Home Blog Page 835

Suharekë/ Qytetarët mund t’i kryejnë pagesat e ujit edhe në ndërtesën e Komunës

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se qytetarët e   Suharekës tani mund të realizojnë pagesat e faturave të ujit edhe në Qendrën e Shërbimit për Qytetarët – One Stop Shop, e vendosur në objektin e Kuvendit të Komunës .

Ky shërbim i ri synon të lehtësojë procesin e pagesave për konsumatorët e zonës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar këtë mundësi dhe ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të administratës lokale për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

“Angazhimi ynë mbetet si gjithmonë në shërbim për qytetarët,” ka thënë ai.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar aksesin në shërbime dhe për të mundësuar qytetarëve mënyra më të thjeshta dhe të shpejta për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të kokainës dhe marihuanës

0
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet R.Ç  për shitblerje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 22.08.2024 rreth orës 11:15 në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim shpërndanë dhe ofron për shitje substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe atë të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”, në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mban në shtëpinë e tij nga ku fillon shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në qytetin e Prizrenit.

“Pas sigurimit të informatave operative lidhur me narkotikun që posedonte i pandehuri, sapo haset nga zyrtarët policorë në afërsi të rreth rrotullimit në lagjen “Bazhdarhana”, tentojnë ta ndalin mirëpo i njëjti arrinë të ikë në drejtim të shtëpisë së tij, ku edhe arrestohet dhe gjatë kontrollit të kryer, saktësisht në dhomën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: një qese brenda së cilës ishin tridhjetë qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej 32.03 gram, një qese me narkotik të llojit “marihuanë” me peshë 0.28 gram, një qese brenda së cilës janë njëzetë e tre qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 13.79 gram, një çantë e zezë krahu me mbishkrimin “NIKE” brenda së cilës është një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 177.18 gram, 3 qese me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram, gjashtë paketime me qese te zbrazëta që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe dy peshore “constant” ngjyrë e zezë dhe metalike, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë për narkotikë të llojit “marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 223.28 gram, si dhe narkotikë të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram.”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi i Prizrenit miraton Planin Zhvillimor të Arsimit 2025-2027 që përqendrohet në cilësi dhe bashkëpunim

0
“Ky plan zhvillimor komunal u hartua përmes një procesi të strukturuar mirë dhe me pjesëmarrje të gjerë të të gjitha palëve me interes, duke u mbështetur në nevojat reale për zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit, si dhe në Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë 2022-2026, të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj Plani Zhvillimor i Arsimit për Komunën e Prizrenit është përqendruar në shtatë fusha tematike: Qeverisje, udhëheqje dhe menaxhim cilësor në të gjitha institucionet edukative-arsimore të komunës; Mjedisi shkollor i përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktivitetet jashtë mësimore; Përmirësim dhe mbështetje e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla; Ndërtimi i vazhdueshëm i kapaciteteve për mësimdhënie cilësore; Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla; Bashkëpunim cilësor dhe efikas në mes të hisedarëve të edukimit dhe të nxënësve dhe Ndërlidhja më e mirë e arsimit profesional me tregun e punës.

Në të njëjtën kohë ka sqaruar se pesë fushat e para tematike përkojnë me pesë fushat e cilësisë, derisa dy fushat e fundit janë përzgjedhur nga komuniteti arsimor i Prizrenit.

Gjithashtu ka shtuar se misioni parasheh krijimin e një “sistemi gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës të arsimit, me menaxhim cilësor dhe mësimdhënës të përgatitur, me mjedise krijuese dhe kushte që sigurojnë edukim dhe arsim cilësor të fëmijëve”.

Veselaj Gutaj ka bërë të ditur se Plani Zhvillimor i Arsimit ka shtatë objektiva strategjikë, nga një për secilën fushë me interes, ku janë përcaktuar masat që çojnë në arritjen e tij, gjithsej 34 syresh.

Gjatë diskutimit në Kuvend, këshilltari Ertan Simitçi (YTHP) ka shprehur dilemën nëse Plani është përkthyer në gjuhën turke. Por pasi janë marrë sqarimet nga zyrtarët komunalë, edhe ai ka konfirmuar se dokumenti është i përkthyer.

Por drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka shprehur qëndrimin se Plani trajton zhvillimin e arsimit, dhe se për masat e cekura ekzistojnë rregulloret e ligjet që i përcaktojnë politikat disiplinore dhe ndëshkimore.

Pas diskutimeve, Plani është miratuar me 21 vota për dhe 2 abstenime, të 27 kuvendarëve të pranishëm në sallë.

Veselaj Gutaj ka vlerësuar mbështetjen e kuvendarëve për Planin Zhvillimor të Arsimit në Komunën e Prizrenit 2025-2027, duke theksuar për përparim në këtë sektor nevojitet pajtimi publik përtej formacioneve politike. /Telegrafi/

https://prizrenpress.com/perjetoni-pushime-te-paharuar-dhe-dasma-magjike-ne-hotel-albes-residence/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi 2.157 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1963 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime e 33 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jam po aty

0
Skender Berisha 
Mund të shihemi nesër
A jo
Kjo mundësi shtrihet deri në Dardani
Mund të plasë ai sheri i zi
E t’mos shihemi unë e ti
Mbetet shamia jote e shtrirë
E ngjyer me kuq e zi
Dhe Bregu i Diellit është aty
Ku isha unë e ishe ti
Tash më nuk di
I mblodha të gjitha në gji
Krejt ç’më pëshpërisje me dashuri
Më sheh e të shoh me të bukirin sy
13 nëntor 2024

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 14.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Sharri 2  kodi: (30036003)do të ndërprehet nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet:  rrugët: 480 rruga e Dëshmorëve, 481 rruga e Restelicës (një pjesë), 483 Rruga e Brodit (një pjesë), 484 rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV J29 Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Lagjet Gurishti, Petrova dhe Arbana.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës se thyer dhe rregullimi i kokës kabllovike të dëmtuar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë Celsius

0

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 7 deri në 9 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka U21 debuton me fitore në BonVoyage Superliga e Kosovës

0

Ekipi i FC Suhareka U21 ka debutuar me sukses në BonVoyage Superliga e Kosovës U21, duke triumfuar 2-1 ndaj FC Prishtina falë dy golave nga Ermal Kastrati, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Orges Kelani.

Në një njoftim pas fitores, klubi vlerësoi angazhimin e djemve dhe punën e palodhshme të stafit: “Djelmoshat tanë po tregojnë paraqitje fenomenale duke shkëlqyer në të shumtën e ndeshjeve, të udhëhequr nga trajneri Refet Mullallari dhe stafi i tijë që me një punë fantastike e të palodhshme po blindojnë një të ardhme të sigurtë për klubin tonë”.

FC Suhareka U21 premton të vazhdojë me fokus dhe përkushtim në çdo ndeshje, për të arritur suksese të mëtejshme dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për klubin.

“Padyshim, angazhimi maksimal është çelësi për sukses në fushë! Të qenit të suksesshëm kërkon përkushtim të plotë dhe vazhdimësi. Jemi në rrugën e duhur – vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe me fokus të plotë në çdo ndeshje!”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Albërie Hadërgjonaj: Ish-bashkëshortin nuk doja ta shikoja me sy

0

Në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj.

Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja.

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.

E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje.

“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Duke u ndalur në rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.

“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

LDK-ja mobilizohet për tubimin e 18 nëntorit në Prizren

0

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren është duke u mobilizuar në përgatitje për tubimin që do të mbahet më 18 nëntor në qytetin e Prizrenit.

Aktivistët dhe përkrahësit e LDK-së janë angazhuar në çdo lagje dhe fshat të qytetit, duke treguar gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë ngjarje të rëndësishme.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

“Mobilizimi i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është një dëshmi e punës së vazhdueshme dhe angazhimit të partisë në terren. Aktivistët dhe anëtarët e LDK-së po punojnë ngushtë me qytetarët e Prizrenit për të siguruar një tubim të suksesshëm dhe për të mbështetur programin zhvillimor të partisë”, shkruan kryetari i LDK-sw nw Prizren, Driton Selmanaj.

Në një takim të mbajtur sot, përkrahësit e LDK-së shprehën entuziazmin dhe angazhimin e tyre për të bërë tubimin e 18 nëntorit një ngjarje madhështore, ku do të mirëpritet kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

“Ky mobilizim vjen si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat janë një mundësi për t’u shfaqur sa më të fuqishëm dhe për të sjellë ndryshimin e duhur në Kosovë”.

“Faleminderit secilit veç e veç për gadishmërinë dhe punën që po e bëni në teren për ta bërë ndryshimin me 9 shkurt. Lidhja Demokratike është dhe do të mbetet alternativa e vetme qeverisëse në Kosovë me një program zhvillimor që prek secilin qytetar”./PP/