Serbi: Janë gjetur mbetjet mortore të 37 shqiptarëve

Serbi- mbetjet mortoreNë varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetjet mortore të 37 shqiptarëve të Kosovës, ka thënë sot një zyrtar serb.

“Zhvarrosja vazhdon dhe së shpejti puna do të filloj në një lokacion të afërt, i cili ndoshta përmbanë më tepër mbetje të shqiptarëve të Kosovës”, tha Velko Odalloviq, shef i Komitetit për personat e pagjetur të Serbisë, gjatë një vizite në këtë lokacion, transmeton RTK.

Besohet se mbetjet janë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë konfliktit në vitin 1999, që pastaj janë dërguar në varreza masive në Serbi, me qëllim që të fshihen gjurmët e krimit, raporton agjencia DPA nga Beogradi.

Disa varre masive të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe atë më të madhin, me mbetjet e afro 1000 shqiptarëve në periferi të Beogradit, janë gjetur në Serbi pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 2000.

Varreza në Rudnicë për një kohë të gjatë ishte vend i dyshuar për varrezë masive, por autoritetet e Beogradit i kanë ndalur hetimet për vite të tëra.

Urdhëri që shqiptarët e Kosovës, të vrarë nga forcat serbe, të varroseshin në Serbi, i kishte gjurmët në një takim të qeverisë së Sllobodan Millosheviqit, gjatë bombardimeve 78 ditëshe të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe, që përfunduan në qershor të vitit 1999.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit