Home Blog Page 8451

Nisma dhe BD-ja kërkojnë votë në Dragash

0

brezne1Nisma për Kosovë dhe Bashkimi Demokratik ka shpalosur programin edhe në Komunën e Dragashit.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha gjatë takimeve me qytetarët ne fshatin Pllavë dhe Brezne të Komunës së Dragashit i shoqëruar nga kandidatët për deputet Shemsi Ilazi, Nexhat Isufi dhe Fatmir Halili kërkuan nga opojarët që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të vizionit të Nismës.

“Ky vizion garanton një jetë më ndryshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit”, tha Berisha.

“Ne sot jemi bashkuar si veprimtarë politik, njerëz profesionist të të gjitha fushave për ta shpëtuar Kosovën nga kthetrat e atyre të cilët institucionet e vendit i kanë vënë në shërbim të klaneve të caktuara të cilët e kanë dëmtuar rëndë imazhin dhe perspektiven evropiane të vendit tone”.

Kandidat për deputet, Shemzi Ilazi tha se gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë më ka shtyrë që të kthehem nga përendimi dhe ti bashkohem kësaj levizje qytetare e cila jam i bindur se do të ndikoj pozitivisht në zbutjen e papunësisë dhe një mirëqenje më të mirë për qytetarët.

Nexhat Isufi dhe Fatmir Halili kandidat për deputet nga kjo komunë kërkuan mbështetje nga bashkëvenadsit e tyre që të kontribojnë në ndryshimet e nevojshme që ka vendi dhe të jenë pjesë e ekipit të madh të Nisma për Kosovë dhe që është garanca e vetme për një shtet ligjorë./PrizrenPress.com/

Dorëshkrimet e Lennonit shiten për 2.9 milionë dollarë

0

John LennonDorëshkrime origjinale dhe vizatime të bëra nga ish këngëtari i “The Beatles”, John Lennon, të bëra enkas për dy libra që ai i ka shkruar në mesin e viteve të 60-ta, janë shitur për 2.9 milionë dollarë të mërkurën.

Kjo shifër është dy herë më e madhe se sa vlerësimi paraprak, në shtëpinë e ankandeve të Sotheby-s, raporton Reuters.

Të gjitha 89 pjesët në ankand, marr nga libri “In his Own Write” të vitit 1964 dhe librit “A Spaniard in the Works” të vitit 1965 janë blerë nga të interesuarit.

Pjesa më e shtrenjtë që u shit në këtë ankand është “The Singularge Experience of Miss Anne Duffield”, dorëshkrimi i parodisë së Lennonit për Shelrock Holmes që ishte pjesë e librit “A Spaniard in the Works”.

Kjo pjesë u shit për 209 mijë dollarë.

Lennon ka vdekur më 1980, në moshën 40 vjeçare pasi ai u qëllua me armë në New York.

Kolekcioni u shit nga botuesi britanik i Lennonit, Tom Maschler i cili e kishte nxitur atë që t’i shkruante këto libra.

JLo koncert në Bronx

0

bronxjloTë mërkurën diva e muzikës botërore, Jennifer Lopez, ka mbajtur koncertin e saj në kuadër të sezonit “JLo is coming home” duke u rikthyer në vendin ku u rrit dhe duke thënë që “do të jem gjithmonë “Jennifer from the block”.

44-vjeçarja mbajti për herë të parë koncertin në Bronx dhe u shfaq me të njëjtën dizenjo veshjeje si fustani legjendar i Versace-s që artistja mbërriti në tapetin e kuq në “Grammy Awards 2000”. Fustani ekzotik u bë simbol dhe nëpërmjet një sondazhi në Britaninë e Madhe është votuar si një ndër 5 fustanet ikonë të të gjitha kohërave.

Gjatë koncertit ajo ndryshoi disa herë veshjet e saj në varësi të performancave.

Kohët e fundit po përflitet edhe i dashuri i saj ,koreografi Casper Smart, se ka flirtuar me 2 transeksualë. Përsa i përket pretendimeve të tabloideve Smart nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë.

Shpat Deda vjen me këngën e re

0

shpend dedaKëngëtari i njohur Shpat Deda ka bërë të ditur se ka ardhur me një këngë të re të titulluar ‘Shkëndijë’. Këtë këngëtari e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, ku edhe ka shpalosur shumëçka rreth projektit të tij më të ri, por edhe planeve më tej.
Këngëtari Shpat Deda i cili është bërë i njohur në publik për stilin e tij të veçantë, ka bërë të ditur se ka ardhur në skenë me një këngë të re. Këtë risi këngëtari e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, ku thuhej.

“Sot u publikua kënga dhe videoklipi më i ri i kantautorit Shpat Deda i titulluar “Shkëndijë”. Kjo këngë është një prej këngëve më të reja të kantautorit e shkëputur nga albumi i tij i dytë gjithashtu me titull “Shkëndijë”, album ky i cili pritet të lansohet këtë verë”. Ndër të tjera këngëtari ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.

“ Kënga dhe teksti në “Shkëndijë” janë krijuar nga Shpat Deda, ndërsa aranzhmani, produksioni dhe incizimi ‘live’ për këtë këngë janë bërë në bashkëpunim të afërt me Armend Xhaferin dhe Pëllumb Ballatën. Në këngë dëgjohet edhe loja e Nesim Maxhunit në tupanë dhe e Visar Kuçit në harqe, ndërsa kënga është incizuar në studion Homebasesound në Prishtinë.Regjinë dhe montazhin e videoklipit të këngës “Shkëndijë” e ka bërë Daniel Mulloy, regjisor i njohur i filmave të shkurtër nga Britania e Madhe, puna e të cilit ka triumfuar në dhjetëra festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit si Sundance”, thuhej në komunikatë.

Ndryshe këngëtari ka bërë të ditur po ashtu se këtë verë ai do të vijë edhe me albumin e tij të ri i cili do të mbajë titullin ‘Shkëndijë’

Suharekë: Arrestohet për të shtëna në aheng me shokë

0

Armet ne dasemNë fshati Vraniq të Suharekës është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se i dyshuari ka shtën me armë në një aheng me shokë

” I dyshuari në një aheng grupor në natyrë ka shtënë me armë zjarri”. “Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK/47 pa municion, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja cal.7.62mm”.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

‘Harvard’-i konfirmon: Libri i vitit 1880 i veshur me lëkurë njeriu

0

libri me lekur njeriut“Një libër që flet mbi shpirtin e njeriut meriton një kopertinë me lëkurë njerëzore”. Ky mbishkrim lexohet në librin e publikuar në vitin 1880, “Des destinées de l’ame”, “Fati i shpirti”, i ruajtur në bibliotekën e Harvardit.

Testet e specialistëve konfirmuan se kopertina e këtij libri përbëhet realisht nga lëkura e njeriut. Analizat treguan se bëhet fjalë për lëkurën e një gruaje, e cila kishte vdekur si pasojë e një iktusi në tru.

Përpara pak kohësh u përfol edhe për dy libra të tjerë që dyshohej se ishin mbështjellë me lëkurë njerëzore, por shkencëtarët zbuluan se bëhej fjalë për lëkurë deleje.

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Slloveni

0

20140605091559959646Shfaqja nga Kosova, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina, është ftuar të marrë pjesë në edicionin e 21-të International Performin Arts Festival EX PONTO, që do të mbahet nga data 14 – 21 shtator 2014 në Lubljanë të Sllovenisë.

Shfaqja “Fluturimi…” e autorit Jeton Neziraj, në regji të Blerta Nezirajt, dhe me aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu është dhënë si premierë me datë 5 dhjetor 2012 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e pastaj është shfaqur edhe në Tiranë, Shkup, Beograd, Ferizaj, Gjilan, Kragujevc, Prizren e qytete tjera.
Shfaqja ka fituar Çmimin Special në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar “JoakimInterFest”, që është mbajtur nga 7 – deri me 14 tetor në Kragujevc të Serbisë.

Juria e festivalit, në përbërje: Gorana Markoviq, Vladimir Milçin dhe Laslo Keseg, çmimin në fjalë ia patën dhënë autorit Jeton Nezirajt, me motivimin “për tekst jashtëzakonisht të guximshëm dhe të pakompromis”.
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. Shfaqja flet për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutele e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes.

Pas Festivalit në Kragujevac të Serbisë, ky është festivali i dytë ndërkombëtar në të cilin merr pjesë kjo shfaqje. Pos në Lubjanë, në shtator shfaqja do të prezantohet edhe në Zagreb, ndërsa që nga tetori i këtij viti ajo do të ketë një mini turne në Zvicër.

 

Reagon Nisma: ” Sondazhet ” në funksion të manipulimit !

0

Nisma per kosove1Dje, më 4 qershor, shumica e medieve të Kosovës publikuan lajmin e Gazetës Express se « PDK dhe Vetëvendosje porosisin sondazhe për ta manipuluar opinionin ». Sipas këtij burimi, “Planifikimi i publikimit të sondazheve të rrejshme të paguara nga këto dy parti do të publikohet nga disa organizata të njohura të shoqërisë civile.”

Është interesant të përmendet se edhe gazeta e “pavarur” e kandidatit të PDK-së, Tribuna “e Rexhep Hotit”, e publikoi këtë lajm!
Mirëpo, hiq më larg se të nesërme e publikimit të këtij lajmi, Tribuna “e Rexhep Hotit”, kandidatit me numër 23 të listës së PDK-së shpërndau sondazhin e parë që kishte paralajmëruar Gazeta Express.

Për të qenë “bindëse” në gënjeshtrën që shpërndan, gazeta e “pavarur” e kandidatit të PDK-së “sondazhin” ia atribuon një organizate të besueshme ndërkombëtare, që ka arritur ta shohë vetëm gazeta “e Rexhep Hotit”!

NISMA për Kosovën nuk e di se a ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe Vetëvendosja. Por, duke njohur mënyrën manipuluese të Hashim Thaçit, ne nuk e përjashtojmë që shumë shpejtë, edhe mediet e pavarura të kandidates së PDK-së, Margarita Kadriut, të publikojnë ndonjë “sondazh të besueshëm ndërkombëtar” të cilin e kanë parë vetëm ata!
Ju jeni SOVRANI i Kosovës dhe ju jeni ata që do të përcaktoni se kush ardhmërinë reale të këtij vendi!

Asnjë sondazh i paguar, nga kushdo qoftë, nuk mund të mohojë faktin se fati politik i Kosovës është në DORËN E QYTETARËVE E JO NË DORËN E ATYRE QË PAGUAJNË!
NISMA për Kosovën ka besimin e madh se SOVRANI i Kosovës do të ndëshkojë të gjithë ata që me paranë e popullit mundohen t’i manipulojnë qytetarët!

NISMA për Kosovën është forca e vetme që garanton se vullneti i SOVRANIT të Kosovës do të respektohet tërësisht!

Gjykata Themelore në Prizren, vetëm sot procedon 34 seanca gjyqësore

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ka planifikuar sot t’i mbajë 34 seanca gjyqësore.Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj njoftoi se vetëm Departamenti i përgjithshëm do t’i procesoi 32 seanca.

“Departamenti i Përgjithshëm sot do t’i procedoj 32 seanca, ndërsa ai për krime të rënda dhe për të mitur nga një ceancë gjyqësore”. tha Kicaj. /PrizrenPress.com/

 

Kur shteti “merr“ jetë!

0

Shkëlqim HysenajShkruan: Shkëlqim Hysenaj

Po bënte plane prej çunaku: Do të vrapoj në rrugët me baltë, do të futem mes turmës së shokëve që të luaj, të rrëzohem, të ngrihem dhe të bëhem copash pas topit… do të grindem dhe pastaj mezi do të pres që të pajtohem për të vazhduar lojën symbyllazi sikur të mos ketë ndodhur kurrgjë. Këto qenë hesapet qe po bënte me veten, teksa i nemitur në spital morri lajmin nga kryeministri i vendit, i cili ka dhënë urdhër për të lëshuar paratë që i bënin derman për të rindezur shpresën për jetë.

Korridoret e QKUK-së, tashmë ishin kthyer në ambiente të njohura për të. Prej kohësh dergjej i shtrirë duke pritur… nuk e di se kë. Jetonte mes vdekjes dhe shpresës. Dhe xhevapi që dha shteti se do ndihmonte me para kesh njerëzit që janë të prekur nga leukemia i kishte dhënë zemër për të mundur sëmundjen. Ditët kalonin dhe sëmundja avanconte ndërsa premtimi i kryeministrit gjithnjë e më shumë linte të kuptonte se ishte një fjalë goje. I pambajtur kuptohet. Një teatër që po luhej para syve tanë.

Dhe ajo që solli ky ‘mashtrim’ nuk qe si të tjerët. Nuk mund të ngushëllohet me fjalë, para… Gjëma që solli ky ‘premtim’ është satanik. Është mizor. Ai vdiq, duke parë nga ne dhe na bërë me dije se sa të këqij jemi. Sa të pashpirt. Spitali ku ai gjëmonte duke na thërritur për të bërë sevap i morri frymën e fundit. Mungesa e shtetit në një sistem shëndetësor që “fut ujë” nga të gjitha anët, dëmton, lëndon.

Por premtimet e pambajtura, zvarritjet në një rast të tillë vrasin! Nuk thonë kot që zakonisht në raste të tilla janë gjithnjë të pafajshmit që e pësojnë, në një mënyrë që asgjë nuk mund t’i kompensojë. Asnjë fjalë e thënë në një moment kur fjala vlen më shumë se çdo gjë. T’i premtosh një fëmije që shtratin e spitalit e ka konsideruar për shumë kohë si kënd lojërash, se shumë shpejt do të çohet nga aty, dhe më pas të zvarrisësh pa fund në emër të burokracisë, ndihmën që për atë është jetësore, ndërsa për shtetin një detyrim… kjo nuk është aspak njerëzore. Fatlum i quanin, por fati më së paku ishte me të.

Luftoi i vetëm në atë që doli të jetë beteja e fundit. Ndërsa histori e tij tek ne la vragë të thellë, të pashlyer. Fatlum Haxhiu ndërroj jetë atëherë kur pikërisht institucionet ia premtuan ndihmën të cilën s’arrinte t’ia ofronte familja. I ngjallën shpresën, ia kthyen besimin. Ju premtua ndihma financiare dhe dërgimi për shërim jashtë vendit. Ai parashihej të ishte ndër përfituesit e parë, duke iu referuar një premtimi për themelimin e një Fondi nga Qeveria. Në fillim të këtij viti kryeministri Hashim Thaçi kishte premtuar një Fond për fëmijët që vuajnë nga Leukemia, nga i cili nuk arriti të përfitonte Fatlumi. 5.5 milion euro kishte premtuar. 5% e kësaj shume do të mund t’i ndihmonte në rifitimin e jetës Fatlumit. Sikur të kishte vullnet shteti, Fatlumi mund të ishte sot mes nesh. Sikur shteti të ishte në shërbim të qytetarit, Fatlumi s’do të nxirrej në arkivol nga qendra spitalore.

Do të ishte mes nesh. Do të ndiqte shkollën do të bëhej një zanatlinj, profesionist, sportist… a kush e di se çka. Me pak do të ndiqte ëndrrën si gjithë ne. Kush e di mund ti kontribuonte shtetin që ia ‘mori’ jetën. Shtetit që hodhi tutje. Sot nuk vdiq vetëm ai. Vdiqëm të gjithë, institucionet dhe shteti dhe ne. Vdiq dhe ndjenja e fundit e solidaritetit, vdiq njerzillëku. Përgjegjësia kolektive.

Tek kush më shumë e kush më pak, por në këtë rast duhet kërkuar llogaridhënie. Duhet dënim kolektiv. Duke nisur nga vetja jonë dhe për të vazhduar më tej tek të tjetër. Tek ata që në mënyrë të drejtpërdrejt e lanë të na ikën nga dora Fatlumi. Ata që rropatnin institucioneve burokratike njerëzit e Fatlumit duke insistuan në procedura. Ata duhet dhënë përgjegjësi penale dhe morale, dhe jo vetëm. Këta njerëz duhet t’i dënojë shoqëria. Nëse për asgjë tjetër, për Fatlumin, të cilit shteti ia ka borxh jetën.