14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Limaj, analistëve politikë: Shikojeni forcën e NISMËS në Malishevë

nisma malishev(E plotësuar) Kryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur për sondazhet, siç ka thënë ai, të paguara nga partitë politike dhe ka dërguar edhe mesazh tek analistët politikë.

Limaj ka thënë se të gjithë lë ta shikojnë tubimin e Malishevës e të binden nëse NISMA e kalon pragun më 8 qershor.

“Shikoni sot në Malishevë çfarë mase kemi dhe do të bindeni nëse e kalojmë pragun apo jo”, ka thënë Limaj.

NISMA e fuqishme edhe në Malishevë

NISMA për Kosovën ka mbajtur sot një tubim të madh në bastionin e saj në Malishevë. Në këtë tubim kanë marrë pjesë Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, të cilët ftuan qytetarët që më 8 qershor t’ia japin votën NISMËS.

Palestra e Sporteve “Habib Zogaj”, në Malishevë ishte e mbushur përplot me simpatizantë të NISMËS për Kosovën. Në këtë tubim elektoral u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë, nga NISMA për Kosovën në Malishevë. “Vjen grupi i aferës pronto dhe kërkon vota në Malishevë, si munden ta bëjnë këtë, dhe ne ju themi që edhe ne jemi pronto, pra gati për të fituar”, ka thënë kryetari NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj ka dërguar mesazhe të forta tek zyrtarët e PDK-së, duke thënë se ata nuk përfaqësojnë askënd, ata janë një grup i vogël i njerëzve mosmirënjohës. “Ne u themi atyre që nuk kanë aspak burrëri, u themi që keni menduar me na ndalë, e dini që keni menduar, mirëpo s’keni mundur dhe nuk do të mundeni kurrë”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se qeverisjes aktuale i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë. “Po vijnë persona që po tregojnë se janë të shantazhuar sepse ju kanë thënë që ta fotografojnë votën, kjo nuk është demokraci dhe kjo qeverisje edhe 3 ditë do të shkoj të shtëpia”, ka thënë Limaj, duke shtuar se fitoren e NISMËS s’mund ta ndalë askush. “Rrezet e shpresës dhe të ndryshimit kurrë si kanë munguar Kosovës dhe Malishevës. Ne malishevasit jemi njerëz që presim e përcjellim me kulturë ata që vijnë e kërkojnë vota, mirëpo me kulturë edhe ju kemi treguar para 9 muajve që Malisheva po ndryshon dhe me 8 qershor prapë do t’iu tregojmë se dimë të ndryshojmë edhe Kosovën”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Fluks i madh nga Kosova drejtë Shqipërisë!

Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Sipas të...

Sindikata publikon fotografitë dhe emrat e policëve të rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës ka kujtuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e...

Lajmet e Fundit