Home Blog Page 8336

Samiti i BE-së për postet drejtuese

0

samiti beKrerët e BE-së po mbajnë një samit të posaçëm për të zgjedhur dy drejtues të lartë, atë të Shefit të Politikës së Jashtme dhe të Presidentit të Këshillit Europian. Catherine Ashton dhe Herman Van Rompuy do të largohen nga këto poste në muajin nëntor.

Analistët thonë se ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini mendohet të zgjidhet në postin e Shefes së Jashtme, por të tjerë janë shprehur se disa vende të Europës Lindore janë kundër Mogherini-t, pasi e kanë vlerësuar atë të papërvojë dhe për pasojë mund të jetë shumë e butë ndaj Rusisë.

Kryeministri danez Helle Thorning-Schmidt është parë si një konkurrent i fortë për të zëvendësuar Van Rompuy si President i Këshillit.

Por në vitin 2009, emërimet e baroneshës Ashton dhe Van Rompuy erdhën si një surprizë e madhe për shumë vëzhgues, kështu që rezultati i Samiti është i paparashikueshëm.

Takimi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian konfirmoi Jean-Claude Juncker si President i Komisionit Europian. Ky vendim u kundërshtua me force nga kryeministri anglez David Cameron, te cilit iu bashkua vetëm Hungaria në revoltën e emërimit te Juncker.

Ish kryeministri i Luksemburgut ne fjalimin e tij pas marrjes se detyrës mbrojti euron, duke argumentuar se ne këto vite të gjata të krizës ekonomike që kishte përfshirë vendet e BE-së, ishte monedha e vetme, e cila sipas tij kishte penguar shtetet e mëdha anëtare të shkonin drejt një ‘luftë monetare’ me njëri-tjetrin.

Skandalet e mbulojnë diplomacinë e Maqedonisë

0

maqedonia4Maqedonia mbetet edhe pa ambasadorin në Berlin. Javën e kaluar ka dhënë dorëhqeje nga funksioni i ambasadorit Nenad Kolev, vetëm një muaj e gjysmë para se të udhëtojë drejt një prej qendrave më të mëdha dhe më të fuqishme europiane. Kolev, njëherësh ka dhënë dorëheqje edhe nga funksioni drejtor i drejtorisë së diplomacisë ekonomike në MPJ.

Kolev, dorëhqejen e ka dhënë më 9 korrik, për shkak të pakënaqësive dhe mospërputhshmërinë me ministrin e punëve të jashtme Nikolla Poposki. Kolev ka theskuar se në përgatitjet e fundit para se të shkojë si ambasador në Berlin ka marrë dilema serioze pasi është konsideruar si i paparashikueshëm.

Nga MPJ kanë pohuar se Kolev ka dhënë dorëheqje, por sipas tyre nga arsye personale. Nuk bëhet fjalë për mosbesim, pasi në këtë rast Kolev as që do të propozohej për ambasador në Berlin.

Por nga kjo ministri kanë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje s esi do të pranohet ky vendim nga Gjermania, e cila më 30 janar i kishte dhënë agreman ambasadorit t ëri, Nenad Kolev.

Në fakt, ky nuk është dështimi i vetëm dhe skandali i vetëm që e përfshinë MPJ-në pas ardhjes së ministrit Nikolla Poposki në kreun e diplomacisë së Maqedonisë.

Muaj më parë kishte refuzuar të shkojë në Moskë edhe ambasadori Nikolla Dimitrov, i cili pasi kishte marrë agreman nga shteti rus ka vendosur të tërhiqet nga detyra e deritanishme dhe të punojë në Hagë, në një prej institutet holandeze.

Porosi joserioze është dërguar edhe me Antonio Milloshoski, i cili kishte marrë agremanin për të shkaur ambasador në Kroaci, ndërsa ai vendosi që të mbetet deputet dhe njëherësh është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Të fitosh agreman nga shteti përkatës dhe në fund të mos shkosh në këtë shtet është skandal diploamtik dhe kjo tregon se Maqedonia po bllokohet çdo ditë e më shumë në vetvete duke krijuar çdo ditë e më shumë ftohje të marrëdhënieve diplomatike.

Karrueche Tran, e frikësuar!

0

Karrueche TranE dashura e Chris Brown po ndjehet e frikësuar. Ajo ka treguar se të jetë në lidhje me një njëri të famshëm ka qenë diçka e re për të dhe po ashtu përballja me fansat e Rihannës është si një betejë për të

Më në fund Karreuche Tran është prononcuar në lidhje me të dashurin e saj, ku më herët u përfol se ata janë ndarë. Sipas thashethemeve të fundit, shkak për këtë ndarje ishte bërë një foto e saj, ndërsa kishte dalë e zhveshur. Më pas, mediat rozë publikuan disa foto të Chris Brown, ku ishte në shoqërinë e një femre, e panjohur për publikun.

Zërat tashmë janë hedhur poshtë, ku dy ditë më parë çifti doli në publik në krah të njëri-tjetrit. Duket se fansat janë ende në pritje se çfarë do të ndodhë mes tyre, pasi Karreuche Tran është rrëfyer për të gjitha vështirësitë që ka ndjerë, kur ke të dashur një njeri të famshëm. Gjatë një interviste, ajo ka thënë se është ndjerë e fyer nga fansat, teksa ata nuk dinë asgjë për jetën personale.

Bukuroshja 26-vjeçare ka thënë se është si të luftosh në një beteje më bukuroshen nga Barbados, gjatë një interviste për Just Keke.
“Nuk kam dalë me një të famshëm deri tani dhe ishte diçka e re për mua. Të përballem me paparacët dhe çdo gjë. Edhe çështja e Rihannës ka qenë diçka e vështirë për mua, sepse nëse ishi i të dashurit tënd është një person i famshëm, ti duhet të përballesh me një luftë të vërtetë dhe me fansat e saj, të cilët të fyejnë sepse nuk dinë asgjë për ty”.

“Ndoshta nesër s’je” nga NRG Band

0

NRG BandPas lansimit të këngës se tyre nga NRG Band ‘As 5 pare’ që rezultoi të jetë e suksesshme, ata po përgatitin këngën e tyre të re. Këtë e ka bërë të ditur vetë solisti i këtij grupi, Besnik Qaka, në një intervistë për gazetën Tribuna.

Ai ka treguar se kush e ka punuar këngën dhe si do të titullohet. “Është një këngë e re që jemi duke e punuar, është e zhanrit regaton. Teksin e ka shkruar Arianit Palaj, kurse muzikën e orkestrimin i kam bërë unë me bendin në studion tonë ‘NRG Enterteinment’.

Kënga titullohet ‘Ndoshta nesër s’je’”. Besniku ka shtuar tutje se do të jetë produksioni ‘Asha Graphics’ ata që do të bëjnë klipin e kësaj kënge “Kësaj radhe spotin do t’ia bëjmë me produksionin ‘Asha Graphics’..

Dhjetë thënie të njohura nga nobelistja Nadine Gordimer

0

Nadine Gordimer,Nadine Gordimer ishte fituesja e çmimit të parë “Nobel” për letërsinë në Afrikën e Jugut. Një firmë ligjore që përfaqëson vajzën dhe djalin e shkrimtares deklaroi se 90-vjeçarja u nda qetësisht nga jeta të dielën, në shtëpinë e saj në Johanesburg.

Ajo e mori “Çmimin Nobel” në letërsi në vitin 1991, çast që përkoi me një moment të shpresës dhe dhunës së madhe në Afrikën e Jugut. Gordimer ka shkruar dhe botuar deri në ditët e fundit të jetës së saj. Vepra e autores nga Afrika e Jugut është e përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët e botës. Sjellim 10 thënie të saj të njohura.

1. Asnjë fakt që shkruaj apo them nuk do të jetë aq i vërtetë sa trillimi.
2. Të shkruash është të kuptosh jetën. Njeriu punon gjithë jetën me shpresën se mund të ketë kuptuar një pjesë të vogël.
3. Kam dështuar në shumë gjëra, por kurrë nuk jam frikësuar.
4. Jam flaka e një qiriu që lëkundet nga rrymat e ajrit që s’mund të shihen.
5. Të gjithë përfundojnë një ditë vetëm dhe në kërkim të vetes.
6. Është më e thjeshtë për ish-padronët të lënë mënjanë maskat që fshehin humanitetin e tyre, sesa për ish-skllevërit të njohin fytyrën poshtë maskave. Apo të besojnë se ata nuk po mbajnë një maskë të re.
7. Njerëzit i dhurojnë njërit-tjetrit gjëra që s’mund të mbështillen me ambalazh dhuratash.
8. Censura nuk mbaron kurrë për atë që e ka përjetuar. Është një shenjë në imagjinatë që e ndikon individin që e ka vuajtur, përgjithmonë.
9. Nuk mund ta ndryshosh një regjim bazuar në dhembshuri. Duhet të jetë diçka më e fortë se aq.
10. Faktet janë gjithnjë më të pakta se ajo që ka ndodhur në të vërtetë.

Treshja vazhdon vetë, por drejt zgjedhjeve

0

ramushi, limaj  mustafaBlloku LDK, AAK dhe Nisma duket se po e humb partnerin e supozuar më 10 qershor, ditën kur liderët e këtyre tri subjekteve e kishin nënshkruar një draft inicial të marrëveshjes për koalicion.

Me 47 ulëse në Kuvend, ky bllok kishte supozuar se do ta ketë edhe mbështetjen e 16 deputetëve të Vetëvendosjes. Ndonëse me vizione e pikëpamje të ndryshme, pas humbjes në zgjedhje këto subjekte u lidhën për një interes të përbashkët politik, e që ishte bllokimi i PDK-së për të marrë sërish pushtetin.

Por, pas disa përparimeve në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës pa partinë fituese, nga e hëna, gjërat nuk rrodhën më sipas parashikimeve fillestare. Madje, u tha se procesi ishte kthyer në pikën zero./Tribuna/

Mustafa: Do të vazhdojmë dialogun dhe procesin e privatizimit

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherit edhe i nominuar nga koalicioni LDK-AAK-NISMA për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë ka dhënë rezultatet e tij.
Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,

Qeverisjen e mirë e siguron platforma e qartë që përcakton programin qeverisës, pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e partnerëve në qeverisje dhe mekanizmat që rregullojnë këto raporte. Por unë jam ithtar edhe i besimin reciprok si një parakusht themelor, sepse në këtë vend janë nënshkruar dokumente të rëndësishme por më vonë nuk janë zbatuar.

Me marrëveshjen pas zgjedhore kemi siguruar grupin më të madh parlamentar, na takon ta propozojmë Kryetarin e Kuvendit dhe do të sigurojmë votat që ta zgjedhim Kryeministrin.

Kosovën do ta ndërtojmë me thellimin e partneritetit me vendet e BE-së dhe SHBA si dhe me vende të tjera që kanë përkrahur Kosovën në proceset e pavarësisë dhe shtetëndërtimit.

Këto vende kërkojnë të vazhdohet me dialogun dhe Kosova të implementoj marrëveshjet nga dialogu.

Dialogu i ka dhënë rezultatet e tij, janë mbajtur për herë të parë zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës; përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore sot janë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ata po integrohen.

Fondet që i jep Serbia për serbet e Kosovës do të kalojnë përmes thesarit të buxhetit të Kosovës, ato nuk do t’u shërbejnë më grupeve kriminele serbe e shqiptare. Kjo është e arritur. Kosova dëshiron reciprocitet dhe dialogu zhvillohet mbi baza të reciprocitetit dhe me subjekte reciproke.

Në Kosovë është në përfundim e sipër procesi I privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ka pasur dhe ka shumë vërejtje për këtë proces, por konsideroj se ky proces është i pakthyeshëm ashtu siç është e pakthyeshme prona shoqërore dhe sistemi të cilit i ka shërbyer kjo pronë.

Prandaj, vërejtjet për kërkesat që kanë të bëjnë me hetimin e procesit të privatizimit ose për vlerësimin e privatizimit nuk kanë të bëjnë me faktin se aty nuk ka pasur lëshime.

Lëshimet le t’i ndjekin organet që kanë përgjegjësi ligjore ta bëjnë këtë punë, ndërkaq qeverisja e ardhshme duhet të krijoj mekanizma që këto firma dhe prona të privatizuara të aktivizohet dhe të shndërrohen në asete ekonomike, në vende të punës dhe zhvillim.

Konsideroj se do ta kemi lehtë ta gjejmë interesin e marrëveshjes sonë, nëse e qartësojmë se a dëshirojmë të shikojmë mbrapa apo përpara.

Unë jam që të gjejmë këtë interes për të shikuar përpara, për ta nxjerrë këtë vend nga kapja e shtetit, nga krimi dhe nga gjendja e rëndë ekonomike.

Për të zgjidhur problemet e së kaluarës, kontributi më i madh I yni do të ishte që të mos interferohemi dhe të depolitizohet sistemi gjyqësor, që ky sistem në mënyrë të pavarur ta bëjë punën e vet.
/Telegrafi/

Dembelët e UP-së!

0

UP-rektoratiIbrahim Gashi duket se është profesori më i parregullt në Fakultetin Filozofik. Këtë së fundi e kanë vënë në pah nëpërmjet një pyetësori Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë analizuar mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin akademik 2013-2014 në këtë fakultet.

Ky këshill ka dorëzuar raportin në dekanatin e Fakultetit Filozofik dhe janë duke pritur të merren masat kundrejt këtyre parregullsive.

Prodekani në Fakultetin Filozofik, Dashamir Bërxulli, thotë se e kanë marrë raportin e bërë nga këshilli, mirëpo sipas tij këto rezultate do të krahasohen me raportet e mëhershme të bëra nga zyra për zhvillim akademik në UP dhe pastaj do të ndërmerren masat e duhura.

PDK: Veç “kur t’ja nini krismën”!

0

PDK-logo8-07Mos arritja e marrëveshjes ndërmjet koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje, po i shkon për shtati e po i jep shpresa partisë që i fitoi zgjedhjet e 8 qershorit, PDK së Hashim Thaçit, raporton televizioni Rrokum.

Fjalët nënkryetari të PDK-së, Hajredin Kuçit, se ose PDK ka me formu qeverinë, ose para vetes i kemi edhe një palë zgjedhje, duket se është parashikim që mund të jetë realitet.

PDK po pret zhvillimet finale të koalicionit, që të nis gjahun për subjektin që pranon bashkëqeverisjen me të. Madje, që dy ditë është shtyrë mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, që ishte në koherencë të njëjtë me takimet e koalicionit opozitar.

Zyrtarë të lartë brenda partisë së Thaçit, në kushte anonimiteti për televizionin Rrokum janë shprehur të bindur se PDK ka me udhëheq edhe për një mandat me Qeverinë e Kosovës.

Ky zyrtar ka thënë se PDK nuk po rri duarkryq dhe se ata janë të bindur se kanë me realizua planin e tyre.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë shumë detaje për planin që tani po e synon PDK.

“Kur t’ja nini krismën”, ka thënë ai, duke shtuar se 61 vota në Kuvend janë problem i vogël për ta. “Posti i kryeparlamentarit absolutisht i takon partisë fituese të zgjedhjeve”.

“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, ndërsa për kryeparlamentar duhen 61 vota. PDK këto vota i ka”, ka shtuar ai.

Por, një zyrtar tjetër, po ashtu i PDK-së, i ka thanë televizionit Rrokum se ata nuk kanë hequr dorë nga synimi i bashkëqeverisjes me LDK-në e Isa Mustafës.

“Jemi në pritje të veprimeve të Mustafës, pas vizitës së tij në Tiranë”, ka thanë ky zyrtar.

Megjithatë, që të gjithë zyrtarët e PDK-së kanë refuzuar të flasin para kamerës, duke shtuar se planet e tyre tani për tani nuk janë për publikun.

Analisiti i çështjeve politike në vend, Shpend Kursani, thotë se dështimi i marrjes vesh të bllokut opozitarë, i shkon për shtati PDK. Madje, sipas tij, LDK e AAK janë dy subjektet politike të cilat kanë mundësi më shumë me e thye marrëveshjen “anti-Thaçi” e me iu bashkua pikërisht të parit të PDK-së. /Rrokum/

De Maiziere: Shqiptarët, asnjë shans për azil në Gjermani

0

De Maiziere?Intervistë ekskluzive me Ministrin e Brendshëm Federal, Thomas de Maizière.

DW: Z. Ministër de Maizière, cilat janë motivet kryesore politike të vizitës së përbashkët me homologun Tuaj francez BernardCazeneuve në Shqipëri dhe Serbi, gjë që nuk ka ndodhur më parë?

Thomas de Maizière: Arsyeja e vizitës së përbashkët me kolegun tim francez është vendimi politik që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë më pranë BE. Këtë vit janë hedhur disa hapa të rëndësishëm në këtë proces. Në janar filluan negociatat zyrtare të pranimit të Serbisë në BE. Një vendim i Këshillit në fund të qershorit njohu zyrtarisht Shqipërinë si një vend kandidat për anëtarësim në BE. Përsa i përket rritjes së theksuar të numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, unë do të përpiqem të bind homologët e mi të adaptojnë masa për të kufizuar emigracionin e paligjshëm, p.sh. kjo mund të arrihet duke përmirësuar politikat për integrimin e pakicave dhe duke luftuar trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

DW: Gjermania ka mbështur fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt hyrjes në BE, si në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe si vend anëtar i BE deri në finalizimin me marrjen e statusit të vendit kandidat muajin e shkuar. Hapi tjetër është hapja e negociatave të pranimit mes Shqipërisë dhe BE. Si mundet ta mbështesë Gjermania Shqipërinë në plotësimin e detyrimeve për të arritur në këtë fazë të procesit të integrimit? Po me Serbinë?

Thomas de Maizière: Negociatat që do të vijojnë më pas kanë të bëjnë me afatin ligjor për të sjellë vendet kandidate për anëtarësim më pranë BE. Në vendimin e tyre vendet anëtare të BE kanë përcaktuar kritere për t’u plotësuar. Gjermania dhe Franca duan t’i ofrojnë Shqipërisë një mbështetje aktive në këtë rrugë ndonjëherë të vështirë. Për të përgatitur integrimin e Shqipërisë dhe të Serbisë ne po planifikojmë të organizojmë në vijim të vizitës sime shkëmbime stafesh për të mbështetur hapat zbatuese të këtij procesi. Angazhimi ynë synon gjithashtu të përmirësojë kushtet në këto vende në mënyrë që njerëzit të kenë një perspektivë më të mirë në atdheun e tyre dhe kështu ata të vendosin për të qëndruar atje.

DW: Nën kujdesin e Kancelares Merkel më 28 gusht do të zhvillohet në Berlin një konferencë e nivelit të lartë që i kushtohet integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. A do të jenë në axhendën e kësaj konference edhe çështjet e një lufte më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit apo ato për të garantuar më shumë siguri për qytetarët e Ballkanit Perëndimor?

Thomas de Maizière: Konferenca ka për qëllim të theksojë angazhimin tonë të vazhdueshëm për Ballkanin Perëndimor dhe të përforcojë perspektivën e pranimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu dëshirojmë forcimin e bashkëpunimit rajonal mes këtyre vendeve. Zbatimi i kapitullit mbi shtetin e së drejtës si pjesë e procesit të zgjerimit ka një rëndësi të madhe për Qeverinë Federale. Për këtë arsye Konferenca natyrisht do të ndalet edhe në çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

DW: Le të kthehemi në çështjen e azilkërkuesve: Deri tani Gjermania mbetet destinacioni kryesor për ata. Këtë vit pritet që rreth 175.000 persona të depozitojnë aplikimet e tyre për azil, shifër kjo, që konsiderohet më e larta në dy dekadat e fundit. Pas heqjes së regjimit të vizave, në Gjermani pati një rritje të madhet të numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe të azilkërkuesve nga Shqipëria. Cilat janë arsyet që ata deklarojnë kur aplikojnë për të marrë të drejtën e azilit në Gjermani? A mundet Gjermania të thithë një numër të tillë në rritje azilkërkuesish? Cilat janë kriteret kryesore të përzgjedhjes?

Thomas de Maizière: Gjermania u jep statusin e azilantit të huajve, të cilët kanë frikë, të bazuar në fakte dhe situata konkrete, nga përndjekja në vendin e tyre të origjinës për shkak të racës, fesë, kombësisë, pikëpamjeve politike ose anëtarësimit në një grup të veçantë shoqëror. Numri i aplikantëve për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur në mënyrë akute menjëherë pas heqjes së regjimit të vizave për shtetasit nga këto vende. Ndërkohë, mbi 90% e të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në BE nga shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë drejtuar për në Gjermani. Megjithatë, shumë pak prej të ardhurve të rinj përmbushin kërkesat për të marrë statusin e azilantit. Është e qartë se shumica e tyre kanë kryesisht arsye ekonomike për të aplikuar për azil në Gjermani. Procesi i shqyrtimit të aplikimeve të tyre konsumon një pjesë të konsiderueshme të burimeve që ka në dispozicion sistemi gjerman i azilit, gjë që fare qartë është në dëm të azilkërkuesve, të cilët me të vërtetë kanë nevojë për mbrojtje. Për këtë arsye, periudha e qëndrimit të aplikantëve për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të minimizohet. Me qëllim përshpejtimin e procedimit të aplikimeve të tilla, Qeveria Federale po planifikon miratimin e legjislacionit të ri për të klasifikuar këto vende si vende të sigurta të origjinës. Gjithsesi, ajo që po aplikohet në këtë fazë është: shtetasit shqiptarë nuk kanë asnjë shans për të marrë azil në Gjermani. Ata në të vërtetë do të rikthehen. Prandaj është e kotë të përpiqen të kërkojnë azil në Gjermani.

Gjermania pret përafërsisht 200.000 aplikime për azil në vitin 2014 (nga të cilat 175.000 janë aplikime për herë të parë dhe 25.000 aplikime vijuese). Në 2013 ka pasur afërsisht 127.000 aplikime që do të thotë se Gjermania do të shohë një tjetër rritje të madhe, përtej rritjes në shkallë të gjerë në BE. Kjo përkthehet në probleme dhe barrë të rëndë për Zyrën Federale të Emigracionit, e cila është përgjegjëse për kryerjen e procedurave të azilit, si edhe për Landet Federale dhe autoritetet lokale, të cilat nga ana e tyre janë përgjegjëse për akomodimin e azilkërkuesve.

DW: Bundestagu gjerman ka miratuar kohët e fundit rregulla të reja si masë për të ulur fluksin e azilkërkuesve. Ju lutem a mund të paraqisni thelbin e këtyre rregullave? A janë marrë në konsideratë aspekte humanitare dhe kur hyjnë në fuqi këto rregulla?

Thomas de Maizière: Qeveria Federale po planifikon të miratojë një akt ligjor për klasifikimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Bosnjë-Hercegovina, ish-Republikat Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë si vende të sigurta të origjinës duke bërë të mundur përpunimin më të shpejtë të kërkesave për azil nga shtetasit e këtyre vendeve, të cilët kanë pak shanse për sukses dhe për të mundësuar kështu një riatdhesim të shpejtë të tyre.
Procedura ligjore për për këtë projekt akt vazhdon ende por projekt akti është miratuar tashmë nga Parlamenti.

DW: Shqipëria nuk bën pjesë ende në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat Gjermania i konsideron si vende të sigurtë të origjinës. A do të ketë ndonjë marrëveshje mes Qeverisë Federale dhe asaj të Shqipërisë lidhur me azilkërkuesit?

Thomas de Maizière: Ne do të shqyrtojmë nëse Shqipëria duhet të përfshihet në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Ne po shohim një rritje të konsiderueshme të numrit të kërkesave për azil të paraqitura nga shtetas shqiptarë që nuk kanë asnjë arsye të vlefshme për të përligjur azilin. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 3913 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Gjermani krahasuar me 325 aplikime në të njëjtën periudhë të vitit 2013. Ne do të monitorojmë nga afër këtë prirje dhe do t’i japim përgjigjen e duhur. Përvoja në Francë tregon se klasifikimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor si vende të sigurta të origjinës është një masë efektive. Qëkur Franca klasifikoi Shqipërinë si vend të sigurtë në dhjetor 2013, numri i aziklërkuesve atje është ulur, ndërkohë që në Gjermani është rritur shumë. Qeveria gjermane është në kontakt me qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe për rritjen e shpejtë të numrit të kërkesave për azil. Ne nuk po planifikojmë të përfundojmë ndonjë marrëveshje në këtë fushë. Qeveria Federale dhe qeveritë e vendeve të origjinës kryesisht kanë të njëjtin objektiv, që është mbajtja e mundësisë së shtetasve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE dhe reduktimi i numrit të aplikimeve të pabazuara për azil. Kjo kërkon një integrim më të mirë të pakicave të tilla si romët në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një luftë më të fortë kundër rrjeteve të migrimit të paligjshëm.Vendet e interesuara duhet të vazhdojnë dhe të shtojnë punën e tyre në këto fusha. Në bisedimet që kam pasur kam inkurajuar partnerët e mi për të marrë këto masa.