Home Blog Page 8335

Izraeli sulmon sërish Gazën

0

Gaza14Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, një ditë pas shpalljes së armëpushimit që dështoi.

Sulmet në Rripin e Gazës vranë të paktën shtatë palestinezë në orët e para të së mërkurës, thanë zyrtarët e shëndetësisë së Gazës, transmeton Zhurnal. Ata njoftuan se janë shkatërruar shtëpi, ndër to edhe të një lideri politik të të Hamasit .

Konflikti që ka filluar në javën e dytë mori një pikë kthese të martën, pasi Hamas kishte sfiduar thirrjet arabe dhe perëndimore për armëpushim.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se kishte dërguar mesazhe paralajmëruese për banorët në veri të Rripit të Gazës për tu evakuuar nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, këto paralajmërime janë qesharake, pasi ata kishin më pak se 59 sekonda për të ikur para se të hidheshin raketat. Deri tani, numri i viktimave ka shkuar në 206, ndërsa numri i të plagosurve nga agresioni izraelit është mbi 1300.

Përfundon mbledhja e PDK-së, Thaçi: Nuk lëshojmë pe!

0

Kryesia e PDK14-16Kryesia e PDK-së, pas takimit që ka mbajtur sot ka vendosur që në seancën e nesërme të mos tërhiqet përballë presionit të bllokut opozitar sa i përket përpjekjes për të marrë të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

PDK ka vendosur që si parti e parë e dalur nga zgjedhjet të shfrytëzoi të drejtën e kandidimit të njërës nga figurat qëndrore për postin e kryekuvendarit, sikurse pretendon se në të njëjtën mënyrë do të arrij të bëjë edhe me postin e kreyministrit, shkruan Gazeta Blic.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi pas takimit të Kryesisë tha se institucionet e reja të Kosovës do të funksionalizohen në bazë të rezultatit zgjedhorë të 8 qershorit, të cilat PDK-në e nxorën parti të parë dhe fituese të këtyre zgjedhjeve, andaj u shpreh se fillimisht në seancën e nesërme PDK-ja do të jep kandidatin për kryetar të Kuvendit, do të sigurohen vota të mjaftueshme për zgjedhjen e tij dhe gjithashtu PDK-ja do të ketë të drejtën e nominimit të qeverisë, për të cilën Thaçi tha se qeveria do të jetë e kryesuar nga PDK-ja së cilës i takon mandatin në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Blloku opozitar takohet me deputetët serbë

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma sot takohet me deputetët e minoritetit serb.

Takimi do të mbahet nga ora 14 në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ky bllok dje është takuar me pakicat jo-serbe.

Reagon Surroi: Një herë i djegin librat, pastaj i veshin këmishat e zeza

0

BRITAIN KOSOVOPas djegëses të librit ”Këmbët e gjarprit”, të Veton Surroit ka reaguar ky i fundit.

Veton Surroi në një postim në rrjetin social ka thënë se një herë djegin librat, pastaj i veshin këmishat e zeza.

“..nje here i djegin librat, pastaj i veshin kemishat e zeza…”, shkruan Surroi.

KMDLNj dënon djegien e librit “Këmbët e gjarprit” të Veton Surroit

0

KMDLNJ-logoSipas informatave të KMDLNj –së e që tash janë bërë publike, OVL e UÇK në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj i’a futi flakën librit të Veton Surroit “Këmbët e gjarprit” me arsyetim se autori i këtij libri e mohon luftën çlirimtare të UÇK –së, fyen luftëtarët dhe udhëheqësit e kësaj lufte duke e mohuar edhe vet ekzistencën e UÇK –së.

Djegia u bë në mënyrë simbolike, si shprehje e pakënaqësisë me përmbajtjen e librit.

KMDLNj përkujton se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes e shprehur gojarisht apo në formë të shkruar është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

KMDLNj e dënon këtë veprim të djegies së librit si sulm që e rrezikon lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes dhe kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë t’i nisin hetimet për këtë rast.

“Djegia e librit, qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut. Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqej, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxitë urrejtje racore, fetare etj. Në një shtet ligjor duhet të sillemi në përputhje me ligjin dhe shkelësit e ligjit, si ata që shkruajnë edhe ata që “të drejtën mbi të vërtetën” e kanë privatizuar duhet të trajtohen në përputhje me ligjin”, thuhet në një reagim të KMDLNj-së.

Sipas të KMDLNj-së, të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe si të tilla duhet t’i respektojmë ndërsa përgjegjësia është individuale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë!

Krasniqi: Nuk ka arsye për konfrontim

0

Jakup Krasniqi14-12Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë se nuk ka asnjë arsye që të ketë konfrontim në kuvend gjatë seancës së nesërme pasi sipas tij është më e rëndësishme se kush i ka votat se sa kush ulet.

“A do të ketë konfrontime më 17 korrik?

Më 17 korrik 2014 nuk egziston asnjë arsyje e vetme për asnjë formë të konfrontimit apo luftës për ul?se. Në Kuvend “konfrontimet” bëhen më debate të argumentuara dhe me shumësinë e votave. Shumica i merr vendimet.

Pozicionimi në qender (ulja në qender) në vetvete nuk i garanton votat e mjaftueshme për vendimmarrje.

Numrat për votat e mjaftueshme për zgjedhjen e institucioneve të shtetit duhet të sigurohen para se të shkohet në Seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kushdo që i bënë votat e merr përgjegjësinë e ndërtimit të institucioneve, në rastin tonë zgjedhë, Kryetarin e Kuvendit dhe Kabinetin Qeveritar. Në demokraci rrugë tjetër për të marrë pushtetin, veç pushtetit të votës nuk ka.

Ta saktsojmë edhe ketë, nuk ka asnjë formë të presionit, individuale apo institucionale që mund ta detyroj deputetin për dhënjën e votës, veç vullnetit të tij/saj apo edhe vetënënshtrimit të tij/saj. Ketë ia garanton Kushtetuta, neni 70, paragrafi i parë.

Kush nuk e ka mësuar ketë deri sot, duhet ta mësoi nëse e ka prioritet demokracinë”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Haradinaj: Deri nesër, vështirë të arrihet marrëveshja me VV-në

0

Kurti-Haradinaj14-14Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Këshillin Drejtues për të diskutuar rreth seancës së nesërme dhe formimit të qeverisë pas konstituimit të Kuvendit.

Kreu i AAK-së tha se sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen, është e vështirë të mendohet se mund të arrihet për seancën e nesërme, mirëpo ai tha se ekziston mundësia e bisedimeve për procese të mëtejmë siç është formimi i qeverisë.

Haradinaj shtoj se ai beson që nesër do ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe kryesinë derisa ka shprehur besimin se edhe minoritetet do ta japin votën.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), konform statusit të partisë, në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi unanimisht që edhe formalisht të mandatojë Kryetarin Haradinaj për vazhdimin e konsultimeve për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, NISMA-n për Kosovën dhe me spektrin tjetër politik dhe përfaqësuesit e komuniteteve”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

Flori dhe Albatriti sjellin “llokumin” e kësaj vere

0

Flori dhe AlbatritiI njohur për shumë hite të krijuara, këngëtari i famshëm Flori Mumajesi duket se shpejtë do të sjellë një tjetër të tillë që do të këndohet nga Albatrit Muçiqi.

Në një video të publikuar në Facebook, Flori shihet teksa bën një bisedë me Albatritin që në formë loje i kërkon t’i lëshojë një këngë.

Së bashku me tekstin e bashkëngjitur videos “SA SA?”, edhe kënga që lëshon Flori mbase shfaq refrenin e këngës që do të titullohet “Sa”.

Në bazë të bisedës, kënga duket se do të jetë “llokumi” i kësaj vere të cilës tashmë i janë vërsulur projekte të shumta.

Fundi i Korrikut do ta trondisë Kosovën, Aktakuza për Krime Lufte, Krim të Organizuar e Korrupsion!

0

EULEX-pjestartJava e fundit e muajit Korrik në Kosovë do të jetë e nxehtë. Në fakt, siç burime ndërkombëtare në Prishtinë dhe Bruksel kanë bërë të ditur për Gazetën Blic, nga fundi i Korrikut dhe përgjatë tërë muajit Gusht, Kosova do të tronditet si pothuajse asnjëherë më parë prej pas luftës së vitit 1999. Kjo, sepse priten ngritje aktakuzash dhe me këtë edhe arrestime të ish-Ministrave, ish-Deputetëve por edhe të Ministrave dhe deputetëve aktualë posa të zgjedhur për Kuvendin më të ri të Kosovës. Shumica prej tyre janë figura kyçe dhe të njohura në politikën e Kosovës.

Këto burime i kanë thënë Gazetës Blic me kushtin që të ruhet anonimiteti i tyre se liderët partiakë dhe sidomos z. Hashim Thaçi tashmë kanë marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtare që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t’i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që “më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji”.

“Sidomos z. Thaçi e ka mëse të qartë se cili nga kolegët e tij nuk është dashur as që të kandidojë për zgjedhjet e fundit sepse emrat i ka patur në tavolinë. Është çështje e tij si do t’i zgjedhë problemet me ta kur të ngriten aktakuzat” i është thënë kësaj gazete.

“Me datën 28 Korrik, Prokurori Williamson do të paraqesë raportin e hetimeve bazuar në pretendimet e z. Marty. Ajo që ne kemi bërë në Kosovë është se këso radhe kemi koordinuar punën me Task Forcën e z. Williamson dhe në bazë të raportit edhe do të ngrejmë aktakuzat në fjalë të cilat do të jenë të bazuara në krimet e luftës dhe sidomos në krimin e organizuar dhe kjo bazuar në raportin e z. Williamson i cili pjesërisht u jep të drejtë pretendimeve të z. Marty sidomos kur korrupsioni dhe krimi i organizuar janë në pyetje”, kanë thënë këto burime për Gazetën Blic.

Shkaku pse ndërkombëtarëve po u ngutet këso radhe është mëse praktik. Nga Shtatori në Kosovë do të ngjajë i ashtuquajturi transferim i kompetencave në shumë sektore të Eulex-it. Kështu, hetuesisë dhe gjyqësisë vendore do t’i transferohen shumica e kompetencave që ndërkombëtarët kanë në Kosovë kurse këta të fundit nga mesi i Shtatorit do të kenë vetëm role këshilldhënësish pranë kolegëve të tyre nga Kosova.

Nëse këto aktakuza ndërlidhen me situatën aktuale politike në Kosovë nuk dihet. Burimet në fjalë i kanë thënë kësaj gazete që “është punuar në bazë të një itinerari të brendshëm i cili natyrisht që bëhet në koordinim me punëdhënësit tanë. Dhe natyrisht që punëdhënësit tanë janë nga politika”.

Nesër pritet përndryshe konstituiimi i Kuvendit të Kosovës dalë nga zgjedhjet e 8 Qershorit.

Arrestohet vëllau i Ministrit Buja, festoi me kallash

0

RameBuja-ministri arsimitLutfi Buja, vëllai i Ministrit të Arsimit, nuk i ka kursyer fishekët të martën në gëzimin familjar që është mbajtur në konakun e familjes së tij në fshatin Bujan të Lypjanit, raporton Koha Ditore.

Aty, ministri ka organizuar dasmën e dy djemve të tij që i ka martuar në të njëjtën ditë.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë rreth orës 22 në këtë festë duke arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Për vepër penale të gjuajtjes më armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Besa Krajku ka kërkuar paraburgim një muaj për të.