Home Blog Page 8435

Në Prizren, PDK-ja prinë bindshëm ndaj LDK-së

0

Prizren ura e gurit(E plotësuar) Partia Demokratike e Kosovës sipas rezultateve të KQZ-së po vazhdon të prijë bindshëm në qytetin e Prizrenit me 30,42 për qind.

Ndërkohë e dyta vjen LDK me 18,93 për qind të votave.

E treta VV me 11,08 për qind, ndërkaq NISMA renditet e katërta me 8,87 për qind.

 

PDK prinë në Prizren me 33.58 për qind, LDK 22.25 për qind

Partia Demokratike e Kosovës sipas rezultateve të KQZ-së po prinë në qytetin e Prizrenit me 33.58 vota.

Ndërkohë e dyta vjen LDK me 22.25 për qind të votave. /PrizrenPress.com/

KQZ: Numërimi po shkon sipas procedurave të parapara

0

KQZ-kati2Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson procesin zgjedhor të 8 qershorit dhe falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kontributin e tyre.

Një njoftimin e tyre, KQZ informon të gjithë qytetarët se aktualisht është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe se ky proces është duke vazhduar sipas procedurave të parapara.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është përgatitur për të pritur materialin zgjedhor nga të gjithë komunat e Republikës së Kosovës dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pula: Urime kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinajt

0

Besnik Pula-sociologSociologu Besnik Pula e ka uruar Ramush Haradinajn duke thënë se ai është kryeministri i ardhshëm.

Pavarësisht se PDK po feston fitoren në zgjedhjet e së dielës, duket se jo të gjithë mendojnë se Hashim Thaçi do të jetë përsëri Kryeministër. Sociologu Besnik Pula I cili ligjëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka uruar Ramush Haradinajn.

“Fitoren ia uroj kryeministrit te ardhshem z. Ramush Haradinaj”, ka shkruar Pula në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi shpallë fitoren e PDK-së

0

Thaci festonPak para orës 12 kreu i Partisë Demokratike të Kosovës pa pritur rezultatin preliminarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ka shpallur fitoren e ‘Misionit të Ri”. Për të parin e PDK-së, Pavarësia e Kosovës është vetëm fillimi e jo fundi.

Thaçi, nga sheshi 21, ku i është drejtuar qytetarëve, ka falënderuar ata për zgjedhje demokratike. Për këto zgjedhje, Hashim Thaçi ka falënderuar edhe ndërkombëtarët për ndihmën e dhënë.

Thaçi tha se sot vota demokratike e dëgjoi përgjigjen e qytetarëve të Kosovës.

“Sot qytetarët e Kosovës u përballen me një pyetje të thjesht por vendimtare për Kosovën, çfarë lloj shteti duhet të ndërtojmë. Dhe sonte vota demokratike e dëgjoi përgjigjen e qytetarëve të Kosovës shumë qartë. Qytetarët e Kosovës jo vetëm që e dhanë verdiktin e tyre por ushtoi në mbarë vendin, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Peja në Gjilan e gjithandej në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai para shumë qytetarëve që janë mbledhur për të festuar në sheshin 21.

Sipas Thaçit, shteti ynë është i gatshëm për të realizuar ëndrrat e mëdha.

“Ne do të ecim përpara, ne do ta zhvillojmë vendin tonë”, ka thënë ai.

Thaçi po ashtu ka shtuar se ‘Kosova duhet të jetë krenare’, pasi që sipas tij këto ishin zgjedhjet që u përqendruan në qytetarët e Kosovës, të cilët sipas tij vendosen për modelin e shtetit.

Zgjedhjet e sotme Thaçi i ka quajtur të lira, korrekte dhe fer

Vetëvendosje thotë se ka dyfishuar votën e saj

0

Molliqaj-Hoxhaj-vv14Për Lëvizjen Vetëvendosje procesi zgjedhor është dukshëm më i mirë se ai i 2010-ës, me tendenca për manipulim të cilat, megjithatë nuk e dëmtojnë procesin.

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i VV-së ka thënë se ajo që mbetet shqetësim është pjesëmarrja e ultë e qytetarëve në zgjedhje. Kjo tregon për një pasivitet. “Procesin zgjedhor mund ta quajmë se është dukshëm më i mirë sesa ai i 2010-ës. Nuk mund t’u themi krejtësisht korrekte për shkak të tendencave dhe dukurive që nuk i lejojnë të quhen krejtësisht të lira dhe demokratike”.

Sipas tij, ajo që mbetet shqetësim kryesor i Vetëvendosje!-s është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje. “Kemi rreth 43 përqind të pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Kjo pjesëmarrje tregon për një pasivitet të elektoratit në këto zgjedhje, për të cilën ne duhet të bëjmë një analizë më të thuktë”.

Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje! është dyfishuar në këto zgjedhje, e po ashtu edhe në përqindje. “Kjo rritje vjen për shkak të konsistencës sonë në opozitë, po ashtu qeverisja jonë në Prishtinë e ka fuqizuar dhe rritur Vetëvendosje!-s. Kjo mbështetje e Vetëvendosje!-s është mbështetje e konceptit tonë të majtë politik, dhe kjo është gëzim për Kosovën, sepse një Vetëvendosje! më e fuqishme, do të ketë më shumë demokraci, transparencë dhe llogaridhënie dhe me mundësi më të madhe për të ndryshuar Kosova”, ka thënë ai.

Sipas tij, dalja e ultë në votime dhe dobësia e LDK-së e mbajnë një parti në pushtet e cila e ka dëmtuar Kosovën, meqë ka një keqqeverisje, probleme me ligjin, ka njerëz që kanë probleme me ligjin, me të kaluar kriminale. “Dobësia e LDK-së tregohet edhe në faktin se asnjëherë nuk i është bashkuar Vetëvendosje!-s për ta kushtëzuar Thaçin, për t’ia caktuar datën dhe për ta rrëzuar Thaçin. E dyta, është dobësi në alternativën dhe lidershipin që ofroi në këto zgjedhje, dhe sot nuk e kemi gëzimin e mjaftueshëm përkundër rritjes së madhe të Vetëvendosje!-s për shkak të fatkeqësisë se kemi pasur një opozitë të përçarë, që nuk e ka kryer detyrën e vet. Po të kishte qenë në opozitë edhe LDK-ja me ne, krejt pjesa tjetër e opozitës do të rriteshin dhe PDK-ja do të shkonte në opozitë. Kjo është fatkeqësia e vendit, por në kontekst ku jemi ka një shpresë shumë të madhe, sepse rritja e fitores së Vetëvendosje! nuk ka të ndalur dhe qytetarët do ta kuptojnë se cila është rruga që të rrëzohet PDK-ja, ashtu siç e kemi rrëzuar LDK-në nga qeverisja në Prishtinë.”, ka thënë Molliqaj.

Ylli Hoxha i VV-së, ka thënë se në bazë të rezultateve që kanë mbledhur komisionerët e tyre ka thënë se kjo parti ka fituar 16 për qind.

“Pas numërimit të 670 mijë votave, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë 16 përqind, AAK- 11 përqind, LDK- 29 përqind, PDK- 30 përqind, NISMA- 6 përqind dhe AKR nën 5 përqind. Këto rezultate që kemi janë ende jofinale dhe mund të kemi ndryshime, por jo më shumë se 1 përqind”, ka thënë Hoxha. /PrizrenPress.com/

Enver Hoxhaj e shpallë fitoren në Prizren

0

e hNënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet Enver Hoxhaj e ka shpallë fitoren e partisë së tij në Prizren, pasi këtë në Prishtinë e ka bërë Kadri Veseli.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë ka shkruar Hoxhaj.

Fitoi PDK. Fitoi Prizreni. Fitoi Kosova. Në një konferencë të jashtëzakonshme në Prizren shpalla fitoren historike po në qytetin historik me një dallim të madh me partitë e tjera. Bashkë me fitoren e PDK-së në këtë qytet, shënuam fitore në Rahovec dhe Dragash ndërsa në Therandë ngjitemi nga partia e tretë në të dytën. Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin në Kryeministrin Thaci, Misionin e RI, PDK. Ju jam mirëonjës për mbështetjen Tuaj në këto zgjedhje! EHoxhaj

DnV: Ja rezultati pothuajse final i zgjedhjeve

0

DnV-rezultatiNga 1988 vendovotime të numëruara nga gjithsejt 2374 vendvotime sipas DnV’së Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 29.9 për qind, LDK 26.3 për qind derisa VV 13.9 për qind.

Sipas rreth 80 për qind të numrimit të votave del se NISMA kalon pragun me 5.0 përqind të votave derisa AAK ka marrë 10.2 për qind të votave, ndjekur nga AKR me 4.8 për qind.

Ndërsa Srpska ka fituar 2.7 për qind të votave.

Burim Ramadani: AAK ka pritur rezultat tjetër

0

Burim Ramadani AAKBurim Ramadani, thotë se ishte ditë e qetë e votimit dhe proces demokratik zgjedhor.

“AAK ka pritur rezultat tjetër, por nuk kemi rezultatin final dhe as preliminar ende kështu që po presim mbledhjen e të dhënave për të dalë me rezultatet”, tha Ramadani në Klan Kosova.

LDK: Sondazhi i porositur dhe i paguar nga PDK

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e dënoi përpjekjen e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që nëpërmes sondazhit të paguar të exit pool, po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar nga humbja që ka pësuar të dielën.
Nëpërmes sondazhit të paguar, PDK po përpiqet që të dekurajojnë komisionerët e partive të tjera, për të manipuluar procesin zgjedhor.

LDK i fton gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë edhe pak durim dhe të presin shpalljen e rezultateve, sepse të dhënat nga terreni dhe komisionarët tanë tregojnë për fitoren tonë bindëse në këto zgjedhje.

Rezultatet që i ka deri më tani LDK, tregojnë për fitoren tonë, më të thellë sesa që ne kemi pritur.

I informojmë qytetarët e Kosovës se organizata e cila ka organizuar sondazhin, nuk ia ka qëlluar rezultatit zgjedhor në Shqipëri për më tepër se 14%. Kjo organizatë, prapa të cilës fshihet Petrit Selimi, po përpiqet që ta nxjerr fitues Thaçin, të paktën edhe pak minuta.

Por e vërteta e sovranit ndodhet në kutitë e votimit dhe në ato të cilat tashmë janë numëruar, të cilat tregojnë se qytetarët kanë vendosur për një qeveri ndryshe, e drejtuar nga LDK-ja, e cila kurrë dhe asnjëherë nuk do të provojë të manipulojë me vullnetin e sovranit.

LDK i fton komisionarët dhe vëzhguesit e saj që të qëndrojnë edhe pak orë sepse, fitorja tashmë ka ndodhur dhe qeveria e drejtuar nga LDK, po i kthehet popullit.

Malishevë: Nisma merr 48 përqind

0

Limaj Nisma rahovecMalisheva është vërtetuar tashmë se është bastion i Nismës për Kosovën, partisë së Fatmir Limajt.

Burime të Express thonë se kjo parti ka marrë 48 përqind.