Home Blog Page 8476

Lily Allen kërkon me çdo kusht të tërheqë vëmendje

0

lili1Ajo u zhduk nga skena dhe për pasojë edhe nga mediat rozë për një kohë, pas martesës dhe lindjes së fëmijës së saj.

Por, tashmë Lily Allen është rikthyer.

Dhe, cila është mënyra më e mirë e mundshme për t’u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes?

Natyrisht, të zhvishesh.

Këtë gjë ka bërë edhe 29-vjeçarja, e cila ka postuar një video provokuese, ku është pa reçipeta.

Edhe Afërdita Dreshaj i bashkohet kolegëve

0

AferditaDreshaj5-30Ndonëse është vala e risive, duket se edhe këngëtarja me prejardhje nga Malësia e Malit të zi është duke punuar që në publik të vijë me ndonjë projekt të ri. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’.

“New new new coming soon!!! “, ishte mbishkrimi i saj i cili nuk bën me dije se për çfarë risi saktësisht bëhet fjalë.

Sidoqoftë njëra ndër femrat më të bukura ët estradës sonë është duke punuar ën diçka të re. E fansave të saj i mbetet të pres se çfarë do t’i servojë këtë sezon modelja e këngëtarja e tyre e pëlqyer. Të ju kujtojmë Afërdita përveç se ka bërë të ditur për risit që po sjell, ajo tashmë njofton fansat vazhdimisht edhe për përditshmërinë e saj, përmes faqeve të ndryshme nëpër rrjete sociale.

MPJ pa drejtor për BE dhe NATO

0

Enver Hoxha PDKTri departamente në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë mbetur tash e disa javë pa drejtorë.

Kjo pasi që drejtorët e deritanishëm janë dërguar në misione diplomatike të Kosovës, duke i lënë vakante këto poste, të cilat nuk kanë as ushtrues detyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami, ka konfirmuar për “Zërin” se tre departamente në MPJ kanë mbetur pa drejtor.

“Po është e vërtetë, pa drejtorë janë Departamenti për BE dhe NATO, Departamenti për Organizata Ndërkombëtare, si dhe ai për Çështje Ekonomike. Kjo për shkak se drejtorët që kanë qenë në këto poste tani janë dërguar në misione diplomatike”, ka deklaruar Behrami.

Krasniqi: Më 8 qershor e ka fjalën sovrani

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se qytetarët e Kosovës më 8 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’ia tregojnë peshën secilës parti politike. Në një intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se në këto zgjedhje NISMA është alternativa e vetme e cila garanton perspektivë për vendin.

“Në konventën themeluese të NISMËS për Kosovën shpalosëm shtyllat kryesore të orientimit politik, ekonomik dhe social, si shpresë të vetme për ta ndërprerë të keqen dhe për të hapur një perspektivë të re për vendin. Duke parë nevojat e domosdoshme për ndryshim, jo vetëm se jemi të përgatitur për zgjedhjet e 8 qershorit, por jemi alternativa e vetme që garanton perspektivë të sigurt për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që mos të bëhen instrument i vjedhjes së votave.

“Të gjithë atyre që e kanë ndërmend të bëhen instrument i vjedhjes së vullnetit politik të sovranit të Kosovës u themi të kenë kujdes se pasojat do t’i bartin vetë. Para se të lëshohen në vjedhje, le t’i pyesin ata që vodhën në mandatin e kaluar dhe që u ndoqën nga drejtësia. Ata që i nxitën bënë përpjekje që, duke ndikuar në drejtësinë, t’u ndihmojnë të mos përballen me drejtësinë, megjithatë shumë prej tyre nuk arritën t’u shpëtojnë dënimeve”, është shprehur Krasniqi.

Ndërsa duke folur për çështjen e koalicionit parazgjedhor, Krasniqi ka thënë se pas 8 qershorit do të dihet gjithçka.

“Më 8 qershor e ka fjalën sovrani. Çdo gjë tjetër para se të flasë sovrani është spekulim. NISMA për Kosovën nuk do të merret me spekulime!”, ka deklaruar Krasniqi. /epoka e re/

Mbi 53 mijë studentë i drejtohen kutive të votimit

0

Studentë nga Diaspora shqiptare?53 mijë e 552 studentë me të drejtë vote të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet që sot duke filluar nga ora 7:00, t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur anëtarët e Këshillave të Fakulteteve dhe anëtarët e Parlamentit të Studentëve.

Të drejtë vote kanë të gjithë studentët e UP-së të cilët e kanë regjistruar vitin 2013/2014, derisa për të votuar, me vete duhet ta kenë Indeksin ose ID-kartelën dhe letërnjoftimin, thuhet në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e UP-së.

Në garë për zgjedhjet studentore në UP janë 15 organizata studentore.

Rezultatet preliminare pritet të shpallen më 30 maj 2014, kurse, ato përfundimtare më 3 qershor 2014. Llogaritja dhe ndarja e mandateve pritet të bëhet me 5 qershor 2014, konstituimi i Këshillave Studentorë dhe Parlamentit të Studentëve pritet të bëhet më 9 deri më 13 qershor 2014 kurse konstituimi i Parlamentit të Studentëve më 16 qershor 2014.

Studentët mund të votojnë duke filluar nga ora 7:00 deri në 19:00.

Asfaltohen edhe tri rrugë në Bellanicë të Malishevës

0

rruga ne ballanic te malishevesNë kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i tri rrugëve brenda fshatit, duke i lidhur kështu lagjet e këtij fshati me rrugën kryesore. Fillimin e asfaltimit të këtyre rrugëve e kanë parë nga afër, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Urbanizimit, Urim Kastrati.

Begaj e Kastrati, kanë parë nga afër punimet gjatë asfaltimit, dhe në të njëjtën kohë janë takuar me banorët e këtij fshati, të cilët i kanë uruar për rregullimin e rrugëve, duke ju lehtësuar edhe më shumë jetën e këtyre banorëve, pasi tani qarkullimin e kanë më të lehtë, pa baltë e pluhur.

Banorët e Bellanicës, e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për investimet që janë duke u bërë në fshatin Bellanicë, në infrastrukturën në përgjithësi.

Pas kësaj, kryetari Begaj dhe drejtori Kastrati, kanë inspektuar punimet edhe në rrugën Bellanicë-Bardh, e filluar ditë më parë./PrizrenPress.com/

 

Kompania e Petrit Selimit shqetëson qytetarët me sondazhe telefonike

0

Petrit SelimiNjë organizatë me emrin “KUMT Consulting” ka disa ditë që bën anketë telefonike me qytetarët duke i pyetur ata se për kë do të votonin në zgjedhjet e 8 qershorit.

Kjo organizatë nuk ekziston në regjistrin e Departamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ-të, ndërsa me të njëjtin emër ekziston në Administratën Tatimore (ATK) dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), me pronar zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi dhe me analistin Shkëlzen Maliqi.

Nëpërmjet dy numrave të telefonit nga operatori IPKO, (numrat e njohur për redaksinë), kjo organizatë kërkon të dijë preferencat politike të qytetarëve të cilat thonë se do t’i përdorin për një sondazh lidhur me zgjedhjet qendrore. S.G, nga Prishtina tregon se kjo organizatë e ka kontaktuar të hënën në mesditë../Koha Ditore/

Të gjithë për ndryshime

0

lideret ne fushatPartitë politike i kanë hapur fushatat elektorale me një dinamikë më të shtuar, krahasuar me ditët që pasuan shpërbërjen e parakohshme të Kuvendit të Kosovës. Të mërkurën, ato edhe zyrtarisht, kanë filluar t’i shpalosin programet me të cilat synojnë ta fitojnë besimin e qytetarëve për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme dhe për ta bërë shumicën në institucionin përfaqësues. Të gjitha, pa përjashtim, janë zotuar se me udhëheqjen e tyre, vendi do të qeveriset ndryshe.

Premtimet për punë, për zhvillim ekonomik, për rritje të mirëqenies sociale, për kthim të imazhit të shtetit, për ulje të normave të interesit bankar, ashtu sikur edhe premtimet për shpëtim të vendit nga krimi i organizuar dhe klanet e interesit kanë dominuar në paraqitjet e liderëve të gjashtë partive kryesore politike, pesë prej të cilëve synojnë postin e kryeministrit.

Më 7 qershor vendi do të hyjë në heshtje zgjedhore, në mënyrë që një ditë pas, më 8 qershor, 1. 7 milion qytetarë do të kenë mundësi për t’iu drejtuar kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Kosovës./tribuna/

Sami Lushtakut i rifillojnë problemet shëndetësore

0

SamiLushtaku-i arrestuarMbetet e paqartë nëse Sami Lushtaku është kthyer në QKUK ose nëse së shpejti do ta bëj këtë.

Njësia koronare në Kardiologji, ku ka qëndruar ai muajve të fundit, është mbushur sërish të mërkurën me pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Burime të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se ai është kthyer në dhomën e tij, gjë që udhëheqësit e spitalit as të burgjeve nuk e kanë mohuar, e as pranuar.

Gazetarët nuk janë lejuar të afrohen. Drejtori i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Shemsi Hajrizi i ka thënë gazetës se nuk është në dijeni për gjendjen e Lushtakut.

Limaj në Rahovec: Mos i besoni premtimeve të parealizushme

0

lima fortesKryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka nisur fushatën parazgjedhore nga Pastaseli, Fortesa dhe Celina e Rahovecit, ku para simpatizantëve ka shpalosur synimet dhe idetë për ndryshime, për të cilat ndryshime, siç tha, kurrë nuk kanë qenë më të nevojshme për Kosovën.

Kryetari i degës së Nisma-s në Rahovec, Sadik Krasniqi, thotë se hapi i dytë i kryetarit Fatmir Limaj ka qenë që vazhdimi i fushatës të fillojmë nga fshati i juaj. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm që politikat e deritanishme kanë boshllëqe të shumta, si në mos sundimit të ligjit, në arsim, shëndetësi, dhe sferave tjera të jetës. Sot është një rast i mirë, koha e ndryshimeve, që bashkarisht të ndryshojmë komunën, Kosovën, që fëmijëve tanë t’i mundësojmë jetë të begatshme.

“Koha është për ndryshime dhe le të fillojnë këto ndryshime nga Pastaseli”, tha Krasniqi.

Kryetari Fatmir Limaj, pasi përshëndeti familjarët e dëshmorëve, ju jeni nga treva e punëtorëve, dhe ne si Nisma kemi bashkuar njerëzit që të bëjmë ndryshime, mendoj që shumë nga ju jeni të pakënaqur me gjendjen që mbretëron sot në Kosovë.

Nëse jeni të kënaqur me gjendjen momentale në Kosovë, mos luni nga vendi dhe votoni për ta. Duhet të mendoni, vazhdoi Limaj, dhe të pyetni veten, çka kanë bërë ata të cilit i keni votuar për juve.

Mos votoni për inati, për motive tjera por edhe në ditën e votimit pyeteni veten se sa jeni të kënaqur me ata që kanë qeverisur katër vjet deri tani. Ju jeni dëshmitar që po premtohet shumë për bujqësinë. Mos i besoni premtimeve për hapjen e vendeve të reja të punës, sepse për katër vjet nuk janë hapur as katër mijë vende pune, e tash po premtojnë për katër vjet 200 mijë vende pune.Ky premtim i tyre është vetëm marrja e votës dhe mirë u pafshim.

Nëse duhet të ndihmohet bujku, atëherë ule çmimin e naftës, e shteti i sinqertë duhet t’i thotë bujkut, dil në treg e tepricën e blen shteti.

Limaj tha se nuk ka ardhur të gënjejë qytetarët vetëm për votën, por siç tha, ofroj sinqeritet, përgjegjësi dhe ndryshime për të mirën e qytetarit. Nuk i zgjidh problemin emri i partisë, sepse emri është shkronja, por njerëzit e sinqertë dhe të përgjegjshëm, dhe në fund tha se me plumb vritet armiku, ndërkaq me votë vritet ardhmëria e fëmijëve.
Pas Pastaselit, kryetari Limaj ka vazhduar rrugën për Fortesë dhe Celinë./RahovecPress/