Home Blog Page 8477

Limaj e Zafiri ftojnë qytetarët e Prizrenit të votojnë për Nismën

0

limaj tususKryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj bashkë me kryetarin e BD-së Zafir Berishën kanë hapur fushatën zgjedhore edhe në Prizren.

Limaj e Berisha u kanë bërë thirrje qytetarëve të këtij qyteti që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje dhe të votojnë Nismën për Kosovë.
Ata fushatën zgjedhore e kanë hapur në lagjen “Tusus” të Prizrenit.

“Prizreni e ka rastin që fuqishëm të organizohet për të përcjellë mesazhin e ndryshimit drejt Prishtinës”, tha Limaj.
Ai tha se prizrenasit duhet të voyojnë njerëzit që mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Mos i votoni ata që vijnë për të pirë nga një kafe këtu dhe të largohen menjëherë”, ka porositur Limaj.

Edhe kryetari i BD-së, Zafir Berisha, ftoi qytetarët e kësaj lagje, që të votojnë koalicionin Nisma për Kosovë-BD.

“Kjo lagje në etapa të ndryshme i ka dhënë mbështetje njerëzve të duhur që i kanë dhënë shumë vendi”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

 

Kurti: Me qeverisjen tonë, Prizreni- qytet i prodhimit e i industrisë

0

VV-Prizren-tash me levizjenDeri tash ka pasur privatizime të egra, por me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje do të ketë tatime të drejta, rimëkëmbje të industrisë e hapje të vendeve të reja të punës. Këto u thanë në tubimin hapës të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, ku u prezantuan kandidatët: Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Velizake Thaçi- Celina, Nora Arapi dhe Levent Kasemi.

Kryetari Albin Kurti ka thënë se Prizrenin duhet ta bëjmë edhe qytet të prodhimit e të industrisë. “Këto do të bëhen pasi që qeverisja jonë do të jetë guximshme dhe e ndershme, profesioniste e punëtore”.

Ai foli edhe për tatimin progresiv si zbutje e papunësisë, arsimin pa pagesë dhe rëndësinë e lidhjes me ekonominë. “Ndërkaq, bankat do të punojnë për qytetarët e jo qytetarët për bankat”, tha Kurti duke shtuar se alternativa e VETËVENDOSJE!-s po gjen mirëkuptim në popull dhe kjo është e domosdoshme, meqë duhet të hapen fabrika, të rishikohen privatizimet e të bëhet riindustrializimi i vendit.

“Sikurse më 1 dhjetor në Prishtinë që lindi pranvera në mes të dimrit, këta njerëz që ecin në rrugën e drejtë nuk mundet askush. Tash ka shpresë me VETËVENDOSJE!-n dhe 8 qershori është dita jonë”, përfundoi Albin Kurti.

Kryetari i Prishtinës dhe aktivisti Shpend Ahmeti tha se më 8 qershor, fitorja do të jetë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pra e qytetarëve.

“Unë nuk jam unë aq trim, por trim dhe të guximshëm na bën organizimi dhe organizata politike e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me ndryshimin që do ta sjellë qeverisja e VETËVENDOSJE!-s do të kemi lajme se Kryeministri Albin Kurti është kryeministri më i guximshëm në Evropë”, tha Ahmeti. Ai porositi qytetarët e Prizrenit që ta bëjnë ndryshimin më 8 qershor, sikurse është bërë më 1 dhjetor në Prishtinë. Sipas tij, pas degradimit të privatizimeve të egra, Tash me Lëvizjen, do të rishikohet procesi i privatizimin me qëllim të sanimit të dëmit ekonomik e social”.

Kurse, kandidati Mytaher Haskuka foli për zgjidhjet që ofron Lëvizja VETËVENDOSJE! duke thënë se TVSH-ja do të jetë zero për mallrat bazike e përmes ekonomisë do të hapen vende të reja të punës.

“Unë jam sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! sepse këtu janë njerëzit më të ndershëm e të guximshëm, e po ashtu këtu e kam gjetur Alternativën Qeverisëse më të mirë për Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kandidatja për deputete Puhie Demaku tha se për Lëvizjen VETËVENDOJSE! nuk do të ketë krime të vjetra. “Të korruptuarit do të shkojnë në burg, e të paaftët në shtëpi. Është koha që qytetarët t’i hapin rrugë një ekipi të ri. E ardhmja është tash”, tha ajo. /PrizrenPress.com/

Ndahet nga jeta poetja Maya Angelou

0

Maya Angelou-poetePoetja, shkrimtarja dhe aktivistja amerikane Maya Angelou vdiq në moshën 86 vjeçare.

Autorja e autobiografisë së njohur të vitit 1970 “I know Why the Caged Birds Sing”, “Unë e di pse këndojnë zogjtë në kafaz”, vdiq në Winston-Salem të Karolinës së Veriut.

Angelou lindi në Saint Louis, Missouri dhe e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Arkansas. Pasi u bë viktimë e abuzimit seksual në fëmijëri, ajo nuk foli për pesë vjet.

Ajo punoi si kameriere, kuzhiniere dhe madje edhe si shofere e një makine turistike për të mbajtur veten financiarisht. Megjithatë ajo kurrë nuk e humbi pasionin për artet, muzikën, teatrin dhe vallëzimin.

Karriera e saj letrare filloi pasi shkrimtari James Baldwin dhe të tjerë, dëgjuan historitë e saj të fëmijërisë dhe e inkurajuan të shkruante për to.

Në vitin 1993, ish-presidenti Bill Clinton i kërkoi Maya Angelous të shkruante një poezi për inaugurimin e tij.

Grupi “Queen” së shpejti me album të ri

0

TheQueenGrupi legjendar “Queen” po planifikon nxjerrjen në treg të një albumi muzikor me këngë të kënduar nga Freddi Mercury.

“Kemi gjetur disa këngë të kënduar nga Freddie ndërsa ne i binim instrumentave, këngë shumë të bukura të viteve 80’ të cilat nuk janë dëgjuar nga askush në botë”. tha kitaristi i grupit, Brian May, në një intervistë për BBC Radio.

Në turnetë verore të planifikuara nga grupi, si vokalist kryesor do të jetë Adam Lambert.

Freddie Mercury ka qënë pjestari kryesor i grupit, derisa vdiq në vitin 1991 nga AIDS

Çka afron NISMA për Kosovën?

0

JakupKrasniqi-shkruanShkruan: Dr. Jakup Krasniqi

NISMA për Kosovën shpreson e beson në të ardhmen e shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Atdheu ynë ka një histori të gjatë e të vështirë mbijetese, përgjatë historisë shqiptarët kanë treguar se dinë t’ia dalin mbanë edhe në rrethana të vështira robërie e trysnie. Ne, shqiptaret e Kosovës jemi dëshmi e gjallë e një energjie pozitive dhe aftësie të rrallë për t’u përshtatur me kohën e me hapësirën e re të pas vitit ’99. E kemi lënë pas të shkuarën e dhimbshme plotë sfida dhe kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës sonë në funksion të integrimit në një botë rregullash të reja progresive e solidariteti.
Nuk është vetëm sfidë e Nismës sesi do ecim bashkë tutje në zhvillimin e demokracisë, në ndërtimin e shtetit të se drejtës, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e mirëqenies qytetare, sfida është për secilin subjekt politik e qytetar te Republikës sonë. Kosova, vetëm me NISMËN dhe e bashkuar rreth saj, mund t’i kaloj sfidat që koha ia ka parashtruar popullit dhe shtetit tonë – Republikës së Kosovës. Siç janë: Sfida e ndërtimit të shtetit të se drejtës, shtetin e zhvillimit ekonomik, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e dijes e të shëndetit, shtetin e integruar në institucionet euro-atlantike. Ketë duhet ta e ndjen, ta shoh e ta prekë çdo qytetar i saj, kudo që ai apo ajo punon e jeton.
Nisma synon të ndërtoj një solidaritet të ri në mes qytetarëve tanë, solidaritet i mishëruar në një kontratë të re sociale ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë, sesa numri i anëtarëve të Nismës për Kosovën. Kauza politike e shqiptarëve për shtetndërtim është shumë herë më e madhe sesa kauza e anëtarëve të Nismës, prandaj ne po e kërkojmë mbështetjen qytetare në çdo cep të Kosovës. Me NISMËN është dija, dashuria, drejtësia, përkushtimi dhe vendosmëria për ta ndryshuar gjendjen dhe ndërtuar shtetin e së drejtës.
Sot, 15 vjet pas lirisë se Kosovës, shoqëria shqiptare në Kosovë ka ndryshuar shumë, krahasuar me vitet e vështira të robërisë. Sot, mes vullnetit qytetar dhe politikës është krijuar një hendek i madh që kërkon ndryshim të thellë e përmbajtjesor. Nisma për Kosovën duhet të ndahet qartazi e pa ekuivoke nga politika e shurdhër që nuk ka veshë e sy t’i dëgjojë e ti shikoj drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim e as gojë që t’u flasë njerëzve për problemet e përditshmërisë se tyre haptas e çiltas. Këta që nuk guxojnë ti shohin e as dëgjojnë hallet e popullit, nuk e kanë vullnetin politik e njerëzor që ti zgjidhin problemet që i kanë krijuar vet.
Nisma për Kovën dhe se bashku me te edhe qytetarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika që nuk prodhon siguri e stabilitet, që nuk ka mendje e zemër e besa as shpirt që t’i shoh e ndjejë vështirësitë e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerë të këtij vendi.
Nisma për Kosovën duhet ta e kapë ndjenjën e pasionit që i entuziazmon njerëzit për politikë demokratike e progresiste, duke i ndarë ata një herë e mirë nga politika që s’mund të transmetojë tutje energjitë pozitive dhe vlerat e kombit tonë.
Nisma ka synim që t’i përfshijë qytetarët shqiptarë e komunitetet pakicë në një projekt të ri shprese e besimi për një të ardhme të përbashkët. Por, këtij projekti të ri duhet t’i bashkohen intelektualët e ri, ekspertët dhe shumica e qytetarëve të vendit tonë. Duhet të bashkohen të gjithë ata që e duan me zemër e shpirt dhe pa hile nën qiellin tonë të përbashkët të quajtur: Republikë e Kosovës.
Nisma për Kosovën dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.
Nisma do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës për ndryshime se nuk do të pendohen. Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.
I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim. I premtojmë çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne vjen ndryshimi i madh.
Nisma dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë. Nisma do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medies. Nisma do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

Të nderuar,

Kosova e sotme është në një krizë demokratike dhe ekonomike. Varfëria është ulur këmbëkryq në mes tonë, papunësia është bërë sëmundje kronike dhe ekziston rreziku të mësohemi me këtë gjendje. Bajraktarizmi mesjetar është bërë stil i qeveritarëve, korrupsioni është kthyer në sistem dhe po metastazon në tërë shoqërinë e Kosovës. Shumësia e ligjeve të pazbatuara po rritet nga dita në ditë, administrata publike është uzurpuar nga partiakët arrogantë, gënjeshtra është bërë kulturë politike e politikanëve, fyerjet, shpifjet, denigrimet e kundërshtarit dhe trajtimi politik i kundërshtarit si armik po merr përmasa shqetësuese. As degradimi i autoritetit te institucioneve të shtetit nuk ka të ndalur.
Misioni dhe vizioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike të Kosovës, të demokracisë qytetare e të drejtësisë sociale. Kemi obligim kombëtar e qytetar që tranzicionin demokratik ta përmbyllim duke e refuzuar pa hezituar kapitalizmin e pa moral të tranzicionit, krimin dhe korrupsionin. Na duhet një Parti Qytetare e aftë që të bëhet udhërrëfyesi moral dhe politik i Kosovës demokratike.
Ne mbështesim ekonominë e tregut, tregun e lirë, por jo shoqërinë e tregut për përfitime të jashtëligjshme. Ekonomia e tregut nuk mund të funksionojë pa rregulla të qarta ligjore, pa institucione që nuk lejojnë pasurimin e një pakice dhe varfërimin e shumicës.
Ne i pranojmë rregullat e ekonomisë moderne të tregut dhe tregtinë e lirë, por jemi dhe duhet të jemi mirë të organizuar për t’ju kundërvë fuqishëm kapitalizmit primitiv e banditesk, ku lejohet informaliteti, arbitrariteti dhe dhuna e shndërruar në krim të organizuar.
Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci ekonomike e bazuar në transparencën e tregjeve, nxitjen e sipërmarrjes dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci sociale që bazohet në jetësimin e plotë te të drejtave kushtetuese, ku e drejta për punë duhet ta zënë vendin që i takon. Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci politike që promovon aftësinë e institucioneve për të përfaqësuar shoqërinë qytetare.
Rruga e Nismës është një rrugë e filluar dhe e pambaruar, se e tillë është rruga e Kosovës kah ardhmëria. Programi i Nismës për Kosovën është një libër i hapur që kërkon të plotësohet çdo ditë e çdo orë nga ekspertet dhe shkencëtarët e rinj të Kosovës se pavarur. Ne, NISMA po e nisim një rrugë te re për Kosovën, për qytetarët, andaj qytetarët janë ata që do ta vulosin fatin e tyre dhe fatin tonë të përbashkët.

Promo e videos së re, Bleona me skena nudo (Video)

0

Bleona14-28Bleona Qerreti ka postuar promon e këngës së saj më të re “F…ck You I’m Famous”, në të cilën nuk mungojnë skenat ‘hot’.

Këngëtarja Bleona Qerreti pritet shumë shpejt të del në skenë më këngën e saj të re “Fuck You I’m Famous”, një këngë në gjuhën angleze.

Ajo ka paraqitur një promo të kësaj video që më siguri pritet që të dal gjatë muajve të nxehtë të verës.

Në këtë video të Bleonës nuk mungojnë as skenat nudo të këngëtares, përderisa ajo nuk ka harruar edhe ballinat e disa revistave në të cilat ajo ka dhënë intervista.

Tahiri e Fusha vizituan Shoqatën e Zejtarëve të Prizrenit

0

tahiri e fusha ne shoqatKandidatët e PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës kanë vizituar Shoqatën e Zejtarëve në Prizren.

Kandidatët për deputet Edita Tahiri dhe Irfan Fusha në këtë takim folën për Misionin e Ri për zhvillim ekonomik dhe punësim, program ky i Kryeministrit Thacci dhe PDK-së për të rritur ekonominë e vendit dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

Ata thanë se fondi për punësim do tjetër 1.5 miliard euro dhe do të krijojë 200000 vende të punës.
“Ky fond do t’i jap mundësi bizneseve dhe zejtarëve dhe afaristëve që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe nxis bizneset e reja”, thanë ata.

“Ne si kandidatë të PDK-së dalim ballëhapur para jush sepse qeveria e kryeministrit Thaci ka realizuar të gjitha premtimet duke forcuar shtetin dhe afirmuar ndërkombëtarisht”

“ Kemi investuar në infrastrukturë dhe krijuar kushte për zhvillim ekonomik, kemi rritur pagat në të gjitha sektorët prej mësimdhënësve deri të pensionistët”.

“Është e vetmja qeveri që ka bërë rritje pagash, qeveritë tjera kanë mbetur vetëm në fjalë. Kemi bashkuar Mitrovicën dhe kemi shtrirë sovranitetin, derisa oponentët tanë flasin këndej urës për bashkimin e Mitrovicës ne kemi kaluar në veri dhe vendosur funksionimin legal të komunave dhe kemi zhbërë strukturat paralele”

“Prizreni ka potenciale të mëdha dhe ne kërkojmë besimin tuaj, votën tuaj për deputet për të zhvilluar Prizrenin dhe Kosovën”.

Po ashtu, Fusha dhe Tahiri thanë se për të ardhmen si deputetë të Kuvendit të Kosovës do të angazhohen për lehtësira të berit biznes ku zejtaret do të kenë shumë me të lehtë punën e tyre.
Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Afrim Tejeci falënderoi zëvendëskryeministren Edita Tahiri për mbështetjen që ka me vizionin e saj për këtë biznes.

“Zejtarëve u duhet një mbështetje e tillë, duke parë fondin për punësim si një mundësi shumë e madhe për tu zhvilluar”./PrizrenPress.com

 

Misione, drejtime, kthesa, nisma të reja s’na kryejn(m)ë punë-a jeni lodhë!

0

bexhet Shala KMDLNJShkruan: Behxhet Shala

Gjuha e fushatës apo kapadaijtë e rrugës: Duket se fushata parazgjedhore po përfundon para kohës sa ishte paraparë me ligj. Pelegrinët partiakë, të identifikuar si militantë , me patriarkët e tyre që te ne njihen si kryetarë apo presidentë të këtyre mekanizmave për marrje apo mbajtje të pushtetit në një vend që ende nuk është shtet , si misionarë për përhapje të fesë që vepronin dikur në kontinentin afrikan, janë shpërndarë anekënd Kosovës martire , të shumëvuajtur , të plaçkitur dhe të copëtuar në feude multietnike për ta bindur grigjën ( votuesit ) që votën e tyre , tash shumë të çmueshme dhe respektueshme , deri sa të përfundojnë zgjedhjet t’ua japin atyre! Për të vazhduar pastaj me muzikë të njëjtë deri në zgjedhjet e ardhshme. Me një ritëm më të shpejtë sepse kërkesat dhe kushtëzimet do të jenë përcaktues për përshpejtimin e ritmit!

Kanë filluar tash edhe debatet në mediet elektronike ku përballen kandidatët për deputetë të subjekteve politike me analistë dhe pseuodoanalistë. Apo , analistë që kanë një pregatitje dhe përvojë dhe injorantë të konvertuar brenda natës në analistë. Prandaj edhe debatet janë kombinim i përkryer i injorancës së disa kandidatëve për deputetë dhe adashëve të tyre prej pseudoanaliti. Mund të merrni me mend se çka mund të dali nga ky debat ku dhunohet inteligjenca mesatare e një shikuesi kosovar! Për mua , ndonëse nuk paraqet ndonjë habi të madhe , dekurajuese është gjuha që përdoret në këto debate nga kandidatë që, në dukje të parë mendohet se kanë një kulturë dialogu gjykuar sipas shkrimeve apo paraqitjeve publike kur nuk ishin të kyçur në politikë! Kur lexoni mediet e shkruara apo përcillni një debat atëherë koha kthehet mbrapa si dhe keni një bindje se jeni duke jetuar në një hapësirë gjeografike tjetër. Disi ndjeheni sikur jeni në Çikagon e Al Kapones , apo jeni duke jetuar në Kandahar ose në Peshevar të Afganistanit apo Pakistanit! Ose jeni kthyer në kohën e Josip Broz Titos i quajtur Shoku Tito nga një pjesë e subjekteve politike që garojnë me synim për ta udhëhequr Kosovën në dy vitet e ardhshme! Pastaj, lehtë mund të identifikoheni me Kolumbinë e Pablo Eskobarit dhe Radamel Falkaos. I pari, Bos i narkotikëve i vrarë dhe i varrosur mbi varrin e të cilit edhe sot ka më shumë buqeta me lule se mbi varrin e Majkëll Xheksonit, ish mbretit të pakurorëzuar të muzikës pop. Ndërsa i dyti fatmirësisht është i gjallë por me pak gjasa të luaj në kampionatin botëror të futbollit në Brazil këtë verë!

Kam shkruar edhe më parë se fushatën më të mirë po e bëjnë Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Së paku në paraqitjet publike. Hashim Thaçi nuk po e fyen askend dhe nuk po e kërcënon askend. Se çka zihet në kokën e Hashimit nuk jam në gjendje ta them sepse askush nuk e din çka mendon Hashim Thaçi e në momente të caktuara as vet Hashim nuk e din çka mendon Hashimi! Mirëpo fushatën po e bënë krejtësisht në kundërshtim me percepcionet që mendohen për ta! Edhe Ramushi po e bënë fushatën shumë mirë. Po e menaxhon situatën mirë dhe dhe u “ ligështua “ pak vetëm në çastin kur Boro mbeti pa Ramizin ( Kelmendin )! Edhe AKR kryesisht po bënë fushatë korrekte përjashtuar kapërcimet e Agim Bahtirit të cilit asessi nuk po mbijnë këpurdhat prandaj po i rritet adrenalina duke e fajësuar Hashimin se po ia saboton punën! Po rriten këpurdhat, rriten Agimo , po e ke harruar farën dikund!
VV e ka fushatën standarde por duket se i ka ulur pak fitilat e llambës. Dhe ka bërë mirë! NISMA po e mbanë një tempo të parashikuar duke intensifikuar fushatën në vendet ku pritet të ketë më shumë vota. NISMA duhet të lirohet nga ndjenja e hakmarrjes dhe inatet personale nëse mendon të sigurojë një prani afatgjate në skenën politike të Kosovës!

LDK nuk po bënë fushatë që është pritur nga ajo. Duket sikur është në siklet për rezultatin e zgjedhjeve prandaj ka dalë jashtë lëkurës së saj! Ndryshe , si të kuptohet fjalori që e përdorë ky subjekt politik si : “ kotilla e Thaçit “, bandat e Hashimit , zagarët e Hashim Thaçit , kriminelët dhe vrasësit , baronët e drogës, zhvatësit dhe haraçmbledhësit “ dhe shumë cilësime që aspak nuk i ndihmojnë LDK-së në sigurimin e fitores dhe rritjen e numrit të votave në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 dhe cilësime me të cilat duhet të merret hetuesia, prokuroria dhe gjyqësori. LDK ka një qasje krejt të gabuar të fushatës dhe po vepron sikur është në panik! Dhe kjo mënyrë e mosbërjes fushatë mund t’i hakmerret LDK-së. E them se nëse LDK nuk i fiton këto zgjedhje atëherë një pjesë e udhëheqjes së kësaj partie detyrimisht do të pensionohet për t’i lëshuar rrugë rrymës reformiste nëse kjo rrymë del në skenë. Deri me tani në LDK ka rrymë reformiste për aq sa kanë mbirë këpurdhat e Agim Bahtirin në Mitrovicë!

Deri më tani personi që më së shumti po sulmohet në media është Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Latif Gashi , Adem Graboci nga pozita dhe Isa Mustafa nga opozita. Në fakt, të gjithë këta të PDK-së por edhe Isa Mustafa i janë nënshtruar një linçimi medial dhe publik! Me Margarita Kadriun nuk po merren më sepse vlerësimi ishte se mjafton të shkruash për te një javë jo të plotë dhe këtu mbaroi puna.

Mediet e shkruara janë më agresive se vet garuesit. Koha Ditore frontalisht është kundër PDK , më pak kundër LDK dhe AAK ndërsa favorizon VV.

Gazeta Zeri nuk e ka për qejfi PDK dhe Margarita Kadriun por është korrekte me subjektet e tjera. Gazeta Lajm është bërë ndjekëse personale e Isa Mustafës apo Xha Isos siç e quan nga “ respekti” dhe vetëm ka mbetur t’i organizojë një pritë dikund te selia e LDK –së Xha Isos. Kosova Sot ka mbetur persekutuese tradicionale e Makifete Saliukës dhe as Xhordano Bruno nuk ka pësuar më keq se Makifete Saliuka. Vuajtjet e Brunos kanë zgjatur për aq kohë sa janë djegur drutë në stivën ku ishte vendosur Xhordano Bruno ndërsa vuajtjet e Makifete Saliukës po zgjasin sikur seriali Sex and City. Kjo gazetë nuk e do shumë ose aspak edhe Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin. Gazeta Tribuna ka një lehtësim për AKR dhe Behgjet Pacollin por deri më tani ka një qëndrim korrekt ndaj subjekteve tjera garuese. Epoka e Re favorizon PDK por është e treguar e përmbajtur ndaj subjekteve tjera politike. Ngapak ia bën me sy AKR dhe Behgjet Pacollit. Me syrin tjetër e ledhaton NISMËN. Bota Sot dhe Bota Press janë 100% LDK dhe me artikujt ku përdoret një fjalor shumë të rendë dhe shumë akuzues. Jam i sigurt se në këtë mënyrë më së shumti e dëmton pikërisht LDK- në. Jam i sigurt se me këto shkrime 100% e dëmton LDK-në!

Mos u shani kur dikur ishit në dashuri dhe kur përsëri mund të përfundoni në një shtrat ( koalicion ) të përbashkët : Të gjitha subjektet politike janë kundër koalicionit me PDK-në. Edhe LDK, VV , AAK kanë deklaruar se do të rrinë në opozitë më mirë se të bëjnë koalicion me PDK. Prej tyre i besoj vetëm VV ndërsa LDK dhe AAK e luajnë bigën sipas interesit gjë që është e lejuar në politikë. Vijat e kuqe vendosen vetëm për çështje të mëdha të kombit dhe shtetit. Për bindjen time këta sot nuk lodhen shumë për çështje të kombit dhe të shtetit. Pozitë dhe opozitë. Së paku nuk e kanë dëshmuar deri sot! Mund të gaboj pranda kërkoj falje nëse dikush ndjehet i prekur. Nga rriqrat! NISMA dhe AKR janë më të kujdesshme në deklarime. Nëse zgjedhjet i fiton LDK atëherë do të jetë përcaktuese për përbërje të koalicionit. Vendos kushte dhe përcaktohet për partnerin me të cilin do e ndaj shtratin ( koalicionin ). Sa më i lodhtë të jetë partneri ( në kërkesë për poste ) do të bëhet më i pranueshëm! Nëse zgjedhjet i fiton PDK e që lehtë mund të ndodhë , atëherë e ardhmja e një strukture të LDK-së në me krye Isa Mustafën varet nga vullneti dhe mëshira e Hashim Thaçit dhe PDK-së. Në të kundërtën , disa krerë të LDK-së i pret gijotina politike që nënkupton largimin nga skena politike drejt harresës dhe pasigurisë. Është pjesë e mentalitetit tonë se kur bjen nga fiku ( pushteti) të thyhen dhëmbët! Dhe , të kafshon kush mundet dhe kush të dojë! Prandaj, LDK është dashur të investojë më shumë në fushatë dhe të bëjë koalicion parazgjedhor me një partner si AKR, AAK ose VV. Gabim strategjik ka qenë mungesa e vullnetit për bashkimin e forcave të ndara dhe të përçara të LDK-së. Kështu, e vetme LDK e ka shumë vështirë t’i fitojë zgjedhjet. Jam i sigurt se PDK, në rast të fitores do ta lë një vend në shtrat edhe për LDK. Në rast të humbjes së LDK-së , do të ndahet një pjesë e vogël e shtratit për LDK e cila do të tëkurret. Isa Mustafa edhe ashtu nuk është shumë i madh me fizik për të kërkuar gjysmën e shtratit! Edhe në koalicionin e mëparshëm PDK – LDK , partia e Isa Mustafës ka qenë te këmbët e… Hashim Thaçit!

Nëse PDK humb zgjedhjet , Hashim Thaçi do të bëhet Jezu Krishti i ditëve tona. I gozhduar dhe i mbërthyer nga apostujt me të cilët ka sunduar në Jude ( Kosovë ). Prandaj, sikur që dy bashkëshortë janë të detyruar të jetojnë bashkë ndonëse nuk duhen ashtu do të kenë interes të jenë bashkë PDK dhe LDK.

Të gjithë fitues, të gjithë humbës : PDK dhe LDK do të jenë njëshi dhe dyshi. Lista Srpska “ Ivica Daçiq “ mund të jetë forca e tretë parlamentare. Serbët shumë lehtë hoqën dorë nga vendet e rezervuara për t’i kompensuar me numrin e rritur artificialisht të votuesve. VV dhe AAK luftojnë për vend të katërt. Pasohen nga NISMA dhe AKR. Dhe këtu mbyllet. NISMA dhe AKR do të katrrithen për pragun zgjedhor. Zgjedhjet e reja do të mbahen jo më larg se dy vite pas këtyre të 8 qershorit!

Signore comandante ( capitano ) come va … ka qenë një hit i ditëve të rinisë sime, të Isa Mustafës, Gjet Pacollit dhe gjeneratës së elefantëve që po mbijetojmë në këtë skenën tonë të mbijetesës që e quajmë jetë! Këtë këngë, që e këndonin patriotët e tij Al Bano dhe Romina Pauer mbase e pëlqen edhe Fabio Minni, ish comandante ( komandant ) i KFOR-it , përpilues apo nënshkrues i raportit të “ inteligjencës së NATO-së” në Kosovë për skenën” kriminanale” në Kosovë në të cilën përfshihen të gjithë politikanët e dikurshëm, të tashëm edhe mbase edhe në të ardhmën në Kosovë e që paskan vepruar apo veprojnë nën kupolën e SHIK-ut! Përmeden me emra dhe mbiemra dhe me funksione në bazë të kierarkisë. Raporti është para vitit 2005 ndërsa është publikuar edhe në The Guardian në vitin 2010. Këtu përmendet edhe KMDLNj përmes së cilës SHIK-u paska realizuar disa aksione. Hajgarexhi i madh është Fabiano! Sikur Borati! Edhe më i zi! Doli edhe lista me emra të SHIK-ut në Koha Ditore por askund nuk e gjeta emrin tim. Kështu mbeta pa histori. Nuk jam në asnjërën nga listat e UDB që janë botuar në portale dhe gazeta të ndryshme. Stanishiqi nuk më mori në Brezovicë. Nuk më morën as në takimin me Millosheviqin në Beograd. As në Rambuje nuk më morën e lëre më në bisedimet e Vjenës . Në Bruksel , po të donte Hashimi do të më dërgonte , së paku t’ua bajë çantat dhe çadrat Edita Tahirit dhe Blerim Shalës. Së paku do t’i rruaja do mëditje të mira dhe do ta siguroja vizën e Shengenit. Askush nuk po më beson.

Mbeta pa histori, pa nam dhe pa nishan. Edhe Fabiano Minushi ka mundur të ma bëjë një shërbim duke më përmendur emrin. Kështu, duke mos përmendur emra nuk dihet se ku kanë qenë në kierarkinë e SHIK-ut , Adem Demaçi, Pajazit Nushi , Zejnullah Gruda dhe Vehap Shita apo Mata Hari e KMDLNj –së Limka Morina na ka futë në telashe të mëdha! I ka rrënuar raportet dhe besimin ndërnjerëzor në KMDLNj. Medet , medet ! Signore comandante fabiano Minushi come va…? Ku m’ je nisë ku m’ jet u shkue oooooo! Në Gjakovë o vo me rrue ooooo….. Fabiano Minushi ka ngatërruar gjërat nga informatat e gabuara të spiujëve sezonalë në Kosovë. Shërbimi për Informim i KMDLNj-së ( SHIK ) është formuar me ditën e themelimit të KMDLNj –së , 14 dhjetor 1989 dhe çdo informatë e Këshillit e përmban këtë akronim. Nga 14 dhjetori 1989 deri më 27 maj 2014. nëse nuk shuhemi , kështu do të jetë edhe në të ardhmën, mio amore Fabiano!
Diçka për titullin: Janë përfshirë në titull të gjitha sloganet e subjekteve politike që pretendojnë t’i fitojnë zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Po, po, do të fitojnë……Kush më pak e kush më shumë!

Vetëvendosje në Malishevë: Koha është Tash, numri është 35

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në tubimin që ka mbajtur në Malishevë ka prezantuar kandidatët e këtij qyteti. Para qytetarëve të Malishevës janë prezantuar kandidatët Gani Krasniqi, Jetmira Vrenezi dhe Muhamet Bytyqi.

Kryetari i Prishtinës dhe aktivisti Shpend Ahmeti i pranishëm në këtë tubim, gjatë fjalimit të tij është shprehur se Kosova ka nevojë për politikë të re dhe për shtet zhvillimor.

“Ne jemi për tri shtyllat e Alternativës Qeverisëse të cilat e sollën fitoren në Prishtinë. Për ta sjellë atë fitore duhet që këto ditë të jetë një rrugëtim i përbashkët deri më 8 qershor kur Lëvizja Vetëvendosje! do të ngadhënjejë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se po çdo ditë po shihet se Lëvizja VETËVNDOSJE! po rritet dhe ne do ta dëshmojmë edhe më shumë se ne jemi shumica dhe ne do të jemi të parët në Kosovë. “Koha është tash, dhe jo për shkak të Lëvizjes VETËVNDOSJE! por për shkak të popullit”.

Ndërkaq, kandidati për deputet Gani Krasniqi tha se Malisheva do të jetë vend i fitoreve të reja.

“Ne premtojmë jo vjedhjen, por angazhimin. Kjo i duhet Kosovës dhe i duhet pikërisht Tash”, ka thënë ai. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje! i ka mbledhur njerëzit më të përgatitur dhe më idealistë në listën për kandidatë dhe në organizatë. Kësisoj, ndryshimi është më i kollajshëm.

Gjatë këtij tubimi ka folur edhe aktivisti Avni Zogiani i cili ka thënë se deri më tash nuk ka pasur drejtësi. “Po të funksiononte drejtësia, ata nuk do t’i kishin këto pallate që i kanë tash, madje, nuk do të ishin në politikë fare”. Sipas tij, vetëm Vetëvendosje! mund ta luftojë korrupsionin.

Kryetari Albin Kurti është pritur me duartrokitje të shumta para qytetarëve ku tha se qytetarët e Malishevës kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben.

“Më 8 qershor duhet ta shohim popullin të vendosë vetë, e kur populli vendos vetë fiton Vetëvendosje!”. Duke folur për shtetin e së drejtës, ai tha se të gjitha qeveritë i kanë mbrojtur kriminelët, ne do t’i mbrojmë dëshmitarët. “Lëvizja VETËVENOSJE! pavarësisë ia shton zhvillimin, e ia heq korrupsionin. Prandaj, nuk duhet të frikësohemi nga ndryshimi, por nga përsëritja”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se koha është Tash, numri është 35 e subjekti është VETËVENDOSJE!.

Haradinaj: Me emër të Zotit po fitojmë

0

ramush haradinaj, drejtimi i riAleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit dhe këtë ata e kanë bërë ne qytetin e Pejës.

Kjo fushatë është hapur në orën 4:44, një simbolikë kështu e lidhur me numrin rendor të kësaj partie.

“Kosova është më i izoluar dhe më e varfër ne Evropë”, kështu është thënë në hapje të kësaj fushate, por duke premtuar kështu se “Drejtimi i Ri”, i AAK-së do ta ndryshojë këtë gjendje.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj e ka nisur fjalimin e tij me premtimin për barazinë që ai do të ofrojë për njerëzit dhe regjionet që jetojnë ata.

“Kosova është e pandashme dhe nuk do ta ndajmë asnjëherë. Secili prej nesh duhet të ndihet mirë, që jemi vëllezër, të bashkuar dhe të barabartë. Detyrë e imja është kjo që mos të ndihemi të ndarë. Nën udhëheqjen time nuk do të ndodh që ndonjë regjion të ndihet keq dhe të diskriminohet”, ka thënë Haradinaj, transmeton KP.

E për të mos pasur kësi dallime dhe ndarje Haradinaj u ka propozuar pejanëve që t’i bashkohen Drejtimit të Ri, që sipas tij ky drejtim do ta bëjë shtet Kosovën.

E premtimet e AAK-së, Haradinaj thotë se nuk do të mbesin vetëm në letër.

“Krejt çka flasim këtu edhe gjithkund në Kosovë, krejt çka e kemi shkruar në programin ‘Drejtimi i Ri’ do të realizohen. Është e mundshme dhe do ta realizojmë. Kur kemi thënë se do ta bëjmë rritjen dy shifrore të rritjes së zhvillimit ekonomik, t’i rrisim pagat, ta ulim papunësinë, Kosovën ta bëjmë fuqi energjetike. Ne me të vërtet e kemi menduar dhe kështu do të ndodh”, ka thënë Haradinaj.

E sipas Haradinajt, Drejtimi i Ri mund ta bëjë këtë shpejt dhe kjo të jetë storje e suksesit për rajonin, Evropën dhe Botën.

E Haradinaj beson që me 8 qershor qytetarët e Kosovës, do ta votojnë partinë e tij.

“Unë e kam përjetuar shijen e dhimbjes njerëzore në familje, i kam përjetuar vuajtjet më të ndryshme dhe e di që ka plotë nga ju që i keni përjetuar, e di shijen e tradhtisë kur tradhtojnë sepse e kam përjetuar edhe tradhtinë. Mirëpo e kam përjetuar edhe fitoren”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, i ka siguruar qytetarët e Pejës dhe të gjithë Kosovës se ’Drejtimi i Ri’, do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 qershorit, e përveç kësaj Haradinaj ka thënë se fitorja do të vazhdojë edhe deri atëherë kur Kosova do të ketë një zhvillim.

Në hapje të kësaj fushate, të pranishëm kishin qenë edhe të gjithë kandidatët e tjerë për deputetë.