8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Krasniqi: Nuk ka arsye për konfrontim

Jakup Krasniqi14-12Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë se nuk ka asnjë arsye që të ketë konfrontim në kuvend gjatë seancës së nesërme pasi sipas tij është më e rëndësishme se kush i ka votat se sa kush ulet.

“A do të ketë konfrontime më 17 korrik?

Më 17 korrik 2014 nuk egziston asnjë arsyje e vetme për asnjë formë të konfrontimit apo luftës për ul?se. Në Kuvend “konfrontimet” bëhen më debate të argumentuara dhe me shumësinë e votave. Shumica i merr vendimet.

Pozicionimi në qender (ulja në qender) në vetvete nuk i garanton votat e mjaftueshme për vendimmarrje.

Numrat për votat e mjaftueshme për zgjedhjen e institucioneve të shtetit duhet të sigurohen para se të shkohet në Seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kushdo që i bënë votat e merr përgjegjësinë e ndërtimit të institucioneve, në rastin tonë zgjedhë, Kryetarin e Kuvendit dhe Kabinetin Qeveritar. Në demokraci rrugë tjetër për të marrë pushtetin, veç pushtetit të votës nuk ka.

Ta saktsojmë edhe ketë, nuk ka asnjë formë të presionit, individuale apo institucionale që mund ta detyroj deputetin për dhënjën e votës, veç vullnetit të tij/saj apo edhe vetënënshtrimit të tij/saj. Ketë ia garanton Kushtetuta, neni 70, paragrafi i parë.

Kush nuk e ka mësuar ketë deri sot, duhet ta mësoi nëse e ka prioritet demokracinë”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Më Shumë

Rregullohen kulmet e banesave kolektive në Prizren

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren po vijon me realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët, duke...

Nata e dytë e ‘Fest 2’ spektakolare, mësohen 9 këngët finaliste

Edhe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK ka ofruar një spektakël magjik, ku të pranishmit në sallë dhe teleshikuesit anembanë patën...

Lajmet e Fundit