4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kryeshefi sulmon me karrige vartësit në kryeministri

Naser BalajUshtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Rrezatimit në Zyrën e Kryeministrit, Ferki Fejza pas kërcënimeve për mbyllje goje kishte kapur karrigen duke e kërcënuar zyrtarin e Kryeministrisë Naser Balajn, i cili pas këtij incidenti ishte detyruar të lëshojë takimin që mbahej në zyrën e kryeshefit në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” incidenti kishte ndodhur të mërkurën në një takim ku kryeshefi i kishte ftuar zyrtarët të raportonin për punën në këtë institucion.

Dhe derisa Naser Balaj, zyrtar i Agjencisë së Rrezatimit kishte filluar të flasë për një çështje që tashmë kishte kaluar në kompetencë të një zyrtari tjetër, u.d. kryeshefi Fejza e kishte urdhëruar ta mbyllë gojën.

Kjo konfirmohet nga vet Balaj. “Më tha me ton të lartë mbylle gojën, mbylle gojën, mbylle gojën… Por ia kujtova se na kishte thirr për një raport pune”, tregon Balaj për ‘Zërin” i cili ishte urdhëruar që ta lëshoj takimin.

Ai tha se kryeshefi në këtë mënyrë ishte sjellë edhe disa herë tjera. “Është sjellë kështu edhe dy herë tjera me mua dhe një herë tjetër me një zyrtar tjetër”, thotë ai.

Balaj ka thënë se do të ankohet për këtë sjellje të kryeshefit në gjitha instancat përgjegjëse.

Gazeta “Zëri” ka provuar që të kontaktoj edhe me Ferki Fejzën mirëpo një gjë e tillë përmes telefonit aktualisht ka qenë e pamundur.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit