Home Blog Page 8450

Limaj, analistëve politikë: Shikojeni forcën e NISMËS në Malishevë

0

nisma malishev(E plotësuar) Kryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur për sondazhet, siç ka thënë ai, të paguara nga partitë politike dhe ka dërguar edhe mesazh tek analistët politikë.

Limaj ka thënë se të gjithë lë ta shikojnë tubimin e Malishevës e të binden nëse NISMA e kalon pragun më 8 qershor.

“Shikoni sot në Malishevë çfarë mase kemi dhe do të bindeni nëse e kalojmë pragun apo jo”, ka thënë Limaj.

NISMA e fuqishme edhe në Malishevë

NISMA për Kosovën ka mbajtur sot një tubim të madh në bastionin e saj në Malishevë. Në këtë tubim kanë marrë pjesë Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, të cilët ftuan qytetarët që më 8 qershor t’ia japin votën NISMËS.

Palestra e Sporteve “Habib Zogaj”, në Malishevë ishte e mbushur përplot me simpatizantë të NISMËS për Kosovën. Në këtë tubim elektoral u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë, nga NISMA për Kosovën në Malishevë. “Vjen grupi i aferës pronto dhe kërkon vota në Malishevë, si munden ta bëjnë këtë, dhe ne ju themi që edhe ne jemi pronto, pra gati për të fituar”, ka thënë kryetari NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj ka dërguar mesazhe të forta tek zyrtarët e PDK-së, duke thënë se ata nuk përfaqësojnë askënd, ata janë një grup i vogël i njerëzve mosmirënjohës. “Ne u themi atyre që nuk kanë aspak burrëri, u themi që keni menduar me na ndalë, e dini që keni menduar, mirëpo s’keni mundur dhe nuk do të mundeni kurrë”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se qeverisjes aktuale i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë. “Po vijnë persona që po tregojnë se janë të shantazhuar sepse ju kanë thënë që ta fotografojnë votën, kjo nuk është demokraci dhe kjo qeverisje edhe 3 ditë do të shkoj të shtëpia”, ka thënë Limaj, duke shtuar se fitoren e NISMËS s’mund ta ndalë askush. “Rrezet e shpresës dhe të ndryshimit kurrë si kanë munguar Kosovës dhe Malishevës. Ne malishevasit jemi njerëz që presim e përcjellim me kulturë ata që vijnë e kërkojnë vota, mirëpo me kulturë edhe ju kemi treguar para 9 muajve që Malisheva po ndryshon dhe me 8 qershor prapë do t’iu tregojmë se dimë të ndryshojmë edhe Kosovën”, ka thënë Limaj.

LDK e para, AAK në Qeveri

0

HalilMatoshi-analistNë bazë të rritjes që ka shënuar në zgjedhjet lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të radhitet e dyta.
Kështu ka vlerësuar analisti Halil Matoshi. Në një prononcim dhënë “Zërit”, sipas Matoshit, partia e tretë në këto zgjedhje do të dalë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa e katërta Lëvizja Vetëvendosje.

“Edhe pse nuk është aq shumë e lëvdueshme që të jepen prognoza politike, mirëpo duke e pasur parasysh rritjen që e ka ndodhë në Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale, ku i ka rikthyer 5 komuna të humbura më parë siç është Peja, Ferizaj, Lipjani, Vitia e Gjilani.

Kështu që duke e pasur parasysh se nga PDK-ja është ndarë fraksioni Krasniqi – Limaj, me gjasa të mira që të kalojnë censusin prej 5 për qind dhe kjo në substancë ia merr PDK-së rreth 25 ose 30 mijë vota. Dhe në këtë situatë unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës del e para, kurse PDK-ja mbetet partia e dytë ndërsa AAK-ja e Haradinaj mendoj se do të jetë partia e tretë në vend dhe “Vetëvendosja” e katërta.

“AAK-ja dhe Haradina

Ekspozitë e fotografive “Prizreni po lulëzon”

0

prizreni po lulzonOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe ” sot ka organizuar ekspozitë të fotografive në sheshin “Shatërvan” në Prizren. Ekspozita “Prizreni po lulëzon” u organizua në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…” financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Ekspozita përmbante fotografi të realizuara nga stafi i organizatës dhe qytetarët e Prizrenit, të cilat tregojnë nivelin e kaosit, degradimit, papastërtisë dhe ngulfatjes në të cilën gjenden shumë lagje të Prizrenit.
Fjolla Gashi, koordinatore projekti tha se këto fotografi edhe një herë dëshmuan cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit, të cilët përballen me mjedis të ndotur, infrastrukturë të pamjaftueshme, zaptim të hapësirës publike, rrezikim të sigurisë publike.
“Veprimi qytetar nuk ka qenë asnjë herë më i nevojshëm se sot. Lulëzimi për të cilin flasin zyrtarët e komunës na bën të dyshojmë në aftësinë e tyre për t’i parë gjërat në mënyrë të drejtë. Ne, si kurrë më parë kemi nevojë për organizim qytetar që do ta demaskojë retorikën “lulëzuese” të zyrtarëve të komunës. Në fund të fundit, ne jo patjetër kemi nevojë për lulëzim a shkëlqim. Ajo që na duhet është të sigurojmë rend dhe rregull në qytetin tonë. Ta kthejmë Prizrenin e vjetër, i cili ka qenë i pastër, i mbajtur mirë, i lirë për lëvizje, i bukur për ta shijuar. Thjesht një Prizren që ka nevojë të dalë nga ngulfatja. Ne kemi nevojë për organizim qytetar që do t’ia kthejë qytetin qytetarëve”, tha ajo.

“Ekspozita “Prizreni po lulëzon” është një thirrje për veprim të përbashkët dhe njëkohësisht një kritikë ndaj institucioneve të shtetit për veprim dhe jo për retorikë “lulëzuese”. Fotografitë e eskpozitës, të realizuara në një numër të madh lagjesh të Prizrenit për të gjithë ne duhet të jenë thirrje për veprim. Duke i thirrur ndërgjegjes sonë ne duhet ta forcojmë përgjegjësinë tonë për të shpëtuar qytetin nga kaosi, degradimi, uzurpimi dhe ngulfatja”.

“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë: gratë, pleqtë, të rinjtë, personat me nevoja të veçanta, banorët e lagjeve të varfra, kultura dhe mjedisi. Me secilin grup të komunitetit, gjatë vitit 2014 të projektit do të organizohen dy fokus grupe dhe një debat publik, ndërsa paralelisht do të zhvillohet procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit./PrizrenPress.com/

Limaj e Berisha dridhin “Ortokollin” e Prizrenit

0

Limaj e zafiriMijëra qytetarë të lagjës “Ortakoll” të Prizreniot mbrëmë pritën liderin e Nismës për Kosovë Fatmir Limaj dhe atë të BD-së Zafir Berisha dhe kandidatët për deputet nga ky qytet.

Lideri I NISMA për Kosovë Fatmir Limaj ftoi banorët e kësaj lagjeje që të votojnë për Nismën.

“Ndihem i nderuar që sot jam në mesin e qytetarëtve të kësaj lagje, e cila ka një peshë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve në Prizren dhe Kosvovë. Prezenca juaj kaq masive na vënë para një përgjegjësie edhe më të madhe që të punojmë për shtetin ligjorë të Kosovës”, tha Limaj.
Ai iu bëri ftesë pënsionistëve, grave dhe burrave e veqanërisht të rinjëve të mbështesin vizionin e Nismës për Kosovë dhe kandidatët e saj.

Kandidati për deputet Zafir Berisha, ndërkaq para të pranishmëve kërkoi edhe një herë mobilizim të fuqishëm para qytetarëve duke thënë se “fitorja e jonë më 8 qershorë ka rëndësi të dyfisht pasi që pas zgjedhjeve parlamentare shumë shpejtë do të mbahen edhe zgjedhjet për kryetarë të Prizrenit me ç’rast kombinimi ynë politik duhet të triumfoj për ti kthyer dinjitetin qytetarëve të Prizrenit”.

Ortakoll

“Me votën tuaj për numrin 59, ju qytetarë të nderuar do të dërgoni në Kuvendin e Kosovës edhe kulturën politike të qytetit tonë që për fat të keq deri më tash ka munguar”.

Qytetarëvë të shumtë në këtë tubim iu drejtua edhe kordinatori I Nismës për Prizren Dr. sejdualla Hoxha si dhe kandidatët nga kjo pjesë e qytetit Zenel Elshani, Arife Muja dhe Feim Mazreku të cilët premtuan se do të jenë zëri I qytetarëve në Parlament dhe do të mbrojnë interest e tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës/PrizrenPress.com/

LDK: Me sondazhe të paguara nuk fitohet besimi i qytetarëve

0

LDK-logo5-23E përballur nga paniku i humbjes dhe dënimi që do të pësojnë të dielën nga vota e qytetarëve, Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Hashim Thaçi, po provojnë që të manipulojnë opinionin publik me sondazhe të porositura dhe të paguara, të cilave nuk ju beson askush, madje as ata që i kanë paguar.

Sondazhi i paguar nga PDK, është anonim, nuk ka emër as mbiemër, ai ka vetëm adresën dhe ajo është Selia e PDK-së në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Sondazhi i PDK-së është lansuar një ditë pasi që LDK-ja mbajti disa tubime masovike nëpër qytete të Kosovës, prej të cilave ky pushtet po frikësohet.
Duke i humbur argumentet që të përballet me qytetarët, Thaçi dhe PDK po përdorin armën e tyre të fundit, që e kanë tradicionale, dhe ajo është përpjekja e dështuar për të manipuluar opinionin publik, se ata gjoja do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ju bën thirrje qytetarëve për maturi dhe të mos bien pre e kësaj qeveria në ikje, e cila me metoda jodemokratike përpiqet që ta ruaj pushtetin me të cilin ka abuzuar. PDK i frikësohet votës së lirë të qytetarëve dhe vullnetit të tyre për ndryshimin e një qeverie të cilës ia kanë mbyllur dyert, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe kryeqytetet perëndimore.

LDK me qetësi e pret ditën e zgjedhjeve dhe ju bën thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në zgjedhje. LDK ju bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë vendimin e sovranit në ditën e zgjedhjeve. LDK i qartëson anëtarësinë, simpatizantët dhe gjithë qytetarët, se askush nuk mund të manipulojë vullnetin e tyre. E vullnetin e sovranit tashmë e dinë të gjithë, ai është për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe listën e saj për deputetë.

Gara për çmimin europian. Kadare, mes 5 pretendenteve

0

IsmailKadare6-30Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shpallur pretendent i çmimit europian të Letërsisë 2014, i cili do të shpallet në 7 shtator në Amsterdam.

Vepra “E penguara” e Kadaresë është përzgjedhur në listën e shkurtër prej 5 emrash të pretendenteve, të cilët ishin përkthyer në holandisht.

Lista e shkurtër e 5 shkrimtarëve, përbehet kështu nga një autor spanjoll, një gjerman, një freng, një polak dhe Ismail Kadare. Çmimi europian për letërsinë do të jepet këtë vit për të katërtën herë. Ky çmim ka një vlerë monetare prej 10 mijë eurosh për shkrimtarin dhe 5 mijë eurosh për përkthyesin e librit fitues.

“RockStock Festival” / 3 netë nën tingujet e muzikës “LIVE”

0

88014Do të nisë sot në sheshin “Nënë Tereza” rreth ores 20:00, Festivali më i madh i Rockut Shqiptar i quajtur “Rockstock Fest Tirana”.

Ky festival i cili organizohet një herë në vit, do të zhvillohet (5-7 qershor dhe në të marrin pjesë artistët më të mire te skenës e muzikës rrok nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët do të performojnë “Live” rrymat e zhanera si Hard Rock, Havy Metal, Pop Rock, Electro, Funk, si dhe Workshop nga instrumnetistë me famë boterore .

Me pjesemarjen e: Elita 5, Ian Paice & Matt Filippini, RockStock Band, Elton Deda, Eneda Tarifa, Erjon Zaloshnja, Eugent Bushpepa, Adrian Lulgjuraj, Juliana Pasha, Flaka Krelani, Rina Bilurdagu, Ritfolk, Albatros, Renis Gjoka,Lynx, Genc Salihi, Bojken Lako, Zanzi Band, Blla Blla Blla…, Selekcioni 039, TNT, DJ Blunt & Real 1, Jericho, Grupi Arb e plot artiste të tjerë të ftuar, festivali i këtij dimensioni, do të jetë një maratonë e vërtetë, e cila do të ndezi kryeqytetin përgjatë 3 ditëve.

Programi I Festivalit:

5 Qershor

Warm up Bands – Travel Plan, Fluid Band

Burn
Grupi NA
Zanzi Band

Rina Bilurdagu
Gipsy Groove
TNT
Juliana Pasha Band
Crossbones
Albatros (reunion)
Eugent Bushpepa Band

6 Qershor

Warm up Bands – Unit Band, Indigos

Renis Gjoka Band
Bojken Lako Band
Arb
3 Musketieret Aleksander Gjoka, Redon Makashi & Elton Deda
Kamela Islamaj
LYNX
Elita 5
Blla Blla Blla…
Jericho
Seleksioni 039
Sokol Keci fusion trio

7 Qershor

Warm up Band – The Duck Lord

Adrian Lulgjuraj & Rockstock Band
Copyleft
Hithat Blues Trio
Rockstock Band ( Elton Deda, Eneda Tarifa, Erjon Zaloshnja, Rezarta Smaja)
Flaka Krelani
Altin Goci Band & Ritfolk ( Reunion)
Genc Salihu Band
Dj Blunt
Ian Paice & Matt Filippini Band.

Rihanna prezanton në Paris parfumin e ri “Rouge”

0

rihana wwwRihanna mbërriti të mërkurën në Paris ku prezantoi edhe parfumin e saj më të ri “Rouge” në “Sephora Store”.

26-vjeçarja mbërriti në kryeqytetin e Francës me një veshje lëkure nga Balmain, me pantallone “të çuditshme” dhe flokë të gjata të zeza.

Pasi pozoi për fotografët, popstari nënshkroi edhe autografë për të gjithë fansat që prej orësh prisnin ardhjen e saj. Gjithashtu, pas vizitës në “Sephora Store” Rihanna vendosi të shijojë edhe një picë në një restorant të Parisit.

Të hënën Rihanna u nderua me çmimin “Fashion Icon” nga Këshilli i Stilistëve Amerikanë, por më shumë se trofeu, xhiron e botës e bëri fustani transparent i këngëtares që linte pak vend për imagjinatë.

Limaj: Jo me PDK-në!

0

Fatmir-limaj2Lideri i subjektit më të ri politik në vend, Fatmir Limaj në një intervistë dhënë për Gazetën Blic ka thënë se Nisma për Kosovën do të jetë befasia e zgjedhjeve të 8 qershorit. Ai ka thënë se për dallim nga partitë tjera, Nisma bosht të saj e ka rininë. Limaj i cili në zgjedhjet e fundit ishte njeriu i tretë më i votuar në Kosovë, shprehet i bindur se, duke u bazuar në situatën në teren subjekti të cilin ai e drejton do të jetë alternativa për ata që dëshirojnë ta ndryshojnë gjendjen në vend, për ata që nuk pajtohen me gjendjen aktuale dhe ata që janë të zhgënjyer me këtë qeverisje.

Ai ka thënë se nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Limaj thotë se në koalicion preferon ato parti që janë më të afërta për nga aspekti konceptual dhe programor. Ai ka thënë se programi i Nismës për Kosovën mbështet një ekonomi prodhuese.
Në këtë intervistë Limaj ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një kulturë tjetër politike dhe ka nevojë për ndryshim.Kosova ka nevojë për një kulturë tjetër politike

Gazeta Blic: z. Limaj, ju sapo keni filluar rrugëtimin tuaj me NISMA për Kosovën? Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Fatmir Limaj: Ne për një kohë të shkurtër jemi themeluar dhe menjëherë ka ardhur koha e fushatës elektorale dhe natyrisht kjo paraqet vështirësi për një subjekt të ri politike. Por, duke parë atë që kemi parë në terren, nevojën dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshime, mospajtimin e qytetarëve me gjendjen aktuale dhe e kanë kthyer si domosdoshmëri nevojën për të pasur freski dhe ndryshime në këtë qeverisje, presim që Nisma për Kosovën të jetë një befasi në këto zgjedhje.
Gazeta Blic: Pse duhet të votohet NISMA?

Fatmir Limaj: Vendi ka nevojë për një qasje tjetër ndaj shtetit. Ju keni parë premtime të ndryshme që sot po shfaqen në gjithë Kosovën. NISMA mendon që gjëja më e rëndësishme në vendin tonë është ndryshimi qasjes ndaj institucionit, ndaj shtetit, ndaj qytetarit, ndaj institucionit të pavarur dhe futjen e një kulture politike ndryshe. Ne po mundohemi të kthehemi tek ligji, tek institucionet, duke i respektuar ato ligje që i kemi nxjerrë, duke respektuar pavarësinë e institucioneve.
nisma1
Premtojmë zhvillim ekonomik

Gazeta Blic: Çka ju premtoni qytetarëve të Kosovës, se ju kemi parë që s’keni bërë edhe shumë premtime?

Fatmir Limaj: Ndryshimin e qasjes dhe një mentalitet qeverisës demokratik, që kontrollohet nga institucionet dhe vendimmarrja kthehet aty ku duhet – tek qytetarët, ose te përfaqësuesit e qytetarëve. Në mungesë të një programi ekonomik ka krijuar një kaos. Gjendja ekonomike në vend është jashtëzakonisht e rëndë, pothuajse alarmante. Çdo ditë kemi shtim të varfërisë. Thjeshtë qytetarët e Kosovës dhe vet shteti i Kosovës është kthyer në një shtet mbijetese. Në mbijetojmë. Një familje kosovare sot mbijeton, madje vet shteti i Kosovës mbijeton duke mos pasur hapësira të reja, duke mos ofruar investime të reja, duke mos ofruar mundësi qytetarëve. Ajo që ne u premtojmë qytetarëve të vendit tonë është kthimi i mundësisë dhe shpresës për të ecur më mirë. Dhe kjo përsëri përmblidhet në ndryshimin e qasjes ndaj vetes sonë, ndaj shtetit tonë. Dhe mbi të gjitha, Nisma për Kosovën tenton që përmes programit të saj ekonomik të transformojë ekonominë e Kosovës nga një ekonomi kaotike e pambrojtur, e pa stimuluar, e egër, që shteti e ka lënë në stuhi, të kthejmë në ekonomi prodhuese e këmbyer me shërbime.
Jo me PDK-në

Gazeta Blic: Nëse hyni në parlament, me kënd e shihni veten më afër?

Fatmir Limaj: Nisma për Kosovën ka dalë para qytetarëve me një koncept dhe me nevojën për ndryshim. Ne mendojmë që interesi i vendit tonë është sot të kemi një ndryshim në qeverisje. Jo vetëm në Kosovë edhe në Ballkan. Shikoni, klasat politike në rajon shumë kanë nevojë të freskohen herë pas here. Do të ishte e dëmshme për vendin tonë që të vazhdohet më një elitë politike ose me një grupacion politik për tetë vite e më tepër sesa tetë vite. Kjo qeverisje edhe sikur të kishte qeverisur mire për tetë vite, ka nevojë të shkojë sepse nevoja e vendit është për ndryshim. Prandaj, koncepti i Nismës dhe ajo me të cilën Nisma ka dalë para qytetarëve të Kosovës është se kërkon votën për ndryshim. Dhe natyrshëm në, dhe kjo është ajo që na dallon nga të tjerët, do t’u qëndrojmë vlerave dhe parimeve tona, Nisma për Kosovën edhe nesër në parlament do të mbështesë një qeverisje ndryshe nga ajo që ka qenë deri tani.
Me pjesëmarrjen e partive politike aktuale në pushtet s’ka asnjë qeverisje ndryshe. Është vazhdim i një qeverisjeje dhe si e tillë nuk do të ishte në shërbim dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Dhe Nisma për Kosovën, nuk do të jetë pjesë e një qeverisjeje e cila e ka një mentalitet ose e ka një sjellje ndaj shtetit siç e ka pasur mandatin e fundit.

Gazeta Blic: Z. Limaj, qytetaret presin një përgjigje për koalicionin, me kënd do bëni?

Fatmir Limaj: Me të gjitha forcat tjera politike me të cilat do të na bashkonte programi. NISMA për Kosovën, nuk e sheh gjithçka qeverisjen. NISMA për Kosovën i ka disa parime të cilave u beson. Në qoftë se e kemi një program të përbashkët, nëse zotimet që i kemi shfaqur para qytetarëve do të shihen dhe do të gjejnë vend në atë program qeveritar, sigurisht Nisma do të jetë pjesë e një qeverisjeje të tillë. Por, në qoftë se nuk do t’i ketë këto hapësira për të cilat po flas, atëherë zëri i Nismës do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në shërbim dhe interes të qytetarëve, të atyre që na kanë votuar në parlamentin e vendit tonë.
Do të jemi befasia e zgjedhjeve

Gazeta Blic: Si do dilni në këto zgjedhje?

Fatmir Limaj: E rëndësishme është se NISMA për Kosovën është alternative e vetme që ka thyer të gjithë kufijtë politik në skenën politike të Kosovës, është alternativa që në mesin e sajë ka njerëz të fushave të ndryshme, të gjeneratave të ndryshme, por boshti i sajë është rinia e vendit, andaj themi se pa asnjë dyshim, NISMA për Kosovën do të jetë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Filloi asfaltimi i një rruge në fshatin Turjakë të Malishevës

0

turjakë 001Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në Komunën e Malishevës dhe krijimit të kushteve më të mira për jetë, sot ka filluar asfaltimi i një rruge në fshatin Turjakë, përkatësisht rruga e lagjes së Kajtazëve, e gjatë rreth tetëqind metra, rrugë e cila e lidhë këtë lagje me pjesën tjetër të fshatit dhe me shiritin kryesor të rrugës që e lidh fshatin me qendrën komunale.

Në fillimin e punimeve të kësaj rruge, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtorët komunal, me ç’rast i ka uruar banorët e kësaj lagje për rrugën e re, si dhe qëllim i vizitës ishte vëzhgimi nga afër i kryerjes së punimeve.

Edhe kjo rrugë, sikur edhe të tjerat që janë duke u ndërtuar, po realizohen nga buxheti komunal i Komunës së Malishevës.

Komuna e Malishevës, nga fillimi i këtij viti dhe muajt në vazhdim, është duke realizuar shumë projekte që lidhen me infrastrukturën në përgjithësi, si atë rrugore, kanalizime, ujësjellës, pastaj investime në objektet shkollore dhe në fusha tjera, investime të cilat ndikojnë në krijimin e mirëqenies më të mirë të qytetarëve të Komunës së Malishevës.