Home Blog Page 8448

Aleksandër Lumezi përzgjidhet Kryeprokuror i Shtetit

0

Aleksandër LumeziKryeprokurori i deritanishëm i Prokurorisë së Apelit, Aleksandër Lumezi është emëruar Kryeprokuror i Shtetit, bëjnë me dije burime të Expres.

Aleksandër Lumezi, bëjnë me dije burime të Express, ka marrë 4 nga 7 votat në Këshillin Prokurorial i Kosovës. Në këtë garë nuk morri vota të mjaftueshme Jetish Maloku.

Si të votojnë votuesit më 8 qershor?

0

pdk-aak-ldk fletvotimePër zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesi mund të votojë vetëm për një Subjekt Politik të renditur në pjesën e majtë të Fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 8 Qershor 2014.

Si të votohet?

Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesi mund të votojë vetëm për një Subjekt Politik të renditur në pjesën e majtë të Fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt.

Si të plotësohet fletëvotimi?

Para se të filloni votimin, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.
Në kabinën e votimit ju do të gjeni broshurën me Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre.
Hapi i parë: Zgjedhni subjektin politik dhe shenjoni kutinë pranë numrit dhe emrit të tij.
Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, Ju duhet të zgjedhni vetëm njësubjekt politik.
Hapi i dytë: Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve. Zgjedhnimë së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin keni votuar në anën e majtë. Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit.
Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, Ju duhet të zgjedhni jo më shumë se 5 kandidatë.
Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.

Ku mund të gjeni broshurën që përmban kandidatët e secilit subjekt politik?

Në uebfaqen e KQZ-së www.kqz-ks.org mund të gjeni broshurën që përmban kandidatët e secilit subjekt politik.

Për më shumë informata?

www.kqz-ks.org
…mos harroni!
Vetëm një subjekt, dhe më së shumti pesë kandidatë!

Irina Shayk del lakuriq në film

0

Irina ShaykIrina Shayk, e dashura e futbollerit të njohur Cristian Ronaldo, e ka fituar rolin e saj të parë për filmin ‘Herkules’, premiera e të cilit do të paraqitet në kinot amerikane në muajin korrik.

E pasi që manekinia e njohur ka vendosur të provohet edhe në aktrim, ajo për shkak të rolit nuk ka hezituar që të zhvishet. Në një skenë të filmit, e dashura e Ronaldos ka treguar asetet e saj super seksi, ajo do të jetë tërësisht nudo në një pjesë ku futet në vaskë.

Ndryshe manekinia ruse e cila po provohet edhe në film suksesin në këtë rol do ta shfaqë në korrik, atëherë edhe kur është paraparë premiera. Ndërkaq publikut i mbetet të vendosë se a është ajo edhe për këtë punë.

Skivi premton bashkëpunim me një super femër

0

Visar Shala, skiviHiphop artisti, ish anëtari i grupit ‘Skills’ Visar Shala, në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se tani për tani është duke shijuar sukseset e këngëve të reja, deri sa pret radhën për risi. Ndër të tjera ai ka shpalosur edhe se me cilët kolegë do të bënte bashkëpunime e me cilët jo.

Reperi të cilit u nda grupi dhe po vazhdon karrierën i vetëm e po shijon suksesin e këngëve të lansuara pak kohë më parë. Bëhet fjalë për Visar Shalën (Skivin), i cili ishte anëtar i grupin Skills (tashmë grup jo funksional). Në një intervistë për gazetën Tribuna, Visari ka treguar së pas këngëve që pati në bashkëpunim me shumë këngëtarë kosovarë po shijon suksesin e tyre dhe se njëherë përnjëherë nuk ka në plan të vijë me ndonjë projekt.

“Angazhime aktuale nuk kam, jam duke e shijuar suksesin e këtyre tre këngëve që i lansova që ishin ‘Na’ me Mimoza Shkodrën e Nora Istrefin, ‘High’ me Babastars dhe ‘Ato’ me 2Ton. E jam duke qarkulluar shumë më këto këngë nëpër koncerte”, ka thënë Visari në fillim të bisedës, duke treguar më tutje se arsye pse nuk po vjen shpejtë më ndonjë projekt është se kompania e cila ai është pjesë e saj ‘Babastar’, punon projekte me rend dhe tash nuk e ka rendin Visari.“Kësmet do të vij prapë me projektet të reja, por momentin deri sa të më vijë rendi, pasi që ne jemi goxha kompani e madhe dhe shkojmë me rend me projekte. Njëherë do të lansoj këngë Tingulli 3nt pastaj Geti me Tunën e kur të dalin këto projekte ka me pas diçka të re prej meje. Ma merr mendja në muajin gusht”, thekson reperi.

‘Nuk ka gjë prej meje e Ledrit, as në muzikë e as në rrugë’

E kur t’i vijë rendi atij, Visari thotë që dëshiron që prapë ta ndezë skenën, duke marrë në bashkëpunim një super femër siç e quan ai. “Kur të vijë rendi im, gjithsesi do ta kem edhe një bashkëpunim tjetër me një super femër, por nuk mund të tregoj se kush është ajo”. E pyetjes se me kë do të kishte dashur të ketë ndonjë bashkëpunim dhe se a do të ketë ndonjë bashkëpunim me ish shokun e tij të grupit, ai i është përgjigjur: “Do të kisha dashur të kem bashkëpunime prapë më Getin, Agonin e këta të grupit tim. E sa i përket ish shokut të grupin unë gjithmonë abstenojë kur bëhet fjalë për këtë temë, për shkak se unë nuk kam asgjë me të dhe as që do të ketë, as në muzikë e as në rrugë”.

Sukseset e këngëve të fundit kanë bërë që Visari të jetë i pranishëm në shumë koncerte e mbrëmje muzikore, këtë e thekson vetë ai duke nënvizuar se me koncerte është vazhdimisht i zënë. “Koncertet janë duke shkuar aq mirë, saqë po duhet me pas kujdes me përgatitë çdo herë diçka të re për secilin vend. Kam shumë mbrëmje e koncerte sidomos tash në këtë sezon”.

E dashuria për muzikën ka bërë që Visari të mos merret me asgjë tjetër përveç me muzikë, ku thekson së përditshmëria e tij ka të bëjë vetëm me muzikën dhe angazhimet me to. “Jam i përkushtuar i tëri në muzikë e nuk merrem me asgjë tjetër vetëm me muzikën”. Ndërkaq sa i përket jetës private dhe dashurisë, Visari nuk ka dashur të zbulojë asgjë rreth kësaj duke thënë: “Nuk kam koment sa i përket jetës sime private”.

Rihanna: Nuk e di pse ju pengon gjoksi im

0

rihana wwwKëngëtarja e njohur me prejardhje nga Barbados, Rihanna, kohëve të fundit vazhdimisht është duke provokuar, sa me fotografi, aq edhe me paraqitjet e saj në stil. Por, edhe pse ajo tregon ‘liri të tepruar’ në veshje, ajo habitet pse njerëzit reagojnë aq shumë në veshjen e saj. Ndër të tjera këngëtarja ka theksuar se edhe nëpër qytet do ta veshë fustanin transparent që e ka pasur ditën e parë në tapetin kuq.

E gjithë bota e ka komentuar dukjen e Rihannës në ndarjen e çmimeve për stil, në të cilën këngëtarja ka marrë çmimin si ikona e modës për vitin 2014. Shumë janë pajtuar se këso fustani vetëm Rihanna mund t’i veshë, derisa të tjerë kanë theksuar se kësaj radhe këngëtarja e ka tepruar në liri të veshjes. E si duket as vetë Rihanna nuk e ka parë veten në dritë, pasi që në pyetjen e gazetarëve, a do ta vesh edhe jashtë tapetit të kuq këtë fustan ajo ka thënë. “Nuk e kuptoj përse po më pyetni. Sigurisht që do ta vesh. Mos po ju pengon gjoksi im? Ai është i mbuluar i tëri me gur Swarovski”.

E pas ceremonisë Rihanna është paraqitur me kombinim tjetër, por që ka dashur të gjuajë topin e tregon edhe paraqitja e saj e fundit në Paris, ku edhe e ka promovuar parfumin e saj të ri. Këngëtarja në këtë ngjarje është paraqitur me pantallona lëkurë, bluzë lëkure me rripa hekuri, shumë provokuese ehe pse jo kësaj radhe transparente.

Veseli në Prizren: Misioni i Ri do të hapë 200 mijë vende pune

0

kadria te gratNënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me gratë dhe vajzat e këtij subjekti politik.

“Gratë dhe vajzat janë të bashkuara për një qëllim të përbashkët që është Misioni i Ri”, tha Veseli.

“Ndihem shumë i lumtur që ju shoh kaq shumë të bashkuar në Prizren për një qëllim të përbashkët, për një ëndërr që është fitorja e 8 qershorit, ku me fitorën e PDK-së dhe të Misionit të Ri, do fitojë jo vetëm PDK-ja, por e gjithë Republika e Kosovës, pasi që ky mision ka për qellim hapjen e 200 mij vendeve të reja të punës”.

“Fondi i punësimit në vler prej 1.5 miljard do jetë në shërbim edhe të grave të cilat kanë iniciativ për të zhvilluar veprimtari biznesore”.

Në këtë takim kanë shpalosur pjesë programore edhe kandidatët për deputet nga Komuna e Prizrenit, Nait Hasani, Nezir Cocaj, Luljeta Veselaj, Behar Selimi, Irfan Fusha, dhe Zarije Jusufi, Naser Berisha Edita Tahiri dhe Munir Basha.

Takimin e ka përshëndetur edhe kryetari Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja , i cili e vlerësoi lart rolin e gruas.

Ndërkaq, në sallën e tejmbushur në restaoran “ Nafron” në Prizren, gratë dhe vajzat pjesëmarrëse shprehën bindjen e plotë se Kryeministri Thaci me Misionin e Ri, do ta ringjall zhvillimin Ekonomik në gjithë vendin./PrizrenPress.com/

LDK tashmë i ka fituar zgjedhjet

0

AvdullahHoti-LDKKandidati i LDK-së Avdullah Hoti, është i bindur në fitoren e LDK-së. Krejt çfarë po pret ai është që kjo fitore të konfirmohet më 8 qershor.
Ai ka thënë se LDK duhet të vijë në pushtet për ta zhvilluar vendin ekonomikisht.
Hoti ka përsëritur se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

Tribuna: Si i shihni koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve? Me kë do të jetë në koalicion LDK?
Hoti: Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë besimin e qytetarëve dhe si rezultat i kësaj do të udhëheqë ekzekutivin kosovar, ku në krye të tij do të jetë lideri ynë Isa Mustafa. Nuk do të këtë koalicion me PDK-në. Nuk është vullneti i anëtarësisë së LDK-së, e as i udhëheqësisë së LDK-së, që të shkohet në koalicion me PDK-në. Arsye është se ne shohim se kjo qeverisje në një formë e ka ngulfatur shtetin, e ka kapur shtetin. Andaj, LDK mendon se nuk do të bënte asgjë në qoftë se edhe më tutje vazhdojmë qeverisjen me ta, sepse pastaj ata do të qeverisnin me rrjetin e tyre dhe ne do të ishim vështrues pasiv të kësaj qeverisjeje. LDK dhe kryetari Mustafa është e interesuar që të bëjë ndryshime së pari sa i përket shtetit ligjor dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Tribuna: Si mendoni se do të jetë rezultati i LDK-së?
Hoti: Këto zgjedhje janë të fituara tani nga LDK-ja. Duhet të presim datën 8 qershor në mbrëmje për ta konfirmuar këtë vullnet të qytetarëve.

Tribuna: Pse duhet të votohet Avdullah Hoti?
Hoti: Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e vlerave dhe traditës. Si e tillë ajo është afër qytetarit dhe për qytetarin, çka do të thotë se edhe vota për mua do të jetë votë për këto vlera dhe për qytetarinë.

Tribuna: Cilat janë arsyet se pse duhet votuar LDK?
Hoti: LDK-ja në programin e saj qeverisës ofron mundësi për realizimin e vizionit për Kosovën shtet i pavarur dhe demokratik, shtet i zhvilluar dhe i integruar në strukturat euroatlantike.
Ne kemi përgatitur programin qeverisës me ndihmën e një grupi të madh ekspertësh prej 70 vetash, kryesisht profesorë universitarë, analistë, por edhe njerëz nga biznesi, shoqëria civile, institutet shkencore në vend dhe jashtë. E veçanta e këtij programi është se është program që u hartua në bashkëpunim të plotë me ekspertë të Partive Popullore Evropiane, ku LDK është anëtare. Si rezultat, programi i LDK-së ka frymë evropiane, perëndimore.
Të gjithë ekspertët tanë janë pajtuar se modeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës duhet të ndryshojë. Zhvillimi ekonomik i ulët që është arritur këto dy mandate të qeverisë Thaçi është siguruar nga investimet publike dhe nga sektori publik. Si i tillë, ky zhvillim ekonomik nuk është i qëndrueshëm, pasi punësimi dhe të ardhurat që lidhen me këto investime janë të përkohshme.
Do ta ndryshojmë orientimin e ekonomisë kah sektori privat. Do ta rishikojmë menjëherë politikën fiskale. Do t’i ngremë kapacitetet e Administratës Tatimore në mënyrë që TVSH-ja të mos mblidhet në kufi para se të shitet malli, por të mblidhet brenda pas shitjes së mallit. Janë rreth 430 milionë euro në vit që Doganat i mbledhin nga bizneset me rastin e importimit të mallrave në emër të TVSH-së. Pra, bizneset po e kreditojnë shtetin.

Mbledhja e TVSH-së brenda vendit do t’u mundësojë bizneseve që këto 430 milionë euro t’i përdorin për rritje. Ne do ta ulim pragun e TVSH-së nga 50 000 euro në 30 000 euro, në mënyrë që shumë më tepër biznese të futen në TVSH dhe kështu të operojnë më lehtë dhe të bëhen pjesë e ekonomisë formale. Do ta ulim tatimin në qarkullim për biznese të vogla që paguajnë tatim në qarkullim nga 9% sa është tash në 4.5%. Kjo për arsye se shumica e bizneseve në Kosovë janë të vogla dhe janë biznese familjare.
Do t’i heqim ngarkesat tatimore nga të gjitha inputet dhe makineritë bujqësore. Do t’i subvencionojmë normat e kamatës për biznese që hapen nga të rinjtë dhe femrat në veçanti. Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi për të subvencionuar 100% normat e kamatës për të gjitha kreditë bujqësore.
Në bujqësi do ta subvencionojmë edhe sasinë e produktit që fermerët nxjerrin në treg, e jo vetëm sipërfaqet bujqësore që punojnë fermerët. Do të vendosim afat të qartë kohor për përmbylljen e privatizimit të ndërmarrjeve të mbetura shoqërore dhe do t’i lirojmë shumë shpejt mjetet e mbledhura nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve, të cilat do të shkojnë në fondin zhvillimor për t’i përkrahur bujqësinë dhe sektorin privat.

Tribuna: A prisni proces të rregullt zgjedhor më 8 qershor, duke pasur parasysh afatet e shkurtra për organizimin e tyre?
Hoti: Presim që do të kemi një proces të rregullt zgjedhor në ditën e votimit. LDK është duke punuar shumë që ky proces zgjedhor të ecën mbarë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin dhe partia në pushtet duhet ta këtë të qartë se manipulimi eventual i këtij procesi do të jetë një damkë e keqe për Kosovën dhe proceset integruese të vendit.
Ne nuk do të lejojmë që procesi të manipulohet. U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve që para interesit të tyre të qesin interesin e Kosovës. Ne u bëjmë të qartë se LDK nuk do të pranojë një rezultat që do të ishte si rezultat i një procesi të manipuluar. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjitha partitë në garë, dhe po ashtu institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve në vend.

Tribuna: A mendoni se ekonomia ka qenë më në fund mjaftueshëm pjesë e ofertave politike?
Hoti: Nuk dua të lëshohem në komentimin e programeve të partive të tjera, sepse vlerësoj se ato nuk janë programe, janë thjesht fletushka elektorale. Ekonomia zë vend qendror në politikat e qeverisjes së LDK-së. Bazuar në këtë filozofi, LDK-ja angazhohet fuqishëm për forcimin e ekonomisë së tregut në Kosovë, për promovimin e konkurrencës dhe integrimin në tregjet rajonale dhe globale. Sfida kryesore për qeverisjen e ardhshme mbetet gjenerimi i rritjes së nevojshme ekonomike.

Faqet e filmave do të “zhdukin” kinematë

0

faqet e filmaveFaqet për shikimin dhe shkarkimin e filmave raportohet se do të marrin punën e arkave filmike deri në vitin 2017.

Faqet e shkarkimit si “Netflix” dhe “Amazon Instant Video” do të tejkalojnë me shitje DVD-t dhe Blu-ray në vitin 2016, një vit para se t’i tejkalojnë edhe arkat filmike, që do të thotë se deri në atë vit kinematë do të mbesin vetëm histori.

Sipas një studimi të kryer nga PrincewaterhouseCoopers (PwC), faqet për shkarkimin e filmave do të realizojnë fitime deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2018, që do të jetë 8 miliardë më shumë sesa fitimi nëpërmjet arkave filmike.

Sidoqoftë, arkat filmike në pesë vjetët e ardhshme do të realizojnë fitime deri në 16 për qind më shumë sesa tani. Ndërkohë, “Netflix” raportohet se ka pasur të hyra deri në 24 për qind vetëm në pjesën e parë të vitit 2014.

Blomeyer: Gjermania dhe partnerët e saj s’do t’i tolerojnë manipulimet

0

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanGjermania dhe partnerët e saj nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj manipulimeve në zgjedhje dhe secili që tenton të manipulojë në zgjedhje duhet të llogarisë në atë se do të zihet, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Në intervistën për “Koha Ditore” Blomeyer ka potencuar se secili duhet të dijë që mashtrimi në zgjedhje nuk është veprim prej kavalieri.

“Tani duhet pritur që këto zgjedhje të mbahen. Pastaj duhet dëgjuar edhe vlerësimin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet. Mandej në bazë të kësaj do të orientohet edhe qëndrimi gjerman. Ndonëse një gjë mund ta them që tani: asnjë tolerancë ndaj manipulimit të zgjedhjeve nuk do të ketë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Duke folur për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët, ambasadori gjerman është shprehur se me luftë kundër simboleve nuk ndryshohet bota dhe se deputetët të cilët do të zgjidhen nëpërmjet këtyre fletëvotimeve do të betohen sipas ligjit kosovar para një flamuri kosovar, përcjell Koha.net.

Është për keqardhje që Kosova në indeksin e perceptimit të korrupsionit ka rrëshqitur rishtazi në vendin e turpshëm, 111, ka thënë Blomeyer.

Sipas tij, korrupsioni është i pranishëm në administratën shtetërore dhe atë komunale.

Zhbogar: Zgjedhjet, udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës në BE

0

Zhbogar6-13Për Bashkimin Evropian, zgjedhjet e 8 qershorit nuk janë si zgjedhjet e kaluara.Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se këto janë zgjedhjet e para pas përfundimit të suksesshëm të negociatave për MSA-n mes BE-së dhe Kosovës.

Sipas tij, kur një partner i ardhshëm mban zgjedhje, është normale që të priten standardet evropiane.

“Kur shefi i vëzhguesve, Gualtieri, do ta paraqesë vlerësimin e parë, ai do të jetë udhërrëfyes jo vetëm për pikëpamjen tonë për zgjedhjet, por shumë më shumë – për të ardhmen e Kosovës në BE”, ka thënë shefi i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar.

Sa i përket arratisjes së të dyshuarve për krime lufte nga burgu, Zhbogar ka theksuar se “fatkeqësisht” kjo është dëshmia më e mirë se EULEX-i është i domosdoshëm në Kosovë.