16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Seanca e fundit për Ramadan Mujën më 25 shkurt

Ramadan MujaMë 25 shkurt, Ramadan Muja do ta ketë mundësinë ta thotë fjalën e tij të fundit për akuzat që rëndojnë mbi të. Kryetari i Prizrenit dhe vartësit e tij do të kenë rastin t’i thonë fjalët e tyre përfundimtare për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Prokuroria ka kërkuar dënim për ta, duke thënë se me vetëdije kanë kryer veprën penale. Por, mbrojtja ka thënë se Prokuroria nuk ka asnjë fakt për pretendimet e saj.

Në seancën që ka vazhduar këtë të premte, fjalën përfundimtare e ka dhënë avokati i të pandehurit Avni Ademaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Gjeodezisë. Ai ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, sepse sipas tij, nuk ka vepruar në asnjë mënyrë që t’ia mundësojë pronësinë komunës të tokës “Boka Boka”, pronë shoqërore, raporton KTV.

Megjithëse nuk e mbron kryetarin Muja, avokati Hasani ka thënë se as kryetari nuk ka bërë asnjë shkelje, duke thënë se ka personalitet të pakontestueshëm e këtë e ka matur me votat që ka marrë në zgjedhjet lokale.

Sipas aktakuzës, nën organizim të Mujës, toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e komunës brenda një dite. Së paku në dy raste, të pandehurit në bashkëveprim kthyen tokën e AKP-së në pronë komunale, në mënyrë që të administronin me të, për t’ia dhënë pastaj në shfrytëzim pa kompensim kompanive private.

Prokurorja Natasha Vickery ka thënë në seancën paraprake se rreth 100 mijë e 600 euro llogaritet dëmi që Komuna i ka shkaktuar AKP-së, e kështu edhe buxhetit të Kosovës.

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit