Home Blog Page 8361

Rita, imazh seksi i Roberto Cavallit

0

Ritasssss 2Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora së fundi ka realizuar një set të fotografive, si imazh i shtëpisë së modës Roberto Cavalli, koleksioni vjeshtë-dimër 2014-2015.

Këngëtarja Ora ka shkëlqyer në këtë veshje, duke mos lënë anash as pamjen e saj.

Rita Ora tashmë numëron një numër të madh të prezantimit të saj nëpër kompani të ndryshme, të cilët e angazhojnë si imazh të tyre, duke u nisë prej kompanive të kozmetikës, modës e deri te ato të automjeteve.

Mediat gjermane: Reportazh për tifozët gjerman të Shkodrës

0

shkodraShkodra është kthyer në simbol për festën e tifozëve të Kombëtares së Gjermanisë. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e vendit europian, ku gazeta “Zeit Jung” ka dërguar një prej gazetarëve të saj për të pasqyruar dhe bërë reportazh me atë që ndodh në qytetin e Shqipërisë.

Ai tregon se në hyrje të Shkodrës dallohet menjëherë një flamur i madh. “Është flamuri gjerman më i madh në pronësi private”, tregon i dërguari i “Zeit Jung”. Sipas tij, shkodranët janë të fiksuar pas biçikletës, njësoj si gjermanët. Në qytet ka edhe flamuj të tjerë si ai amerikan apo i BE-së, por më i përhapuri është ai gjerman. “Çfarë vjen nga Gjermania është e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, mbi të gjitha në Itali, Gjermani dhe Greqi.

Por gjermanët i duam më shumë, sepse atje jetohet më mirë,” thotë kamerieri Gazmend. “Edhe pse Shqipëria nuk është kualifikuar për një turne të madh, ka lojtarë që luajnë për kombëtaret e tjera, si shqiptarët e Zvicrës. Por, nuk sheh asnjë flamur të Zvicrës, ndoshta edhe për shkak se ata mundën Shqipërinë në grupin eliminator për në Botëror”, tregon më tej ai.

Dy vjet të humbura të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit

0

ura e gurit ne prizrenSot Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit mbush dy vjet. Për këto dy vjet janë raportuar me dhjetëra raste të ndërtimeve pa leje dhe dëmtimit të pronave të trashëgimisë kulturore.

“Kjo vetëm sa e ka rritur bilancin e përgjithshëm të degradimit të qytetit kur këto raste ia shtojmë atyre që kanë ekzistuar para hyrjes në fuqi të ligjit. Prizreni sot është më i shëmtuar se para një viti, më i degraduar se para dy vitesh. Në këtë përvjetor të ligjit, pyetja që vazhdon të jetë aktuale është e thjeshtë: cili ka qenë qëllimi i miratimit të këtij ligji?” shkruhet në rrjetin social të organizatës joqeveritare Ec Ma Ndryshe, e cila është pothuajse më aktivja në këtë fushë dhe iniciatore e shumë proceseve për ta mbrojtur nga degradimi këtë qendër.

Shkrimi vazhdon duke treguar se Prizreni dhe ligji për qendrën e qytetit janë tregues tipik të një shteti të dështuar dhe të kriminalizuar, raporton kultplus. Procesi i hartimit dhe miratimit të këtij ligji janë tregim i një shtypjeje brutale të shoqërisë. Kultura e mosndëshkimit dhe mungesa totale e llogaridhënies janë duke e ngufatur qendrën e Prizrenit.

Pakoja e Ahtisarit dhe neni i 8 i ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Qendrën Historike të Prizrenit e konsiderojnë si Zonë të Veçantë të Mbrojtur dhe për shkak të specifikave të saja, kanë obliguar që të hartohet një ligj që do të rregullojë aktivitetet brenda kësaj qendre duke e ruajtur karakterin e saj kulturor, historik dhe fetar.

Në vitin 2012-të, nënshkrimi i ligjit dhe fillimi i implementimit të tij ka nisur i imponuar dhe pa marrë në konsideratë edhe një peticion të nënshkruar nga shoqëria civile. Arsyetimi i “imponuesve” thoshte se ligji do ta mbrojë trashëgiminë kulturore të qytetit. Një vit më vonë, ndërtime të llojllojshme kanë kapluar Qendrën Historike të Prizrenit, e mbi 80 % e tyre nuk i janë përmbajtur lejes së ndërtimit me të tjera që janë pa leje ndërtimi.

Në një nga hulumtimet e projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit” është raportuar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren janë lëshuar 62 pëlqime për ndërtim apo ndërhyrje në këtë Qendër. Që nga ajo kohë asgjë nuk ka ndodhur me këtë ligj dhe në këtë qendër ndodh shumëcka që nuk do duhej të ndodhte.

Reagime ka pasur edhe nga shoqëria civile e edhe nga peticionet që asnjëherë nuk janë marrë për bazë. Vetë Qendra Historike e Prizrenit përmban njëmbëdhjetë xhami dhe dy Kisha Ortodokse Serbe, bashkë me një shkollë për priftërinjtë.

Në periudhën njëvjeçare, korrik 2012 – korrik 2013 janë dhënë rreth 30 pëlqime për renovime, legalizime e rindërtime. Bujar Nerjovaj nga Inspektorati i Prizrenit tregon se disa pëlqime që jepen për ndërtime në këtë Qendër janë në pajtim me planifikim hapësinor, dhe e plotësojnë çdo rregull.

Të tjerat, sipas tij, janë shkelje, por 99,9 për qind e tyre janë adekuate dhe të përshtatshme për kornizën ligjore dhe ligjin e Qendrës. Përjashtim paraqet një ndërtesë private tek ish-Pazari i Djathit, në pjesën e brendshme të Shatërvanit./koha ditore/

Besa Gaxherri: Ramushi, Kryeministër i zorit

0

besa gaxherriAs Isa Mustafa dhe asnjë votues i LDK’së nuk e ka dashur të heqim dorë nga pozita e Kryeministrit. Por, LDK bëri kompromis të rëndë me pozitën e Kryeministrit pasi s’dolëm si parti e parë në zgjedhje.

Në një situatë tjetër, LDK nuk do të hiqte kurrë dorë nga udhëheqja e Qeverisë. Deputetja e re e LDK’së, Besa Gaxherri, flet për Express.
Express: Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet nacionale ku LDK doli si parti e dytë?

B. Gaxherri: Pikë së pari, sa rezultateve, unë jam në LDK, dhe sa i përket rezultateve nuk jam aspak e kënaqur pse LDK’së s’ka dalë e para si subjekt politik. Konsideroj se fitorja e LDK’së ka qenë në të mirë të qytetarëve të Kosovës, por realiteti doli ndryshe, për shumë arsye.

Express: Cilat janë ato arsye pse LDK s’doli e para?
B. Gaxherri: Arsyet konkrete janë që z. Thaçi bëri disa koalicione me disa subjekte tjera politike dhe e mbushi atë kuotën. Planifikimi i tij, ndoshta, ka qenë në rregull, por aty janë disa subjekte politike dhe unë konsideroj se kësaj here zgjedhjet ishin fer dhe korrekte. PDK është subjekti i parë politike. Por, edhe marrëveshja e LDK’së me AAK’në dhe Nismën në këtë radhë, unë konsideroj se është bërë mirë dhe ky koalicion është në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kësaj radhe, politikanët e Kosovës kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ky është hap shumë pozitivë t’ju tregojmë se jemi për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit.

Express: LDK e sakrifikoi pozitën e Kryeministrit dhe në këtë pozitë e nominoi z. Haradinaj. Si e shihni ju këtë proces?

B. Gaxherri: Nuk ka qenë e lehtë, por natyrisht, ne politikanët jemi të vetëdijshëm se në çdo marrëveshje ka kompromis. Sikur LDK të dilte e para në zgjedhje, në asnjë formë, nuk do të vinte në shprehje që dikush tjetër të merrte pozitën e Kryeministrit. Në cfrado rrethana, sikur të ishim subjekt i parë politik, do të kishte pretenduar dikush t’ia dorëzonte dikujt tjetër pozitën e Kryeministrit, unë nuk do ta kisha votuar një Qeveri të tillë. Por, tash jemi në një situatë krejt tjetër, duhet të jemi real. Për të mos lejuar krijimin e një Qeverie prej PDK’së, atëherë, kemi bërë kompromis dhe kompromisi gjithmonë i takon partisë së madhe.

Express: Ju u patët larguar nga LDD’ja pikërisht pse z. Daci bëri koalicion me AAK’në dhe Ramush Haradinajn e tash po e premtoni votën për z. Haradinaj Kryeministër?

B. Gaxherri: Unë nuk jam pajtuar pse z. Daci ka shkuar me Ramushin. Unë nuk jam pajtuar me mënyrën se si z. Daci ka bërë koalicion. Nuk asnjë qëllim personal ndaj asnjërit prej politikanëve. Natyrisht, s’kam dashur të shkojë as në AAK e as në PDK. Jam qenë kundër që Daci të shkojë në AAK jashtë LDK’së. Për mua ka qenë LDK e para për t’u bashkuar dhe asnjë parti tjetër. Partitë politike nuk janë pronë e asnjë individi. Ato udhëhiqen nga një individ, i cili duhet t’a vejë në funksion të institucioneve.

Express: LDK pritet t’i mbajë zgjedhjet në vjeshtë. LDK prej zgjedhjeve të fundit partiake është udhëhequr nga një humbës i trefishtë, a pritni që kjo parti të ketë një lider të ri?

B. Gaxherri: Është herët për t’u përgjigjur në këtë pyetje.

Express: Dega e LDK’së në Gjermani dhe disa individë brenda LDK’së kanë dalë kundër koalicionit me AAK’në dhe Nismën. Ka rrezik të përçahet LDK’ja nga koalicioni i fundit?

B. Gaxherri: Nuk ka degë të LDK’së që janë kundër koalicionit. Por, siç e dini, duke filluar nga z. Mustafa e deri te votuesi i fundit i LDK’së s’ka pasur dëshirë që ne t’ia japim pozitën e Kryeministrit një subjekti tjetër politik. Por, kemi 1001 arsye që mos t’i jepet, por pas certifikimit të rezultateve nuk ka mundësi pa u bërë kompromise. Ne kemi qenë para asaj se a dëshirojmë të bëjmë një kompromis apo të vazhdojë qeverisja e PDK’së. Dhe, normalisht, ne kemi zgjedhur koalicionin me partitë tjera.

Gjykata Themelore në Prizren sot mban 63 seanca gjyqësore

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore në Prizren gjatë ditës së sotme do të mbahen 63 seanca gjyqësore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj tha se Departamenti për Krime të Rënda do t’i mbaj 3 seanca gjyqësore Departamenti për të Mitur 4 seanca dhe Departamenti i Përgjithshëm sot do t’i mbajë 56 seanca./PrizrenPress.com/

Kida vjen më këngë të re

0

KidaKëngëtarja e re si ne skenën tonë muzikore ashtu edhe e re në moshë e cila hyri fuqishëm në tregun tonë po sjellë këngën e saj të re.

Këtë e ka bërë të ditur njëri nga producentët e saj Arber Elshani i cili njihet me nofkën Zzap i cili ka postuar një foto të Kides në rrjetin social ‘Facebook’ ku shihej ajo duke xhiruar për videoklipin e saj të radhës“ Kida shooting video shumë shumë shpejt Producent ZzapnChriss” ishte mbishkrimi i Zzap afër fotos.

Ndryshe Kida kishte sjellur bashkëpunimin e saj të parë me reperin MC Kresha të titulluar ‘Rikthejmë na’ e cila këngë doli te jetë mjaftë e suksesshme duke marrë shumë klikime në kanalin zyrtar në ‘Youtube’

Malisheva nënshkruan marrëveshje me MASHT-in për ngritjen e cilësis së arsimin profesional

0

photoNë kuadër të një pilot projekti, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Komuna e Malishevë, sot ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPRr) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ku objekti, hapësirat e shfrytëzuara si dhe pajisjet e Qendrës së Kompetencës, bartën në përgjegjësi dhe administrim të kësaj agjencisë.

Ndërkaq, qëllimi i shkollave në kuadër të Agjenci është që ‘Nxënësit e shkollave profesionale të marrin kompetenca, të cilat i duhen për pjesëmarrje të suksesshme në shoqëri dhe në jetën profesionale. Për arsye të shumë risive MASHT ka vendosur që para implementimit të agjencisë të bëjë një fazë pilotuese për ngritjen e strukturave të përmendura më sipër në disa shkolla të përzgjedhura në vend, përfshi edhe Qendrën e Kompetencës në Malishevë.

Përgjegjësitë direkte për shkollat profesionale i takojn komunave. Për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të Qendrës së Kompetencës duhet të bëhet bartja e përgjegjësive nga komuna në menaxhim të Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPRr), përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit për kohen e fazës pilotuese.

Izraeli rrëzon pesë raketa të Hamasit

0

izreli hamazIzraeli ka njoftuar se pesë raketa të gjuajtura nga Rripi i Gazës me cak Tel Avivin, janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit.

Fillimisht janë dëgjuar sirenat paralajmëruese në Tel Aviv dhe në të gjithë Izralin.

Krahu ushtarak i lëvizjes islamike palestineze, Hamas, ka thënë se i ka sulmuar tri qytete izraelite, përfshi edhe Jerusalemin me raketa.

Forcat ajrore të Izraelit kanë bombarduar 16 caqe të Hamasit në Rripin e Gazës gjatë natës, një fushatë e gjerë kjo për ta detyruar Hamasin që të ndalojë sulmet me raketa.

Së paku 23 palestinezë janë vrarë deri më tash.

Në një nga sulmet është goditur edhe shtëpia e komandantit të Hamasit, në qytetin jugor të Khan Junisit, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe vet komandantin.

Qeveria izraelite gjithashtu i ka dhënë lejën ushtrisë që të thërras në detyrë deri në 40 rezervistë.

Lazarati, ‘sekretet’ e operacionit, Qato: Nuk qëlluam për t’i vrarë, por që të tërhiqeshin

0

90390Një aksion policor që nisi mëngjesin e 16 qershorit në fshatin e Lazaratit do të bënte bujë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve. Por, çfarë ndodhi në këtë operacion? Si arriti policia të hynte në fshatin që deri tani ishte konsideruar si i paprekshëm? Për të gjitha këto pyetje “Gazeta Shqiptare” ka mundur që të marrë në intervistë nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Altin Qaton, i cili ka qenë një ndër drejtuesit e forcave policore në terrenin e vështirë të Lazaratit.

Qato tregon për herë të parë planin se si policia ka mundur që të futet në fshatin e shumëpërfolur, sulmin që u është bërë nga grupi rebel, orët e vështira të operacionit, deri në momentin që policia ka mundur të futet në qendër të fshatit. I pyetur për vlerën e lekëve që kap e gjithë droga e sekuestruar në Lazarat, numri dy i Policisë së Shtetit sqaron se “duhet të kuptojmë se në bazë të cilit treg bëjmë llogaritë, nëse bëjmë llogaritë me tregun vendas i bie që një kilogram të shitet me 350 euro, ndërsa në Itali një gram shitet me 10 euro, kështu që shkon shumë”. Duke u nisur nga këto të dhëna, është e thjeshtë të bëhen llogaritë: 70 tonët e hashashit të kapur vlejnë në tregun europian, plot 700 milionë euro. Kjo shifër, vetëm po të llogarisësh hashashin e presuar të gatshëm për shitje. Nëse do të numërohen edhe mbi 130 mijë bimë hashashi, vlera shkon rreth 1 miliardë e gjysëm euro.

Z.Qato, kur ka nisur plani për t’u futur në Lazarat, që nga momenti që është ideuar dhe deri në momentin që policia u fut në këtë fshat?

Lazarati dihet që ka qenë zonë problematike dhe ne si drejtori e përgjithshme kemi qenë gjithmonë të vendosur që këtë vit ta heqim Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit. Lazarati nuk është zonë që nuk mund të kontrollohej, por për mungesë informacioni, policia nuk ka mundur dot që të bëjë të mundur kontrollin e kësaj zone. Kështu që plani është bërë në mënyrë të vazhdueshme, sepse ne kemi bërë një fushatë sensibilizuese, kemi bërë takime edhe me drejtues të pushtetit vendor, kryepleq, nga të gjitha nivelet, por duke parë që në zonën e Lazaratit, pavarësisht punës së mirë që ishte bërë, kishte shenja se do kultivohej, ne i kishim marrë masat paraprake dhe kishim bërë një plan operacioni. Kjo, pasi ne sivjet ishim të vendosur që do ndërhynim dhe nuk do linim asnjë zonë që të mbillej kanabis sativa.

A mund të themi se ndeshja e futbollit që është zhvilluar në Lazarat, ka shërbyer për marrjen e këtij informacioni?

Unë nuk kam qenë atë ditë dhe nuk jam shumë në dijeni, kush ka qenë pjesëtar në atë ndeshje. Por, ne kemi një projekt të policimit në komunitet dhe duhet të krijojmë kontakte të vazhdueshme me komunitetin. Pra, ne duhet të krijojmë marrëdhënie me komunitetin që të mund të marrim informacion, sepse edhe informacioni kështu merret. Këto kontakte janë bërë që të thyheshin pak ato konceptet që policia nuk hyn dot në Lazarat, policia nuk ka kontakte me banorët e kësaj zone.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Sot nis e përfundon më 11 korrik regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të ri të Kosovës

0

Kuvendi i Kosoves14Sot nis regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Regjistrimi i deputetëve do të bëhet sipas kësaj renditjeje: Më 9 korrik: deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, më 10 korrik, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa më 11 korrik, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë.

Rregullorja e Kuvendit, siç raporton KP, nuk e parasheh se si duhet të regjistrohen deputetët në seancën e parë, nëse duhet ta shënojnë partinë prej nga vijnë vijnë apo jo.