9.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Mars, 2023

KMDLNj dënon djegien e librit “Këmbët e gjarprit” të Veton Surroit

KMDLNJ-logoSipas informatave të KMDLNj –së e që tash janë bërë publike, OVL e UÇK në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj i’a futi flakën librit të Veton Surroit “Këmbët e gjarprit” me arsyetim se autori i këtij libri e mohon luftën çlirimtare të UÇK –së, fyen luftëtarët dhe udhëheqësit e kësaj lufte duke e mohuar edhe vet ekzistencën e UÇK –së.

Djegia u bë në mënyrë simbolike, si shprehje e pakënaqësisë me përmbajtjen e librit.

KMDLNj përkujton se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes e shprehur gojarisht apo në formë të shkruar është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

KMDLNj e dënon këtë veprim të djegies së librit si sulm që e rrezikon lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes dhe kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë t’i nisin hetimet për këtë rast.

“Djegia e librit, qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut. Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqej, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxitë urrejtje racore, fetare etj. Në një shtet ligjor duhet të sillemi në përputhje me ligjin dhe shkelësit e ligjit, si ata që shkruajnë edhe ata që “të drejtën mbi të vërtetën” e kanë privatizuar duhet të trajtohen në përputhje me ligjin”, thuhet në një reagim të KMDLNj-së.

Sipas të KMDLNj-së, të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe si të tilla duhet t’i respektojmë ndërsa përgjegjësia është individuale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë!

Më Shumë

Mediat serbe e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”

Zvicra do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, përballje kjo që UEFA vendosi të luhej në Serbi (për...

Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë, në rrugën Gjakovë-Prizren, nga ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...

Lajmet e Fundit