13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

O’Relly: S’ka gjë nga trafikimi i organeve

Shtepia e bardh-trafikimi i organeveNjëri nga avokatët më të mirë në botë për krime të luftës, Michaell O’Relly ka thënë për Radio Dukagjinin se raporti i prokurorit Williamson bazuar në pretendimet e ngritura të Dick Martyt, nuk pritet të vërtetoi akuzat për trafikim organesh në Kosovë.

Ai ka thënë se përderisa ekipi i Williamson nuk gjeti prova për trafikim organesh, ndryshoi aktakuzën duke u kthyer në krime të luftës.

Por ai ka tërhequr vërejtjen se çdo dokument i natyrës së tillë do t’i sjell dëme Kosovës në imazhin ndërkombëtarë.

“Nuk jam i befasuar se nuk ka pasur trafikim të organeve sepse shumë herë është thënë se ka trafikim dhe kjo ka qenë absurde, sepse nuk është bazuar në asgjë. Por ajo çka është e pritshme se do të ketë akuza për veprimet individuale të njerëzve gjatë luftës”, ka theksuar avokati O’Relly

Avokati i cili ka udhëhequr ekipin mbrojtës të Ramush Hardinajt në Hagë, vlerësoi se megjithatë çka do që thotë raporti ai do t’i sjell dëme Kosovës në rrafshin ndërkombëtarë.

“Është e vështirë të dijë saktësisht se çka është shkruar në raport, pasi ende nuk e kemi parë përmbajtjen e tij. E kuptoi që ky dokument do të konkludoi se nuk ka pasur trafikim të organeve, por çdo raport i natyrës së tillë do t’i sjell dëme të mëdha Kosovës. Duhet të presim se çka do të ndodh por këto zhvillime nuk janë të mirëseardhura”, ka pohuar O’Relly.

Ai ka kritikuar ashpër qasjen e faktorit ndërkombëtarë që për gjykimet individuale të njerëzve të themelohen gjykata special.

“Dua të them që veprimet individuale ndaj njerëzve në këtë rast krimet ndaj serbëve është dashur të gjykohen në Kosovë në këtë rast nga EULEX-i dhe jo kjo çështje të marr përmasa ndërkombëtare, pra që të kemi një gjykim ndërkombëtarë. Kjo më shumë është bërë politikisht që ka nisura nga akuzat se ka pasur trafikim organeve në Kosovë”, ka potencuar O’Relly.

Prokurori Clint Williamson të hënën dhe të martën ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd ku është takuar me autoritet e lartat të të dyja vendeve, përjashtuar kryeministrin e Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi.

Ai u ka bërë të ditur palëve se raportin më të gjeturat e tij do ta bëjë publike gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Më Shumë

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

Lajmet e Fundit