Home Blog Page 8402

Të trajtohet me prioritet zbardhja e fatit të personave të pagjetur

0

Te pagjeturit nga luftaNëpërmjet një raporti, Grupi Punues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme dhe të Pavullnetshme, ka paraqitur të gjeturat gjatë vizitës në Kosovë, duke treguar për nevojën e riidentifikimit dhe rëndësinë e dialogut për marrjen e informatave për zbardhjen e fatit të 1 711 personave të pagjetur, 532 ?prej tyre të komunitetit serb.

Sipas tyre një proces i tillë është shumë i vështirë dhe i dhimbshëm posaçërisht për familjarët e personave të zhdukur, duke ftuar të gjithë akterët të përfshirë në procesin e gjetjes së të zhdukurve që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet.

Ata thanë se institucionet përkatëse, duhet të kenë resurse financiare dhe përkrahje teknike për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre për këtë çështje.

“Ne e dimë gjithashtu se këto çështje humanitare dhe e të drejtave të njeriut duhet të jenë pjesë e procesit politik të lehtësuar nga BE­ja. Pa një proces të tillë në agjendë nuk është e mundur që të këmbehen informatat dhe të këmbehen kërkesat. Dhe ne e trajtojmë këtë si çështje humanitare të të drejtave të njeriut… Duhet të ketë dialog të fuqizuar në mes të prokurorëve të cilët mund ta bëjnë këtë drejtpërdrejtë për të arritur këtë duhet të ketë platformë politike, dhe roli i UNMIK­ut dhe EULEX­it duhet të jetë që të lehtësojë themelimin dhe fuqizimin e dialogut tanishëm mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha anëtarja e Grupit Punues të OKB­së,Jasminka Dzumhu, transmeton RTK

Kryesuesi I këtij grupi punues Airel Dulitzky, theksoi se ka nevojë për përkushtim të fortë politik dhe udhëheqje të fortë politike, dhe se sipas tij nuk duhet të bëhen kalkulime dhe konsiderata të cilat do të mund të justifikonin vonesën e zgjidhjes së këtij problemi.

“Ne besojmë se duhet të ketë stimulime më të mëdha dhe kushte më të mira, për të mundësuar që njerëzit të dalin me informata konkrete që mund qojnë në sqarimin e fatit të personave të zhdukur, dhe ne besojmë se akterët e ndryshëm ndërkombëtar, duke përfshirë Tribunalin e Hagës, KFOR­i duhet t’i hapin të gjitha arkivat dhe dosjet e tyre për të ofruar informata potenciale që mund të qonin në sqarimin e fatit të zhdukurve”, tha ai.

Grupi ka realizuar vizitën në Kosovë në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur. Ata kanë rekomanduar se duhet të bëhet më shumë për të ngritur kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendor, dhe se duhet përkrahje më e madhe institucionale dhe politike për të siguruar pavarësinë e tyre.

Prizreni vetëm gjashtë deputet

0

Prizren ura e guritPublikimi zyrtar i rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit nga ana e KQZ-së prishi ‘hesapin’ e subjekteve politike në Prizren, duke bërë që kjo qendër të përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë, dy me pakë seç ishte paralajmëruar.

Sipas listës zyrtare, kësaj radhe jashtë Parlamentit ka mbetur deputeti Nait Hasani (PDK), i cili për disa vite ka qenë pjesë e legjislativit. Hasani edhe në mandatin e kaluar hyri në Kuvend pas lirimit të vendit meqenëse disa deputet kaluan në ekzekutiv.

Në listën e deputetëve të rinj nuk është as Albulena Balaj nga Nisma për Kosovën, për të cilën kohë u më parë jo zyrtarisht u raportua se kishte siguruar ulëse në mesin e të zgjedhurve të popullit.

Numrin më të madh të deputetëve në Prizren e dha PDK. Pjesë e saj janë Nezir Çoçaj, Edita Tahiri dhe Lulejta Veselaj-Gutaj. Përkundër që është partia e dytë, LDK-ja dha vetëm një deputet Hatim Baxhakun, aq sa kanë edhe dy partitë tjera më të vogla, Vetëvendosje!Mytaher Haskukën dhe Nisma, Zafir Berishën.

AAK nuk ka asnjë prizrenas në legjislativ.

Mbështetur në listën zyrtare të KQZ-së numrin më të madh të votave nga deputetët prizrenas e ka marrë Nezir Çoçaj, gjithsej 10. 47825, duke u ranguar i 25 në partinë e tij.

Edhe ish deputeti dhe ish kryetari i komunës, Eqrem Kryeziu ka mbetur jashtë Parlamentit.

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2010, kur dha vetëm 4 deputetë shqiptarë, kësaj radhe Prizreni do të ketë dy më tepër.

Pos deputetëve shqiptar, Prizreni do të ketë edhe disa deputetë nga radhët e komunitetit pakicë turk dhe boshnjak./zeri/

Erleta Hoti paralajmëron braktisjen e VV-së dhe politikës

0

Erleta hotiRezultatet zgjedhore të publikuara sot duket se do të lënë një boshllëk të pariparueshëm. Largimin nga VV dhe skena politike e ka paralajmëruar edhe Erleta Ukshin Hoti.

Hoti këtë paralajmërim kobzi e ka bërë publik në Facebook, më saktësisht, aty ku edhe kandidati tjetër i VV’së për deputet Avni Zogiani e ka paralajmëruar largimin nga jeta politike.

“Erleta Ukshin Hoti Agon Destani edhe une jam ne LVV, por se shpejti do te largohem” ka shkruar Hoti.

Shpëtimtari dritëplotë po i vjen Shqipërisë!

0

Avdi IbrahimiShkruan:Avdi Ibrahimi

Në mbarë hapsirat shqiptare, janë bërë shumë përpjekje, sakrifica, mbase edhe shumë luftëra me karakter mbrojtës e çlirimtar nga atdhetarët shqiptar për liri e të drejta kombëtare.

Në këtë rast nuk dua tu kujtoj historin e lavdishme të popullit shqiptar, sahan lëpirësve, puthadorëve, lajkatarëve, matrapazëve, tradhtarëve e trutharëve shqipfolës, që në mënyrë të vetëdijeshme u futën dhe po futën në botën e krimit antishqiptar, për të cilën vetë historia e kombit shqiptar i ka ndëshkuar, e ka për ti ndëshkuar edhe këta të kohës së tashme.

Jemi dëshmitar të provokimeve të ulta të qfaqura kohëve të fundit nga disa pseudo “patriot” të cilët dalin here hapur e here të maskuar në mediat elektronike, në yutube me ilustrime si ish –“komandant” të tri luftrave çlirimtare, që paskan bërë namin në këto luftra dhe tani na paraqiten përsëri kinse mu ata janë ende “çlirimtarët” tanë, që me ta do të bëhet bashkimi i atdheut dhe popullit shqiptar?! E si mund të jenë “çlirues” të atdheut këta përfitues, të koruptuar, që kontrabanduan me armët e lirisë, gjatë luftës dhe mbas mbarimit të luftës çlirimtare. Këta lavdaça nuk kanë asnjë kontribut me sens kombëtar për popullin shqiptar, përkundrazi populli i njehë këta matrapaz e përfitues që përfituan mjete materiale pandershëm për veten e tyre duke e dëmtuar pamëshirshëm pasurin tone kombëtare, në të tri luftrat çlirimtare dhe për këtë këta mashtrues e batakçi të rryerr i urren deri në pafundësi populli.

E keni shumë gabim ju “patriot” dhe po bëni një mëkat të rëndë, sepse ju nuk jeni vlera kombëtare dhe misioni juaj ka dështuar ngaherë.

Populli shqiptar nuk është naiv siç kujtoni ju dhe tu besoj aq mendjelehtësisht veshjen tuaj të maskuar me petkun “patriotik” mos mundohi kot të mashtroni veten, sepse as ju e as të tjerët para jush, nuk ja kanë dale ta mashtrojnë përgjithnji popullin e shenjtëruar shqiptar. Nëse ende se keni kuptuar këtë, bëjeni sa keni kohë njëkohësisht ju kujtojmë se as ju e as ndonjë “patriot me bateria” nuk ka mundur të mashtrojë përgjithnji dhe ta kthejë kohën mprapa, atë kohën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Shaban Jasharit, që vetë Zoti e lindi dhe shenjtëroi në pavdeksi për shqiptrizmin e mirëfilltë.

Të urtët, të diturit, rilindasit trima të pushkës e të pendës kanë thënë se mu atëherë kur ke humbur shpresat dhe kur nuk prêt asgjë të mire, mu atëherë shehë përpara teje një derë të hapur drite që të pret që ti të hysh në të. Që tani ka ardhur koha e po e lind udhëheqësin e ardhshëm për mbarë shqiptarinë, ai do të jetë i mire përgaditur si me dije, mençuri e trimëri, i gatshëm për të na mbrojtur, për të na dhënë shpresat e së ardhmës së ndritur, që ne të ecim përpara të sigurt në hapat që hedhim, pa patur frikë të shohim edhe të kalurën që po e lëmë prapa. Që në fillim ky udhëheqës i mbarëshqiptarisë mbi të gjitha do ta ketë vendosmërinë për ta bërë atdheun e bashkuar, i denjë për të qenë udhëheqës i ardhshëm e shpëtimtari i kombit. Jam i sigurt për këtë që them ky shpëtimtar mendje ndritur e zemër trimi do të vijë. Ai shqiptari dritëplotë, ai shpëtimtari po i vjenë Shqipërisë e shqiptarisë.

 

Veselaj-Gutaj: Falemnderit votues !

0

Luljeta Veselaj PDKDeputetja e PDK-së nga Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka falenderuar votuesit për besimin e dhënë, që ajo t’i përfaqësojë në Parlamentin e Kosovës.

“Familjarë, kolegë dhe ju struktura të PDK-së, falemnderit për besimin, që unë t’iu përfaqësoj”,shkruan Feselaj-Gutaj në Facebook.

“Tanimë janë publikuar edhe rezultatet zyrtare nga ana e KQZ-së, gjithashtu tani u rikonfirmua fitorja e PDK-së dhe Misionit të Ri. Zyrtarisht u konfirmua që edhe une do të jem pjesë e legjislaturës së re në Parlamentin e Kosovës”

Veselaj-Gutaj premton se besimin e dhënë do të arsyetojë.
“Të jeni të bindur se vërtetë do të jem arsyeja e zërit tuaj në organin më të lart shtetror.
Kuptimi dhe vlera e besimit tuaj që ma dhuruat votën është përgjegjësi dhe nder për mua./PrizrenPress.com/

I ndjeri Elvis Pista s’kishte marrë vota për të hyrë në Kuvend

0

ElvisPista-misioni i riKandidati i PDK’së për deputet, Elvis Pista, i vrarë në Rahovec, nuk kishte marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë përfaqësues i popullit.
Kështu, Pista ka marrë vetëm 6 mijë e 486 vota.

Elvis Pista u vra një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkohë, ende askush s’është i dyshuar për vrasjen e tij.

Pista, kishte pasur pozita udhëheqëse në Postën dhe Telekomin e Kosovës, derisa në zgjedhjet e fundit kandidoi me PDK’në./express/

Arrestohen hajnat e kabllove elektrike në Suharekë

0

arrestimi 2Katër persona të dyshuar për vjedhjen e kabllove elektrike janë arrestuar nga policia në Suharekë. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se personat janë zënë në flagrancë.

“Në orët e pasdites një patrullë policore nga Suhareka ka arrestuar katër meshkuj, të gjithë në cilësi të personave të dyshuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëveprim ishin duke vjedhur kabllo elektrike në një objekt të një biznesi privat”, tha Berisha.

“Sipas hetuesve nga vendi i ngjarjes thuhet se janë prerë kabllo të instalimeve elektrike”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Mos u marto me njeriun e gabuar

0

ciftet martesaMos mendoni se mund të ndryshoni tjetrin.

Nuk ka asnjë garanci që pas martese partneri juaj mund të ndryshojë. Nëse mendoni se më vonë çdo gjë do rregullohet atëherë ju po mendoni gabim, dhe në këtë aspekt më mirë të mos martoheni.

Mos e zgjidhni partnerin vetëm nga paraqitja.

Sigurisht që paraqitja e jashtme është me rëndësi por karakteri është diçka më tepër për dikë që doni të martoni. Një shprehje e vjetër thotë: bukuria ndez zjarrin, por karakteri e mban gjallë.

Duhet të jeni të kujdesshëm për ndjenjat emocionale ndaj njëri tjetrit.

Gratë kërkojnë vëmendje, dashuri dhe nderim, ndërsa meshkujt duan respekt dhe qetësi. Nëse nuk është kjo linje në ldhjen tuaj atëherë mos e zgjatni.

Pyesni veten nëse ndani pasione dhe projekte së bashku.

Nëse ju i dini planet e njëri-tjetrit dhe ndani së bashku pasione e projekti atëherë keni mundësinë për tu rritur në martesë së bashku.

Nait Hasani nuk hynë në Parlament

0

Nait HasaniKandidati i PDK-së, Nait Hasani nuk ka arrit të hyjë në Parlamentin e Kosovës. Ai në dy mandatet e kaluar ka qenë deputet i PD-së në Parlamentin e Kosovës.

Hasani duket se kishte informacione se nuk do të jetë pjesë e Parlamentit. Ai dy ditë më parë kishte postuar  disa vargje “filozofike” në të cilën paralajmëronte se nuk do të dorëzohet derisa të jetë gjallë.

 

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do mund ti kaloja…

Kam jetuar dhimbje që mendoja se po më vrisnin..

Kam përjetuar zhgënjime nga persona që nuk e prisja, pasi atyre vetëm të mira u kisha sjelIur…

Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje…

Por unë jam këtu, pasi jeta ime nuk ka përfunduar ende, dhe herët apo vonë do vijë dhe dita ime e fitores, sepse unë: UNË NUK DORËZOHEM KURRË..! N.H.”/PrizrenPress.com/

Berisha: Këto janë “pallavra” të PDK-së

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratike (BD), Zafir Berisha, në një prononcim për Telegrafin ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë që partia e tij të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, në komunën e Prizrenit.

Ai ka thënë se këto fjalë janë thjeshtë “pallavra”.

“Këto janë lajme të fabrikuara nga partia në pushtet, nga PDK-ja. S’ka asgjë të vërtetë, janë rrenë e kulluar”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Ndryshe, mediat të enjten kanë raportuar se kryetari i BD-së, Zafir Berisha ka marrë një ofertë për koalicion lokal nga PDK-ja në Prizren.

Oferta sipas këtyre raportimeve ka ardhur pasi që PDK-ja i ka ftohur raportet me partnerin e koalicionit AAK-në. /Telegrafi/