Vetëvendosje prin me ankesa për fushatën zgjedhore

Afishet e partiveFushata zgjedhore e partive politike këtë vit po vlerësohet shumë më e qytetëruar se fushatat e kaluara. Edhe numri i ankesave nga ana e partive politike për shkeljet e mundshme, është tepër i vogël. Janë vetëm 66 ankesa nga partitë politike drej PZAP, ankesa që pritet të marrin përgjigje brenda dy ditësh. Numri më i madh i ankesave ka ardhur nga partia Vetëvendosje.

Kryetari i Panelit Zgjedhor, Shkuri Sylejmani, tha se bëhet fjalë për pretendime shkeljesh jo të rënda, në këtë numër të vogël ankesash.

“Nga përmbajtje dhe numri i ankesave, kemi vlerësuar se ato janë të një natyre që nuk prishin dhe dëmtojnë procesin zgjedhor. Nuk janë ankesa serioze. Krahasuar me vitin 2010, numri prej 66 ankesave është shumë I vogël. Jemi në proces vendimarrjesh dhe brenda dy ditësh ato do të marrin përgjigje”, tha kryetari Sylejmani.

Sipas tij, ka ndryshuar edhe mentaliteti i subjekteve politike dhe qytetarëve në krahasim me të kaluarën.

Përvec ankesave të partive politike, 9 mijë 172 ankesa tjera kanë ardhur nga ana e votuesve jashtë Kosovës. Rreth 206 ankesa prej kësaj shifre, janë miratuar, ndërsa mbi 8 mijë 800 anekesa janë refuzuar.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit