Home Blog Page 8275

Pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

aksident ne autostrad2Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në kilometrin 57 të autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se në aksident janë përshirë dy vetura civile.

“Nga ky aksident janë lënduar pesë persona. Dy nga ta kanë marrë lëndime më të rënda, ndërsa tre të tjerët kanë lëndime të lehta”, tha Kelani.

Dy të aksidentuarit, të cilët janë në gjendje më të rëndë janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, derisa polica e trafikut rrugorë ka dal në vendin e ngjarjes.

Vetura godet një të mitur në Dragash

0

Aksident shiritatNjë vajzë e mitur është goditur nga një veturë në Dragash. Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/

Pesë vjet burg për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës nga Prizreni

0

Policia e KosovesIsh-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Basha është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e N.Gavazajt.

Basha kishte vrarë N.Gavazajn në vendin e quajtur “Gurra” në fshatin Vërmicë në vitin 2012.

I dënuari kishte qëlluar viktimën dy herë me pistoletë zyrtare. Si pasojë e lëndimeve të marra trupore N.Gavazaj, kishte ndërruar jetë. Ish-policit Afrim Basha do t’i llogaritet paraburgimi dhe arresti shtëpiak./PrizrenPress.com/

EC Ma Ndryshe : Menaxhimi i parasë publike element thelbësor për qeverisje të përgjegjshme

0

eci tubimEC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Paraja publike si ‘paret e babës’”. Panelistë të tryezës ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit, Zenel Ahmetaj, koordinator në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Qerkin Morina, përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dhe Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në pjesën e parë të tryezës, Elmedina Baxhaku nga EC Ma Ndryshe ka prezantuar raportin periodik të monitorimit të komunës së Prizrenit, në të cilin duke marrë parasysh edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2013, është konstatuar se zyrtarët komunal nuk kanë treguar ndjeshmëri të duhur për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe se në raste të caktuara paratë e komunës i kanë trajtuar si “paret e babës”. Baxhaku ka nënvizuar se fushat si prokurimi, realizimi i buxhetit, inkasimi i të hyrave, subvencionet dhe transferet si dhe evidentimi i pasurive jofinanciare mbeten sfida të paadresuara nga komuna dhe se mungesa e transparencën në menaxhimin e buxhetit komunal ka bërë që këto probleme të trashëgohen nga viti në vit. Ajo ka paraqitur edhe të gjetura tjera nga monitorimi i punës së ekzekutivit, me ç’rast janë gjetur shkelje ligjore apo lëshime të ndryshme procedurale, që duhet të evitohen në mënyrë që qeverisja të realizohet sipas dispozitave ligjore dhe standardeve demokratike.

Në prezantimet e tyre, panelistët reflektuan mbi të gjeturat e raportit dhe ofruan mendimet e tyre për temën e tryezës. Nënkryetari Lulzim Kabashi theksoi gatishmërinë e komunës për reduktim të shpenzimeve dhe kërkoi denoncim të shkeljeve pranë hetuesisë dhe prokurorisë. Përfaqësuesi nga ZAP-i, Qerkin Morina, shpalosi të gjeturat e Raportit të Auditorit dhe rekomandoi Kuvendin Komunal që të mbaj një seancë të veçantë, ku do të diskutoheshin të gjeturat e këtij raporti. Ndërsa Zenel Ahmetaj, arsyetoi mos realizimin e buxhetit në disa linja për shkak të mos inkasimit të të hyrave vetanake të Komunës së Prizrenit. Përfaqësuesi nga KDI, Naim Cahanaj prezantoi të gjeturat e KDI-së për Komunën e Prizrenit mbi shpenzimet enorme në disa prej kategorive të buxhetit komunal.

Pjesëmarrësit tjerë nga partitë politike, shoqëria civile dhe mediat, ngritën çështje të ndryshme sa i përket menaxhimit të parasë publike, duke theksuar mungesën e transparencës, borxhet në rritje dhe planifikimin jo të duhur të projekteve kapitale të komunës së Prizrenit.

Projekti i EC Ma Ndryshe për monitorimin e transparencës së ekzekutivit do të vazhdojë të publikojë të gjeturat e monitorimit përmes komunikatave të rregullta dhe përmes ueb-faqes së projektit, ku të gjeturat postohen drejtpërdrejtë nga monitoruesit. Tanimë të gjitha të gjeturat e monitorimit, përfshi komunikatat e rregullta dhe shumë informacione të tjera në lidhje me qeverinë lokale të Prizrenit, të Mamushës dhe të Prishtinës publikohen në baza të rregullta në ueb-faqen e projektit, www.online-transparency.org.

Lavdërohet Muja

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja është lavdëruar sot për punën që është bërë në Komunën e Prizrenit, brenda gjashtë muajve të këtij viti.

“Rreth vetës kam grupe të ekspertëve, të cilët me mjaft profesionalizëm dhe përgjegjësi maksimale i kanë kryer punët në funksionet që i ushtrojnë”, tha Muja transmeton TVPZ./PrizrenPress.com/

“Monstra”, Këshilli fton partitë shqiptare në protesta

0

Shkup-Monstra-Keshilli fton per protestaKëshilli organizativ kundër rastit ”Monstra” përmes një kumtese për media njofton për protestën e radhës e cila do të mbahet nesër (e premte) nga ora 13.45 , në vedntakimin e njëjtë- para kompleksit “Çairçanja“ në Shkup.

Sipas Këshillit, rasti i gjykimit të 6 qytetarëvenga 3 vite burg dëshmon edhe një herë që kjo qeveri dëshiron ta ngulfat zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

“Prandaj, ne Këshilli Organizativ dhe Koordinues publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që me kryesinë e tij ta shqyrtojnë pozicionin e tyre në këtë qeveri maqedonase, kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestave e të jenë me popullin e vet, popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria.

Po ashtu ftojmë edhe udhëheqësit e partive tjera politike shqiptare BDI, PDSH, RDK, si dhe kryetarët e komunave shqiptare, hoxhallarët,intelektualët, dhe të gjithë shqiptarët paqedashës, që ditën e premte të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare, sepse më nuk janë vetëm familjarët tanë ata për të cilët duhet ngritur zëri, por ky numër fatkeqësisht çdo ditë po shtohet”, thuhet në komunikatën e Këshillit koordinues kundër “Monstrës”.

Vehapi: Po punohet për zbardhjen e vrasjeve në Rahovec

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkNë mbledhjen e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Rahovec, e mbajtur sot, situata e sigurisë në komunën e Rahovecit për tremujorin e fundit është vlerësuar si relativisht e qetë,

Përkundër kësaj, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se kemi pasur raste të rënda të vrasjes makabre, për çka organet e hetuesisë po punojnë në ndriçimin e rasteve për vrasjen e Elvis Pistës, si dhe për rastin e fundit që ka ndodhur në fshatin Brestoc të Rahovecit.

“Të gjithë qytetarët kemi obligim të përkujdesemi për sigurinë e përgjithshme, duke bashkëpunuar me institucionet dhe organet policore, dhe bashkarish duhet të punojmë në rritjen e sigurisë, në qytet por edhe në pjesët rurale të komunës sonë”, tha Vehapi. /PrizrenPress.com/

FOL: 255 ankesa s’janë shqyrtuar nga OSHP-ja

0

Levizja FOL-14-31Lëvizja FOL ka prezantuar raportin “Monitoruesi i Prokurimit”, ku thuhet se veprimi që ka bërë Organi Shqyrtues i Prokurimitka krijuar mundësi për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe korrupsion në prokurim publik, si dhe dëmtim të interesit dhe konkurrencën e drejtë mes operatorëve ekonomik. Megjithatë ata vlerësuan edhe disa vendime të OSHP-së, ndër to dënimi me gjobë dhe marrje të certifikatës së zyrtares kryesore të prokurimit në MAPL.

Gjatë periudhës Mars- Qershor , sipas këtij raporti OSHP-ja ka marrëgjithsejtë 28 vendime , ku ka gjetur fajtore për moszbatim të dispozitave ligjore të LPP-së gjatë procedurave të tenderimit nëinstitucione të ndryshme publike si komunat, ministritë dhe ndërmarrjet publike.

Organit Shqyrtues të Prokurimitpo ashtu nga 28 vendime, 17 prej tyre kanë kthyer tenderët në ri-vlerësim, 8 vendime i ka marrë për ri-tenderim dhe një e ka anuluar.

Sipas, Sibel Halimit, nga Lëvizja FOL, kjo e fundit ka mirëpritur emërimin e anëtarëve të bordit të OSHP-së, mirëpo siç pohoi ajo shqetësuese për Lëvizjen FOL ka qenëmo-shqyrtimi i 255 ankesave.

“Mos funksionimiështë një çështje tjetër që edhe ka shkaktuar disa probleme tjera zingjirore,është edhe mandati i anëtarëve të bordit të OSHP-së ku anëtarët e bordit, do të thotë kanë munguar tetë muaj në kuadër të këtij institucioni të rëndësishëm dhe Lëvizja FOL ka vlerësuar se ka dhënë mundësi për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe korrupsion në prokurimin publik. Po ashtu, organizata jonë ka mirëpritur emërimin e anëtarëve tërinjë të bordit të OSHP-së nga ana e Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur me datën 20 mars 2014 dhe si rezultat ri-funksionalizimin faktikisht edhe të këtij institucioni janë anuluar edhe disa konkluzionme nga ana e bordit që ka ndodhur në mars përmes të cilit ka refuzuar t’i shqyrtojë 255 ankesa të deponuara gjatë periudhës kur OSHP ka qenë jo funksionale me arsyetimin se të njëjtave iu ka skaduar afti ligjor pa shqyrtim dhe po ashtu ka qenë tejet shqetësuese se pse këto ankesa do të thotë janë anuluar faktikisht”, ka thënë ajo.

Halimitha se Lëvizja FOL ka vlerësuar se veprimi që ka bërë OSHP-ja ka krijuar mundësi për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe korrupsion në prokurim publik, si dhe dëmtim të interesit dhe konkurrencën e drejtë mes operatorëve ekonomik.

Ai thotë se monitorimet e realizuar nga Lëvizja FOL janë mos-standardizimi i procesit të hartimit tëspecifikacioneve dhe kërkesave nënjoftim për kontratë, çmimet jo-normaliste të ulëta që shpesh janëprezente në ofertën e operatorëve ekonomik e po ashtu edhe mos-koordinimin e institucioneve mes vete, madje siç u shpreh ajo, shumë tender janë kthyer në ri-vlerësim, ri-tenderim dhe anulim.

“Nga këto 28 vendime, 17 kanë kthyer tenderët në ri-vlerësim. Së këndejmi, nga 2 tender tëiniciuar nga Komuna e Deçanit, Ferizajt, Prishtinës, dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Nga 1 tender i iniciuar nga Komuna e Malishevës, Kamenicës, Gjakovës, Pejës, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Postë, Telekomi i Kosovës janë kthyer në ri-vlerësim, përderisa, 8 vendime janë marrë për ri-tenderim. Derisa nga 1 tender i iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë, e Diasporës, e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë, e Infrastrukturës, e Financave, si dhe nga 1 tender i iniciuar nga KEK dhe PTK, janë kthyer në ri-tenderim. Organi Shqyrtues i prokurimit me dy vendime të ndara, ka anuluar 1 tender të iniciuar nga KEK dhe 1 nga Komuna e Rahovecit, dhe me 1 vendim tjetër ka dënuar me gjobë dhe marrje të certifikatës së zyrtares kryesore të prokurimit në MAPL”, ka thënë Halimi.

Ndërsa, Kenan Tora, po ashtu nga Lëvizja FOL, tha se ky raport ndahet në dy pjesë, ku pjesa e parë përfshinë 12 procedura të të gjeturave më interesantë, ndërsa pjesa e dytë vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ndryshe, ky raport është realizuar gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti.

‘NgomFest’ sot nis edicionin e katërt në Prizren

0

NgomFest4Festivali i muzikës në Prizren, “NgomFest”, do të nisë sot edicionin e katërt me radhë, i cili do të mbahet deri më 3 gusht, me interpretues të huaj dhe nga Kosova, ndër të cilët dallohet grupi Kultur Shock nga Seattle i ShBA-ve.

Sivjet në festival do të ketë muzikë në gjashtë skena në zhanret elektronike, drum and bass, dubstep, alternative, chill, ambient, progressive techno, deep, tech, tech Mouse, hip hop, metal, rok, si dhe muzikë klasike, koncertet e së cilës do të mbahen të enjten në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”, nga Festa Thaçi dhe Najada Mejdani.

Risi këtë edicion janë DJ-të dhe MC-të e ri, të cilët do të performojnë muzikën e tyre të enjten në skenën e Qarshisë, ndërsa në skenën e Marashit do të interpretohet muzika hip hop, nga artistë të njohur si P.I.N.T, Ergeni, Bim Bimma, etj.

Në ditën e dytë të festivalit, në skenën e kafeterisë Casbah do të ketë interpretime 50 minutëshe të muzikës DnB dhe Dub Step, ku mund të dëgjoni Qëndresa Dedën, Rinor Kelmendin, Mad Dogs, etj. Në skenën e Shoqnisë Kulturore Artistike do të ketë muzikë alternative nga Por-No, The Stomping Academy dhe Cute Babulja, e cila më pas do të plotësohet në skenën e Marashit, me bendet “Me t’njofshëm”, grupin e mirënjohur Kultur Shock, Angry Youth dhe Relative.

Muzikë elektronike do të ketë të shtunën në skenën e Pashas, më 2 gusht, ashtu si dhe në skenën e SH.K.A-së dhe Marashit. Ndërkaq, në ditën e fundit të festivalit do të interpretohet chill-ambient dhe Drum & Bass në skenën e SH.K.A –së.

Festivali gjithashtu ka hapur dyqanin NgomShop, ku te gjithe vizitorët do të kenë mundësinë që paraprakisht t’i blejnë biletat për festival, bluza dhe çantat./KL/

Kritika të ashpra për bombardimin e shkollës në Rripin e Gazës

0

Bombardimet ne GazaSipas OKB-së ishte një dhunim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare. Por nëse kritikat kundër fushatës ushtarake izraelite në Gaza rriten dhe bëhen më të ashpra pas bombardimit të një dite më parë të një shkolle, ofensiva ushtarake vazhdon pa ndërprerje.

Përgjegjësi i agjencisë për ndihmën e refugjatëve palestinezë të OKB-së shprehet se palestinezët kanë vetëm shkollat ku mund të strehohen në rast bpmbardimi, dhe nëse dhe këto ambiente dhunohen atëherë e gjithë bota duhet të reagojë, raporton abcnews.

Sulmi i një dite më parë në shkollë solli dhe reagimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun i cili theksoi se pozicioni i saktë i shkollës në Jabalia i ishte komunikuar shumë herë ushtrisë izraelite.

Po të mërkurën u sulmua dhe një treg në Shejaia, në lindje të Gaza City duke shkaktuar 17 viktima. Numri total i viktimave që nga fillimi i konfliktit shkon në 1300.

Shejaia është e njëjta zonë në të cilën ushtria izraelite, e furnizuar me municione nga SHtetet e BAshkuara të Amerikës, intensifikoi kërkimin dhe shkatërrimin e tuneleve të ndërtuara nga Hamas. Disa prej tyre penetrojnë deri ndisa kilometer Brenda territorit izraelit.