16.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Berisha: Për gjashtë vjet shtet, kemi shënuar shumë ngecje

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka vlerësuar se për gjashtë vjet, shteti i Kosovës ka shënuar shumë ngecje.
“6 vjet si shtet kemi ngecje në përcaktimet tona, në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. Prandaj si forca politike duhet të angazhohemi që të bëjmë edhe më shumë, që qytetarëve të Kosovës t’i kthehet krenaria e të qenit qytetarë të respektuar në shtetin tonë për të cilin është bërë shumë sakrificë dhe është derdhur shumë gjak”.

“Përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi të cilat kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së na obligojnë të gjithëve, si subjekte politike, por edhe institucionale që në frymën e këtyre angazhimeve të punojmë edhe më shumë për një jetë më të mirë në shtetin tonë ndaj të cilit kemi obligim”.

“Bashkimi Demokratik me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, uron të gjithë qytetarët e Kosovës duke shpresuar që festat me simbolikë si kjo do të jenë motivuese për angazhimin tonë në shtet ndërtim”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria përforcohet me namibianin Megameno

Futbollisti namibian, Petrus Megameno, është lojtar i ri i Lirisë, ka bërë të ditur klubi prizrenas pak më parë, përmes një njoftimi të lëshuar...

Aksident në Prizren, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën "Wesli Klark" në Prizren. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, raporton PrizrenPress. "Rr. Wesli...

Lajmet e Fundit