LDK: Sondazhi i porositur dhe i paguar nga PDK

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e dënoi përpjekjen e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që nëpërmes sondazhit të paguar të exit pool, po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar nga humbja që ka pësuar të dielën.
Nëpërmes sondazhit të paguar, PDK po përpiqet që të dekurajojnë komisionerët e partive të tjera, për të manipuluar procesin zgjedhor.

LDK i fton gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë edhe pak durim dhe të presin shpalljen e rezultateve, sepse të dhënat nga terreni dhe komisionarët tanë tregojnë për fitoren tonë bindëse në këto zgjedhje.

Rezultatet që i ka deri më tani LDK, tregojnë për fitoren tonë, më të thellë sesa që ne kemi pritur.

I informojmë qytetarët e Kosovës se organizata e cila ka organizuar sondazhin, nuk ia ka qëlluar rezultatit zgjedhor në Shqipëri për më tepër se 14%. Kjo organizatë, prapa të cilës fshihet Petrit Selimi, po përpiqet që ta nxjerr fitues Thaçin, të paktën edhe pak minuta.

Por e vërteta e sovranit ndodhet në kutitë e votimit dhe në ato të cilat tashmë janë numëruar, të cilat tregojnë se qytetarët kanë vendosur për një qeveri ndryshe, e drejtuar nga LDK-ja, e cila kurrë dhe asnjëherë nuk do të provojë të manipulojë me vullnetin e sovranit.

LDK i fton komisionarët dhe vëzhguesit e saj që të qëndrojnë edhe pak orë sepse, fitorja tashmë ka ndodhur dhe qeveria e drejtuar nga LDK, po i kthehet popullit.

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Lajmet e Fundit