3.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Korrupsioni ‘mbi pasaportat’ e ministrisë së Rexhepit ende pa datë gjykimi

BajramRexhepi-ministerShtetases gjermane e cila dyshohet se ka keqpërdorur 1.4 milionë euro iu ka vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.

Ndërkohë gjykimi që është pritur se do të fillojë në shkurt, sipas avokatit duket se nuk do të fillojë. Bashkë me Veliajn akuzohen edhe tetë persona tjerë

Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjykimi ndaj Natali Veliajt dhe nëntë të akuzuarve tjerë. Ndonëse një seancë është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar gjyqtari ende nuk ka caktuar seancën e radhës. Avokati i shtetases gjermane Natali Veliaj tha për “Tribunën” se nuk kanë marrë ndonjë njoftim se kur mund të rifillojë gjykimi. Ai po ashtu bëri të ditur se klientes së tij iu ka vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj tjerë.

Sipas tij gjykimi ishte dashur të vazhdojë në shkurt mirëpo siç thotë ai deri më tani nuk kanë ndonjë informatë se kur mundet të fillojë ajo. Më 21 nëntor të vitit të kaluar është mbajtur seanca e parë ndaj Natali Velijat dhe tetë të akuzuarve tjerë. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u ngarkohen. Veliaj së bashku me vëllezërit Fisnik dhe Betim Blakaj, janë arrestuar në vitin 2012 si të dyshuar se kanë keqpërdorur 1.4 milionë euro, para këto të dedikuara për pasaportat biometrike të Kosovës. Natali Veliaj sipas aktakuzës ngarkohet me gjithsej nëntë pika të aktakuzës e që e para ka të bëjë me krim të organizuar. Sipas aktakuzës Veliaj me vetëdije ka transferuar përafërsisht 1 milion e 400 mijë euro para këto të MPB-së që ishin dedikuar për kompaninë OESD në Austri.

Veliaj sipas aktakuzës nga kjo shumë ka tërhequr mbi 400 mijë euro nga të cilat ka shpenzuar mbi 27 mijë euro dhe me ndihmë të Fisnik Blakaj dhe pjesëmarrësit tjerë në aktakuzë ka transferuar në disa kompani afër 700 mijë euro.

I akuzuari Fisnik Blakaj akuzohet për krim të organizuar, shpëlarje parash, pranim i mallrave të vjedhura dhe për evazion fiskal.

I vëllai i tij Betim Blakaj akuzohet për krim të organizuar, shpëlarje parash pranim i mallrave të vjedhura.

Ergyn Dogani akuzohet për krim të organizuar, shpëlarje parash, pranim i mallrave të vjedhura dhe evazion fiskal.

Me akuza të njëjta ngarkohet edhe Imer Fazlia si dhe Nazmi Thaçi. Ndërsa Jakup Blakqori dhe Sefedin Shala akuzohen për pranim të mallrave të vjedhura. I akuzuari Hashim Shala akuzohet për evazion fiskal.
Në ndërkohë të premten në Paris ka filluar seanca, ku kompania austriake OESD ka paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për shkëputje të njëanshme të kontratës

Më Shumë

Ky është i dyshuari tjetër që u arrestua për fajde në Prizren

Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar për fajde, dje në Prizren.     Personi të cilit iu vendosen prangat është 32-vjeçari D. Shigjeqi nga fsahti Planej...

Kryetari i Rahovecit me padi kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi nga inspektori i Arsimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  përmes përfaqësuesit të tij ka kërkuar të aprovohet padia e tij për kompensim dëmi kundër inspektorit të...

Lajmet e Fundit