Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka postuar një fotografi në ‘Instagram’ ku shihet duke bërë fotografi në banjo.
Ajo ka realizuar një “selfie” por kësaj here në pasqyrë. Ndoshta nuk ka dashur që me “selfie” tjetër të fshehë bukurinë e saj.
Fushata zgjedhore e partive politike këtë vit po vlerësohet shumë më e qytetëruar se fushatat e kaluara. Edhe numri i ankesave nga ana e partive politike për shkeljet e mundshme, është tepër i vogël. Janë vetëm 66 ankesa nga partitë politike drej PZAP, ankesa që pritet të marrin përgjigje brenda dy ditësh. Numri më i madh i ankesave ka ardhur nga partia Vetëvendosje.
Kryetari i Panelit Zgjedhor, Shkuri Sylejmani, tha se bëhet fjalë për pretendime shkeljesh jo të rënda, në këtë numër të vogël ankesash.
“Nga përmbajtje dhe numri i ankesave, kemi vlerësuar se ato janë të një natyre që nuk prishin dhe dëmtojnë procesin zgjedhor. Nuk janë ankesa serioze. Krahasuar me vitin 2010, numri prej 66 ankesave është shumë I vogël. Jemi në proces vendimarrjesh dhe brenda dy ditësh ato do të marrin përgjigje”, tha kryetari Sylejmani.
Sipas tij, ka ndryshuar edhe mentaliteti i subjekteve politike dhe qytetarëve në krahasim me të kaluarën.
Përvec ankesave të partive politike, 9 mijë 172 ankesa tjera kanë ardhur nga ana e votuesve jashtë Kosovës. Rreth 206 ankesa prej kësaj shifre, janë miratuar, ndërsa mbi 8 mijë 800 anekesa janë refuzuar.
Në varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetjet mortore të 37 shqiptarëve të Kosovës, ka thënë sot një zyrtar serb.
“Zhvarrosja vazhdon dhe së shpejti puna do të filloj në një lokacion të afërt, i cili ndoshta përmbanë më tepër mbetje të shqiptarëve të Kosovës”, tha Velko Odalloviq, shef i Komitetit për personat e pagjetur të Serbisë, gjatë një vizite në këtë lokacion, transmeton RTK.
Besohet se mbetjet janë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë konfliktit në vitin 1999, që pastaj janë dërguar në varreza masive në Serbi, me qëllim që të fshihen gjurmët e krimit, raporton agjencia DPA nga Beogradi.
Disa varre masive të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe atë më të madhin, me mbetjet e afro 1000 shqiptarëve në periferi të Beogradit, janë gjetur në Serbi pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 2000.
Varreza në Rudnicë për një kohë të gjatë ishte vend i dyshuar për varrezë masive, por autoritetet e Beogradit i kanë ndalur hetimet për vite të tëra.
Urdhëri që shqiptarët e Kosovës, të vrarë nga forcat serbe, të varroseshin në Serbi, i kishte gjurmët në një takim të qeverisë së Sllobodan Millosheviqit, gjatë bombardimeve 78 ditëshe të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe, që përfunduan në qershor të vitit 1999.
Partia Demokratike e Kosovës, mbajti tubimin e fundit elektoral në bashkësinë lokale të Zhurit. Lideri i këtij subjekti politik, Hashim Thaçi u shpreh i bindur në fitore, ndërsa i porositi zhurianët që çdo votë e dhënë jashtë kandidatëve të PDK-së është votë e humbur.
“Çdo votë për kandidatët e subjekteve të tjera politike, është votë e humbur”, tha Thaçi, sonte në Zhur, raporton RTK. Ai, porositi banorët e Zhurit, që të bëhen gati për fitoren e re, pasi siç tha ai, këtë herë ata do të kenë një fitore edhe më të thellë se herave të tjera.
Thaçi , falenderoi të gjitha kategoritë e dala nga lufta, policinë e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët e tjerë të shumtë, për mbështetje të vazhdueshme që ë kanë dhënë qeverisjes nën drejtimin e PDK-së.
Ndërkaq, para bashkëvendasve të tij, kryetari i degës së PDK-së, Ramadan Muja, kërkoi që më 8 qershor, Zhuri t’i japë mbështetje të fuqishme Hashim Thaçit, pasi siç tha ai, vetëm me PDK-në, mund të ketë zhvillim ekonomik.
Dega e LDK-së ka vazhduar takimet me anëtërët dhe simpatizantët e Komunës së Prizrenit.
Kryetari i Degës Eqrem Kryeziu i shoqëruar nga kanddidatët për deputet të LDK-së nga Prizreni, kanë takuar mbështetësit e lagjes ‘Arbana’ dhe ata të lagjes “7 Shtatori” .
Kryeziu tha se gjithandej Kosovës është një zgjim i madh i LDK-së.
“LDK-ja është sistem besimi e mirëkuptimi dhe ka ardh koha e LDK-së, koha e zhvillimit ekonomik”.
Kryeziu akuzoi PDK-në se po përdorë shantazhe.
“Sot po ndodh që punëtorëve t’ ju merren letërnjoftimet dhe po iu kërkohen nga ata nga tri vota, se ndryshe përjashtohen nga punë. A nuk është kjo skllavëri?, pyeti Kryeziu.
“Programi i LDK-së është shpëtimi nga e keqja, është real dhe garanton zhvillim ekonomik”.
Edhe kandidatët për Deputet të LDK-së nga Prizreni, kërkuan votën nga lagjet Arbanë dhe 7 shtatori. Duke e velësruar programin e LDK-së, program për qytetarët dhje në interes të qytetarëve. /PrizrenPress.com/
Më në fund është publikuar edhe videoklipi i këngës më të re të Noizy dhe Encës.
“Ata nuk e dinë”, një bashkëpunim i arrirë mes dy këngëtarëve.
Kohë më parë ata kishin paralajmëruar se do të kishin një projekt së bashku, të cilin e kanë konkretizuar dhe është hedh në treg për të gjithë fansat e tyre.
Modelja kosovare Misse Beqiri i ka dhënë fund beqarisë së saj. Ajo dhe Anders Lindegaard, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disa-vjeçare.
Gjatë ceremonisë janë realizuar edhe një set fotosh, ku sigurisht spikaste njëra ndër to. Bukuroshja kosovare, ndërsa merrte një pozë mbahej nga duart e 11 meshkujve.
Modelja ka qenë në fokus të vëmendjes atë ditë.
Portieri i dytë i Manchester United, Anders Lindegaard dhe modelja kosovare, Misse Beqiri, u martuan në vendlindjen e Lindegaard, Danimarkë, teksa të ftuar ishin familjarët e të dyve.
?Shëndetësia vazhdon të mbetet një temë kyçe në vendimin e qytetarëve se cilën parti do ta votojnë, tregon një sondazh i organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Kolegji Universum, përkrahur nga Friedrich Ebert Stiftung (FES). 83% të të anketuarve kanë deklaruar se programi i shëndetësisë mbetet një faktor vendimtar në zgjedhjen e partisë.
73% të të anketuarve kanë thënë ata do të votonin një parti e cila ofron një shërbim më të përparuar shëndetësor pa pagesë. Megjithatë, gati 16% të të anketuarve kanë thënë se nuk pajtohen me një program të tillë, duke treguar se një pjesë e mirë e qytetarëve janë të vetëdijshëm rreth pamundësisë për të realizuar një program të tillë.
Një pjesë e mirë e qytetarëve mbeten të gatshëm të votojnë për partinë e cila propozon pagesë minimale për shërbime shëndetësore më të avansuara. 62% e të anketuarve kanë thënë se do të përkrahnin një parti e cila do të ofronte një program me një shërbim të tillë.
Përqindja e të anketuarve të cilët do të ishin të gatshëm të votonin një parti me një program shëndetësor me tarifa standarde për shërbime të caktuara është më e ulët. Vetëm 40% e të anketuarve do të votonin një parti me një program të tillë, që është një ndryshim drastik nga statistikat e përmendura më lartë.
Thuajse të gjithë respodentët e anketës, 92% prej tyre, janë pajtuar që Kosova të ketë sigurim shëndetësor publik i cili hyn në fuqi nga janari 2015. Ky program i sigurimit shëndetësor publik parasheh që punëdhënësi dhe punëmarrësi, ndaras, të paguajnë 3.5% të pagës mujore ndaj një fondi për sigurime shëndetësore shtetërore.
Anketa, e organizuar në tërë Kosovën, është mbajtur nga stafi i trajnuar i Kolegjit Universum, ndërsa të dhënat janë analizuar nga INDEP. FES ka mbështetur financiarisht realizimin e kësaj ankete, e cila ka për qëllim analizën e motivimit të votuesve në Kosovë për politika publike, pa paragjykuar ndaj preferencave të tyre partiake.
Gjithsej, 957 persona i janë përgjigjur pyetësorit. Numri i të anketuarve është ndarë proporcionalisht sipas popullatës të secilës komunë në Kosovë ndërsa mostra, e përzgjedhur me respondentë të rastit, është bazuar në të dhëna të sakta demografike.
Këto janë disa nga gjetjet e anketës, të cilat INDEP dhe Universum po i botojnë sipas sektorit të politikës publike. Pas sektorit të shëndetësisë, do të botojmë të dhënat sa i përket politikave fiskale.
Instituti INDEP është institut kërkimor dhe qendër e avokimit më ndikim të lartë në politikat publike. Kolegji Universum është institucion i akredituar i arsimit të lartë në Kosovë, lider në hulumtimet e opinionit publik. Friedrich Ebert Stiftung është fondacion gjerman që promovon socialdemokracinë.
Reuters shkruan se Thaçi po përpiqet të fitojë mandatin e tretë si kryeministër, por vetëbesimi që po e shfaq, po venitet nga presioni i rivalëve politikë dhe hetimet për krime lufte që kërcënojnë t’ia kapin ish shokët e tij të luftës e madje edhe aleatët më të ngushtë. “Nuk kemi asgjë për të fshehur nga miqtë dhe partnerët tanë” ka thënë Thaçi.
Agjencia e lajmeve Reuters, në një shkrim për zgjedhjet, shkruan se përveç kokëçarjeve me akuzat për krime lufte Hashim Thaçi ballafaqohet edhe me diçka tjetër. “ Popullariteti i Thaçit ka pësuar goditje pas rritjes së frustrimeve tek shqiptarët e Kosovës për shkak të korrupsionit të përhapur, nepotizmit dhe varfërisë edhe pas 6 vjetëve të qeverisjes së PDK’së.”
Në shkrimin për zgjedhjet në Kosovë, që në qendër ka Hashim Thaçi, Reuters shkruan se këto zgjedhje po zhvillohen nën hijen e akuzave për krime lufte dhe të Gjykatës, që do t’i hetojë akuzat e Dick Martyt në Kosovë për trafikim organesh.
Reuters shkruan se Thaçi po përpiqet të fitojë mandatin e tretë si kryeministër, por vetëbesimi që po e shfaq, po venitet nga presioni i rivalëve politikë dhe hetimet për krime lufte që kërcënojnë t’ia kapin ish shokët e tij të luftës e madje edhe aleatët më të ngushtë.
Sipas Reuters, kushdo që fiton të dielën vëmendja do të kthehet tek Tribunali i Bashkimit Europian që do ti gjykojë ata që janë përgjegjës për trafikim organesh të serbëve të burgosur gjatë konfliktit më 1998 -99.
Reuters ka cituar një diplomat perëndimor i cili ka thënë se të gjeturat e Taskë Forcës së BE’së do të publikohen para verës.
Ndërsa një diplomat tjetër ka thënë se ka qenë e planifikuar që ato të publikohen në fillim të qershorit ,por gjithçka është shtyrë, për të mos ndërhyrë në zgjedhje.
“Nuk kemi asgjë për të fshehur nga miqtë dhe partnerët tanë” ka thënë Thaçi.
Akuzat për tregti me organe ishin një kryelajm më 2011 pas publikimit të një raporti eksploziv të Këshillit të Europës.
Aty thuhet se Thaçi dhe katër anëtarë të lartë të PDK’së kanë qenë të involvuar në trafikim organesh që janë nxjerrë nga të burgosurit serb.
Thaçi ka thënë se Qeveria e tij e ka pranuar krijimin e Tribunalit pas një presioni nga Perëndimi.
Reuters shkruan se si katër zyrtarët e përmendur në raport janë duke garuar në zgjedhjet e së dielës, përfshirë edhe Kadri Veselin të cilën kjo agjenci gjatë një tubimi në Gjakovë e ka parë duke dalë nga një BMW xhip me ngjyrë të zezë.
Por edhe pa kokëçarjet me Tribunalin, popullariteti i Thaçit ka pësuar goditje pas rritjes së frustrimeve tek shqiptarët e Kosovës për shkak të korrupsionit të përhapur, nepotizmit dhe varfërisë edhe pas 6 vjetëve të qeverisjes së PDK’së.
Reuters shkruan se Thaçi i është kundërvënë kësaj duke rritur pagat vetëm dy muaj para zgjedhjeve për 25 përqind të sektorit publik.
Sondazhet që përgjithësisht nuk janë të besueshëm i japin një përparësi të ngushtë PDK’së përballë rivalit të saj LDK’së. Nëse PDK fiton ajo do të përballet me presion të menjëhershëm nga Perëndimi për t’i kaluar ligjet e nevojshme dhe amendamentet kushtetuese për krijimin e Tribunalit në një vend të huaj.
Përkrahur nga Kuvendi Komunal dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit të Muzikës, Verës dhe Birrës në Prishtinë.
Festivali do të mbahet për tri ditë rresht duke filluar nga 06 Qershor e deri me 08 Qershor mbi Platon e Pallatit te Rinisë dhe Sporteve ne Prishtinë.
Ditët e festës së muzikës, verës dhe birrës do të karakterizohen nga një numër i jashtëzakonshëm vizitorësh, i cili parashihet të arrin mbi 7.000 persona çdo natë.
Hapja solemne do të bëhet në ora 20:30 dhe këtë pritet ta bëjë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me përfaqësuesin e Verarisë “Stonecastle” Artur Camaj si dhe me Alex Butler, prodhues i birrës “Sabaja”.
Gjatë tri ditëve të festivalit për argëtimin e të pranishmëve do të kujdesen disa bende muzikore të mirënjohura nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia sic janë: Gipsy Groove, Light In Babylon nga Stamboli, Florent Abrashi, Baboo Darabuka, Fisniket, Edona Vatoci e shume grupe tjera si dhe disa DJ të ndryshëm vendor sic ishin DJ Dust, DJ Maxx, DJ Martin B dhe DJ Groming.
Birrat prezente ne këtë festival janë: Peja, Hugos, Sabaja, Prishtina, Carlsberg, Krombacher, Paulaner, Niksicko, Leffe, Loëenbraun, Becks, Tuborg, Lasko, Somersby, Heineken, Amstel, Desperadon, Jelen dhe Korca.
Verërat prezente në këtë festival janë: Stonecastle, Bodrumi i vjetër, Tikves, Infinit, Plantaz, Ereniku, Rahvera, Eko, Sefa dhe Familja Daka me produktet e tyre.