Asfaltohen edhe tri rrugë në Bellanicë të Malishevës

rruga ne ballanic te malishevesNë kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i tri rrugëve brenda fshatit, duke i lidhur kështu lagjet e këtij fshati me rrugën kryesore. Fillimin e asfaltimit të këtyre rrugëve e kanë parë nga afër, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Urbanizimit, Urim Kastrati.

Begaj e Kastrati, kanë parë nga afër punimet gjatë asfaltimit, dhe në të njëjtën kohë janë takuar me banorët e këtij fshati, të cilët i kanë uruar për rregullimin e rrugëve, duke ju lehtësuar edhe më shumë jetën e këtyre banorëve, pasi tani qarkullimin e kanë më të lehtë, pa baltë e pluhur.

Banorët e Bellanicës, e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për investimet që janë duke u bërë në fshatin Bellanicë, në infrastrukturën në përgjithësi.

Pas kësaj, kryetari Begaj dhe drejtori Kastrati, kanë inspektuar punimet edhe në rrugën Bellanicë-Bardh, e filluar ditë më parë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit