Home Blog Page 8447

LDK: Irfan Fusha i PDK-së shantazhon punëtorët

0

KonferencaLidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka analizuar fushatën zgjedhore. Zyrtarët e këtij subjekti politik vlerësojnë se LDK-ja gjatë fushatës zgjedhore ka qenë e mobilizuar.
“LDK është angazhuar dhe mobilizuar në takime te shumta në terren me elektoratin për të nxitur votuesit të dalin në votimet e 8 qershorit e po ashtu t’ju shpjegohet atyre mënyra e votimit për këto zgjedhje nacionale”, thuhet në një komunikat të LDK-së.

“Kandidatet e LDK, kanë qenë të mobilizuar ne takime me elektoratin për te shpalosur programin e LDK dhe për t’i treguar qytetarit me te drejte vote se VETEM NE MUNDEMI” është thënë në mes tjerash”.

“Si rrjedhoj edhe është vlerësuar se LDK-ja në Prizren është e organizuar për përcaktimin dhe trajnimin e komisionerëve dhe vëzhguesve në terren me qëllim që të mos lejohet keqpërodrimi i votës së qytetarëve”

“LDK dega ne Prizren, është organizuar ne mënyrë serioze për përcaktimin dhe trajnimin e komisionarëve dhe vëzhguesve nga terreni për këto zgjedhje. E theksojmë qe jemi organizuar ne mënyrë serioze, sepse ne asnjë mënyrë nuk do te lejojmë qe vullneti i lire i qytetarit te shpërdorohet e dinjiteti i tij te neper këmbët ashtu sikurse është vepruar ne 2010 nga partitë rivale”.
“LDK bën thirrje qe te mos trembemi nga shantazhimet e shumta qe po bën ky pushtet ne ikje, sepse ditët i ka te numëruara. Ditëve te fundit jemi dëshmitarë edhe të manipulimeve dhe shantazhimeve që pronari i ABI Center, Irfan Fusha ka kërkuar nga të gjithë punëtorët që të votojnë për atë dhe kandidatët e PDK. Fusha njëkohësisht u ka kërkuar atyre edhe letërnjoftimet e anëtarëve të familjes me të drejtë vote dhe ka bërë regjistrimin e numrit të votave të cilat ata do ti dëshmojnë me anë të fotografimit. Nëse nuk votojnë atëherë janë kërcënuar me largim nga puna”, është thënë në konferencë.

“Në qendrën tjetër tregtare ne Prizren, ELKOS punëtoret janë përjashtuar nga puna për shkak te mosdeklarimit te tyre për te votuar pushtetin ne largim”, thuhet në konferencën për medie.
“Gjithashtu, pushteti lokal këtu ne Prizren e vazhdon me degradimin. Ditëve te fundit pushteti komunal e ka mbushur komunën me praktikantë jashtë çdo standardi ligjor, me kusht qe praktikantet me familjaret e tyre ta votojnë partine ne pushtet. Shihet sheshazi qe pushteti i PDK-se, ne te gjitha nivelet është ne panik , dhe tashme i ka orët e fundit”, është thënë në mes tjerash në këtë konferencë.

Por përgjigje të qartë dhe te prerë për të gjitha këto veprime disfatiste sipas zyrtarëve të LDK-së në këtë konferencë, ka dhënë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Isa Mustafa, duke potencuar si më poshtë:

“Në vend që ta respektojnë qeverisjen, qytetarët e Kosovës frikësohen nga pushteti i tyre, frikësohen nga shteti i tyre. PDK nuk meritojnë asgjë tjetër përpos të rrëzohen nga pushteti”, është thënë në mes tjerash në konferencën e organizuar nga LDK për medie./PrizrenPress.com/

NISMA dhe BD-ja mbështetën nga të gjitha lagjet e Prizrenit

0

Nisma ne 11 mars 2NISMA dhe BD kanë vazhduar takimet elektorale nëpër lagjet e qytetit ku mbrëmë në shkollën “Mustafa Bakiu” u pritën nga qindra qytetarë të lagjeve “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Kandidati për deputet dhe kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, para të pranishmëve tha se “jemi te vetëdishëm se po kalojmë ditë të vështira dhe torturuese nga propaganda pa mbulesë e partisë në pushtet, por ne jemi edhe të vetëdishëm si qytetarë të Prizrenit se para se me e kerku votën Hashim Thaci dhe suita e tij duhet të na tregojë se cka u bë me premtimet e tij që i ka dhënë para 4 viteve për stadionin evropian, hidrocentralin e Zhurit dhe 26 milion për rregullimin e Lumbardhit”

“Andaj, unë kam besim të jashtëzakonshëm në vetëdijen qytetare të Prizrenit dhe Kosoveës se më 8 qershor në mënyrë masovike duke votuar numrin 59 dhe NISMEN për Kosovën do të dënohen të gjithë mashtruesit dhe ata që e kanë dëmtuar imazhin e shtetit tone”

Sejdullah Hoxha, kordinator i NISMA për Prizren tha se qytetarët e Prizreni kanë motiv shtesë për të votuar për ne me 8 qershor sepse duke dalë të fuqishëm me votën tuaj ne do të paralajmërojmë se ne zgjedhjet që do të mbahen për kryetar komune do të qeverisim edhe me Prizrenin “sepse Prizreni nuk mund të durojë të qeveriset me njerëz që janë dënuar nga gjykata për krim, korrupsion dhe shkelje ligjore”.

Skender Sususri, kandidati për deputet tha se qyetarët e kësaj pjese të qytetit e dinë mirë angazhimin tim si drejtor në shkollën ku jemi taku dhe pjesëmarrja juaj masovike tregon guximin e juaj qytarët për ta denuar regjimin komunist të instaluar në Prizren dhe Kosovë , regjim i cili për shkak se jam pjesë e garës elektorale para disa dite me kanë larguar kundërligjshëm nga puna por as edhe kjo nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të bërë ndyshime positive për vendin dhe për ta dënuar keqqeverisjen e partisë në pushtet.

Nezir Çoçaj: ‘Misioni i Ri’ ëndërr e 205 dëshmorëve të Pashtrikut

0

Hasi 1Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në kuadër të fushatës zgjedhore ka kërkuar vota për kandidatin nga Hasi, Nezir Çoçajn.

Kandidati Çoçaj, ka premtuar para bashkëvendasve se do të realizojë një varg projektesh në Has.
Ai ka kërkuar që të mbështet “Misioni i Ri” i PDK-së.

“Në këtë mision është Hasi, është realizimi i ëndrrave tona të përbashkëta që Pashtriku i 205 dëshmorëve të jetë vend turistik, ku vizitorët nga e gjithë bota të ngjiten në maje të Pashtrikut e të soditët e gjithë Kosova”.

Ai ka folur edhe për projektet e tjera për Hasin si dhe ka shpalosur pjesë të “Misionit të Ri” të PDK-së./PrizrenPress.com/

Hoxha, Thaçit: Prizreni është i Nismës, ia pafsh hajrin humbjes

0

Sejdullah Hoxha, Nisma ne PrizrenKoordinatori i Nismës për Kosovë në Prizren, Sejdullah Hoxha, ka kërkuar nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, që humbjen e zgjedhjeve të 8 qershorit ta pres me qetësi e durim.
Ai tha se kërkesa e Thaçit në fshatin Zhur, që të mos votohen kandidatët e Nismës në Prizren, tregon se ai është në panic të humbjes.

“Thaçi është në panik. Ai në takimin e fundit me banorët e fshatit Zhur, ka kërkuar që të mos votohen kandidatët e Nismës.Por, kjo thirrje do t’i kthehet bumerang me 8 qershor Thaçit e PDK-së”, tha Hoxha.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje dje banorëve të fshatit Zhur, që të mos votohen kandidatët e kësaj ane të Nismës, përkatësisht Sejdullah Hoxha dhe Zafir Berisha. Ai u ka thënë zhurjanve se Nisma do të hyjë në koalicion me LDK-në.

Koordinatori i Nismës në Prizren, Sejdullah  Hoxha tha ndërkaq se kjo thirrje tregon se Nisma në Prizren, ia ka futur në palc frikën Thaçit.

“A mos po mendon Thaçi se duhet bërë koalicion me listën ‘Serpska” dhe partitë tjera serbe siç ka bërë vetë ?”, pyeti Hoxha.

Ai tha se Nisma në Prizren si në çdo vend të Kosovës është duke marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

“Nisma në Prizren në çdo takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Ky fuqizim i Nismës ia ka future frikën e humbjes Thaçit”./PrizrenPress.com/

Tragjedia në KEK: Së paku 3 punëtorë kanë vdekur, 11 të lënduar

0

KEK-u ne ObiliqNjë shpërthim i madh ka ndodhur në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, diku në pjesët ndihmëse të pjesës së prodhimit. Dyshohet se ka të vdekur dhe të lënduar, por asgjë nuk është konfirmuar ende
11 persona kanë përfundur ne QKU, informata të pakonfirmuar thonë se 3 punëtorë të KEK’ut kanë vdekur.

Drejtori i Prodhimit në KEK, Arben Gjuka, tha për Gazetën Express se shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm.

“Ende nuk e dimë se sa persona janë lënduar dhe nëse ka të vdekur”, tha ai.

Arben Gjuka i konfirmoi gazetës se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, por se nuk ka edhe më tutje informacione të sakta.

“Policia është këtu dhe po e kryejnë punën e tyre”.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë është dëgjuar edhe në disa pjesë të kryeqytetit, Prishtinës.

Ende nuk e dimë se sa persona janë lënduar dhe nëse ka të vdekur.

Ekipi i Gazetës Express tashmë është në vend të ngjarjes dhe do t’ju mbajmë të informuar për çdo informatë rreth kësaj tragjedie.

“Gërsheta malli” nga Dijana Toska

0

dijana toskaLibrin e promovuan Teuta Agai- Demjaha, Lindita Ramushi -Dushku, ndërsa argjet nga libri i lexuan aktorja Teuta Ajdini- Jegeni dhe përcjellje në piano nga Nita Grubi. Dijana Toska u lind më 04.06.1965, në Shkup, ku jeton dhe vepron po në Shkup.
“Gërsheta malli” titullohet libri i promovuar nga autorja Dijana Toska, duke bërë kështu një ëndërr të saj realitet. Ngjarja është zhvilluar mbrëmë në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.
Ky vëllim me poezi është libri i saj i parë edhe pse më herët ka shkruar poezi për fëmijë dhe për të rritur. Publiku e njeh si tekstshkruese të këngëve për fëmijë, të cilat janë promovuar nëpër festivalet e ndryshme si në Maqedoni po ashtu edhe në Kosovë.

Përmes këtyre vargjeve shprehet nostalgjia dhe dëshira për gjërat themelore si dashuria, respekti i ndërsjellë, qetësia dhe paqja kolektive, të gjitha ato gjëra cilat i bëjnë njerëzit të ndjehen të lumtur ndërsa nga ana tjetër në disa nga poezitë është shprehur indinjata për ato veti të këqija të cilat fshihen tek njeriu, e ato padyshim që janë zilia, zemërligësia, mëkati dhe lakmia. Librin e promovuan Teuta Agai- Demjaha, Lindita Ramushi -Dushku, ndërsa argjet nga libri i lexuan aktorja Teuta Ajdini- Jegeni dhe përcjellje në piano nga Nita Grubi. Dijana Toska u lind më 04.06.1965, në Shkup, ku jeton dhe vepron po në Shkup.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkup ndërsa shkollimin sipëror në Tetovë në USHT ku merr titullin profesional Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Studimet pasuniversitare i përfundon në UEJL-Tetovë, në Fakultetin e Shkencave politike dhe administratës publike, drejtimi Diplomaci ku merr titullin Magjistër i Diplomacisë, në vitin 2012. / KultPlus.com

Hana Qena, drejtoresha e re e “Skena UP”

0

hana qenajFestivali ndërkombëtar për film dhe teatër “Skena Up”, prej edicionit të ardhshëm do të drejtohet nga një drejtoreshë e re. Hana Qena, që deri më tani ka qenë menagjere e festivalit, tani ka marrë pozitën udhëheqëse, pas dorëheqjes së Arben Zharkut.

Me vendim të Bordit të festivalit, Qena ka marrë këtë post pasi dëri tani ka qenë udhëheqëse e programit për teatër në këtë festival.
Qena vjen nga Fakulteti i Arteve në kryeqytet ndërsa është pjesë e grupit “Haveit”, bashkë me Vesa Qenën, Lola dhe Alketa Sylajn.

Katërshja ka vetëm pak ditë që janë kthyer nga rezidenca artistike në Tiranë ndërsa pritet që së shpejti të jenë pjesë edhe e rezidencave tjera. Ndërkaq, festivali “Skena Up” është festivali i vetëm që promovon punën e studentëve të filmit dhe regjisë nga e gjithë bota.

Në edicionin e fundit që u mbajt në dhjetor të vitit 2013, filmi më i mirë i këtij festivali u shpall filmi “The Swing of the Coffin Make”, me regji të Elmar Imanov nga Gjermania. / KultPlus.com

Dhjetë arsye përse meshkujt tradhtojnë

0

cifti 23Arsyet për tradhti janë të shumta dhe shumë komplekse, por ja kush janë disa arsye më të shpeshta përse meshkujt tradhtojnë:

1-Paaftësia të thonë ‘Jo’
Nëse do t’u jepet rasti të takojnë një femër joshëse, thjesht e kanë të vështirë të thonë ‘Jo’.

2-E bëjnë për të ushqyer egon
Tradhtia është gjë e shkëlqyeshme për ngritjen e egos së meshkujve, transmeton Telegrafi.

3-Në mënyrë që të përshtaten me shoqërinë
Nëse në qarqet shoqërore të tij apo në punë është gjë e zakonshme tradhtia, nën presionin e kolektivit në ndonjë udhëtim zyrtar atë do të mund ta bënte edhe ai si sjellje të pranueshme.

4-Në mënyrë që të ndërpresë lidhjen
Ndonjëherë mashkulli i cili është në lidhje dashurore do të bëjë atë që quhet “aferë e rreme”: nuk përpiqet edhe aq shumë të fshehë aferën, në mënyrë që partnerja të ikë nga ai.

5-Dashnoren e konsideron si simbol statusi
Të kesh dashnore për disa meshkuj thjesht është imponuese.

6-Që t’i rikujtohet se si është të bësh dashuri me ndonjë tjetër
Meshkujt të cilët janë të martuar të rinj apo kanë pak përvojë seksuale dëshirojnë që të mësojnë se çka kanë mundur të bënin para martesës.

7-E di se do të ketë sukses të tërhiqet
Tashmë ka tradhtuar të dashurën dhe nuk është hetuar. Me siguri tradhtinë do ta përsërisë.

8-E do stilin e tillë të jetës
Thjesht, e do stilin e tillë të jetës. Kënaqet kur ka shumë femra, kur i bën xheloze. Për të kjo është vetëm një lojë.

9-Është dashuruar
Disa tradhtojnë sepse thjesht sërish janë dashuruar. Mbase afera ka lindur si miqësi e sinqertë.

10-Që të mësojë se a është akoma joshës
Meshkujt tradhtojnë edhe për t’u bindur për seksualitetin e tyre dhe për të qenë të sigurt që akoma janë tërheqës.

Haradinaj: Gjithmonë mirënjohës Amerikës

0

haradinaj-gjithmon-euml-mir-euml-njoh-euml-s-amerik-euml-s_hdLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Ramush Haradinaj, ka takuar dy kongresmenë amerikanë, të cilët i ka falënderuar për ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës.

Lexojeni të plotë njofimin e Haradinajt të postuar në Facebook.

Kisha kënaqësinë të takohem me Kongresmenin Robert Aderholt dhe Stan Holmes. Kongresmeni Aderholt është udhëheqës i Lutjeve të Mëngjesit të Kongresit Amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kaq shumë për Kosovën. Gjithmonë mirënjohës!

Malishevë: Vdekje e dyshimt

0

QKUK-prishtineNjë person ka vdekur në Malishevë,pasi gjatë kthimit nga një trajtim mjekësor i QKUK-së në Prishtinë.

“Raportohet se viktima si pasojë e një sëmundje kronike, kishte pranuar një trajtim mjekësor në QKUK, dhe gjatë kthimit në shtëpi me autoambulancë i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës.

“Vdekja është konstatur nga mjeku kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi I pajetë është dërguar në autopsi”./PrizrenPress.com/