Home Blog Page 8298

Nurkollari: DokuFest është festivali më prestigjioz i filmit në Kosovë

0

Veton NurkollariNë prag të edicionit të XIII-të të Festivalit të Filmit tashmë shumë të njohur “DokuFest”, organizatori i këtij festivali, Veton Nurkollari në një intervistë për KultPlus ka shpjeguar për rëndësinë e festivalit edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në Botë. Ai kur e kishte nisur këtë festival në vitin 2002, asnjëherë nuk e kishte menduar suksesin e tanishëm, që sipas tij, ky festival edhe në rajon vlerësohet të jetë festival top. Ndërkohë, organizimin e shumë festivaleve në Kosovë ai i sheh tejet pozitive, dhe, sipas tij, jeta kulturore kualitative në Kosovë në shumicën e rasteve përbëhet nga organizimet të cilat vijnë nga rrjeti i organizatave kulturore të pavarura dhe jo nga drejtoritë e kulturave te Komunave

KultPlus: 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese, këta janë numrat që karakterizojnë edicionin e XIII të DokuFest, sa sfiduese për gjithë këtë program për organizatorët e këtij festivali?

Veton Nurkollari: Numri prej 237 filmave reflekton gjithë programin në DokuFest, përfshirë 6 programe garuese dhe 14 programe tjera dhe natyrisht ishte mjaft sfiduese, fillimisht selektimi dhe në këtë fazë, realizimi teknik, duke marr parasysh mungesën e infrastrukturës adekuate për shfaqjen e filmave. Por sfidat janë ato që na motivojnë dhe ne jemi të përgatitur dhe besojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë një edicion të suksesshëm të festivalit, sikur edhe viteve të kaluara.

KultPlus: Çfarë e konsideroni qershinë mbi tortë në këtë edicion?

Veton Nurkollari: Janë disa qershi mbi tortë në këtë edicion, sipas mendimit tim. E para është Doku:Tech, një konferencë 4 ditore mbi teknologjinë, Internetin etj, me një numër të konsiderueshëm të “keynote speakers” e cila do të organizohet për herë të pare dhe në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe SHARE Foundation dhe e dyta, besoj, programi special Focus America me një seleksion të jashtëzakonshëm të filmave recent dhe atyre klasik nga SH.B.A.-ja.

KultPlus: Nëse kthehemi në edicionin e parë, e keni ndjerë thellë se do të keni këtë sukses çfarë po shënoni tashti?

Veton Nurkollari: Sinqerisht, asnjëherë nuk e kam menduar për një sukses të tillë kur e kemi filluar DokuFest-in në vitin 2002.

KultPlus: Hiq modestinë, a vlerësoni se jeni festivali më prestigjioz në Kosovë?

Veton Nurkollari: Pa modesti, por bazuar në shumë parametra lehtësisht të matshme, mendoj se DokuFest është festivali më prestigjioz i filmit në Kosovë dhe në këtë pjesë të Ballkanit.
KultPlus: Por nëse do të bëje një krahasim me festivalet e Rajonit, ku e sheh DokuFest-in?
Veton Nurkollari: Sikur thash më herët DokuFest mund të krahasohet me cilindo festival në rajon, edhe me ato festivale qe kanë buxhete shumëfish më të larta se DokuFest-i dhe traditë më të gjatë. Poashtu mendoj se nga festivalet e specializuara në filmin dokumentar nga rajoni DokuFest renditet mu në maje të listës, se bashku me festivalin e Selanikut dhe atij të Zagrebit, ZagebDox.

KultPlus: Në anën tjetër, për çdo ditë po prezantohen festivale të reja, si i sheh këto përpjekje?
Veton Nurkollari: Sa i përket prezantimit apo, siç e kisha quajtur unë, lulëzimit të festivaleve te ne kohëve të fundit, unë i shoh më tepër si një përpjekje për begatim të jetës kulturore se sa ndonjë trend negativ. Duhet pasur parasysh se jeta kulturore kualitative në Kosovë në shumicën e rasteve përbëhet nga organizimet të cilat vijnë nga rrjeti i organizatave kulturore të pavarura dhe jo nga drejtoritë e kulturave te Komunave.

Francë: Me gjasë, moti është shkak i rrëzimit të aeroplanit

0

harta e rrezimit te ajroplanitMinistri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, thotë se ka gjasë të mëdha që moti është shkak i rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Algjerisë në Mali.

Ministri Cazeneuve tha se as mundësitë e tjera nuk përjashtohen, por ka gjasë të mëdha që “kushtet meteorologjike” janë shkaktari kryesor.

Franca sot ka njoftuar se në Mali e ka dërguar një njësi ushtarake në vendin e rrëzimit të aeroplanit me 110 njerëz në të, përfshirë 51 shtetas francezë.

Kontrolli i fluturimit dje e kishte humbur kontaktin me aeroplan, pasi pilotët kishin raportuar për kohë tejet të vështirë me stuhi.

Në një kumtesë të presidencës së Francës theksohet se aeroplani ishte identifikuar qartas në tokë, megjithëse ishte thyer.

Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarët

0

durresi1“Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. Nëse vërtetë dëshironi të njihni Tokën e Shqiponjave” duhet të bashkoheni me ta. Shmangni udhëtimet e organizuara, zbuloni me këmbë lagjet e këndshme të Tiranës”. Kështu e nis reportazhin e tij gazetarit, italian Claudio Visani, në një artikull në të përditshmen, “La Repubblica” në lidhje me udhëtimin e tij në vendin tonë.

“Në zonat përreth Kryeqytetit lëvizni me autobus ose me fugona, transporti kryesor ne vend, ndërsa për të mbërritur në jugun e mrekullueshëm, si Vlorë, Sarandë duhet të merrni një makinë. Mos harroni të vizitoni zonat kulturore dhe arkeologjike, si Shkodrën, Butrintin, Beratin Gjirokastrën etj. Nëse doni të “përkëdhelni” veten në Shqipëri gëzoni mikpritjen e këtij populli të ngrohtë, që ju përshëndet në rrugë, në kafe, apo në hotel. Gjithashtu dëgjoni dhe historitë të moshuarve në lidhje me regjimin 50 vjeçar komunist apo konfliktet etnike të shekullit të kaluar.
Në këtë vend nuk do të ndiheni kurrë të huaj sepse gati i gjithë populli di të flasë italisht, të cilën e kanë mësuar nga këngët e Celentanos, Pippo Baudo apo më të rinjtë nga filmat e animuar apo këngëtarja Ambra Angiolini- vijon gazetari.

Gazetari ka treguar dhe eksperiencën e tij në kryeqytetin tonë, Tirana, ku gjithçka sipas tij është me low cost.

“Në qoftë se nuk kërkoni hotele me pesë yje, shumë mirë mund të qëndroni në Vilat e saj që janë më ekonomike dhe ndodhen rreth 500 metra nga qendra, me pak dhoma por të pastra, të rregullt dhe me njerëz shumë mikpritës. Për të ngrënë zgjodhëm një nga restorantet në zonën e ish Bllokut, ku me kënaqësi provuam kuzhinën tipike shqiptare”- vazhdon Visani. Ai pastaj tregon për të gjitha ndërtesat në Kryeqytet, sheshin Skëndërbej etj dhe gjithçka i pa syri.

“Shqipëria është vendi i parë në botë ateist, ku të tria fetë kryesore, ajo myslimane, ortodokse dhe katolike jetojnë në harmoni me njëra tjetrën”. Mos harroni të vizitoni këtë vend të mrekullueshëm me njerëz akoma më të mrekullueshëm”- përfundon gazetari italian artikullin dhe eksperiencën e tij në vendin tonë.

Kadri Kryeziu,”shfrytëzuesi” i partive politike

0

Kadri KryeziuKadri Kryeziu është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe në fushatën e fundit zgjedhore u pa në Prizren në një fushatë të PDK-së.

Para se të shihej në tubimet e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Kryeziu ka pasur aktivitet disa vjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ka qenë anëtar i kryesisë dhe madje zv.ministër i Tregtisë dhe Industrisë, në kohën kur Bujar Dugolli nga AAK ishte ministër.

Ka qenë në fakt në këtë parti që nga viti 2000 deri në vitin 2009. Ai ka shërbyer edhe në disa poste në Ministrinë e Ambientit në qeverisjen e AAK-së, 2004-2007.

Pas vendimit për masën e përkoheshme të suspendimit që Kushtetuesja mori në rastin e ankesës së PDK-së për seancën konstituive të 17 korrikut, u mor shumë nëpër gojë nëse Kushtetuesja dirixhohet politikisht nga ndonjë grup i caktuar politik. /Indeksonline/

Koalicioni ballafaqon argumentet me PDK-në në Kushtetuese

0

Gjykata-qekiqiBlloku i partive të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma është duke përgatitur draftin final të komenteve, të cilat do t’i deponojë në Gjykatën Kushtetuese, si përgjigje në lidhje me rastin e konstatuar të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Avni Arifi, këshilltar i parë i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është çështje e dy-tri ditëve të ardhshme kur ekspertët e koalicionit do t’i dorëzojnë komentet e veta te Gjykata Kushtetuese.

“Besoj se në dy-tri ditët e ardhshme ne do t’ia dorëzojmë komentet Gjykatës Kushtetuese. Argumentet tona janë të mjaftueshme, bindëse dhe të shumta që vërtetojnë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka qenë konform Kushtetutës, zgjedhje legjitime dhe tërësisht legale”, ka thënë Arifi.

Afati i fundit kur blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma duhet t’i përgjigjet Kushtetueses është 4 gushti.
Në anën tjetër, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë komentuar zhvillimet rreth Gjykatës Kushtetuese dhe formimit të institucioneve, duke thënë se janë në pritje të përfundimit të procesit.

PDK-ja kishte deponuar në Kushtetuese kërkesën për sqarime në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, duke pretenduar kontestimin e procedurave zgjedhore.

Në bazë të asaj kërkese, Gjykata Kushtetuese më pas kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit, si dhe aktivitetet e legjislativit të Kosovës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Avni Arifi thotë se koalicioni është i interesuar që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që vendi t’i formojë institucionet.

“Besoj që Gjykata Kushtetuese duhet të japë një përgjigje sa më të shpejtë, sepse ne po shohim një degradim të mëtutjeshëm të institucioneve dhe se ne jemi të alarmuar nga vendimet e qeveritarëve në ikje, ku janë përfshirë në një proces të gjerë të punësimit të familjarëve të tyre, të kuadrove partiake si dhe të transferim të punëtorëve nga stafi politik te shërbyesit civilë”, ka deklaruar Arifi.

Për deponimin e komenteve te Gjykata Kushtetuese, koalicioni LDK, AAK dhe Nisma pretendon të mbështetet edhe në nënshkrimet e shumicës prej 83 tjerë, ku bëjnë pjesë ata të Vetëvendosjes dhe pakicave, të cilët qëndruan në sallë më 17 korrik kur ishte votuar për kryetarin e Kuvendit.

Ndonëse me veprimet e tyre, liderët e partive të koalicionit LDK, AAK dhe Nisma kanë respektuar vendimin e Kushtetueses, në deklarata e tyre nuk e fshehin edhe pakënaqësinë me vendimin për pezullim të postit të kryetarit të Kuvendit.

Ishte vetë Isa Mustafa ai i cili masën e shqiptuar ndaj tij për pezullim e pranoi, por deklaroi, po ashtu, se gjykata nuk do të zgjedhë kryetarin, por votat e deputetëve.

“Gjykata mund të marrë çdo vendim, mirëpo deputetët janë ata që përfundimisht do të vendosin dhe kanë vendosur për këtë çështje”, ka deklaruar Mustafa.

Përveç anës kushtetuese e ligjore që pritet t’i sqarojë Gjykata Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në Kosovë po krijohet edhe një rast i parë i pretendimit të krijimit të qeverisë nga partitë e bllokut që nuk dolën fituese të zgjedhjeve, por që me anë të koalicionit arritën të krijojnë shumicën në parlament.

Analistë dhe vëzhgues të ndryshëm të këtij procesi ndajnë mendime të ndryshme nëse institucionet e dala nga zgjedhjet e 8 qershorit do të arrijnë të funksionalizohen apo vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja. /rel/

Në Prizren u protestua pro Gazës

0

protest ne pzNë Prizren sot edhe një herë janë mbajtur protesta në përkrahje të palestinezëve në Gaza.
Edhe ditë më parë ishin mbajtur protesta të ngjashme.

Këtë të premte, ndër të tjera, në fotografitë që i kanë publikuar disa aktivistë të partisë islamike LISBA, shihen flamuj të Izraelit të bërë me ‘X’.

Në këtë tubim pati edhe lutje fetare për viktimat e sulmeve izraelite. Një ndër pjesëmarrësit e kësaj proteste paqësore ishte ehe qytetari,Ramadan Luma tha se ndjehet i tmerruar me pamjet dhe informacionet që sheh në televizion për gjendjen e palestinezëve të Gazës.
Ai është i revoltuar me shtetet e fuqishme botërore,të cilat lejojnë që për çdo muaj të ramazanit,në Gaza të ndodhin masakra ndaj popullatës së atjeshme civile.

Luma nuk ishte i kënaqur edhe me organizimin e kësaj proteste,por mbi të gjitha tha ai ,edhe ne u munduam të përçojmë mesazhin e solidaritetit me popullin e shumëvuajtur palestinez të Gazës./PrizrenPress.com/

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese po përdorë standarde të dyfishta

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Gjykata Kushtetuese kur mori vendimin, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar, përdori standard të dyfisht. Sipas tij, në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, Kushtetuesja nuk mori një vendim të tillë për masë pezullimi.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se Kosova është peng “i zaptueshmërisë të regjimit të Thaçit”, siç shprehet ai, por thotë se të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë, përfshirë edhe ata të institucioneve të pavarura.

“Është standard i dyfishtë, i përdorur nga gjykata në rastin e presidentit të mëhershëm. S’ka pasë masë pezullimi, në këtë rast ka. Kosova është peng i zaptueshmërisë të regjimit, po përdori një term që e ka përdorë kryesisht Vetëvendosja, të regjimit të Thaçit, por nuk mundet me u mbajtë peng ky proces politik për shkak se të zgjedhurit, në këtë rast deputetët, e kanë vendosë me i dhanë zgjidhje çdo situate të krijume, qoftë edhe me ndërhyrje në institucionet e pavarura, do t’i japim zgjidhje përmes Parlamentit. Të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë. Prej të zgjedhurve të popullit, prej qytetarëve, prej kësaj shoqërie. Pra, edhe zoti Thaçi edhe PDK-ja e ka marrë shpërblimin e parë politik, askush nga ne në politikë nuk dëshiron me punu me ta, por edhe të tjetër, qofshin edhe në institucionet e pavarura, do ta marrin shpërblimin e vetë. Pra, do ta marrin shpërblimin e shërbimeve që ja bojnë zaptimit të Kosovës nga qeveria Thaçi. Pse? Sepse nuk është një proces ose nuk është një punë që ka të bëjë me grupacione politike. Është një punë që ka të bëjë me një vend, e njerëzit e këtij vendi po dojnë me i dhanë drejtim këtij vendi, e askush s’do të mund me e mbajtë peng.

KosovaPress: Megjithatë Presidentja duhet të dërgojë emrin e mandatarit

Haradinaj: Si presidentja, si kryegjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në rast se janë sovran do të respektohen si sovran, në rast se jo edhe ata do ta marrin vlerësimin e sovranit, në këtë rast qytetarëve, se të gjithë ne marrim vlerësim nga sovrani. I është dhënë një vlerësim nga sovrani PDK-së dhe zotit Thaçi, do ta ketë mundësinë me i dhanë sovrani një vlerësim secilit. Edhe presidentes, edhe kryegjyqtarit, në këtë rast zotit Hasani, edhe secilit tjetër. Askush s’muj e manë Kosovën peng”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përjashton çdo mundësi të ndonjë skenari në të cilin do të mund të përfshihej edhe Partia Demokratike e Kosovës në qeverisje, por vazhdon të mos shprehë siguri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje, dhe thotë se “Kosova duhet me mbetë proaktive në regjion, proaktive në integrime, proaktive në ekonomi”.

Bisedat me Vetëvendosjen nuk bëhen për një votë sa për të qeverisur, njejtë sikur nuk është e varur për votën e komuniteteve jo shqiptare, por sipas Haradianj të gjithë janë të varur nga përgjegjësit që i marrin.

“E para është me rëndësi, ne kemi pasë besimin e pakicave, komuniteteve etnike prej herët. Bisedat me Vetëvendosjen nuk janë të ndërlidhura fare për një votë sa për të qeverisë, ne e kemi votën për të qeverisë me vendin, i kemi mbi 60 votë. U vërtetu edhe në seancën që shkoi. Për qeveri mund të kemi edhe ma shumë. Do të thotë, mbi 60 votë i ka një qeveri LDK-AAK- NISMA por kontributi i Vetëvendosjes, mund të jetë i nevojshëm, i dobishëm, në rast se mërrijmë me u dakordu në parime të përgjithshme, duke rujtë edhe ndonjë specifikë, ndonjë mendim të ndarë për ndonë çështje. Shkojmë në këtë frymë, nuk jemi të varur nga askush, për votën në qeverisje. Pra, nuk osht se Qeveria e Kosovës është e varur, në fakt të gjithë janë të varur nga përgjegjësit që i marrin, pakicat serbe kanë interes me marrë përgjegjësi, komuniteti serb në Kosovë, komunitetet jo serbe. Me i marrë përgjegjësitë në qeverisje, me ju kthy qytetarëve të vet, pra nuk bohet fjalë për varshmëri ose për kushte, sikurse po flitet kohë pas kohe. Është gabim, edhe nuk është e vërteta ashtu”, thotë Haradinaj.

Sa i përket takimit të ndihmësekretares për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, në Departamentin e Shtetit Amerikan, me tre liderët e tri partive më të mëdha, por jo edhe atë të Albin Kurtit, Haradinaj thotë se “hetohet që është ende një ftohje, ose një zbehje e një besimi të ndërsjellë në mes të VV-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, mirëpo edhe ajo është evolutive, mund të ndryshojë”.

Ai thotë se kanë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, por që duhet të rrisë bashkëpunimin me Berlinin.

“Duhet ta ruajmë një partneritet me Uashingtonin, është tepër e nevojshme, është i dobishëm. Do të punojmë me BE-në, por duhet ta rrisim bashkëpunimin me Berlinin, pra duhet t’i japim një peshë këtij bashkëpunimi, meqenëse në këtë frymë ne, vetvetiu sa e kuptojmë rëndësinë e temave, dhe rëndësinë e partnerëve, të akterëve që na përballemi çdo ditë të jetës sonë”, deklaron Haradinaj.

Njëherit edhe i nominuar për kryeministër i koalicionit LDK-AAK-NISMA për Kosovën, Ramush Haradnaj, thotë se Kosova ka nevojë për një qeveri emergjente dhe politika urgjente, pasi që sipas tij “Kosova është e smuar shumë rond prej korrupcionit, kancer që i ka mrri, ka metastazu në vend”

Nuk mjafton vetëm hapja e mbledhjeve të drejtorëve

0

Ramadan Muja 2Gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja duhet të tregohet më transparent në marrjen e vendimeve për qytetarët. Ata thonë se hapja e mbledhjeve të drejtorëve të Ekzekutivit mund të kuptohet si një fillim i ngritjes së transparencës.

Gazetari i TVPZ dhe RTV21, Nuhi Salihu thotë se hapja e mbledhjeve të drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit, është vetëm një sinjal i vogël që Komuna ka ndaj qytetarëve.

“Mendoj se është një sinjal i vogël karshi obligimeve që Komuna e Prizrenit ka ndaj qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie”, thotë Salihu për PrizrenPress.

“Ka gjëra edhe më të rëndësishme për të cilat qytetarët duhet të informohen se si shpenzohen në radhë të parë taksat e tyre”.

“Ka shumë projekte të cilat duhet të publikohen se cila ka qenë vlera reale e tyre dhe realisht sa para janë shpenzuar për ato projekte nga pushteti”,shprehet Salihu.

Edhe përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj thotë se hapja e mbledhjeve të drejtorëve të Ekzekutivit është një masë e vogël që kryetari Ramadan Muja ka bërë në drejtim të rritjes së transparencës.

“Hapja e mbledhjeve të kryetarit të Komunës së Prizrenit me drejtorët e drejtorive komunal është një masë e vogël në drejtim të rritjes së transparencës në procesin vendimmarrës”,thotë Cahanaj.

“ Terri informativ në vendimet e qeverisë komunale që nga viti 2009 gjerë më sot nuk gjunjëzuan shoqërinë civile dhe mediat, që të kërkojnë në vazhdimësi transparencë më të madhe të vendimmarrjes nga ekzekutivi i Komunës së Prizrenit”.

“Akti i kryetarit që të pranojë hapjen e mbledhjes së bordit të drejtorëve ( jo procesin vendimmarrës) mund të cilësohet si fillim i një procesi në ngritjen e transparencës komunale dhe ndërrimit të qasjes së deritanishme të individëve në pozitat publike”.

“Kjo assesi nuk duhet të ndalet me kaq, madje edhe kur ka transparencë duhet të kërkohet edhe më tej transparenca mbi gjitha qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet të informohen për çdo detaje të vendimmarrjes komunale,sepse buxheti i Komunës është i qytetarëve, por jo edhe i pushtetarëve që qeverisin me institucionet lokale”./PrizrenPress.com/

Enver Hasani mund të tërhiqet nga gjykimi i rastit Mustafa?!

0

Enver Hasani-GjKKKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosvës, Enver Hasani mund të mos përfshihet si Gjyqtar në rastin e vlerësimit të kërkesës së PDK-së, nëse Isa Mustafa është zgjedhur në mënyrë të ligjshme si kryetar i Kuvendit. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, janë dy arsye kryesore përse Enver Hasanit i është sugjeruar nga qarqe diplomatike në Prishtinë që të mos marrë pjesë në rastin Mustafa, për shkak të konfliktit të interesit që mund të ketë.

Dy arsye pse Hasani mund të mos jetë pjesë në rastin Mustafa

Rasti i parë mësohet të jetë përfshirja e tij në disa raste të shkeljeve ligjore, për të cilat pat raportuar e përditshmja “Koha Ditore”. Këto raportime rreth Enver Hasanit, i kishte fshehur Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, gjë që ka bërë që të ngritën dyshime për neutralitetin që mund ta ketë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në rastin e zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Pas publikimit të këtyre fakteve nga një e përditshme kosovare, ku Kryetari i instancës më të lartë Gjyqësore në vend dyshohet se është përfshirë në veprime të paligjshme, qarqet ndërkombëtare me ndikim në Prishtinë i kanë sugjeruar atij që të mos jetë pjesë e panelit për rastin Mustafa, për shkak të interferimeve që mund të ketë në rast. Pra, në një farë forme, Hasanit mund t’i ketë “ndihmuar” dikush nga pushteti që Ismet Kabashi ta fsheh lëndën e tij”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Dhe arsyeja e dytë, se përse Enver Hasanit i është sugjeruar të mos jetë pjesë e rastit Mustafa ka të bëjë me Komentarin e publikuar para disa kohësh nga vetë ai.

“Edhe çështja e publikimit të Komentarit mund të shihet si një lloj konflikti interesi. Mirëpo, arsyeja kryesore ka të bëjë siç e thash më lartë me dyshimin e përfshirjes së Hasanit në shkelje ligjore dhe fshehjen e rastit nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë ky burim.

Megjithatë, i njejti ka theksuar se është në dorën e Enver Hasanit se a do të jetë apo jo pjesë e rastit. E sigurtë është që atij i është përcjellur ky mesazh.

Gazeta Blic ka provuar që të bisedojë me Enver Hasanin për këtë temë mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Para pak ditësh Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që ta pezullojë Isa Mustafën në krye të Kuvendit deri në verdiktin përfundimtar, pas kërkesës që e kishte bërë PDK-ja për të vlerësuar ligjshmërinë e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit.

Çfarë do të bëhet me Kadri Kryeziun?

Përndryshe pos Enver Hasanit, edhe anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu nuk do të marrë pjesë në rastin Mustafa. Kjo është bërë e ditur qysh në njoftimin për vendimin e parë për Rastin Mustafa ku thuhet se Kryeziu nuk do jetë as në këtë lëndë pjesmarrës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani pas raportimit të mediave për pjesëmarrjen e Kadri Kryeziut në fushatën elektorale të PDK-së kishte premtuar se do të ndërmerren masa ndaj Kryeziut, por deri më sot nuk është ndërmarrë as një masë pos faktit që ai s’mori pjesë në vendimin për Pyetjet e Presidentes si dhe tashti në Rastin PDK vs. Kuvendi i Kosovës.

Thaçi: 25 korriku shoi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

0

Thaçi-25korrikKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka kujtuar aksionin e 25 korrikut të vitit 2011, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se 25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Tre vite më parë, më 25 korrik 2011 u zhvillua aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë. Kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi, teksa ka përkujtuar edhe rënien e policit Enver Zymberi.

“Në këtë operacion fisnik, ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë Enver Zymberi. Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës.

Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi.