25 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 8403

Hebrenjtë e lumtur me jetën në Prizren

0

prizreni5Në Prizren jeton familja e Votim Demirit, nëna e të cilit vinte nga Izraeli.Në një dhomë të vogël, në shtëpinë e tij, ai ruan kujtimet e vjetra të historisë së hebrenjve. Ai sot është mbi 70-të vjeç.Dëshira e tij, është që që nëna e tij të ishte gjallë dhe shikonte se si jetojnë sot në Prizren.

Gjatë fundit të luftës së dytë botërore, siç kujton Demiri, nazistët kishin mbledhur nga Kosova 258 hebrenj dhe i kishin vendosur në kampin e përqendrimit ‘Bergen Belsen’ të Gjermanisë, ku nga këta 92 veta vdiqën atje.

Votim Demiri pasardhës i familjes hebrenje në Prizren, përkujton ditën e Holokausit. Ai në emër të gjithë komunitetit falënderon popullatën kosovare për ndihmën që ju dhanë në ditët më të vështira, si dhe vëmendjen që po i përkushton shoqëria kosovare edhe në ditët e sotme.

Demiri me keqardhje thotë se numri i hebrenjve në Kosovë tani është shumë i vogël. Ai nuk ka një shpjegim të veçantë për këtë, por thotë se, pas formimit të shtetit Izraelit, brenga më e madhe e hebrenjve ishte, të rrimë apo të kthehen atje.

“Në ato kohë, Kosova ka qenë ndër vendet e pakta në Evropë që kishte një popullsi më të madhe hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, sesa para saj”, thotë Demiri.

Një numër i madh i hebrenjve kishin udhëtuar edhe në vendet e tjera të Ballkanit, si në Shqipëri, ku edhe atje ata u mbrojtën nga popullata shqiptare, ku, ndërruan emrat e tyre, duke vënë emra shqip e në disa raste u pajisën edhe me pasaporta për të fshehur identitetin e tyre.

Vendosjen e pllakës përkujtimore në oborrin e Parlamentit të Kosovës, ku sipas Demirit ka ekzistuar sinagoga e fundit e hebrenjve, ai e quajti , një pjekuri të shoqërisë kosovare dhe me këto veprime, sipas tij, Kosova hyn në panteonin e vlerave civilizuese./rtk/

 

Avdaj, Mazreku, Zajmi dhe Smajli kandidatë për drejtor të Spitalit në Prizren

0

spitali i prizrenitDr.Afrim Avdaj, dr.Feim Mazreku,dr.Shpend Zajmi dhe dr. Ilir Smajli janë në garë për postin e drejtorit të Spitalit në Prizrenit.

“Në mesin e këtyre kandidatëve duke marrë parasysh edhe aktivitetin partiak si favorit kryesor për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është dr.afrim Avdaj”, ka thënë një burim për Koha ditore.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq kanë hedhur posht një favorizim të tillë.

Të katër kandidatët për drejtor në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me politikën.

Afrim Avdaj është anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren. Dr.Feim Mazrreku në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për këshilltar të Asamblesë Komunale në listën e AAK- LDD.

Dr. Spend Zajmi ka qenë kandidat për kryetar të Degës së AAK-së në Prizren

Ndërsa Ilir Smajli është anëtarsuar muaj më parë në PDK,përkatësisht gjat fshahtës zgjedhore të vitit 2013./PrizrenPress.com/

Ivanoviç hetohet për vrasjen e shqiptarëve

0

Oliver Ivanoviç

EULEX-i po interviston politikan serb të veriut, Oliver Ivanoviçin, bëjnë të ditur mediat serbe. Sipas tyre ai po intervistohet në pjesën jugore të Mitrovicës. Ndërkohë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha për Radio Kosovën se EULEX-i ka pasur një aksion në Veri të Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera. Kurse, zëdhënësja tjetër, Irina Guduleviq ka thënë për B92 se EULEX-i po interviston një person nga veriu i Mitrovicës për krime të luftës.

Mediat raportojnë duke u thirrur në burime se Ivanoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Ai dyshohet për veprat penale, torturë ndaj popullatës civile dhe vrasje të civilëve në baza etnike. Ai është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000.

Ivanoviq, është duke u marr në pyetje rreth vrasjes së shqiptarëve gjatë vitit 1999, me theks vrasjen e 10 prej tyre që kishte ndodhur në mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës. Atë natë në veri të qytetit ishin vrarë 10 shqiptarë dhe për asnjë prej tyre nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie asnjëherë.

Me akuza të njëjta Ivanoviq u përball edhe në kohën e UNMIK-ut. Ky misioni nisi një hetim për krime luftë ndaj tij në vitin 2002. Megjithëse ai atëherë hodhi poshtë akuzat duke i quajtur si qesharake dhe të pabaza. Atëkohë, UNMIK-u i tërhoqi këto akuza dhe pushoi hetimet ndaj Ivanoviqit.

Ndërsa, Nisma Qytetare Serbe ka reaguar ndaj informacioneve në disa media, se kryetari i saj, Oliver Ivanoviq, është arrestuar. Në komunikatën e saj thuhet se “Ivanoviq nuk është arrestuar, por si qytetar i përgjegjshëm, i është përgjigjur thirrjes së EULEX-it për të dhënë deklaratë”.

“Kjo thirrje ka absolutisht qëllim politik, për të krijuar një balancë me arrestimet në komunitetin shqiptar. Padyshim se ka për qëllim edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit në të gjithë komunitetin serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës Qytetare Serbe.

Arrestohet Oliver Ivanoviç

Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it në një aksion që është duke vazhduar ka arrestuar Oliver Ivanoviçin, bëjnë të ditur burime të Kosovapress.

Ivanoviç momentalisht është duke u mbajtur në stacionin policor në Veri ku është duke u intervistuar.

Sipas mediave, Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për politikanin serb nga Veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Tri vjedhje, katër arrestime në Prizren

0

arrestimi 2Katër persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar nga policia në Prizren.Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas lajmrimit të rasteve të vjedhjeve nga qytetarët.

“Në tri raste të ndara dhe vende të ndryshme, qytetarët kanë ndihmuar policinë që t’i identifikojë dhe arrestojë katër meshkuj, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes në tentativë, ngase të njëjtit janë kapur në flagrancë nga qytetarët gjatë kryerjes së vjedhjes dhe janë lajmëruar në polici”

“Rasti i parë ka ndodhur me datën 23 janar, rreth orës 20:55 minuta në rrugën “Adem Jashari”, me ç’rast dy të mitur kanë hyrë në një shtëpi për të vjedhur mirëpo janë kapur nga i zoti i shtëpisë”.

“Në prani të prindërve janë intervistuar dhe është kuptuar se të njëjtit janë recidivist të veprave të ngjashme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të mitur të caktohet masa e arrestit”.

“Rasti i dytë ka ndodhur me datën 23 janar. Rreth orës 22:35 min në rrugën “Gjallica”. Disa qytetarë të çastit kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin N. Thaçi, pasi i njëjti me një mjet të metaltë të adaptuar si kaçavidë ishte duke e thyer derën e një automjeti. I dyshuari është arrestuar ndërkaq mjeti (“çelësi kallauz”) është sekuestruar dhe do t’i dorëzohet prokurorisë si provë materiale. I dyshuari është përsëritës i veprave të tilla”.

“Rasti i tretë ka ndodhur me datën 26 janar, rreth orës 18:00 në rrugën “Shahadin Berisha” në Prizren. I dyshuari K. Kolukaj është zënë në flagrancë nga pronari i shtëpisë i cili ka thirr policinë në ndihmë. Hetues policorë kanë proceduar me rastin dhe kanë kuptuar se i dyshuari është përsëritës i veprave të vjedhjes që kanë ndodhur në ditën e njëjtë. Edhe ky i dyshuar është ndalur në mbajtje nën masën e arrestit policor të nënshkruar nga prokurori i shtetit”./PrizrenPress.com/

 

Prokuroria kërkon dënim prej 1 deri në 8 vjet burg për Mujën dhe pesë drejtorët e tij

0

Ramadan MujaProkuroria e EULEX-it ka kërkuar të hënën dënim prej 1 deri në 8 vjet burg për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtoërt e tij.

Prokurorja Natasha Vikeri në fjelën e fundit të saj, ka akuzuar “Mujën dhe të tjerët”, për keqpërdormim të detyrës zyrtare.

Avokati i Mujës, Rruzhdi Berisha, ndërkaq ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që, Prokuroria e EULEX-it e ngarkon klientin e tij, Ramadan Mujën. Ai tha se nuk ka elemente që veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale

“Ne edhe në fillim kemi thënë se mund të ketë shkelje të procedurës administrative të cilat nuk përbëjnë vepër penalë”.

Muja sot në gjykim 

Kryetari Ramadan Muja, gjatë marrjes në pyetje, ka deklaruar se të gjitha vendimet që i ka marrë, kanë pasur për bazë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Prizrenit.

Dy pikat e para të aktakuzës së sotme, ngarkojnë kryetarin e komunës Ramadan Muja, drejtorin e Administratës, Minir Krasniqi dhe ish ushtruesin e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër Avni Ademin, për dhënien në shfrytëzim të tokës në ‘Boka- Boka’, për ndërtimin e kolegjit’ Mehmet Akif ‘dhe fabrikën e çokollatës “Kamila” Leximi i pikës 3 dhe katër nga prokurorja Vikeri do të bëhet në seancën e radhës më 10-të shkurt./PrizrePress.com/

 

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit  sot  do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Seanca gjyqësore fillon në ora 09:00.

Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha konfirmoi për “PrizrenPress” mbajtejn e seancës gjyqësore ndaj Mujës.

“Sipas planifikimit  sot  do të mbahet gjykimi i Mujës.Nuk ka ndonjë ndryshim të kohës”, tha Berisha.

Trupi gjykues vitin e kaluar pat marrë vendim që procesi gjyqësor të vazhdojë me 27 janar 2014. Në këtë seancë gjyqësore është paraparë që Prokuroria të japë fjalën e saj përfundimtare rreth ngritjes së akuzës që ka bërë ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës dhe drejtorëve të tij.
Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha, ndërkaq pat kërkuar nga trupi gjykues kohë për ta thënë fjalën përfundimtare. Ai preferon që fjalën e tij të bëhet varësisht nga ajo e Prokurorisë.

Berisha në çdo seancë gjyqësore ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria e EULEX-it e ngarkon klientin e tij, Ramadan Mujën. Sipas tij, nuk ka elemente që veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale.
Vetë kryetari Ramadan Muja, ndërkaq ka deklaruar se të gjitha vendimet që i ka marrë kanë pasur për bazë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Prizrenit.

Një prokurore e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

 

Kryeziu: Në LDK ka njerëz të shitur

0

Eqrem KryeziuAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë se nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje Isa Mustafa nga pozita e Kryetarit të kësaj partie, pavarësisht humbjes së garës në Prishtinë.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re”, Kryeziu e ka vlerësuar irracionale kërkesën për dorëheqjen e Mustafës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK.

“Isa Mustafa nuk e ka pasur rastin ta dëshmojë lidershipin e tij. Të them të drejtën, me një rrugëtim të tillë, kërkesa për dorëheqje nuk është e ndershme”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se lidershipi i LDK’së nuk duhet t’u nënshtrohet klithmave për dorëheqjen e Mustafës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë parti.

Ai tha se zgjedhjet brenda LDK’së duhet të mbahen në fund të nëntorit ose në dhjetorit.

“Me emër të Zotit, kah fundi i nëntorit ose në dhjetor, do të mbahen zgjedhjet në parti”.

Sipas tij, brenda LDK’së ka edhe njerëz të shitur, të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë këtë parti.

“Unë e di se një kohë të gjatë këtu njerëzit komprementohen nga partitë e tjera dhe shiten për 30 aspra ose 30 groshë. Metoda të tilla përdoren pothuajse gati janë të lejueshme, edhe pse nuk janë burrnore”.

“LDK’ja duhet t’u kundërvihet këtyre metodave”, ka thënë ai duke aluduar se PDK e AAK janë të interesuara për dëmtimin e LDK’së.

Ndërsa, sa i përket dorëheqjes së kërkuar më herët të Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të LDK’së në Prizren, e quan sfidë, ngase rivalët po e mbivlerësojnë.

“Sfida më e madhe e imja ka të bëjë me faktin se rivalët më mbivlerësojnë më shumë sesa që duhet ose shumë më tepër sesa në fakt jam”.

“Ata mendojnë se, në qoftë se e margjinalizojnë Eqremin, atëherë më lehtë e kanë t’i bien edhe LDK’së. Ndërkaq unë nuk jam aq i rëndësishëm”.

“Mua më bëjnë nder si më trajtojnë kështu, por kam frikë se nuk jam aq i madh”.

Qeveria: Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë

0

zgjedhjet ne serbiNdërsa Serbia ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas formulimeve të para “duke përfshirë edhe Kosovën”, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që Serbia të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në territorin e Kosovës. Por, ka lënë mundësinë e hapur që serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e Serbisë.Bekim Çollaku, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha për “Kohën Ditore” se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë mund të votojnë në zgjedhjet e Serbisë.

“Serbia nuk mund të organizojë asnjë lloj zgjedhjesh në Kosovë. Mirëpo, qytetarët e Kosovës të komunitetit serb që kanë dyshtetësi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe ato të Serbisë. Kjo gjë është legale për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë dyshtetësi. Se çfarë modalitetesh teknike do të aplikohen për të mundësuar një gjë të tillë, është herët të flitet”, ka thënë Çollaku.

Muja ecën vetë

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja assesi nuk po mund ta krijojë qeverinë komunale. Njeriu që është rizgjedhur në postin e të parit të qytetit jugor ka humbur mbështetjen e një pjese të partisë së tij, por po ka probleme edhe me partnerin e koalicionit AAK-LDD.

Muja, që qe rikandiduar me vendim të kreut të PDK-së Hashim Thaçi, pas shumë mospajtimesh në degën e kësaj partie në Prizren, ka humbur edhe mbështetjen e disa bashkëpunëtorëve, me të cilët tash po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare,shkruan tribuna.

Një zyrtar i PDK-së në Prizren i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se “shefat e qendrës”, kanë vendosur për largimin e disa njerëzve të “fuqishëm” rreth Mujës.

Njëri nga ta është ish udhëheqësi i Asamblesë Komunale, Nijazi Kryeziu. Në këtë post, ditë më parë kryesia e PDK-së e ka sjell Kujtim Gashin.

Korrupsioni ‘mbi pasaportat’ e ministrisë së Rexhepit ende pa datë gjykimi

0

BajramRexhepi-ministerShtetases gjermane e cila dyshohet se ka keqpërdorur 1.4 milionë euro iu ka vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.

Ndërkohë gjykimi që është pritur se do të fillojë në shkurt, sipas avokatit duket se nuk do të fillojë. Bashkë me Veliajn akuzohen edhe tetë persona tjerë

Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjykimi ndaj Natali Veliajt dhe nëntë të akuzuarve tjerë. Ndonëse një seancë është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar gjyqtari ende nuk ka caktuar seancën e radhës. Avokati i shtetases gjermane Natali Veliaj tha për “Tribunën” se nuk kanë marrë ndonjë njoftim se kur mund të rifillojë gjykimi. Ai po ashtu bëri të ditur se klientes së tij iu ka vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.

Sipas tij gjykimi ishte dashur të vazhdojë në shkurt mirëpo siç thotë ai deri më tani nuk kanë ndonjë informatë se kur mundet të fillojë ajo. Më 21 nëntor të vitit të kaluar është mbajtur seanca e parë ndaj Natali Velijat dhe tetë të akuzuarve tjerë. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u ngarkohen. Veliaj së bashku me vëllezërit Fisnik dhe Betim Blakaj, janë arrestuar në vitin 2012 si të dyshuar se kanë keqpërdorur 1.4 milionë euro, para këto të dedikuara për pasaportat biometrike të Kosovës. Natali Veliaj sipas aktakuzës ngarkohet me gjithsej nëntë pika të aktakuzës e që e para ka të bëjë me krim të organizuar. Sipas aktakuzës Veliaj me vetëdije ka transferuar përafërsisht 1 milion e 400 mijë euro para këto të MPB-së që ishin dedikuar për kompaninë OESD në Austri.

Veliaj sipas aktakuzës nga kjo shumë ka tërhequr mbi 400 mijë euro nga të cilat ka shpenzuar mbi 27 mijë euro dhe me ndihmë të Fisnik Blakaj dhe pjesëmarrësit tjerë në aktakuzë ka transferuar në disa kompani afër 700 mijë euro.

I akuzuari Fisnik Blakaj akuzohet për krim të organizuar, shpëlarje parash, pranim i mallrave të vjedhura dhe për evazion fiskal.

I vëllai i tij Betim Blakaj akuzohet për krim të organizuar, shpëlarje parash pranim i mallrave të vjedhura.

Ergyn Dogani akuzohet për krim të organizuar, shpëlarje parash, pranim i mallrave të vjedhura dhe evazion fiskal.

Me akuza të njëjta ngarkohet edhe Imer Fazlia si dhe Nazmi Thaçi. Ndërsa Jakup Blakqori dhe Sefedin Shala akuzohen për pranim të mallrave të vjedhura. I akuzuari Hashim Shala akuzohet për evazion fiskal.
Në ndërkohë të premten në Paris ka filluar seanca, ku kompania austriake OESD ka paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për shkëputje të njëanshme të kontratës

Gratë në Kosovë, pa të drejta

0

grat malisheveMe gjitha kërkesat që gruaja të jetë e barabartë në shoqëri, në vendin tonë, ajo është e diskriminuar, pothuajse, në të gjitha sferat e shoqërisë.
Të drejtat e gruas, ende janë larg standardeve të dëshiruara – edhe pse ato janë te rregulluara me ligj.
Politikat e zgjerimit të BE-së, vënë një theks të fortë në mbrojtjen e të drejtave e njeriut.

Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, vlerësojnë se, edhe 15 vjet pas luftës, të drejtat e grave po shkelën, pothuajse, në të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga shkollimi, punësimi dhe e drejta në vendimarrje.

Ajo, përveç që është e diskriminuar, është edhe viktimë e dhunës familjare dhe e trafikimit.

BE thotë së dhuna në baze gjinore, është një sfidë shumë e madhe në Kosovë. Ata këshillojnë që duhet t’u sigurohet stabiliteti i tyre financiar për t`i fuqizuar gratë -viktima të trafikimit dhe dhunës në familje.

“Dhuna në familje dhe me bazë gjinore vazhdon të jetë një sfidë në Kosovë. Legjislacioni relevant duhet të zbatohet dhe monitorohet. Shërbimet për viktimat e dhunës familjare dhe trafikimit financohen pjesërisht nga Qeveria, por mbeten shumë të varura nga financimet e donatorëve. Riintegrimi afatgjatë i viktimave , duke përfshirë edhe stabilitetin e tyre ekonomik dhe qasje në drejtësi , duhet të sigurohet. Masat pozitive duhet të zbatohen për t’i fuqizuar gratë – viktima të trafikimit dhe dhunës në familje . Shkalla e lartë e braktisjes në mesin e vajzave dhe mospërfaqësimi i grave në tregun e punës, duke përfshirë edhe në sektorin publik, kërkojnë veprim konkret nga ana e autoriteteve”, thotë për Kosovapress, Fjolla Çeku, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë.

Që Kosova është larg respektimit të të drejtave të gruas, këtë e thonë edhe zyrtarët e institucioneve vendore.

Sami Kurteshi, thotë për Kosovapress, se, madje, edhe kuota e përfaqësimit të gruas në jetën institucionale është dashur të rregullohet me ligj.
“ Sa i përket gruas, femrës në shoqërinë tonë, ne e kemi një problem që është edhe më i gjatë dhe janë bërë përpjekjet të ndryshme institucionale për arritjen e një shkalle të caktuar të barazisë, por ne jemi larg asaj shkalle. Edhe vet ligjet e krijuara dhe vet pragjet që janë caktuar me ligje për minimumin e pranisë së femrës në institucione, tregojnë edhe frikën e ligjvënësve nga mentaliteti shoqëror. Po të mos ishte ai prag, pjesëmarrja e femrës në jetën institucionale do të ishte më e vogël. Ne e dimë që barazia duhet të jetë bazuar në përqindje të popullsisë dhe ne jemi larg kësaj barazie. Kjo, pastaj, shpërfaqet edhe në fusha tjera të përditshme të jetës, dhuna ndaj grave”, ka thënë Kurteshi

Edhe, Begjet Shala,Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu (KMDLNJ), ka thënë se shkelja e të drejtave të grave është bërë fenomen në vendin tonë.

Sipas tij, gruas i ndalohet e drejta edhe në arsim, punësim e më së shumti në vendimarrje. Gjithashtu, ai ka thënë se dhuna ndaj tyre, çdo vit e më shumë, është duke u rritur.

“ Pas përfundimit të luftës, tema e grave na troket në ndërgjegjen e neve meshkujve, të cilët konsiderohen si shkelës të këtyre të drejtave dhe nga një dukuri, e cila ka qenë e kufizuar është bërë një fenomen, që të drejtat e grave të shkelen, pothuajse, në të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga shkollimi, punësimi, pastaj gratë e shtypura tek vendimarrja. Gratë, kryesisht kryejnë ato punë, të cilat i kanë kryer tradicionalisht, qoftë në arsim, qoftë në shëndetësi. Mirëpo, gratë në vendimarrje nuk janë të përfshira sa duhet. Është një dhunë fizike, e cila shtrohet ndaj gruas, e cila, fatkeqësisht, po tregon rritje saqë ka raste që ka arritur deri në fatalitet dhe shoqëria nuk ka qenë në gjendje t’i shpëtojë jetërat e tyre. Në përgjithësi, të drejtat e grave, sot, nuk respektohen aq sa flitet. Kushtetuta shumë mirë i rregullon këto çështje, mirëpo, zbatimi i saj është shumë i mangët dhe vende-vende është shpërfillës ndaj këtyre të drejtave”, ka thënë Shala për Kosovapress.

Ndërkaq, Flora Macula, nga Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, tregon se Kosova ka legjislacione e programe mjaft të mira për stimulimin dhe avancimin e të drejtave të grave. Por, prapë ato nuk janë të barabarta.

“Kur flasim për të drejtat e grave dhe të drejtat njerëzore, janë disa nivele. Niveli i parë është që të sigurohet legjislacioni, që ato të mbrohen me ligj dhe të formohet njëfarë kornize legjislacioni që të respektohen apo të kenë të drejta të barabarta. Mendoj që në këtë pjesë është punuar shumë mirë në Kosovë. Kemi legjislacion shumë të avancuar dhe shumë të mirë. Sa i përket respektit, pastaj vjen te funksionaliteti i institucioneve dhe, gjithashtu, edhe te programet e caktuara, ku ose stimulohen ose avancohen të drejtat e njeriut, që ka të bëjë më shumë me zbatimin e ligjeve ose programeve, të cilat janë ekzistuese. E këtu ka pak ngecje, ka një hendek. Duhet bërë shumë më shumë, se në gjitha fushat gratë janë më pak të avancuara dhe nuk janë të barabarta” tha ajo.

Macula thotë për Kosovapress, se institucionet tona nuk kanë punuar, pothuajse, asgjë në integrimin dhe stabilizimin e grave që janë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por, ajo, tha se tani ka filluar të shqyrtohet një amendament që ato të përfshihen në ligj si kategori e viktimave të luftës.

Për gratë të cilat kanë qenë viktimë e dhunës së luftës, Kryetari i KMDLNJ-së, Begjet Shala thotë se ato kanë mbetur ende të pasistemuara dhe nuk kanë përkujdesje nga shoqëria.Ai tha se duhet të bëhen përpjekje, që këtij grupi të grave, t’u krijohet një bazë financiare dhe të integrohen në shoqëri.
Vetëm vitin e kaluar, në Polici, janë raportuar 869 raste të dhunës në familje, kryesisht ndaj grave.

Jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende tjera të botës, grave vazhdojnë t’u shkelen të drejtat e tyre, edhe pas 100 vejtëve, kur për herë të parë, nëpërmjet një proteste, shprehen pakënaqësinë për diskrimin gjinor. Në atë protestë, të organizuar në Kopenhagë të Danimarkës, gratë kërkuan të drejta të barabarta me burrat./kosovapress/