10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese po përdorë standarde të dyfishta

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Gjykata Kushtetuese kur mori vendimin, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar, përdori standard të dyfisht. Sipas tij, në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, Kushtetuesja nuk mori një vendim të tillë për masë pezullimi.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se Kosova është peng “i zaptueshmërisë të regjimit të Thaçit”, siç shprehet ai, por thotë se të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë, përfshirë edhe ata të institucioneve të pavarura.

“Është standard i dyfishtë, i përdorur nga gjykata në rastin e presidentit të mëhershëm. S’ka pasë masë pezullimi, në këtë rast ka. Kosova është peng i zaptueshmërisë të regjimit, po përdori një term që e ka përdorë kryesisht Vetëvendosja, të regjimit të Thaçit, por nuk mundet me u mbajtë peng ky proces politik për shkak se të zgjedhurit, në këtë rast deputetët, e kanë vendosë me i dhanë zgjidhje çdo situate të krijume, qoftë edhe me ndërhyrje në institucionet e pavarura, do t’i japim zgjidhje përmes Parlamentit. Të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë. Prej të zgjedhurve të popullit, prej qytetarëve, prej kësaj shoqërie. Pra, edhe zoti Thaçi edhe PDK-ja e ka marrë shpërblimin e parë politik, askush nga ne në politikë nuk dëshiron me punu me ta, por edhe të tjetër, qofshin edhe në institucionet e pavarura, do ta marrin shpërblimin e vetë. Pra, do ta marrin shpërblimin e shërbimeve që ja bojnë zaptimit të Kosovës nga qeveria Thaçi. Pse? Sepse nuk është një proces ose nuk është një punë që ka të bëjë me grupacione politike. Është një punë që ka të bëjë me një vend, e njerëzit e këtij vendi po dojnë me i dhanë drejtim këtij vendi, e askush s’do të mund me e mbajtë peng.

KosovaPress: Megjithatë Presidentja duhet të dërgojë emrin e mandatarit

Haradinaj: Si presidentja, si kryegjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në rast se janë sovran do të respektohen si sovran, në rast se jo edhe ata do ta marrin vlerësimin e sovranit, në këtë rast qytetarëve, se të gjithë ne marrim vlerësim nga sovrani. I është dhënë një vlerësim nga sovrani PDK-së dhe zotit Thaçi, do ta ketë mundësinë me i dhanë sovrani një vlerësim secilit. Edhe presidentes, edhe kryegjyqtarit, në këtë rast zotit Hasani, edhe secilit tjetër. Askush s’muj e manë Kosovën peng”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përjashton çdo mundësi të ndonjë skenari në të cilin do të mund të përfshihej edhe Partia Demokratike e Kosovës në qeverisje, por vazhdon të mos shprehë siguri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje, dhe thotë se “Kosova duhet me mbetë proaktive në regjion, proaktive në integrime, proaktive në ekonomi”.

Bisedat me Vetëvendosjen nuk bëhen për një votë sa për të qeverisur, njejtë sikur nuk është e varur për votën e komuniteteve jo shqiptare, por sipas Haradianj të gjithë janë të varur nga përgjegjësit që i marrin.

“E para është me rëndësi, ne kemi pasë besimin e pakicave, komuniteteve etnike prej herët. Bisedat me Vetëvendosjen nuk janë të ndërlidhura fare për një votë sa për të qeverisë, ne e kemi votën për të qeverisë me vendin, i kemi mbi 60 votë. U vërtetu edhe në seancën që shkoi. Për qeveri mund të kemi edhe ma shumë. Do të thotë, mbi 60 votë i ka një qeveri LDK-AAK- NISMA por kontributi i Vetëvendosjes, mund të jetë i nevojshëm, i dobishëm, në rast se mërrijmë me u dakordu në parime të përgjithshme, duke rujtë edhe ndonjë specifikë, ndonjë mendim të ndarë për ndonë çështje. Shkojmë në këtë frymë, nuk jemi të varur nga askush, për votën në qeverisje. Pra, nuk osht se Qeveria e Kosovës është e varur, në fakt të gjithë janë të varur nga përgjegjësit që i marrin, pakicat serbe kanë interes me marrë përgjegjësi, komuniteti serb në Kosovë, komunitetet jo serbe. Me i marrë përgjegjësitë në qeverisje, me ju kthy qytetarëve të vet, pra nuk bohet fjalë për varshmëri ose për kushte, sikurse po flitet kohë pas kohe. Është gabim, edhe nuk është e vërteta ashtu”, thotë Haradinaj.

Sa i përket takimit të ndihmësekretares për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, në Departamentin e Shtetit Amerikan, me tre liderët e tri partive më të mëdha, por jo edhe atë të Albin Kurtit, Haradinaj thotë se “hetohet që është ende një ftohje, ose një zbehje e një besimi të ndërsjellë në mes të VV-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, mirëpo edhe ajo është evolutive, mund të ndryshojë”.

Ai thotë se kanë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, por që duhet të rrisë bashkëpunimin me Berlinin.

“Duhet ta ruajmë një partneritet me Uashingtonin, është tepër e nevojshme, është i dobishëm. Do të punojmë me BE-në, por duhet ta rrisim bashkëpunimin me Berlinin, pra duhet t’i japim një peshë këtij bashkëpunimi, meqenëse në këtë frymë ne, vetvetiu sa e kuptojmë rëndësinë e temave, dhe rëndësinë e partnerëve, të akterëve që na përballemi çdo ditë të jetës sonë”, deklaron Haradinaj.

Njëherit edhe i nominuar për kryeministër i koalicionit LDK-AAK-NISMA për Kosovën, Ramush Haradnaj, thotë se Kosova ka nevojë për një qeveri emergjente dhe politika urgjente, pasi që sipas tij “Kosova është e smuar shumë rond prej korrupcionit, kancer që i ka mrri, ka metastazu në vend”

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit