LDK: Me sondazhe të paguara nuk fitohet besimi i qytetarëve

LDK-logo5-23E përballur nga paniku i humbjes dhe dënimi që do të pësojnë të dielën nga vota e qytetarëve, Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Hashim Thaçi, po provojnë që të manipulojnë opinionin publik me sondazhe të porositura dhe të paguara, të cilave nuk ju beson askush, madje as ata që i kanë paguar.

Sondazhi i paguar nga PDK, është anonim, nuk ka emër as mbiemër, ai ka vetëm adresën dhe ajo është Selia e PDK-së në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Sondazhi i PDK-së është lansuar një ditë pasi që LDK-ja mbajti disa tubime masovike nëpër qytete të Kosovës, prej të cilave ky pushtet po frikësohet.
Duke i humbur argumentet që të përballet me qytetarët, Thaçi dhe PDK po përdorin armën e tyre të fundit, që e kanë tradicionale, dhe ajo është përpjekja e dështuar për të manipuluar opinionin publik, se ata gjoja do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ju bën thirrje qytetarëve për maturi dhe të mos bien pre e kësaj qeveria në ikje, e cila me metoda jodemokratike përpiqet që ta ruaj pushtetin me të cilin ka abuzuar. PDK i frikësohet votës së lirë të qytetarëve dhe vullnetit të tyre për ndryshimin e një qeverie të cilës ia kanë mbyllur dyert, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe kryeqytetet perëndimore.

LDK me qetësi e pret ditën e zgjedhjeve dhe ju bën thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në zgjedhje. LDK ju bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë vendimin e sovranit në ditën e zgjedhjeve. LDK i qartëson anëtarësinë, simpatizantët dhe gjithë qytetarët, se askush nuk mund të manipulojë vullnetin e tyre. E vullnetin e sovranit tashmë e dinë të gjithë, ai është për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe listën e saj për deputetë.

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit