Home Blog Page 8304

Cheryl ende e mban tatuazhin Mrs C në qafë!

0

CherylCole-kengetareKishte premtuar më parë se nuk do ta hiqte kurrë tatuazhin e saj “Mrs C” në pjesën e qafës, edhe pse ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë i saj, Ashley Cole.

Por, për Cheryl Fernandez-Versini ndoshta mund të ketë ardhur koha ta rimendojë edhe njëherë artin trupor të saj, që i kujton thjesht ish-mbiemrin e saj nga martesa e parë, në një kohë që sapo është martuar me Jean-Bernard Fernandez-Versini.

Teksa merrte pjesë në një party, natën e së hënës, për të festuar martesën e saj të dytë, 2 javë më parë, me biznesmenin francez, veshja e saj “chic” shfaqte edhe njëherë tatuazhin e saj, të cilin nuk ishte munduar fare ta fshihte.

Cheryl, 31 vjeçe, i bëri “jehonën” e parë ish-mbrojtësit të majtë të Chelsea-t, 33-vjeçarit tashmë lojtar të Romës, gjatë Nëntorit të vitit 2007, 1 vit pasi ishin martuar së bashku, pikërisht me këtë tatuazh në qafë.

Por, ish-ylli i “Girls Aloud” nuk e dinte se 2 muaj pas këtij veprimi, parukierja e saj personale, Aimee Walton, do të deklaronte se kishte shoqëruar për 1 natë futbollistin, ish-bashkëshortin e saj, gjë që e detyroi atë të ndahej nga Ashley Cole në Shtator të 2010-s.

Megjithatë, këngëtarja nuk e hoqi atë tatuazh edhe gjatë kohës që ishte e lidhur me kërcimtarin amerikan, Tre Holloway, në 2012-n. Cheryl ka 12 tatuazhe në të gjithë trupin e saj, kryesori dhe më i madhi i të cilëve është ai me trëndafilat e kuq, i shtrirë nga mesi, në fundshpinën e saj, e që përfundon në kofshën e këmbës së majtë.

Tuna thyen YouTube, ‘MMV’ për një javë mbi 1 milion klikime

0

tuna-e1405272075552Kënga MMV e Tunës dhe Getoar ka arritur në Youtube mbi 1 milio shikime në më pak se një javë. Ky sukses i këngëtares e ka bërë atë krenare dhe këtë ajo e ka treguar me anë të një postimi në Facebook.

“As një javë dhe 1 milion klikime… Nuk po më befason aspak ky fakt, duke ditur që gjithmonë kam pasur përkrahjen tuaj dhe prandaj po e ndaj këtë moment të rëndësishëm me publikun.

Ishte ky një tjetër projekt me të cilin jam shumë e kënaqur dhe që po shihen rezultatet. Një projekt i madh, me bashkpuntorë shumë profesional dhe serioz.

Falënderoj të gjithë bashkpuntorët që punuan në këtë videoklip dhe të gjithë ata që e mirëpritën një projekt të tillë, më ndryshe.

Jo veq pare dhe sëag, na e bojna me mend…

#MMV #FenixTeam #MardanPalace #Smirnoff #Odeon”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Albano Carrisi, i ftuar special në dasmën e vajzës së Bamir Topit

0

Albano CarrisiKëtë të shtunë vajza e ish-presidentit Bamir Topi, Nada do të zhvillojë ceremoninë e martesës me Gurten Papulin, ku mes 400 të ftuarve do të ketë dhe një të ftuar special, këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi, bën të ditur Oranews.

Këngëtari Albano Carrisi ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë, mes impenjimeve të shumta në këtë sezon vere, i cili do t’ju falë kënaqësinë të ftuarve me zërin e tij brilant.

Familja Topi ka nisur dasmën me një darkë organizuar në një nga hotelet e Tiranës ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të fushave të ndryshme si Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Roza Anagosti etj dhe atmosfera është ndezur akoma më shumë me këngët e mrekullueshme të Irini Qirjakos.

Me sytë fokusuar nga moti duket se gjithçka është gati.

O’Relly: S’ka gjë nga trafikimi i organeve

0

Shtepia e bardh-trafikimi i organeveNjëri nga avokatët më të mirë në botë për krime të luftës, Michaell O’Relly ka thënë për Radio Dukagjinin se raporti i prokurorit Williamson bazuar në pretendimet e ngritura të Dick Martyt, nuk pritet të vërtetoi akuzat për trafikim organesh në Kosovë.

Ai ka thënë se përderisa ekipi i Williamson nuk gjeti prova për trafikim organesh, ndryshoi aktakuzën duke u kthyer në krime të luftës.

Por ai ka tërhequr vërejtjen se çdo dokument i natyrës së tillë do t’i sjell dëme Kosovës në imazhin ndërkombëtarë.

“Nuk jam i befasuar se nuk ka pasur trafikim të organeve sepse shumë herë është thënë se ka trafikim dhe kjo ka qenë absurde, sepse nuk është bazuar në asgjë. Por ajo çka është e pritshme se do të ketë akuza për veprimet individuale të njerëzve gjatë luftës”, ka theksuar avokati O’Relly

Avokati i cili ka udhëhequr ekipin mbrojtës të Ramush Hardinajt në Hagë, vlerësoi se megjithatë çka do që thotë raporti ai do t’i sjell dëme Kosovës në rrafshin ndërkombëtarë.

“Është e vështirë të dijë saktësisht se çka është shkruar në raport, pasi ende nuk e kemi parë përmbajtjen e tij. E kuptoi që ky dokument do të konkludoi se nuk ka pasur trafikim të organeve, por çdo raport i natyrës së tillë do t’i sjell dëme të mëdha Kosovës. Duhet të presim se çka do të ndodh por këto zhvillime nuk janë të mirëseardhura”, ka pohuar O’Relly.

Ai ka kritikuar ashpër qasjen e faktorit ndërkombëtarë që për gjykimet individuale të njerëzve të themelohen gjykata special.

“Dua të them që veprimet individuale ndaj njerëzve në këtë rast krimet ndaj serbëve është dashur të gjykohen në Kosovë në këtë rast nga EULEX-i dhe jo kjo çështje të marr përmasa ndërkombëtare, pra që të kemi një gjykim ndërkombëtarë. Kjo më shumë është bërë politikisht që ka nisura nga akuzat se ka pasur trafikim organeve në Kosovë”, ka potencuar O’Relly.

Prokurori Clint Williamson të hënën dhe të martën ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd ku është takuar me autoritet e lartat të të dyja vendeve, përjashtuar kryeministrin e Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi.

Ai u ka bërë të ditur palëve se raportin më të gjeturat e tij do ta bëjë publike gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

VV nuk voton koalicionin më pa marrëveshje

0

ErzenVraniqi-VVZyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mendojnë të ndryshojnë qëndrimin sa i përket rivotimit eventual për propozimin e Grupit parlamentar LDK-AAK-Nisma për të zgjedhur sërish kryetar Isa Mustafën. Ata do të do të abstenojnë nëse paraprakisht nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Kështu është shprehur Erzen Vraniqi, këshilltar për media i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili thotë se pozicioni i subjektit të tij nuk ndryshon nga ai që ka mbajtur në seancën e 17 korrikut në raport me votimin e propozimit të Isa Mustafës për kryeparlamentar, në rast se paraprakisht nuk arrihet ndonjë marrëveshje. Sipas tij, Vetëvendosje nuk do të ndryshojë pozicion.

“Do të veprojmë njëjtë siç vepruam në seancën konstituive të Kuvendit, më 17 korrik, nëse paraprakisht nuk kemi ndonjë marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-Nisma”, është shprehur Vraniqi për Botapress.

Murati: Jahjaga të rekomandojë zgjedhje të reja

0

Valon MuratiSekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka vlerësuar se as PDK-ja me parterët e saj e as koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund të garantojnë qeveri stabile dhe të qëndrueshme.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Murati ka deklaruar se ky ngërç politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të reja parlamentare.

“Në situatën në të cilën jemi futur si vend pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe pa marrë parasysh vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese, apo të vendimeve të tjera të saj, nëse paragjykojmë se do të vazhdojë saga drejtuar kësaj gjykate, kam bindjen e thellë se e vetmja zgjidhje nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e reja të përgjithshme”, ka thënë Murati. Në këtë kontekst, Murati i ka sugjeruar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që në konsultim me partitë politike, të merret vesh për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Madje Murati ka thënë se presidentja Jahjaga duhet të dalë publikisht dhe të rekomandojë zgjedhje të reja për Kosovën.

“Në këtë situatë presidentja e vendit, në konsultim me partitë politike, do të duhej sa më shpejt të merreshin vesh për organizimin e zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Madje mendoj se presidentja nuk do të duhej të hezitonte që edhe publikisht të rekomandonte zgjedhje të reja për të dalë nga ky ngërç politik në të cilin jemi futur. Përndryshe, zgjedhjet e reja do ta zgjidhnin lëmshin e të parit, sidomos në elektoratin shqiptar, duke qenë se në to do të kishim pak a shumë tri grupe: i pari koalicioni PDK-PD-LB, të cilit eventualisht do të mund t’i bashkëngjitej edhe AKR-ja, koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjen Vetëvendosje!”, është shprehur Murati, duke shtuar se, nëse Kosova shkon në zgjedhje, LB-ja do ta vazhdojë partneritetin me PDK-në.

“Sa i përket LB-së, edhe në zgjedhjet e ardhshme besoj se do të vazhdohet koalicioni ekzistues, sepse nuk ka ndryshuar ndonjë rrethanë që ne të ndryshojmë qëndrim në këtë drejtim”, ka thënë Murati.

Sinani: Gruevski s’mund t’i gjunjëzojë shqiptarët

0

Arsim Sinani-maqedoniNjohësi i proceseve politike në Maqedoni, profesori Arsim Sinani, ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët.

Arsim Sinani, profesor doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, president i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, ligjërues në Universitetin e Tetovës, ka folur për situatën e fundit në Maqedoni dhe për zgjidhjen e çështjes të të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai gjendjen në Maqedoni e ka përshkruar të tensionuar, me probleme, pa dialog mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pa dialog mes pozitës dhe opozitës, me një strategji të krizave të kontrolluara që, sipas tij, u ndihmon partive në pushtet ta kontrollojnë të gjithë këtë në favor të tyre, duke e shndërruar në fitore elektorale. Ai ka thënë se partitë politike shqiptare, pas protestave të Shkupit, e kanë humbur legjitimitetin në elektoratin shqiptar, edhe pse e kanë marrë votën e popullit në zgjedhjet e fundit. “Mendoj se janë harxhuar, por ky harxhim do të sjell pasoja pasi pushteti, siç thashë, i ka lodhur, i ka kënaqur, i ka sjellë në pozita që ta humbin kontaktin me votuesin shqiptar. Lidershipi shqiptar në Maqedoni lipset të jetë më i hapur për bashkëpunim me qytetarin sepse qytetari është ai që vendos për atë apo për këtë”, është shprehur Sinani.

Ai ka thënë se doktrina politike e Gruevskit është një doktrinë e cila ka këtë qëllim: “lodhjen e shqiptarëve në staza të gjata. Ai po e përdor një taktikë ftohtë-nxehtë me shqiptarët duke dashur t’i bëjë pesimistë, por realiteti është se kjo doktrinë çdo ditë e më shumë po fiton fuqi, por po i del ndryshku, ashtu siç ka filluar t’u dalë ndryshku përmendoreve në Shkup. Këtë betejë me shqiptarët ai e ka të humbur dhe këtë do ta kuptojë atë ditë që do të jetë në opozitë dhe do ta shohë se sa gabim e ka pasur kur ka menduar se shqiptarët mund të gjunjëzohen”, ka thënë Sinani.

Arsim Sinani ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët. “Kjo është një çështje që e dinë vetë maqedonasit e sotëm, e di edhe faktori ndërkombëtar, e di edhe faktori global politik”, ka thënë Sinani. Ai ka thënë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si lider i shumicës shqiptare nuk u soll në raport me votën të cilën ia dha elektorati shqiptar në Maqedoni.

Seksi Samanta vjen me ‘Ti se din se’

0

maxresdefault36-700x357Duket sikur kjo verë ka filluar të jetë shumë e nxehtë për këngëtarët tanë nga Kosova dhe Shqipëria.

Samanta Karavello dhe Onat, sjellin këngën e tyre të re ‘Ti se din se’, këngë kjo e shkuar nga vetë Onat dhe Ronela Hajati, ndërsa videoklipi është realizuar nga Entermedia.

Vizat, në fund të vitit 2015!

0

VizatKosova po pret që të marrë raportin e vlerësimit të Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Raporti, sipas njohësve të integrimeve evropiane nuk pritet që t’i mundësojë Kosovës liberalizimin e vizave para vitit 2015.

Sipas tyre, shkak i kësaj është sepse Kosova ka ngecur në pavarësimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë si një ndër pikat më kryesore të udhërrëfyesit, duke i shtuar këtu edhe migrimin e paligjshëm të kosovarëve që kanë ‘vërshuar’ vendet e Evropës në kërkim të lejes se qëndrimit në BE.

Në pritje të ardhjes së raportit të vlerësimit, ministri i Brendshëm në detyrë Bajram Rexhepi, të mërkurën kishte paralajmëruar një konferencë për media lidhur me këtë ngjarje, por në ndërkohë e ka anuluar konferencën përmes një komunikate. /Tribuna/

Në zemër

0

Skender Berisha

Strehuar të kam në këtë kuvli

këndon herë-herë sikur kumri
më zgjon kur stepem ndokund
ma zgjat dorën për përkëdheli

nuk di si zure vend kur ke hy
dashurisht të them rri moj aty
u paluan kohë e ditë palë-palë
nëpër pulsin tim të ndiej të valë

trokon zemra me timbrin tënd
vjen çasti edhe kur humb rend
diçka e dashur tash më tremb
se nuk e di dhemb a s’dhemb

ngjesh dorën te zemra e ndrydh
mos del që andej moj e brydhtë
se më mbulon frik nata e dylltë
duke t’kërkuar qytetit të shurdhtë

Skender Berisha