i njejt ngase ky është konkursi i rishpallur – vazhdim i konkursit të dates 14 mars 2014 – nenin 2 pika 7 të UA. n3. 8 / 2014 ), komision i ri koordinues dhe drejtues është politik dhe nepotik ngase është drejtuar nga militantë partiak ( Sejmir Krasniqi PDK ), i cili gjithashtu ka lidhje të afërta familjare me Kryetarin e dënuar të Prizrenit Ramadan Muja, po ashtu përbërja e komisionit përbën konflikt interesi ngase dy anëtar të tij janë njëkosisht drejtor të shkollave ( shkolla e mesme “ Luciano Motroni dhe shkolla fillore në Skorobisht )”.

“Kryetari i Komunës, DKASH dhe Komisioni në fjalë, në shkelje të vrazhdueshme të dispozitave ligjore, duke abuzuar me mandatin e tyre politik dhe ekzekutiv, pa marrë parasysh Vendimin e SIA në Prizren ( vendimi nr. 157 datë : 16. 06. 2014 – me të cilët konstatohen shkeljet e procedurave ligjore ) me rastin e konkursit të dates 14 mars 2014, konkretsisht në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Mustafa Bakiu” në Prizren, kanë proceduar me rishpallje të konkursit, në vend se të zbatojnë vlerësimin e komisionit të konkursit të dates 14 mars 2014 që drejtori i shkollës në fjalë z. Skender Susuri të zgjedhet edhe për një mandate ngase është poentuar 87 pikë dhe pas poentimit nuk pranohet anulimi i konkursit ngase kemi një vlerësim – rezultat konkret mbi të cilin bëhet zgjedhja( në DKASH ekzistojnë: procesverbalet e komisionit të koordinimit dhe drejtimit të konkursit për vlerësimin dhe rangimin e kandidatit duke përfshir dhe Formulari E me rekomandimin përkatës për zgjedhjen e drejtorit – nenin 7 të UA të MASHT – it nr. 8 / 2014)”.

“Kryetari Ramadan Muja arbitrarisht, në kundërshtim me dispozitat e cekura ligjore nuk e ka pranuar këtë vlerësim dhe ka urdhëruar DKASH njëanshëm të rishpall konkurs”.

Sipas Bashkimit Demokratik fatkeqësia më e madhe në të gjitha këto shkelje ligjore të vazhdueshme që po ndodhin në komunën e Prizrenit ndaj të cilave nuk reagon as Prokuroria në Prizren e cila është futur në gjumin dimëror edhe për kundër asaj që është njoftuar me fakte për shkeljet që bënë klani mafioz i partisë në pushtet. /PrizrenPress.com/

Nuk duhet të iket nga drejtësia

0

Gjykata-peshorjaNdryshe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), e cila e kundërshton raportin e prokurorit amerikan nga Grupi Hetues i Bashkimit Evropian, Clint Williamson, duke e cilësuar atë si tendencioz dhe inferior dhe duke ftuar luftëtarët që të bojkotojnë thirrjet e kësaj gjykate, analistët kosovarë vlerësojnë se nuk duhet të iket nga drejtësia.

Analisti dhe drejtori ekzekutiv i KMDLNJ, Behxhet Shala, ka theksuar se çdo kush që do të jetë i përfshirë në aktakuzën për krime të luftës të kryera gjatë luftës, të ngritur nga Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet vitin e ardhshëm, duhet t’i përgjigjet drejtësisë.

Ai ka theksuar se secili i akuzuar eventual duhet të bëjë përpjekje që ta dëshmoj pafajësinë e tij, duke shtuar se ka kaluar koha kur mund ta sfidosh drejtësinë, aq me tepër kur Kosova sipas tij, po synon që ta ndërtoj një shtet ligjor, ku ligji nuk bën kompromis përballë asnjë personi.

“Akuza ndaj drejtuesve të luftës kanë ndodhur në të gjitha shtetet e rajonit, e që në të cilat ka pasur përpjekje nga individë të ndryshëm që ta sfidojnë drejtësinë. Nuk ka arsye që të sifdohet drejtësia, përderisa të gjithë besojnë që janë të pafajshëm. Nëse dikush pretendon që t’i shmanget drejtësisë, lirisht mund t’i themi se nuk ka gjasa që ta bëjë një gjë të tillë. Ne kemi zhvilluar një luftë dhe besojmë se kemi zhvilluar një luftë të pastër, andaj konsideroj që ky është rasti ma i mirë që përmes procesit gjyqësor të dëshmohet pastërtia e luftës”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Analisti dhe avokati Azem Vllasi, ka theksuar se një thirrje për rebelim dhe bojkot nga ftesa eventuale e Gjykatës Speciale nuk është punë e mirë dhe aspak e mençur.

Ai ka theksuar se ata të cilët do të jenë të akuzuar, ata janë të akuzuar për krime ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës, dhe veprat nuk vjetërsohen dhe këta, nëse nuk i përgjigjen drejtësisë, do të ishin në arrati për gjatë tërë jetës.

“Të akuzuarit eventualë e kanë mundësinë e mbrojtjes. Rastet sikurse ky i joni, me themelimin e një gjykate e cila do t’i gjykoj krimet e luftës, ka pasur edhe Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, e që edhe ata kanë bërë luftë mbrojtëse sikurse ne. Mendoj se rruga më e mirë është ballafaqimi me drejtësinë dhe vërtetimi i pafajësisë përballë akuzave të ngritura për krime te luftës”, ka thënë Vllasi.

Në anën tjetër, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, njëherësh ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), përmes rrjetit social Facebook ka theksuar se pas publikimit të raportit të prokurorit Clint Williamson, duke theksuar se ky raport hapë rrugën për zbardhjen e së vërtetës.

115 mijë e 759 nënshkrime për peticionin ‘Drejtësi për gratë e dhunuara..’?

0

Vepro-nenshkruaj peticionin115 mijë e 759 nënshkrime janë mbledhur për peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”.

Edita Tahiri gjatë një konference për media tha se me këta nënshkrime qytetaret treguan sa shumë ndjejnë dhimbje për ketë tragjedi që i ka ndodhur Kosovës.

Ajo tha se janë në biseda me zyrtarët e OKB-së për ta dërguar peticionin në këtë organizatë.

Tahiri tha se ajo ka dërguar një dokument në BE për dialogun me Serbinë dhe në kuadër të këtij dialogu do të jetë edhe dhunimi i grave.

Ajo tha se i pret një punë e madhe për sensibilizimin e grave të dhunuara. Po ashtu, për këtë peticion janë dhënë edhe mjete financiare nga kompani të ndryshme.

Haliti: Mjafton ankesa në Kushtetuese

0

XhavitHaliti-pdkNë Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka ndonjë vendim që të dërgohen argumente të reja në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kontestimin e seancës konstituive të 17 korrikut.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe deputetët e grupeve tjera i kanë dorëzuar të martën komentet e tyre, kurse Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së thotë se nëse ka vendim nga PDK-ja atëherë mund t’i dërgojnë edhe deputetët e PDK-së, por ai thotë se nuk duhet t’i komplikohet puna Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti në emër të deputetëve të PDK-së pati dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën për seancën konstituive të 17 korrikut. Ai thotë se kjo i mjafton dhe se ai nuk e ka ndërmend të dërgojë komente personale në këtë gjykatë. Sidoqoftë, Haliti thekson se nëse ka një vendim të tillë nga partia, komentet e tyre mund të dërgojnë edhe deputetët e PDK-së.

“Nuk e di, unë sot po e lexoj edhe unë dhe në qoftë se duhet dhe ka vendim, do të thotë merr vendim kryesia e partisë dhe grupi parlamentar, pse jo?”, tha Haliti për Radio Kosovën.

Mediat kanë raportuar se deputetët e PDK-së do t’i dorëzojnë komentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese për seancën e 17 korrikut, si argument shtesë. Haliti thotë se kanë mundësi të bëjnë komente të gjithë deputetët, por ai thekson se nuk do duhej të komplikoheshin angazhimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë rast.

“Ne e kemi bërë gjykatën kushtetuese sikur të jetë prindi i të gjitha problemeve, ose përgjegjës detyrimisht për të gjitha problemet. Mendoj se edhe drejtësia në Kosovë në raport me Gjykatën Kushtetuese ka dështuar duke e quar në Gjykatën Kushtetuese çështjet që kanë të bëjnë me procedurat dhe që mund të shqyrtohen nëpër shkallët tjera të gjykatave të Kosovës”, tha ai.

Çështja e kontestimit të seancës konstituive të 17 korrikut, sipas Halitit është diçka tjetër, por ai thotë se edhe kjo do të mund të zgjidhej pa Gjykatën Kushtetuese ngase janë të qarta edhe Kushtetuta edhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Gabimet janë bërë dhe ne duhet të shohim se kush ka bërë gabime dhe të rifillojmë negociatat edhe mes partive, sepse unë mendoj se edhe në këtë gjendje dy taborret do duhej të diskutonin se si të tejkalohet kjo situatë dhe mos t’i bllokojmë institucionet e Kosovës”, tha Haliti.

Ndryshe, të martën deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe të subjekteve tjera i ka dorëzuar komentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e ankesës së PDK-së, të cilën e quajnë të pabazë. Xhavit Haliti thotë se PDK-ja ka shumë argumente dhe se sipas tij, në seancën e 17 korrikut ka pasur mundësi të veprohet në mënyra më civilizuese dhe më demokratike.

Pse nuk flasin mes vete Shkurta e Shyhretja?

0

Shkurta e ShyhretjaTë dyja kanë karrierë të ndritur, i duan dhe pëlqejnë prej më shumë se 30 vitesh. Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli, këngëtaret e muzikes folklorike e popullore, që ndryshe janë quajtur ‘’bilbilat e këngës’’, pos që vijnë nga i njejti vend, Mushtishti, kanë të njejtin profesion, gjithashtu janë edhe familjare.

Këngëtaret dikur kishin mardhënie të shkëlqyer mes vete dhe njiheshin si tandemi i pandashëm. Po sot?

Mësojmë se prej një viti dyshja e njohur nuk kanë asnjë kontakt mes vete. Ato, nuk flasin. Në estradë thuhet se edhe Shkurta e Shyhretja po xhelozohen, transmeton Indeksonline.

As njëra e as tjetra nuk pranojnë të prononcohen në lidhje me këtë çështje.