18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Limaj: Jo me PDK-në!

Fatmir-limaj2Lideri i subjektit më të ri politik në vend, Fatmir Limaj në një intervistë dhënë për Gazetën Blic ka thënë se Nisma për Kosovën do të jetë befasia e zgjedhjeve të 8 qershorit. Ai ka thënë se për dallim nga partitë tjera, Nisma bosht të saj e ka rininë. Limaj i cili në zgjedhjet e fundit ishte njeriu i tretë më i votuar në Kosovë, shprehet i bindur se, duke u bazuar në situatën në teren subjekti të cilin ai e drejton do të jetë alternativa për ata që dëshirojnë ta ndryshojnë gjendjen në vend, për ata që nuk pajtohen me gjendjen aktuale dhe ata që janë të zhgënjyer me këtë qeverisje.

Ai ka thënë se nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Limaj thotë se në koalicion preferon ato parti që janë më të afërta për nga aspekti konceptual dhe programor. Ai ka thënë se programi i Nismës për Kosovën mbështet një ekonomi prodhuese.
Në këtë intervistë Limaj ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një kulturë tjetër politike dhe ka nevojë për ndryshim.Kosova ka nevojë për një kulturë tjetër politike

Gazeta Blic: z. Limaj, ju sapo keni filluar rrugëtimin tuaj me NISMA për Kosovën? Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Fatmir Limaj: Ne për një kohë të shkurtër jemi themeluar dhe menjëherë ka ardhur koha e fushatës elektorale dhe natyrisht kjo paraqet vështirësi për një subjekt të ri politike. Por, duke parë atë që kemi parë në terren, nevojën dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshime, mospajtimin e qytetarëve me gjendjen aktuale dhe e kanë kthyer si domosdoshmëri nevojën për të pasur freski dhe ndryshime në këtë qeverisje, presim që Nisma për Kosovën të jetë një befasi në këto zgjedhje.
Gazeta Blic: Pse duhet të votohet NISMA?

Fatmir Limaj: Vendi ka nevojë për një qasje tjetër ndaj shtetit. Ju keni parë premtime të ndryshme që sot po shfaqen në gjithë Kosovën. NISMA mendon që gjëja më e rëndësishme në vendin tonë është ndryshimi qasjes ndaj institucionit, ndaj shtetit, ndaj qytetarit, ndaj institucionit të pavarur dhe futjen e një kulture politike ndryshe. Ne po mundohemi të kthehemi tek ligji, tek institucionet, duke i respektuar ato ligje që i kemi nxjerrë, duke respektuar pavarësinë e institucioneve.
nisma1
Premtojmë zhvillim ekonomik

Gazeta Blic: Çka ju premtoni qytetarëve të Kosovës, se ju kemi parë që s’keni bërë edhe shumë premtime?

Fatmir Limaj: Ndryshimin e qasjes dhe një mentalitet qeverisës demokratik, që kontrollohet nga institucionet dhe vendimmarrja kthehet aty ku duhet – tek qytetarët, ose te përfaqësuesit e qytetarëve. Në mungesë të një programi ekonomik ka krijuar një kaos. Gjendja ekonomike në vend është jashtëzakonisht e rëndë, pothuajse alarmante. Çdo ditë kemi shtim të varfërisë. Thjeshtë qytetarët e Kosovës dhe vet shteti i Kosovës është kthyer në një shtet mbijetese. Në mbijetojmë. Një familje kosovare sot mbijeton, madje vet shteti i Kosovës mbijeton duke mos pasur hapësira të reja, duke mos ofruar investime të reja, duke mos ofruar mundësi qytetarëve. Ajo që ne u premtojmë qytetarëve të vendit tonë është kthimi i mundësisë dhe shpresës për të ecur më mirë. Dhe kjo përsëri përmblidhet në ndryshimin e qasjes ndaj vetes sonë, ndaj shtetit tonë. Dhe mbi të gjitha, Nisma për Kosovën tenton që përmes programit të saj ekonomik të transformojë ekonominë e Kosovës nga një ekonomi kaotike e pambrojtur, e pa stimuluar, e egër, që shteti e ka lënë në stuhi, të kthejmë në ekonomi prodhuese e këmbyer me shërbime.
Jo me PDK-në

Gazeta Blic: Nëse hyni në parlament, me kënd e shihni veten më afër?

Fatmir Limaj: Nisma për Kosovën ka dalë para qytetarëve me një koncept dhe me nevojën për ndryshim. Ne mendojmë që interesi i vendit tonë është sot të kemi një ndryshim në qeverisje. Jo vetëm në Kosovë edhe në Ballkan. Shikoni, klasat politike në rajon shumë kanë nevojë të freskohen herë pas here. Do të ishte e dëmshme për vendin tonë që të vazhdohet më një elitë politike ose me një grupacion politik për tetë vite e më tepër sesa tetë vite. Kjo qeverisje edhe sikur të kishte qeverisur mire për tetë vite, ka nevojë të shkojë sepse nevoja e vendit është për ndryshim. Prandaj, koncepti i Nismës dhe ajo me të cilën Nisma ka dalë para qytetarëve të Kosovës është se kërkon votën për ndryshim. Dhe natyrshëm në, dhe kjo është ajo që na dallon nga të tjerët, do t’u qëndrojmë vlerave dhe parimeve tona, Nisma për Kosovën edhe nesër në parlament do të mbështesë një qeverisje ndryshe nga ajo që ka qenë deri tani.
Me pjesëmarrjen e partive politike aktuale në pushtet s’ka asnjë qeverisje ndryshe. Është vazhdim i një qeverisjeje dhe si e tillë nuk do të ishte në shërbim dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Dhe Nisma për Kosovën, nuk do të jetë pjesë e një qeverisjeje e cila e ka një mentalitet ose e ka një sjellje ndaj shtetit siç e ka pasur mandatin e fundit.

Gazeta Blic: Z. Limaj, qytetaret presin një përgjigje për koalicionin, me kënd do bëni?

Fatmir Limaj: Me të gjitha forcat tjera politike me të cilat do të na bashkonte programi. NISMA për Kosovën, nuk e sheh gjithçka qeverisjen. NISMA për Kosovën i ka disa parime të cilave u beson. Në qoftë se e kemi një program të përbashkët, nëse zotimet që i kemi shfaqur para qytetarëve do të shihen dhe do të gjejnë vend në atë program qeveritar, sigurisht Nisma do të jetë pjesë e një qeverisjeje të tillë. Por, në qoftë se nuk do t’i ketë këto hapësira për të cilat po flas, atëherë zëri i Nismës do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në shërbim dhe interes të qytetarëve, të atyre që na kanë votuar në parlamentin e vendit tonë.
Do të jemi befasia e zgjedhjeve

Gazeta Blic: Si do dilni në këto zgjedhje?

Fatmir Limaj: E rëndësishme është se NISMA për Kosovën është alternative e vetme që ka thyer të gjithë kufijtë politik në skenën politike të Kosovës, është alternativa që në mesin e sajë ka njerëz të fushave të ndryshme, të gjeneratave të ndryshme, por boshti i sajë është rinia e vendit, andaj themi se pa asnjë dyshim, NISMA për Kosovën do të jetë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Më Shumë

Real Madrid, klubi i parë me të hyra një miliard brenda një stinori

Real Madridi është bërë klubi i parë që e ka kaluar një miliardshin në të hyra. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një...

Rahovec: Arrestohet një person pas konfliktit fizik me bashkëshorten

Një person në Rahovec është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Incidenti nuk ka shkaktuar lëndime fizike, por policia  ka vendosur...

Lajmet e Fundit