Home Blog Page 8385

PDK e bindur se do ta formojë Qeverinë e Re

0

PDK5-27Partia Demokratike e Kosovës shprehet e bindur se do të arrijë që të formojë qeverinë e re, edhe për kundër insistimeve të bllokut opozitar se do të bllokojnë një tentative të tillë.

Një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese e konfirmoi Kryeministrin në largim, Hashim Thaçin, si mandatar të parë për formimin e qeverisë së re, Partia Demokratike e Kosovës u shpreh e bindur se do të arrijë numrin e nevojshëm të votave në Kuvendin e Kosovës.

Basri Musmurati, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, tha për Gazetën Jeta në Kosovë se partia e tij “nuk do të ketë fare problem krijimin e qeverisë”.

“I kemi votat e elektoratit dhe po ashtu do t’i bëjmë edhe votat e deputetëve në Kuvend”, tha Musmurati.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, PDK fitoi numrin më të madh të votave, por 37 ulëset në Kuvend nuk janë të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën të martën Thaçit që të krijojë qeverinë e re, pasi që Presidentja Atifete Jahjaga ta nominojë atë për kryeministër.

Por PDK pritet që të ketë vështirësi për të bindur partitë e tjera për t’u bashkuar koalicionit në mënyrë që të arrijnë 61 votat e nevojshme në kuvend, në kohën kur partitë tjera shqiptare që fituan ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë të bashkuara për të bllokuar tentativën e PDK-së për të krijuar qeverinë.

Ato kanë shprehur qëndrimin e vet përmes një deklaratë të përbashkët të hënën se nuk do të bashkëpunojnë me PDK deri sa e ftuan Thaçin “të kthejë mandatin tek Presidentja Jahjaga në mënyrë që të evitohet ndonjë vakum institucional.”

Në anën tjetër, Shpend Kursani, analist politik, thotë se “Hashim Thaçi i ka gjasat shumë të vogla, për të mos thënë fare, që t’i arrijë numrat e nevojshme për ta formuar qeverinë në këtë periudhë.”

“Kjo është për shkak se blloku opozitar është solid në qëndrimet e veta për të mos bashkëpunuar me Thaçin,” ka shpjeguar ai.

Por, Kursani ka thënë se kjo mund të ndryshojë në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pëlqimin e anëtarësisë së vet nëse mban një referendum për të përkrahur bllokun opozitar, ashtu siç e kërkon Statuti i Vetëvendosjes.

Por Musmurati nuk përjashtoi mundësinë që PDK t’i bindë edhe partitë e bllokut opozitar t’i bashkohet PDK-së për të formuar qeverinë e re.

“More le çfarë 61 vota, ne do t’i kemi më shumë!” ka thënë ai.

PDK fitoi 30.38 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe do të ketë 37 deputetë në Kuvend, e përcjellë nga partia e Isa Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mori 25,24 për qind të votave dhe që do të ketë 30 deputetë.

Vetëvendosja e Albin Kurtit mori përkrahje nga 13,56 për qind e votuesve dhe do të ketë 16 ulëse në Kuvend, deri sa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.54 për qind të votave do të përfaqësohet me 11 deputet në legjislaturën e ardhshme.

Nisma për Kosovën, parti e formuar nga dy ish-anëtarë të lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, kaloi pragun dhe do të ketë 6 deputetë në Kuvend.

20 vendet e mbetura do t’i takojnë partive të minoriteteve, përfshirë edhe nëntë deputetëve nga “Lista Serbe” e përkrahur nga Beogradi.

Votat e kësaj partie mund të jenë vendimtare kur Hashim Thaci do të tentojë të formojë qeverinë e re.

“Lista Serbe” ka thënë se është e hapur për të bashkëpunuar me secilën parti e cila arrin që të formojë qeverinë e re.

“Lista Serbe nuk dëshiron të jetë ajo e cila do të zgjedhë se cila do të jetë partia e parë. Kjo duhet të vendoset nga shumica shqiptare. Ne do të punojmë me ata të cilat do të zgjedhen nga shumica shqiptare,” Branimir Stojanobic, Kryetar i Graçanicës dhe një nga udhëheqësit e Listës Serbe ka thënë.

Arsim Bajrami: Vendim i Gjykatës ashtu siç thash unë

0

Arsim Bajrami-pdkArsim Bajrami e ka lëshuar një reagim të gjatë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka thënë se aktgjykimi është ashtu siç kishte deklaruara para se lënda të shkonte në Gjykatë.
Ndërkohë, ka thënë se Partia e Hashim Thaçit nuk duhet të shkojë në opozitë pasi ka fituar zgjedhjet.

Për të dalë në opozitë PDK’ja, Bajrami thotë se duhet së pari t’i humb zgjedhjet.

“Vlerësimi im politik është që PDK si partia e parë nuk mund ta qeverisë asesi vendin vetë dhe asaj i duhen patjetër që të ndërtojë konsensusin e domosdoshëm me partnerët politik për të ndërtuar qeverinë e re dhe për ta qeverisur vendin. Mendoj që me këtë vullnet të popullit të reflektuar në këtë rezultat zgjedhor PDK nuk mund të dal në opozitë”, ka shkruar Bajrami.

Lexojeni të plotë reagimin e Arsim Bajramit:

Nuk ka patriotizëm më të madh se sa respektimi i Kushtetutës së Republikës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, dje bëri publik aktgjykimin e saj përkitazi me kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) [Kompetencat e Presidentit] me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverise] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kisha kënaqësinë që ta studiojë këtë aktgjykim në aspektin profesional dhe dua të shpreh bindjen time të plotë profesionale që ky vendim është një interpretim jashtëzakonisht i drejtë dhe i qartë, që dëshmon profesionalizmin dhe integritetin e lartë të gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në vlerësimin e kësaj kërkese.

Gjykata Kushtetuese pa u ndikuar nga asnjë faktor i jashtëm dhe me profesionalizëm të plotë ka dëshmuar vlerën e institucionit shtetëror duke ofruar një shembull të përkryer të funksionimit të mirëfilltë dhe profesional të një institucioni shtetëror. Është jashtëzakonisht mbresëlënëse që vendimi i Gjykatës është arritur për një periudhë mjaft të shkurtër dhe është vendosur me shumicë votash. Këtë vendim e përkrah plotësisht profesionalisht dhe e respektoj plotësisht politikisht. Mendoj që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me aktgjykimin e saj ka arritur të qartësojë të gjitha dilema e ngritura të karakterit juridiko-kushtetues dhe tani kjo çështje është plotësisht e karakterit politik.

Megjithatë pa modesti, për hir të korrektësisë dua të sjell në vëmendjen tuaj deklarimin tim rreth këtyre çështjeve që e kisha ofruar me një intervistë për gazetarin e nderuar z. Adriatik Kelmendi në emisionin Rubikon të KTV-së, me datë 11 qershor 2014. Pra këtë intervistë e kisha dhënë para se lënda të adresohej në Gjykatën Kushtetuese dhe pasi që lënda u parashtrua në Gjykatë kam respektuar normën profesionale që të përmbahem nga çdo komentim apo vlerësim i mëtutjeshëm duke u zotuar vetëm për respektim të plotë të cilido vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Të bashkëlidhur mund të gjeni linkun e intervistës ku mund ta shikoni videon (http://www.kohavision.net/video/rubikon/7920/), por unë megjithatë po i shkëputi më poshtë disa nga pikat kyqe të argumentimit tim në këtë intervistë e që ishin plotësisht të karakterit juridiko-kushtetues.

1. Kam mbrojtur faktin që Kushtetuta është e qartë në nenet e saj për formimin e Qeverisë. Një gjë të tillë e konkludon edhe Gjykata në paragrafin 95 të aktgjykimit të saj ku konkludon se dispozitat kushtetuese janë mjaftueshëm të qarta dhe në përputhje me njëra-tjetrën për të çuar deri te formimi i Qeverisë së re në pajtim me vullnetin e votuesve.

2. Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme kam deklaruar që normat juridike për rastin në fjalë i referohen vetëm koalicioneve parazgjedhore, pra koalicionit zyrtar parazgjedhor që është i regjistruar në zyrën për regjistrim të KQZ-së, që paraqitet në fletëvotimet zgjedhore dhe që i ofrohet mundësia qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre lidhur me të. Këtë tani e konstaton Gjykata në vendimin e saj, pika I (b) në faqe 23.

3. Kam deklaruar që Kushtetuta e Kosovës për dallim nga Korniza Kushtetuese e Kosovës i jep të drejtën e mandatarit partisë që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje. Pra shumica i referohet në rastin në fjalë partisë politike apo koalicionit që ka numrin më të madh në Kuvend. Gjithashtu kam mbrojtur qëndrimin që modeli kushtetues i Kosovës dallon nga modelet kushtetuese të rajonit dhe që çdo model është i veçantë. Këtë tani e konstaton Gjykata në vendimin e saj, pika II (c), (ç) dhe (d) në faqe 23 të aktgjykimit të shpallur.

4. Kam shprehur bindjen time të plotë që për çdo gjë që është e natyrës kushtetuese dhe që ka dilema për paqartësi mundemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për sqarim, respektivisht Presidentja e Republikës së Kosovës ka të drejtën e plotë që të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kam sugjeruar që nëse ka dilema, atëherë ekziston mekanizmi kushtetues për të gjetur sqarimet adekuate dhe ajo mund dhe duhet të bëhet nga Presidentja e Republikës së Kosovës duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime. Duhet kujtuar që ka pas shumë mendime skeptike mbi atë nëse Presidentja ka pasur drejtë të kërkojë interpretime nga Gjykata, dhe ka pasur edhe interpretime që Gjykata duhet të shpallë të papranueshme kërkesen e Presidentes. Kam shprehur edhe bindjen time të plotë që Presidentja e Republikës së Kosovës dhe ekipi i saj njohin shumë mirë praktikën parlamentare në Kosovë dhe kam qene i bindur që Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës do të vlerësoj situatën dhe do të veprojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë tani e konfirmon edhe Gjykata në aktgjykimin e saj, në faqe 7 tek konkluzioni për pranueshmëri në paragrafët 26, 27 dhe 28.

5. Kam deklaruar që pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja e Republikës së Kosovës duhet ta caktojë mandatarin nga një përfaqësues i një partie apo koalicioni parazgjedhor që do ta ketë shumicën e nevojshme në Kuvend dhe shumica e nevojshme është 61 deputetë për zgjedhjen e Qeverisë. Kam mbrojtur mendimin tim profesional që shumicën e mandateve e ka partia e parë, pra partia që ka siguruar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend. (Për këtë jam bazuar dhe kam përmendur praktikën e deritashme parlamentare të aplikuara në Kuvendin e Kosovës me rastin e formimit të Qeverisë, parimet kushtetuese dhe sistemin zgjedhor në Kosovë, por edhe në literaturën profesionale që ka trajtuar këtë çështje). Këtë tani e konfirmon edhe Gjykata në aktgjykimin e saj në paragrafin 67, 68,75, 76, 77, 78, 79, 80, 83, 84, 85 dhe posaqërisht paragrafi 88.

6. Kam shprehur mendimin tim që vetëm me proces të votimit në Kuvendin e Kosovës përcaktohet se kush e ka shumicën e nevojshme. Pra, jo me marrëveshje politike. Respektivisht kam mbrojtur qëndrimin që marrëveshja nuk mund të merret për bazë nga Presidentja me rastin e nominimit të mandatarit që do të marrë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për të formuar Qeverinë. Këtë tani e konfirmon edhe Gjykata në aktgjykimin e saj në paragrafin 86 edhe 88.

7. Kam shprehur bindjen time që dispozita në nenin 95, paragrafi 4 në Kushtetutën e Kosovës e precizon proceduren e raundit të dytë të mandatarit (duke ndjekur të njëjtën procedure) në rast që përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr votat e nevojshme në tentimin e parë duke ofruar sërish tentimin e dytë ekskluzivisht për mandatarin e parë. Vlerësimi i Gjykatës në këtë rast është që ky nen qëndron i heshtur dhe sipas këndëvështrimit të Gjykatës kjo është në diskrecionin e Presidentes të Republikës që të vendos se cilës parti do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër.(paragarfi 90). Gjykata shprehimisht vlerëson që në raundin e dytë nuk duhet të përjashtohet mundësia që t’i jepet sërish edhe rasti i dytë me një kandidat tjetër të njëjtës parti apo koalicion (paragarfi 91). Gjykata po ashtu konsideron që Presidentja duhet të konsultohet edhe me partite tjera

edhe të vlerësojë gjasat e partive politike për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re (paragarafi 92). Pra Gjykata në vlerësimet e saj në aktgjykimin dëshmohet gjithëpërfshirëse. Është shumë e rëndësishme që Gjykata vlerëson drejtë dhe qartë në paragafin 94 që sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit dhe rrjedhimisht sugjeron që Presidenti i Republikës duhet të gjejë kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re.

8. Kuptova me shqetësim faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur t’i sigurojë Travaux Preparatories, pra materialet përgatitore (procesverbalet) e punës së Komisionit për Hartimin e Kushtetutës. Mendoj që ato duhet të kërkohen dhe të gjenden gjithsesi në sekretariatin e atëhershme të komisionit për hartimin e Kushtetutës.

9. Jam angazhuar vazhdimisht që roli i Presidentes të fuqizohet dhe për këtë jam përkushtuar edhe përgjatë procesit të amandamentimit të Kushtetutës së Kosovës duke avokuar me insistim që Presidenti të mos jetë peng i partive politike por të zgjedhjet drejtpërdrejt nga populli. Besoj fuqishëm, që ashtu siç u dëshmua që vetëm një president i tillë që nuk buron nga oborret e partive politike mund të dëshmoj rolin e saj/tij kushtetues që të përfaqësoj unitetin e plotë të vendit.

10. Kam deklaruar që ekziston mundësia të shkohet në zgjedhjet tjera të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet të ndërtohet uniteti i domosdoshëm për tejkalimin e situatave që potencialisht mund të shkaktojnë ngërçe politike. Gjithashtu kam shprehur brengen time njerëzore që nëse shkuarja në zgjedhje të sërishme për një periudhë kaq të shkurtër kohore do të mund të menaxhohej me sukses. Gjithsesi ky mbetet vetëm vlerësim i imi dhe për këtë vlerësimin më adekuat mund të japin institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.

11. Kam shprehur vlerësimet e mija që shumë zhvillime politike pas zgjedhjeve kanë qenë të nxituara dhe kam sugjeruar që duhet pritur kohën e numërimit dhe shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, çertifikimin dhe pranimin e këtij rezultati nga të gjitha partitë politike që kanë marrë pjesë. Kam insistuar që vetëm pas këtyre fazave hapet rruga për të trajtuar çështjet tjera siç janë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re. Kam shprehur rezervat dhe habinë time me nxitimin për të ndarë postet politike kryesore të vendit pa ndonjë reflektim përmbajtjesor ndaj rendit juridik dhe institucional në vend.

11.1. Kam shprehur bindjen time dhe qëndroj pas vlerësimit që posti i Kryetarit të Kuvendit zgjidhet nga grupi parlamentar që ka numrin më të madh të ulëseve në Kuvend sipas rezultatit që del pas procesit të çertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ dhe me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. Ky vlerësim paraqet mendimin tim profesional dhe nuk mëton të jep të vërtetën absolute përkitazi me këtë çështje. Por unë vlerësimin tim e bazoj në dispozitat dhe parimet kushtetuese, rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, sistemin zgjedhor në Kosovë, praktikën e deritashme parlamentare të aplikuara në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit, procesverbalet e punës së Kuvendit të Kosovës ku trajtohen situata të ngjashme të mëparshme. Por mendoj që edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO103/14 mund të ndihmojë tërthorazi në qartësimin e kësaj çështje.

11.2. Kam vlerësuar që nuk ka qenë fare korrekte dhe nuk është dashur të ndodhë dhe nuk duhet ndodhë që në diskutimet politike në mes të partive politike të futet edhe posti i presidentetit të Kosovës si pjesë e pazareve politike. Mendoj që nuk është korrekte të diskutohet kjo çështje përderisa ne kemi në detyrë një presidente që ushtron përgjegjësitë e saj në mënyrën më funksionale të mundshme.

12. Për fund, kam deklaruar përcaktimin tim të plotë që vendimet e Gjykata Kushtetuese janë meritore, janë përfundimtare dhe ato duhet të respektohen. Kam thënë që gjitha mendimet e mija nuk janë e vërteta absolute, por vetëm mendimi im profesional dhe kam pranuar që vendimi përfundimtar dhe meritor i takon vetëm institucionit kompetent për interpretimin e Kushtetutës, pra Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Tani mendoj që ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës paraqet vlerësimet më meritore, përfundimtare dhe bëjë thirrjen që të respektohen nga të gjitha palët. Ky aktgjykim njëherit përbën edhe një arritje të një standardi të ri në fushën e interpretimit kushtetues në Kosovë dhe do të shërbej edhe si një rast mjaft interesant për trajtime në debatet akademike në shkencën e drejtësisë.

Përfundimisht mendoj që kishim një proces zgjedhor jashtëzakonisht të mirë, të pranuar nga të gjithë dhe meritor për këtë janë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe përkushtimi i partive politike që garuan në këto zgjedhje. Tani është koha që të gjitha partitë politike të tregojnë përgjegjësi ndaj shtetit, logjika e inateve dhe bllokadës të zëvendësohet me përgjegjësinë politike për shërbim të interesave të vendit duke krijuar institucione stabile, funksionale dhe të pakontestueshme. Jam i bindur që zgjidhja mund të gjendet vetëm me një pjekuri të elitës politike të vendit, ku secila parti politike duhet të reflektojë mbi peshë e saj politike por edhe mbi peshën e oponentëve tyre politik që kanë marrë nga verdikti i popullit në zgjedhjet e mbajtura me 8 qershor 2014.

Vlerësimi im politik është që PDK si partia e parë nuk mund ta qeverisë asesi vendin vetë dhe asaj i duhen patjetër që të ndërtojë konsensusin e domosdoshëm me partnerët politik për të ndërtuar qeverinë e re dhe për ta qeverisur vendin. Mendoj që me këtë vullnet të popullit të reflektuar në këtë rezultat zgjedhor PDK nuk mund të dal në opozitë. Kur PDK t’i humb zgjedhjet atëherë ajo do të mbetet në opozitë. Poashtu mendoj që ngjashëm partitë tjera nuk mund të injorojnë faktin që PDK është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme dhe përkitazi me këtë do të duhej që të reflektonin politikisht. Zgjidhja duhet të gjendet me një qasje të emancipimit politik, me një gjeneratë të re qeverisëse dhe me një politikë ku dija, puna dhe morali janë vlerat mbizotëruese.

Diskutime e fundit publike mbi çështjet e natyrës kushtetuese paraqesin një arritje mjaft interesante në shoqërinë tonë. Mendoj që u dëshmua që të tilla diskutime janë mjaft produktive dhe na kishin munguar. Interpretimet ishin nga më të ndryshmet dhe karakteristike pothuajse e përbashkët e të gjithave ishte argumentimi logjik që ofronin. Kishte të tilla që përderisa jepnin interpretimet e tyre, interpretimet tjera i shpallnin absurde. Të tjerë interpretimet që nuk u pëlqenin atyre i shpallnin si partiake. Kishte edhe shumë reagime instinktive. Pas vendimit të Gjykatës, në disa çështje dikush u dëshmua që ishte më i afërt me vlerësimet e saj/tij me ato të aktgjykimit të Gjykatës, dikush tjetër ishte më larg, e ndonjë edhe nuk ja qëlloj fare. Por këto mbeten shumë të të parëndësishme përballë faktit të vetëm të rëndësishëm që aktgjykimi të pranohet nga të gjitha palët.

Nuk ka patriotizëm më të madh se sa respektimi i Kushtetutës së Republikës.Dua të shpreh falemnderimin për të gjithë kolegët juristë, analistët politik dhe përfaqësuesit politik për kontributin e tyre të dhënë në debatin përmbajtësor të zhvilluar së fundi përkitazi me këtë çështje.

Synon të jetë pjesë e “TurtleFest 2014”

0

cevi-1-620x300MENdar DJ nga Prizreni, i cili po mundohet përmes rrjetit social Facebook dhe Soundcloud të jetë pjesë e Festitvalit të sivjemë Turtle Fest, i cili do të mbahet në bregdetin e bukur shqiptar Dhermi. Ai ka përgatitur një Set 30 minutesh të rrymes elektronike, me të cilën synon që ta zënë një vend në këtë festival.Lloji i muzikes së tij që bën, është rryma Electronice ndërsa Zhanri : Deep Tech\ Progressive.MENdar, i cili shumë shpejt arriti të depërtoj tek publiku që preferon këtë muzikë.

Ai gjithashtu me mjaft sukses është i angazhuar duke bashkëpunuar me një ndër radiot më të famshme në Irlandë ( Innervisions Radio),duke qenë shumë aktiv në paraqitjet e tij Live. Edicionin e kaluar të aktivitetit Bunar fest, MENdar arriti të jetë pjesë e kësaj ngjarje në Line Up me DJ-in e mirënjohur nga Turqia, Sezer Uysal.Poashtu,këtë vit MENdar do të jetë pjesë e Festivalit tashmë tradicional “NGOM fest” i cili do të mbahet për të 4-ën herë me radhë në Prizren.Turtle fest i cili zgjat 3 ditë dhe i cili do të mbahet për të 3-ën herë më radhë,Turtle fest bashkon DJ-ët më të rëndësishëm shqiptarë e evropianë për të paraqitur rrymat e ndryshme muzikore.

Në pyetjen tonë,çka e shtyri atë që të konkurojë për të qenë pjesë e këtij Festivali,ai na tha”Po sa e morra vesh informacionin për mbajtjen e Festivalit të radhës Turtle fest,takova shokët,kolegët dhe miqtë të cilët përveç këshillave më inkurajuan që të konkurojë për këtë ngjarje.Nëse përzgjidhem ndër pjesëmarrësit e Turle fest,kjo do të jetë edhe një eksperiencë e nevojshme për mua dhe besoj se do t’ia dal mbanë duke arritur edhe sukses në këtë ngjarje”,tha MENdar. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të numrit të pëlqimeve (likes) në profilin e Mendarit në SoundCloud.Linku ku mund te dëgjohet, pëlqehet,postohet dhe komentohet Seti i Mendarit është ky :ttps://soundcloud.com/mendar/mendar-for-turtle-fest-dj-contest/TV Prizreni/

Sekretet e “frikshme” që nuk i dinit mbi partneren tuaj!

0

cifti 23Gruaja me të cilën flini mund t’ua ngulë sytë dhe t’ju thotë se ju dashuron, por ka disa sekrete të saj që mund t’iu frikësojnë. Vështirë se do t’i dëgjonit ndonjëherë nga goja e partneres tuaj, sekretet e dashurisë dhe të lakuriqësisë. Një grua mund t’ju japë trupin dhe zemrën, por ka pjesë të tjera prej të cilave ajo nuk do heqë dorë kurrë. Ato janë pjesë të fshehura brenda karakterit dhe qenies së saj. Mistere të aluduara me një buzëqeshje dinake dhe një e qeshur enigmatike.

1- Shoqja ime më e mirë di gjithçka. Ajo di gjithçka rreth organeve të tua jetësore, që nga masa e llogarisë në bankë deri te përmasa e…pronës tënde. Di edhe se si i krahasojmë të dyja me ato të burrave të tjerë që kam dalë. Kam bërë një krahasim me matjet me dorë, në mënyrë që të zbuloj masën e unazës me një nivel të lartë saktësie. Kur shoqja ime buzëqesh me ty, ti as që i imagjinon këto.
2- Vetëm duke të parë duart, eksitohem.
3- Kur largohesh qoftë edhe për një ditë, fle me bluzën tënde të preferuar, sepse mban erë si ty.
4- Nuk do të të them kurrë të vërtetën me sa meshkuj kam fjetur. S’ka rëndësi se sa e sinqertë të jam dukur kur i jam përgjigjur pyetjes tënde.
5- Kam fantazuar të jem me ty të paktën nja dhjetë herë, përpara se të zhvisheshim për herë të parë.
6- Ende mendoj për ish të dashurit e mi dhe i krahasoj me ty. Shumicën e rasteve fiton ti. Ndonjëherë jo.
7- Kam hetuar mbi ish të dashurat e tua.
8- Kur po bija në dashuri me ty, e humba fare oreksin për të ngrënë.
9- Në të vërtetë trupi im nuk është kaq pa qime dhe i lëmuar gjithandej. Por nuk do të lejoj kurrë të shohësh asnjë shenjë të depilimit, piskatores, dyllit, skrabit dhe kremrave që e bëjnë trupin në këtë formë.
10- Dukem si një vajzë që i ka të gjitha në rregull. Organizimi im i vërtetë (ose mungesa e tij) zbulohet në dollapin tim, në çantën e tualetit dhe në dosjet mbi tryezën time të punës.
11- Kam zbuluar revistat e tua porno, që mendon se i mbaje të fshehura nga unë. E di edhe që ke frekuentuar shpesh edhe faqe interneti pornografike. Mendoj se gjërat që të eksitojnë, janë për të qeshur.
12- Kur them “Jam gati”, do më duhen saktësisht 7 minuta për t’u bërë gati. Mos u përpiq të bësh hile dhe ta çosh orën 7 minuta më përpara. Ende do të më duhen edhe shtatë minuta të tjera.
13- Kur them “Do të takoj në 15 minuta, dua të them do të dal nga shtëpia pas 15 minutash dhe nuk do të kem mbërritur për të paktën 30 minuta” (por ka më shumë mundësi të jem aty për 40 minuta).
14- Më ke bërë të qaj më shumë herë, se sa e di.
15- Torturohem duke pritur të më telefonosh sërish. Periudha mes takimit tonë të parë dhe fjalisë tënde “Faleminderit për natën e këndshme, kur mund të të shoh sërish?”, më duket sikur kalon me xhirim të ngadaltë.
16- Dua të më flasësh me fjalë të ndyra!
17- Në fillim të lidhjes sonë, i kam ruajtur të gjitha mesazhet dhe i kam rilexuar shumë herë. Madje ua kam dhënë edhe shoqeve t’i lexojnë, në mënyrë të përsëritur.
18- Po të testoj në mënyrë të vazhdueshme. Vështroj, analizoj dhe gjykoj çdo veprim, fjalë, gjest, dhe shprehi të fytyrës. Kur të pyes për të pasur një treshe, nuk e kam me të vërtetë. Nëse do që të të flas sërish me gojë, përgjigja duhet të jetë: “Pse duhet të fle me një femër tjetër, kur të kam ty?”
19- T’i shoh të ndenjurat çdo herë që del nga dhoma.
20- Kam nevojë për shenja të vazhdueshme se më do pranë. Ja pse është më mirë, për shembull të thuash: “Dua të ikim bashkë diku për fundjavë. A mund të vish me mua?”, se sa të më pyesësh: “Çfarë planesh ke për fundjavë?”
21- Vdes kur bëhesh xheloz! Prandaj edhe kur më sheh të flirtoj përpara syve të tu me kamerierin, shoferin e autobusit, apo ndonjë djalë në festë, dije se në të vërtetë po flirtoj me ty, përmes tij…
22- Edhe pse ankohem se nuk të shoh mjaftueshëm (apo se ti punon shumë), nuk më duket asgjë më seksi se sa të të shoh në mëngjes, kur vesh kostumin dhe nxiton për në punë.
23- Grindem me ty sepse ndihem e injoruar. Po përpiqem të nxjerr emocionet jashtë teje. Mos u struk në guvën tënde. Vetëm më jep atë që dua: pak vëmendje. Dhe kurrë mos më thuaj: “Qetësohu”.
24- Edhe pse këmbëngul ta paguaj unë faturën e takimit tonë të parë, mendoj se je i lirë nëse më lejon ta bëj.
25- Shoku yt i ngushtë mund të më duket i neveritshëm, por kam fantazuar të fle me të. Jo se e dua, por sepse dua një pjesë të djalit që është aq pranë teje.
26- Nëse do të ndahem nga ti, të gjitha shoqet e mia e dinë këtë përpara se ti ta marrësh vesh. Do kem dy javë që flas rreth kësaj.
27- Dua që të marrësh ti kontrollin në shtrat. Është e vërtetë që kam karrierë të suksesshme, jam financiarisht e pavarur, jetoj vetëm dhe nuk kam nevojë për një burrë që të më bëjë të lumtur (teorikisht). Por sërish dua që të më marrësh në krahë të më çosh drejt dhomës së gjumit, pa më pyetur më parë.

Në Prevallë u vjen radha vilave të politikanëve

0

Prevalla 2Rrënimet në parkun e Prevallës do të vazhdojnë këto ditë. Eskavatori kësaj radhe duke se do të ketë punë me ndërtimet që i kanë bërë njerëzit e pushtetit. Lista më ndërtimet e tyre e kalon shifrën e 130.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi ka treguar për Express se nga nesër do të nis edhe procesi ndaj këtyre ndërtimeve. Ai ka thënë se të enjten do ta marrë listën e ndërtuesve, dhe sipas tij pasi ato të evidentohen dhe vërtetohet se ka tejkalime në ndërtime do të rrënohen.

“ Leje për ndërtim ato vila kanë. Janë në evidencë mbi 130. Shumica e tyre janë të njerëzve të politikës. Ne tani do të nisim edhe evidentimin e atyre ndërtimeve. Nëse ndonjëra ka tejkalime në ndërtim do të rrënohen”, ka thënë Gashi për Express.

Ai ka thënë se nuk do të këtë tolerime për askënd.

“ Nuk do të këtë falje për askënd. Të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Ne vetëm ligjin jemi duke e zbatuar”, ka thënë ai.

Ministri Gashi treguar se edhe në Brezovicë do të nis shumë shpejt rrënimet. Ai ka thënë se për këtë park janë bërë evidentimet dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat do të shkohet me rrënime. Sipas tij në Brezovicë janë të ndërtuar qindra vila ilegalisht.

DOKU:TECH në kuadër të Dokufestit të sivjetmë

0

Konference-per-media-DokuTech-620x330DOKU:TECH do jetë vend edhe për të mësuar. Gjatë punëtorive që do organizohen në katër ditë, pjesëmarrësve do u ofrohen mundësi për të mësuar aftësi të reja se si të mbrohen në ambientin digjital, si të krijojnë blogjet personale, si të themelojnë kompaninë e tyre apo edhe si të prodhojnë birrën.

IPKO Foundation në bashkëpunim me Share Foundation dhe Dokufest kanë shpalosur sot detaje nga DOKU:TECH, projekti më i ri që do sjellë teknologjinë e internetin gjatë Dokufestit. DOKU:TECH është kampi katër ditor dedikuar teknologjisë dhe internetit që do organizohet gjatë festivalit Dokufest në Prizren.

DOKU:TECH eksploron dhe sfidon implikimet sociale të innovacioneve teknologjike përmes konektimit, përmbajtjes, transparencës dhe sigurisë. I vendosur në qytetin e bukur të Prizrenit, në Kosovë, kjo ngjarje do të sjellë në një vend folës, observues, hulumtues, dhe ndërtues me reputacion nga e gjithë bota për të folur për njohuritë e hapura, sigurinë digjitale, privatësinë, ndërrmarrësinë sociale, dhe biznesin. Ngjarja do u ofrojë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve që në një mënyrë unike dhe inspiruese të dëgjojnë dhe sfidojnë folësit gjatë evenimenteve dhe të marrin pjesë në diskutimet plot gjallëri përgjatë programit.

Veton Nurkollari shprehi gëzimin e tij që një iniciativë e këtij lloji gjen vend në DokuFest 2014.
“DOKU:TECH është një rrjedhë interesante se si po zhvillohen programet paralele në DokuFest dhe ka qenë e natyrshme që një iniciativë ku do të diskutohet dhe flitet për teknologjitë e reja të gjej vend në një festival të filmit. Shumica e asaj se cfarë do të flitet në konferencë në një mënyrë apo tjetër ka lidhje me film dhe si e përdorin teknologjinë filmëbërësit sot. Shpresojnë që kjo iniciativë të jetë tradicionale dhe të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme”, tha Nurkollari.
DOKU:TECH do jetë vend edhe për të mësuar. Gjatë punëtorive që do organizohen në katër ditë, pjesëmarrësve do u ofrohen mundësi për të mësuar aftësi të reja se si të mbrohen në ambientin digjital, si të krijojnë blogjet personale, si të themelojnë kompaninë e tyre apo edhe si të prodhojnë birrën.

Floriana Garo: Kam fjetur në suitë 8 mijë euro nata

0

Floriana Garo1Floriana Garo, bukuroshja që jep motin në “ABC News” dhe moderatorja e “Jo vetëm modë” ka rrëfyer për “Summer Pages” se ka fjetur në një suitë rreth 8.000 euro/nata.

“Në Kinë ka qenë tek “Miss World’, në një hotel me 7 yje në shkretëtirën e Kubuqit. Suita ishte rreth 8.000 euro/nata. Fatmirësisht nuk m’u desh ta paguaja vetë”, ka pohuar Floriana.

Ajo shprehet se ndonëse sot mbahet si një ndër vajzat më të bukura, e vogël nuk është shquar për këtë gjë.

“E vogël kam qenë fare e zakonshme. Flokët mami m’i priste shkurt si djalë, luaja në rrrugë si djalë gjatë gjithë kohës dhe vetëm vritesha dhe bëhesha pis”, rrëfen Floriana.

Ajo tregon se të gjitha pushimet e saj tashmë janë çift, në krah të partnerit të saj Tedi, dhe shpreson që pas 2-3 vitesh dhe ajo të marrë kënaqësinë e të qenit nënë.

Një Barbie shumë seksi”

0

laceyNjë amerikane, e fiksuar pas operacioneve plastike, tha se do që t’i ngjajë kukullës së preferuar, Barbie.

Lacey Wildd i është nënshtruar 12 operacioneve vetëm për gjoksin dhe sërish nuk është e kënaqur.

Ajo do hyjë në thikë sërish dhe kjo është hera e 36-të në total, që ajo ndërhyn në trupin e saj.

“Dua të jemi si një Barbie e rritur, si një Barbie ekstrem,” thotë 46- vjeçarja.

Ajo e pranon se është një nga femrat më të njohura në botë për ndërhyrje plastike, por thotë se ndjehet mirë, pasi është seksi.

Carmen Electra, 42-vjeçarja mahnitëse

0

carmen-galoreU bë e famshme në serialin Baywatch në fund të viteve ’90 dhe 16 vite më vonë, Carmen Electra kthehet me rroba banjoje duke treguar se format e saj aq të lakmueshme nuk kanë ndryshuar aspak me kohën.

Në një set fotografik për revistën ‘Galore’, 42-vjeçarja shfaqet me dy monokini që i nxjerrin në maksimum dekoltenë e bollshme.

Në intervistë, aktorja dhe modelja zbulon se e zë gjumi me televizor ndezur dhe se është e fiksuar pas Bob Marley e kulturës “reggae”.

Kurti: Koalicioni, jo se e duam njëri-tjetrin, por sepse i duhet Kosovës

0

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se presidentja e vendit, me letrën që i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, aq shumë pyetje kishte bërë, sa që sipas tij, kishte munguar vetëm pyetja, se kush është vetë presidentja në të vërtetë. Ai ka lënë të kuptohet se kusht për të hyrë në Qeverinë e ardhshme, do të jetë edhe Lista Serbe, për të cilën thotë se nuk duan ta shohin as në Kuvend, e lere më në qeveri.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se koalicioni i LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes është i natyrshëm, pavarësisht se kritikat e tij kanë qenë jo të vogla si për LDK-në ashtu edhe për AAK-në.

“Mund të them se ne parim e në përgjithësi për çështjet ekonomike të Kosovës, përkatësisht konstatimet tona dhe kontestimet tona të privatizimit të këtij që është bërë në Kosovë jemi në një vijë dhe në këtë aspekt jemi dakord që të ketë një ligj të veçantë për Trepçën, jemi dakord që disa prej privatizimeve të rishikohen dhe jemi dakord që mos të vazhdohet me privatizime të tilla”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, sa i përket pjesës politike, ai ka shtuar se ka përafrime.

“Mirëpo meqenëse jemi në ecje e sipër në bisedime unë nuk kisha dashur të paragjykoj asgjë, edhe pse mund të jetë që nuk e shohim në mënyrë identike diferencën midis nesh. Ajo që mund të them tash për tash është se jemi shumë afër në qëndrime e qëllime, por dallojmë ca më shumë sa i përket shprehjeve dhe formulimeve të atyre qëndrimeve e atyre qëllimeve”, tha Kurti.

Kurti tha se nuk dëshiron ta paragjykojë rezultatin e takimit të së hënës, duke konfirmuar se kanë saktësuar katër elemente kryesore.

“I pari është një hetim parlamentar për dialogun e deritanishëm, meqenëse aty jo vetëm që nuk pati parime por as transparencë. Elementi i dytë shumë i rëndësishëm është që të dërgohet marrëveshja e vitit të kaluar, si rezultat i dialogut teknik e politik në Komision e Venedikut, në mënyrë që shikohet kushtetutshmëria dhe përputhja me standardet evropiane dhe të drejtat e njeriut. Komisioni i Venedikut është ai që vlerësimin dhe inkurajimin ndërmjet ligjit”, ka potencuar Kurti.

Ai ka shtuar se takimi është bazuar edhe në dy elemente tjera.

“Elementi i tretë është dialogu me serbët e Kosovës, jo brenda kornizës brenda pajtimit dhe për hatër të pajtimit, por brenda kornizës së zhvillimit dhe për hir të zhvillimit. Dhe e fundit por jo me pak i rëndësishëm, dialogu deri më tani është zhvilluar në Bruksel brenda sektorit të komisionit evropian për politikë të jashtme dhe siguri. Ne duhet të zhvendosemi tek departamenti për zgjerim”, tha Kurti.

Edhe pse Vetëvendosje gjatë gjithë kohës ka akuzuar LDK-në për korrupsion në komunën e Prishtinës, madje ka dërguar dhjetëra lëndë në prokurori, derisa AAK-në, Kurti e pati quajtur edhe parti të haraçit, është duke biseduar pikërisht me këto parti që të hyjë në qeveri, edhe pse thotë se krejt ato që i kanë thënë për to qëndrojnë ende, pasi nuk janë duke bërë negociata pse e duan njëri-tjetrin por për të mirën e Kosovës.

“Ne nuk jemi në këto bisedime për shkak se e duam njëri tjetrin, ne jemi në këto bisedime sepse bisedimet janë të nevojshme për Kosovën. Pra, nuk jemi këtu që të bëjmë diçka tjetër përveç se ta shpëtojmë shtetin nga pushteti. Natyrisht se ne kemi bërë shumë kritika dhe akuza dhe ato qëndrojnë por edhe këto partitë tjera kanë thënë gjëra të rënda për neve, por unë këtu them që ekziston një parti që e ka kapur shtetin dhe kjo parti nuk është as LDK-ja, as AAK-ja as Nisma, por është PDK-ja”, theksoi Kurti.

Pavarësisht kësaj, Kurti thotë se nuk i kanë zbritur kushtet e tyre për të hyrë në Qeveri, apo edhe për ta mbështetur nga jashtë, pasi nëse i plotësojnë kriteret e tyre ata do ta mbështesin atë qeveri.

“Në momentin që Kosova si shtet nuk do të vazhdojë gjurmëve të Thaçit sa i përket privatizimit neo-liberal dhe dialogut me Serbinë, por do ta ridimensionojë subjektivitetin e vet karshi Serbisë dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, atëherë mund të themi se bëhet fjalë për një kurs të ri shtetëror dhe VV është e gatshme që ta mbështesë një qeveri me mandat të kufizuar për shpëtimin e shtetit “. tha Kurti.

Ai e quan këtë koalicion si të natyrshëm dhe jo për inate ndaj PDK-së, por ta shpëtuar shtetin që është kapur nga kjo parti.
“Nuk mendoj që këtu bëhet fjalë për kurrfarë inatesh. Në fakt këtë fjalën inate e dëgjoni me së shumti nga goja e njerëzve të PDK-së, asnjëherë nga VV apo nga koalicioni LDK-AAK-Nisma. Ne jemi këtu për hir të Kosovës dhe shumica dërmuese e qytetarëve nuk kanë votuar për PDK-në. Shumica dërrmuese e këtyre qytetarëve që nuk kanë votuar për PDK-në janë kundër PDK-së”, thotë Kurti.

Kurti shton se ende nuk kanë biseduar për postet eventuale që do t’u takonin, derisa nuk ka dashur të komentojë nëse do të jetë ministër i Ramush Haradinajt ose jo.

“Faza e tretë e bisedimeve nuk është hapur as në takimin e djeshëm as në takimin e 19 qershorit e as në takimet që kemi pasur bilaterale me krerët e LDK-së AAK-së dhe Nismës. Çështja e posteve e pozicioneve nuk është fare në fokusin tonë”, tha ai.

Ai ka lënë të kuptohet se kusht për të hyrë në Qeverinë e ardhshme me kryeministër Haradinajn, do të jetë edhe Lista Serbe, për të cilën Kurti thotë se nuk duan ta shohin as në Kuvend, e lere më në qeveri, pasi sipas tij, Lista Serbe vazhdon të mbetet sinonim i Serbisë brenda Kosovës dhe si e tillë ajo nuk paraqet diçka të tolerueshme dhe të pranueshme për ta. Sipas tij, ata janë aty peshqesh nga kryeministri në ikje.

“Natyrisht që ne nuk i duam ata në qeverisje, sepse nuk i duam së pari as në Kuvend, por po them ata janë peshqesh i kryeministrit në ikje, dhe ne do ta themi këtë qe po e them këtu edhe kur të vijë puna të faza e tretë e bisedimeve të cilën se kemi filluar ende”, theksoi Kurti.

Kurti ka komentuar edhe letrën që presidentja i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenet 95 dhe 84, se kujt i takon mandatari për formimin e Qeverisë, ku Gjykata dha dje vendimin.

Sipas tij, presidentja në këtë rast u tregua si një gazetare që ia dërgon pyetjet për intervistë kryetarit të Gjykatës kushtetuese, ku nuk kishte lënë asgjë pa e pyetur, ku mungonte vetëm një, që ta pyeste se kush është ajo në të vërtetë.

“Presidentja e kishte bërë një pyetësor të gjatë aty, aq të gjatë thuajse është një gazetare e cila po ia dërgon paraprakisht pyetjet e intervistës kreut të Gjykatës Kushtetuese. Nëse dikush e lexon ato pyetje nuk mund ta besoj se ato janë të një presidenteje të një shteti. Në anën tjetër aq shumë dilema kishte ngritur presidentja sa që mungonte vetëm një pyetje e fundit, a thua vallë kush jam unë”, tha Kurti. /KP/