18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Krasniqi: Më 8 qershor e ka fjalën sovrani

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se qytetarët e Kosovës më 8 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’ia tregojnë peshën secilës parti politike. Në një intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se në këto zgjedhje NISMA është alternativa e vetme e cila garanton perspektivë për vendin.

“Në konventën themeluese të NISMËS për Kosovën shpalosëm shtyllat kryesore të orientimit politik, ekonomik dhe social, si shpresë të vetme për ta ndërprerë të keqen dhe për të hapur një perspektivë të re për vendin. Duke parë nevojat e domosdoshme për ndryshim, jo vetëm se jemi të përgatitur për zgjedhjet e 8 qershorit, por jemi alternativa e vetme që garanton perspektivë të sigurt për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që mos të bëhen instrument i vjedhjes së votave.

“Të gjithë atyre që e kanë ndërmend të bëhen instrument i vjedhjes së vullnetit politik të sovranit të Kosovës u themi të kenë kujdes se pasojat do t’i bartin vetë. Para se të lëshohen në vjedhje, le t’i pyesin ata që vodhën në mandatin e kaluar dhe që u ndoqën nga drejtësia. Ata që i nxitën bënë përpjekje që, duke ndikuar në drejtësinë, t’u ndihmojnë të mos përballen me drejtësinë, megjithatë shumë prej tyre nuk arritën t’u shpëtojnë dënimeve”, është shprehur Krasniqi.

Ndërsa duke folur për çështjen e koalicionit parazgjedhor, Krasniqi ka thënë se pas 8 qershorit do të dihet gjithçka.

“Më 8 qershor e ka fjalën sovrani. Çdo gjë tjetër para se të flasë sovrani është spekulim. NISMA për Kosovën nuk do të merret me spekulime!”, ka deklaruar Krasniqi. /epoka e re/

Më Shumë

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit