Home Blog Page 8360

Shikojeni nivelin “akademik” të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

0

njoftimi me gabimNë tabelën publikimeve në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren është vendosur një njoftim se provimi në lëndën “E Drejta Kushtetuese I”, do të mbahet të shtunën më 28 qershor.

Por, ky njoftim, me autorësi nga Dekanati i Fakultetit, ka dhjetëra gabime gramatikore që nuk do të duhej t’i bënte një fëmijë i klasës së pestë të shkollës fillore.

Njoftimi është shkruar me vetëm një fjali, ku edhe mbiemri i profesorit ishte shkruar gabimisht.

upz5

Ndoshta, ata që e kanë shkruar këtë njoftim duhet të rikthehen edhe një herë në shkollën fillore dhe të rinisin mësimin e gjuhës shqipe.

Shikojeni më poshtë njoftimin e Universitetit të Prizrenit./express/

Diplomatët nuk kanë kohë për Hashim Thaçin

0

Thaci14-17aDitëve të fundit në Kosovë ka qëndruar diplomati austriak Jan Kickert. Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Austrisë takoi Presidenten e shtetit dhe pothuaj gjithë spektrin politik dhe , por jo edhe Hashim Thaçin.
Kryeministrit në largim nuk po i ecin mirë punët në raport me diplomatët e huaj. Pas injorimit në Ambasadën e SHBA’së, ku diplomatja kryesore amerikane “harroi” ta përshëndet atë, për Thaçin duket se nuk gjeti kohë as një diplomat tjetër.

Jan Kickert, tani drejtor politik në Ministrinë e Jashtme të Austrisë dhe një vizitor i moçëm i Kosovës, gjatë qëndrimit në Kosovë takoi po thuaj të gjithë aktorët politikë. Nga të gjitha takimet e tij janë dërguar fotografi por nuk ka pasur një të tillë me Hashim Thacin. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë thënë për Express se Mustafa është takuar me Kickert, edhe pse as ky subjekt nuk ka dërguar ndonjë foto nga takimi me diplomatin austriak.

Ndryshe Kickert, ka takuar edhe Liderin e AAK’së Ramush Haradinajn, Albin Kurtin, Fatmir Limajn, nga PDK ka takuar Hajredin Kucin dhe Enver Hoxhaj si dhe Zëvendëskryeministren Edita Tahirin. Po ashtu Kickert është pritur edhe nga Presidentja Jahjaga.

Siç dihet Partia Demokratike e Kosovës ishte përfshirë në një incident diplomatike pak para zgjedhjeve të 8 qershorit pas një letre përkrahëse të Zëvendëskancelarit austriak Michael Spindelegger për Isa Mustafën. Ndaj kësaj kishte reaguar bashkëpunëtori i Thaçit Enver Hoxhaj duke akuzuar Spindelegger’in për ndërhyrje në procesin zgjedhor./express/

Vlora Çitaku braktis edhe PDK-në

0

Vlora CitakuuVlora Çitaku përveç që ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetes, ka dhënë dorëheqje edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, madje edhe nga posti i ministres.

Në këtë të fundit, ushtrues detyre deri në formimin e Qeverisë së re, e ka lënë zëvendësministrin e deritanishëm, Gëzim Kasapolli, ndërsa PDK-ja ka mbetur pa një nënkryetare.

Çitaku nuk pranon të flas se përse ka dhënë dorëheqje nga të gjitha angazhimet politike, por thuhet se është emëruar si konsule nëNewYourk.

Ajdar Idrizaj nga Zhuri dënuhet me 16 muaj burgim

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me 16 muaj burgim Ajdar Idrizaj nga fshati Zhur i Prizrenit. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuarit Ajdar Idrizaj pasi u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 146 lidhur me nenin 20 të KPK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1. të KP-së”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Aferdita Kicaj.

“I akuzuari Ajdar Idrizaj me datën 15.10.2012 rreth orës 15,20 minuta, jo shumë larg gurores ,” Badallaj 5 “ SHPK, afër hyrjes në fshatin Zhur duke ardhur nga Prizreni, e vëren të dëmtuarin D.B. i cili me ekskavator po bënte pastrimin e terrenit në pronën që pretendon se është e tij. Së bashku me birin e tij( dëshmitari) P.I .i afrohet të dëmtuarit dhe kërkon nga ai që ta ndërpres punimet, dhe pasi i dëmtuari refuzon, atëherë dëshmitari P.I tenton ta sulmon me tërfurk, dhe i akuzuari reagon në mënyrë që nga brezi e nxjerrë revolen e tipit të panjohur me ngjyrë të zezë me nr. serik E.495684 dhe e zbrazë njëherë në drejtim të dëmtuarit”./PrizrenPress.com/

Mbyllet Rasti “Kleçka”

0

FatmirLimaj-lirimiRasti “Kleçka” është përmbyllur në mungesë të provave. Kështu ka vendosur Gjykata.
Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë se ky rast është përmbyllur.

Në mungesë të provave Gjykata ka vendosur ta përmbyllur rastin e njohur si Kleçka, ku ndër të akuzuarit për krime lufte krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, ishte edhe deputeti dhe Kryetari i Nismës, Famtir Limaj./Gazeta Blic/

Thaçi: Prioritet investimi në burimet njerëzore

0

thaci me studentKryeministri në detyrë, Hashim Thaci, i ka uruar të gjithë maturantët që konkurojnë duke kujtuar se nga ky vit do të kenë mundësi të ndjekin studimet pa pagesë dhe do të kenë mësimdhënës më të përkushtuar në punë, për shkak se stafit akademik i janë rritur të hyrat dhe se ato janë bërë të dinjitetshme.

`Këto ditë janë hapur konkurset për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës dhe unë dëshiroj t’u uroj suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë. Gjatë qeverisjes sime kemi hapur pesë universitete të reja duke zgjeruar e pasuruar ofertën publike të arsimit të lartë dhe duke mundësuar për maturantët një larmi më të madhe shkollash e programesh për të vijuar studimet. Sivjet maturantët do të kenë gjithashtu mundësi të ndjekin studimet pa pagesë si dhe të kenë në auditorë mësimdhënës më të motivuar për punën pasi stafi akademik tanimë merr rroga më të dinjitetshme. Në kuadër të Misionit të Ri do të vazhdojmë të investojmë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore në mënyrë që ato të bëhen sa më konkurruese në një ekonomi globale që gjithnjë e më shumë mbështetet tek dituria e novacioni`, shkroi pak më parë kryeministri Thaci në facebook

Nait Hasani deputet në vend të Azem Sylës

0

Nait HasaniPasi që Azem Syla e ka dorëzuar mandatin e deputetit, vendin e tij në Kuvendin e Kosovës do ta zë, Nait Hasani.

Nait Hasani në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit ka marrë 9 mijë e 354 vota.

Azem Syla dorëzon mandatin e deputetit

0

azem sylaAzem Syla nëpërmjet një deklarate publike ka bërë të ditur se është tërhequr nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra që më dhatë besimin Tuaj edhe në këto zgjedhje që Unë të ri-zgjidhem deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por sot nëpërmjet kësaj deklarate publike ju informoj që për arsye personale do të tërhiqem nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ndihem mirë që pas tërheqjes time nga pozita e deputetit, në Kuvend do të futet një personalitet me vlera të larta kombëtare dhe politike”, është thënë në deklaratën e Azem Sylës.

Më poshtë mund ta lexoni deklaraten e plotë të Azem Sylës:

Populli i Kosovës tregoi një pjekuri të lart politike në zgjedhjet e 8 qershorit dhe këto zgjedhje u vlerësuan si zgjedhjet më të mira dhe më të suksesshme në periudhën e pasluftës në Kosovë, edhe nga partitë politike në Kosovë, nga Bashkimi Evropian, SHBA-të si dhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe vendore.

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që prapë me votën e tyre përcaktuan fituesin e zgjedhjeve të 8 qershorit, Partinë Demokratike të Kosovës, si parti të vlerave e cila do ta udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës edhe për mandatin e tretë duke i dhënë mundësinë ta implementojë Misionin e ri për i cili ka për qellim zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Dëshiroj të falënderoj strukturat drejtuese (Kryesinë dhe Këshillin drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës) për besimin që më kanë dhënë dhe t’i informoj ata që prapë do të jem aktiv në jetën politike si anëtar i Kryesisë së PDK-së duke kontribuar në krijimin e politikave të kësaj partie, politika të cilat do ta përmirësojnë jetën për të gjithë qytetarët e vendit.

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra që më dhatë besimin Tuaj edhe në këto zgjedhje që Unë të ri-zgjidhem deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por sot nëpërmjet kësaj deklarate publike ju informoj që për arsye personale do të tërhiqem nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndihem mirë që pas tërheqjes time nga pozita e deputetit, në Kuvend do të futet një personalitet me vlera të larta kombëtare dhe politike.

Krasniqi: “Baballarë të kombit”, demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shkruar se kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës do t’i bëjë 61 vota të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, arrin ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin dhe kjo sipas tij domosdoshmërish kërkon krijimin e koalicionit qeverisës.

Sipas Krasniqit, si për kryetar të Kuvendit dhe kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet.

Në vazhdim po sjellim postimin e plotë të Jakup Krasniqit në facebook.

Duke i lexuar dhe shikuar ne disa media mendimet e arta të “baballarëve” të kombit, natyrshëm lindë pyetja: a e dinë këta se çka është Demokracia në përgjithësi e demokracia e vlerave perëndimore në veçanti? Duke e pasur parasysh se: “Demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës. Ato paraqesin instrumentin më të rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve”. (citat i marr nga interneti)

Pa dashur të hyjë në shpjegimin burimor të fjalës demokraci, demokraci do të thotë sundim i shumicës, në rastin tonë i shumicës parlamentare. Në demokracinë parlamentare, vendimet në të shumtën e rasteve merren me shumicën absolute (prej 50% + 1 ), në rastin tonë, zbërthyer në numra do të thotë se paku 61 vota. Kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës i bënë 61 vota arrin ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin. Pa 61 vota nuk ka kryetar të Kuvendit e as Kryeministër. Kush nuk e dinë ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga Demokracia në përgjithësi e demokracia parlamentare në veçanti. Për të arritur atë numër të votave, domosdoshmërish kërkohet krijimi i koalicionit qeverisës. Kush e krijon koalicionin qeverisës e merr të drejtën e qeverisjes së vendit – kjo është demokracia parlamentare.

Në nenin 67 të Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve, shkruan:

67.1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë nënkryetarë.

67.2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në të dy rastet tona, si për Kryetar të K uvendit dhe Kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Është i saktë konstatimi i kolegut tim Haliti se zgjedhjet bëhen për zgjidhje, por zgjidhjen e bëjnë më se paku votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sesi formohen GP e shpjegon neni 20 paragrafi i parë i Rregullores së Punës së Kuvendit të cilin shumë kush nuk po donë me e pa, madje nuk po donë me e pa as “hartuesit” e Kushtetutës.

Vetura godet një fëmijë në Prizren

0

Aksident shiritatNjë fëmijë është goditur nga një veturë e llojit BMW në Prizren. Policia e Kosovës, njofton se fëmija është goditur gjatë kohës sa ishte duke ecur në këmbë.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën BMW nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-fëmijën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.
Ndërkaq, viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor./PrizrenPress.com/