Home Blog Page 8452

PDK lasoi sondazhin e paguar me para

0

partit politike 2Siç ka paralajmëruar mbrëmë gazeta Express Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar sondazhin, ku ajo del fituese ndaj partive të tjera politike. Sipas sondazhit, PDK del e para, LDK e dyta derisa partia e tretë është Vetëvendosja.

Derisa afrohet 8 qershori, dita kur do të përcaktohet skena e re politike në vend, një sondazh tjetër i besueshëm ndërkombëtar që ka arritur ta shohë gazeta Tribuna e vë sërish si lidere Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Sondazhi i realizuar në fund të muajit maj e pozicionin PDK-në me 31.2%, apo 5.7% më shumë se partia e dytë e që është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Partia e Isa Mustafës, sipas këtij sondazhi, në zgjedhjet e 8 qershorit pritet të ketë 25.5% të votës së përgjithshme.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 14.3%, derisa Aleanca Kosova e Re (AKR) pozicionohet si forca e katërt në vend më 9%. Pas partisë së Behgjet Pacollit vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8%. Iniciativa Qytetare e themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, sipas këtij sondazhi, nuk do të mund ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%. Nisma pritet të ketë jo më shumë se 2.5%.

Sipas këtij sondazhi, 4.9% do të marrin të tjerët, derisa 4.6% e respodentëve kanë thënë se mbesin të papërcaktuar deri në ditën e votimit, derisa është vërejtur një përqindje e madhe e respondentëve që ndonëse në përgjigjen e parë kanë dhënë preferencën e tyre, kur janë pyetur nëse do të donin një ofertë edhe më të mirë politike, kanë reaguar pozitivisht./Tribuna/

‘Sofia Vergara është shtrig’

0

Sofia VergaraBiznesmeni Nick Loeb, ish i fejuari i Sofia Vergarës i ka treguar miqve të tij që kushdo që është në lidhje me Sofia Vergarën, duhet të ketë nerva të forta, sepse, siç thotë ai njëra prej femrave më të bukura në botë është shumë e lazdruar. Ndër të tjera ai ka thënë që lidhja me të është horror…

Aktorja Sofia Vergara është dashur që tani të martohet me biznesmenin Nick Loeb, por ai e ka prishur fejesën e më pas edhe ka hapur fjalë për bukuroshen kolumbiane, të cilën e ka quajtur të lazdruar, derisa e ka krahasuar me shtrigë. Nik i ka treguar miqve të tij që njerëzit që duan të jenë në lidhje me të duhet të kenë nerva shumë, sepse sipas tij Sofia është shumë e rëndë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se as bukuria e saj nuk vjen në shprehje kur e njofton më shumë. Ai ka shtuar se Sofia është shenduar në një shtrig të vërtet me të cilën është e pamundur të jetohet. Çifti kanë qenë të fejuar nga viti 2012, e që kjo lidhje vërtet ka përfunduar e ka dëshmuar edhe aktorja e cila ka thënë që ata kanë pasur shuam probleme në lidhje dhe kjo është zgjidhja më e mirë.

Në anën tjetër miqtë e Sofias theksojnë që e vërteta për ndarjen e tyre është krejtësisht ndryshe, ata thonë që aktorja është ndjerë e përulur, pasi që Nik ka dashur të shfrytëzojë vetëm emrin e saj.

Luan Jaha i preferuari i Vesa Lumës

0

vesa lumaKëngëtarja Vesa Luma, e cila kohëve të fundit ka qenë shumë aktive me këngë e klipe të reja, nuk ka hezituar të tregojë se kush është aktori i saj i preferuar.

Ndonëse nuk ndodh shpesh që fytyrat publike mes vetes të lavdërohen, Vesa si duket nuk e ka atë problem, ajo në faqen e saj zyrtare ne rrjetin social ‘Twitter’ ka treguar se aktori shqiptar Luan Jaha, është njëri ndër aktorët e saj të preferuar.

“Një nga aktorët e mi të preferuar, Luan Jaha në atë mbrëmjen e surprizës”, ishte mbishkrimi i këngëtares, karshi fotos ku shihej ajo dhe aktori Jaha. Ndryshe Vesa po shijon më shumë se kurrë sukseset e projekteve të saj, ndërsa ditë më parë ajo u shpërblye me çmim edhe në festivalin ‘Netët e Klipit Shqiptar”.

Vëllai i Walker do të luajë në vazhdime të tjera të “Fast & Furious”

0

87988Cody, vëllai i vogël i aktorit të ndjerë Paul Walker, do të luajë edhe në vazhdimet e tjera të “Fast & Furious” duke u bërë një anëtar i ri i ekipit të famshëm të aktorëve që luajnë në filmin e bazuar në garat me automjete.

Duket se 25-vjeçari u ka lënë përshtypje producentëve në xhirimet e “Fast & Furious 7”, ashtu që ata duan ta kenë edhe në filmat e ardhshëm.

Pas vdekjes tragjike të Paul në nëntorin e kaluar, Cody u angazhua që të përfundonte disa skena të rëndësishme të filmit për shkak të ngjashmërisë me vëllanë e tij.

“Karakteri i Paul, Brian O’Conner, do të tërhiqet nga filmi, ndërsa vëllai i tij i vogël do t’i bashkohet ekipit të aktorëve. Kuptohet që Cody nuk është një zëvendësim për Paul në asnjë mënyre, por producentët ishin falënderues që ai u inkuadrua që t’u ndihmonte për përfundimin e filmit dhe Cody është aq i ngjashëm me të dhe ka sharm”, ka thënë një burim për Daily Mail.

Paul Walker ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me Porsche GT. Në momentin e aksidentit ai ishte në ulësen e pasagjerit.

Gjykata Kushtetuese shpërblen kundërligjshëm anëtarët e saj

0

GjykataKushtetuese e KosovesInstitucioni më i lartë i kontrollit mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, Gjykata Kushtetuese e Kosovës (GJKK) ka shkelur rregullat financiare të thesarit me rastin e shpërblimit të anëtarëve të saj në dy komisione të brendshme. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm vë në pah se ky institucion ka shpërblyer kundërligjshëm anëtarët e saj për punën që kanë bërë.

“GJKK, kishte ekzekutuar pagesa për grupet e brendshme punuese për aktivitete të kryera gjatë orarit të rregullt të punës. Njëri grup punues ishte themeluar për monitorimin e ekzekutimit të vendimeve të GJKK-së, ndërsa tjetri për bashkëpunim ndërkombëtar të GJKK-së. Të dyja grupet punuese i kishin nga pesë anëtar. Pagesa për këto grupe punuese për periudhën dy mujore ishte në vlerë 3,200 euro”, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas rregullës financiare nr. 01/2013/MF për shpenzimin e parave publike, pagesat për komisionet e brendshme për punë e bërë gjatë orarit të rregullt të punës nuk janë të lejueshme. Lidhur me këtë çështje, auditori vlerëson këtë si rrezik ngase shpenzimet e shkaktuara, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me rregullat e financiare të thesarit mund të kenë efekte financiare për buxhetin e GJKK-së. Kjo mund të shkaktojë kosto shtesë për buxhetin e tyre./tribuna/

Thaçi: PDK-ja fiton në zgjedhjet e së dielës

0

Thaci-qeveriaKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen prestigjioze austriake “Die Presse”, ka thënë se në zgjedhjet e së dielës PDK-ja do të dalë fituese bindëse. “Programi ynë po pranohet.

Qytetarët ju besojnë premtimeve të mia që në mandatin e ri do t’i krijojmë 200 mijë vende të reja të punës”, ka thënë Thaçi për gazetën austriake. Ai ka shtuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë një mazhorancë shumë të fuqishme në Kuvendin e Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen për slloganin e ri të PDK-së, Thaçi ka thënë se misioni i parë ka qenë liria dhe shteti i Kosovës. Misioni i dytë, sipas tij, ka qenë forcimi i shtetësisë së Kosovës, të cilën e kemi përfunduar me sukses.

“Prandaj, tani qytetarët do të ma besojnë misionin e ri: zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Para pak ditësh kemi marrë vendimin për ngritjen e pagave për 25 për qind për të gjitha kategoritë, në përputhje me kriteret e Fondit Monetar Ndërkombëtar”, ka thënë kreu i PDK-së, duke shtuar se këtë muaj do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, transmeton “KosovaPress”.

“Ne po e ndryshojmë Kosovën”, ka theksuar Thaçi. Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe për dialogun me Serbinë.

PDK “ndotë” Prizrenin (Foto)

0

pdk2Prizreni, qyteti më i bukur dhe më i pastër i Kosovës, dje pas tubimit të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet është parë më i ndotur se kurrë.

Kjo pasi që pas tubimit nuk është përkujdesur askush që ta pastroj Shadërvanin dhe qytetarët e pa kujdesshëm e kishin mbuluar të gjithë me letra.

Këto fota janë dërguar në imellin zyrtar të redaksisë së PrizrenPressit nga një lexues.

pdk 1

 

Selimi: Ne do të triumfojmë

0

RexhepSelimi-vvKandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se janë në garë të ngushtë me dy subjektet kryesore politike, PDK’në e LDK’në.

Ndonëse ka pranuar se kjo garë do të jetë tejet e ngushtë, Selimi është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje, do të triumfojë me 8 qershor.

Ai në një intervistë për gazetën Epoka e Re ka thënë se pavarësisht garës që është e fortë, Vetëvendosja do të jetë fituese.

Cliff: Manipulimet e llojit të 2010-ës do ta kthenin prapa Kosovën

0

IanCliff6-12“Është shumë me rëndësi për Kosovën që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, sepse manipulimet e llojit të vitit 2010 do të ishin hap prapa demokracisë dhe një gjë shumë e keqe për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë për “Koha Ditore” Ian Cliff.

Sa i përket mundësisë së bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e serbëve, ambasadori britanik ka potencuar se kjo do të ishte gjë shumë e keqe nga ana e tyre.

Dialogu me Serbinë, sundimi i rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian, janë tri çështjet kryesore me të cilat duhet të merret qeveria e ardhshme. Cliff ka thënë se njerëzit duhet të punësohen për shkak se janë profesionistë e jo sepse kanë paguar para apo kanë lidhje me përfaqësuesit e partive politike.

Ambasadori i Britanisë së Madhe ka folur edhe për qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, rastin “QKUK” si dhe procesin e integrimit të Kosovës në BE

Pengohet tubimi i AAK-së në Rahovec

0

smajl latifi ne tubimPunëtori teknik i shkollës fillore në Zatriq, vendlindja e kryetarit të komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, nuk ka lejuar që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të mbajë tubimin e planifikuar zgjedhor. Edhe përkundër sqarimeve të dhëna punëtori teknik I.V. nuk ka pranuar të hapë dyert e shkollës për AAK-në.

Policia në Rahovec ka reaguar menjëherë dhe e ka vënë në mbajtje punëtorin në fjalë, ndërsa Smajl Latifi, kryetar i degës së AAK-së ka kërkuar që kjo çështje të mos marrë përmasa, pasi që fushata zgjedhore deri më tani ka qenë pozitive dhe nuk dëshirojmë që nga një rast i izoluar të prishet imazhi i fushatës.

Merret vesh se policia e ka intervistuar punëtorin teknik dhe më pas e ka liruar në procedurë të rregullt.

Tubimi është mbajtur në një shtëpi private, ku kandidatët për deputetë Smajl Latifi, Florije Popaj-Boshnjaku dhe Dr. Agim Hazrolli, u zotuan se ata do të bëjnë dallime vetëm ndërmjet të mirës dhe të keqes, ngecjes dhe zhvillimit, kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve dhe neglizhencës e degradimit, zhvillimit dhe mashtrimit.

Pas këtij incidenti fushata e AAK-së ka vazhduar në disa fshatra të tjera të komunës së Rahovecit, ku kanë marrë pjesë numër i konsiderueshëm qytetarësh./Rahovecpress/