Home Blog Page 8475

Kelly Brook tregon linjat e bëshme

0

kellybrook12Ka ngritur një karrierë të suksesshme në modë, aktrim dhe prezantim duke u futur në listën e femrave të kërkuara në fushata marketingu, sidomos të linjave të brendshme.

Dhe Kelly Brook nuk është nga ato që “skuqet” kur vjen puna për të pozuar me rroba intime. 34-vjeçarja së fundmi është angazhuar në disa shkrepje për kompaninë e prodhimit të rrobave të brendshme“Neë Look”.

Për të shuar kureshtjen e fansave të paduruar, Kelly postoi në rrjetet sociale disa shkrepje personale, duke treguar linjat dhe arsyen se përse është ndër femrat më të dëshirueshme në fushën e modës.

Anisa Ismajli vjen me ditarin personal “Momente”

0

1402Në Prishtinë u promovua libri i parë i aktores kosovare me momente nga jeta e saj “Momente” titullohet libri i parë i aktores kosovare Anisa Ismajli i cili u promovua në Prishtinë. Ky libër i përbërë nga proza personale të aktores të shkruara ndër vite,më në fund pa dritën dhe është në dispozicion të lexuesve kosovarë.

I cilësuar si ditar personal i saj, “Momente” përmbledh çaste të lumturisë, të trishtimit, të imagjinatës dhe momentet më intime të aktores. Libri u promovua në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit “Femmes Fatales”.

“… mos me gjykoni, mos më përgojoni, më admironi, për ato që kam thënë, ato që kam përjetuar, ato që kam dashur t’i përjetoj dhe ato që kam imagjinuar, sepse këto të gjitha së bashku krijojnë universin tim… “ këto ishin pak rreshta që Anisa ia kishte dedikuar lexuesve, ndërsa pjesa tjetër e librit ishte e tëra e personale.

Personat që kishin ndihmuar realizimin e ëndrrës së Anises ishin Zana Hoxha-Krasniqi dhe Ilire Zajmi ndërsa ideja për botimin e kësaj vepre Anisës i kishte lindur që në edicionin e parë të Festivalit “Femmes Fatales”. Ilire Zajmi për Anisën tha se publiku e njeh si aktore. Ajo tha se aktorja është parë duke qeshur, e herë duke qarë. Herë e gëzuar, e herë e trishtë në dërrasat e teatrit e në skena filmash duke interpretuar në role të ndryshme.
“Një Anisë krejt ndryshe lexuesi do zbulojë në faqet e këtij libri. Një krijesë të brishtë, emocionale që e do të bukurën, lulet, zambakët, pranverën, puhinë e lehtë. Një Anisë që i pëlqen të shkruaj për gjithçka që e rrethon, si ndihet, më kë i pëlqen të rri. Të shpalos realen e fantazinë e saj prej gruaje në proza poetike e skica të shkurtra. Të rrëfejë bukur dhe shkurtër për vetën dhe të tjerët”, tha Zajmi.

Anisën e shoqëruan një mori duartrokitjesh që për minuta të tërë nuk pushuan, madje dëgjoheshin zëra nga publiku që e inkurajonin aktoren, shkrimtarën “bravoooo”, “të lumtë”, “je e mrekullueshme”. Anisa që ka kaluar emocione të ndryshme të premierave të shumta, kësaj nuk i bëri ballë. Lotët e tradhtuan dhe në këtë mënyrë emocionoi shumicën e të pranishmëve duke i bërë të qajnë.

“Faleminderit shumë, se di çfarë të them. Aktrimi është shumë i thjeshtë, ushtron një muaj, grindesh me kolegë, me regjisorin, por janë momente që kalojnë. Vjenë premiera del para publikut mirë apo keq publiku se vëren. Mirëpo kjo sot, është e pa përshkrueshme. Për mua është si të lindë fëmijën tim të tretë” tha Anisa.

Për Anisën pati shumë fjalë të mira dhe lavdata, pati edhe shumë prej atyre që kërkuan që Anisa të vazhdonte të shkruante. Më pastaj Anisa edhe për disa orë shpërndau libra miqve të shumtë, të cilët donin të kishin si kujtim librin me dedikim nga ajo./KultPlus/

Limaj: Nismës do të jetë forcë e fuqishme në Kosovë

0

F. Limaj  numer 1Më tetë qershor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se synim i partisë së tij është rimëkëmbja ekonomike, ndryshimi i formës së qeverisjes dhe forcimi i shtetit ligjor.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, ju sapo keni filluar rrugëtimin tuaj drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe është një kohë mjaft e shkurtër midis themelimit të Nismës suaj dhe këtyre zgjedhjeve. Çfarë prisni prej tyre?

Fatmir Limaj: Ju i përmendët ato dhe është e vërtetë që ne për një kohë të shkurtër jemi themeluar dhe menjëherë ka ardhur koha e fushatës elektorale dhe natyrisht kjo paraqet vështirësi për një subjekt të ri politike. Por, megjithatë, duke parë atë që kemi parë në terren, nevojën dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshime, mospajtimin e qytetarëve me gjendjen aktuale dhe e kanë kthyer si domosdoshmëri nevojën për të pasur freski dhe ndryshime në këtë qeverisje të deritanishme, ne presim që Nisma për Kosovën të jetë një befasi e këndshme në Parlamentin e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Dhe pse një qytetar i Kosovës duhet të votojë për Nismën?

Fatmir Limaj: Së pari, vendi ka nevojë për një qasje tjetër ndaj shtetit, politika tjera ndaj shtetit. Ju keni parë premtime të ndryshme që sot po shfaqen anekënd Kosovës. Nisma për Kosovën mendon që gjëja më e rëndësishme në vendin tonë është ndryshimi qasjes ndaj institucionit, ndaj shtetit, ndaj qytetarit, ndaj institucionit të pavarur dhe futjen e një filozofie ndryshe. Në nuk zbulojmë asgjë, por vetëm të kthehemi tel ligji, tek institucionet, duke i respektuar ato ligje që i kemi nxjerrë, duke respektuar pavarësinë e institucioneve, duke deleguar përgjegjësitë nëpër institucione dhe jo duke e identifikuar shtetin me individin.

Zëri i Amerikës: Çka i ofroni konkretisht qytetarit të Kosovës?

Fatmir Limaj: Atë që e thashë – transparencën. Ndryshimi i qasjes dhe një mentalitet qeverisës demokratik i cili kontrollohet nga institucionet dhe vendimmarrja kthehet aty ku duhet – tek qytetarët, ose te përfaqësuesit e qytetarëve. Qytetarëve të republikës i kthejmë një politikë tjetër ekonomike, dmth Kosova ka nevojë të tejkalojë një politikë kaotike. Në mungesë të një programi ekonomik ka krijuar një kaos. Gjendja ekonomike në vend është jashtëzakonisht e rëndë, pothuajse alarmante. Çdo ditë kemi shtim të varfërisë. Thjeshtë qytetarët e Kosovës dhe vet shteti i Kosovës është kthyer në një shtet mbijetese. Në mbijetojmë. Një familje kosovare sot mbijeton, madje vet shteti i Kosovës mbijeton duke mos pasur hapësira të reja, duke mos ofruar investime të reja, duke mos ofruar mundësi qytetarëve. Ajo që ne u premtojmë qytetarëve të vendit tonë është kthimi i mundësisë dhe shpresës për të ecur më mirë. Dhe kjo përsëri përmblidhet në ndryshimin e qasjes ndaj vetes sonë, ndaj shtetit tonë. Dhe mbi të gjitha, Nisma për Kosovën tenton që përmes programit të saj ekonomik të transformojë ekonominë e Kosovës nga një ekonomi kaotike e pambrojtur, e pa stimuluar, e egër, që shteti e ka lënë në stihi, të kthejmë në ekonomi prodhuese e këmbyer me shërbime. Dmth ekonomi prodhuese – shërbyese që do të hapte perspektiva dhe mundësi të reja për gjeneratat e reja që të kenë perspektivë në vendin e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, ju personalisht por edhe një pjesë e bashkëpunëtorëve tuaj keni qenë pjesë e pushtetit në Kosovë kur keni pasur fuqinë për të bërë këto ndryshime. Përse nuk e shfrytëzuar atë rrugë?

Fatmir Limaj: Atëherë kur kemi qenë, e kemi bërë. Besoj se pikërisht kjo është karta jonë. Kur ne e kemi pasur hapësirën dhe mundësinë dhe ju e dini, kemi bërë transformime të mëdha. Bile mendoj se kanë qenë transformime të papara në regjion, sepse ne atëherë kemi ditë dhe kemi guxuar të marrim vendime të rëndësishme për vendin tonë në sektorët që kemi pasur. Dhe pikërisht ajo duam të bëjmë është kjo: t’i kthehemi vetvetes, t’u japim përparësi njerëzve që punojnë, njerëzve që e duan punën dhe janë të gatshëm të marrin vendime për të realizuar projekte të mëdha. Dhe pikërisht atë po e bëjmë. Ju shikoni katër vitet e fundit. Për katër vitet e fundit kjo qeverisje nuk ka arritur asnjë projekt serioz ta hapë ose ta mbyllë. Për katër vitet e fundit ne kemi zvogëlime të biznesit. Vetëm muajt e fundit, sipas statistikave zyrtare, mbi 65e biznese janë mbyllur. Kjo nënkupton mbyllje të vendeve të punës, kjo nënkupton të ardhura më pak në buxhetin e Kosovës, kjo nënkupton zbehje të atmosferës për të investuar dhe me këtë logjikë dhe me këto statistika, ju dilni e premtoni vende të reja të punës, tregon që deri tani kemi parë një qasje joserioze, më tepër sesa joserioze të institucioneve ndaj ekonomisë dhe në tërësi ndaj vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, më herët e përmendët çështjen e sundimit të ligjit, një çështje me të cilën ju jeni përballur një kohë të gjatë. A është kjo përballje dëshmi se po vendoset sundimi i ligjit në Kosovë?

Fatmir Limaj: Ajo që thatë ju është dëshmi që ka njerëz që këtu e respektojnë ligjin dhe ka njerëz që këtu e duan ligjin dhe ka njerëz që pavarësisht a është e drejtë apo e padrejtë, tregojnë se ku mbrohet e drejta apo padrejtësia. Është vetëm një vend. Respektimi i ligjit dhe gjykatat. Dhe aty është vendi ku ju e nxirrni krejt atë që keni me thënë. Mua më vjen mirë që unë jam shembull konkret i asaj që pavarësisht e drejtë apo e padrejtë, jam njeri që vazhdimisht i jam përgjigjur dhe i kam respektuar ligjet dhe vendin tim, sepse në fund të fundit kjo është detyrë e çdo qytetari. E mbi të gjitha, të atyre që quhen si personalitete publike. Shpresoj të shërbejë si shembull edhe për të tjerët, sepse, nuk mjafton vetëm të thirresh në emër të ligjit “askush mbi ligjin”. Por edhe atëherë kur ligji ju godet ose nuk ju godet edhe me të drejtë edhe me të padrejtë, kur ju thërret ligji ju duhet t’i përgjigjeni në mënyrë dinjitoze si qytetar dhe si njeri i qytetëruar i këtij vendi.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, çështja e sundimit të ligjit, sa herë që shtrohet për t’u diskutuar përfshinë zakonisht edhe situatën në veriun e Kosovës ku ka filluar një farë procesi i integrimit nëpërmjet bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse vini në pushtet, çfarë do të jetë qasja juaj ndaj këtij procesi?

Fatmir Limaj: Qasja jonë është bisedime, takime, diskutime, gjetje të rrugëve të bashkëpunimit fqinjësor, gjetja e rrugës së bashkëpunimit dhe integrimit të të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Kjo është qasja dhe ne pa pushim do të punojmë në këtë drejtim. Mirëpo, asnjëherë dhe për asnjë rast duke mos rrezikuar integritetin tonë, duke mos rrezikuar sistemin unik të drejtësisë së këtij vendi, duke mos rrezikuar sistemin unik të sigurisë së këtij vendi dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi. Çdo gjë tjetër, në çdo kohë dhe në çdo moment, ne do të vazhdojmë që të ndërtojmë ura të komunikimit dhe bashkëpunimit me vendet fqinje, duke respektuar interesat e secilës palë veç e veç.

Zëri i Amerikës: Më lejoni të kthehem të urat e komunikimit brenda Kosovës. Nëse hyni në parlament, me kënd e shihni veten më afër?
Fatmir Limaj: Nisma për Kosovën ka dalë para qytetarëve me një koncept dhe me nevojën për ndryshim. Ne mendojmë që interesi i vendit tonë është sot të kemi një ndryshim në qeverisje. Jo vetëm në Kosovë edhe në Ballkan, Shikoni, klasat politike në rajon shumë kanë nevojë të freskohen herë pas here. Do të ishte e dëmshme për vendin tonë që të vazhdohet më një elitë politike ose me një grupacion politik për tetë vite e më tepër sesa tetë vite. Kjo qeverisje edhe sikur të kishte qeverisur mire për tetë vite, ka nevojë të shkojë sepse nevoja e vendit është për ndryshim. Prandaj, koncepti i nismës dhe ajo me të cilën Nisma ka dalë para qytetarëve të Kosovës është se kërkon votën për ndryshim. Dhe natyrshëm në, dhe kjo është ajo që na dallon nga të tjerët, do t’u qëndrojmë vlerave dhe parimeve tona, Nisma për Kosovën edhe nesër në parlament do të mbështesë një qeverisje ndryshe nga ajo që ka qenë deri sot.

Zëri i Amerikës: Dhe kjo qeverisje ndryshe po të marrim pjesëmarrjen e deritashme të partive në pushtet, gati që mbetet vetëm një parti…?

Fatmir Limaj: Jo nuk mendoj që është ndryshe. Pjesëmarrja e partive të tanishme në pushtet s’ka asnjë qeverisje ndryshe. Është vazhdim i një qeverisjeje dhe si e tillë nuk do të ishte në shërbim dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Dhe Nisma për Kosovën, nuk do të jetë pjesë e një qeverisjeje e cila e ka një mentalitet ose e ka një sjellje ndaj shtetit siç e ka pasur për këto katër vitet e fundit.

Zëri i Amerikës: Atëherë me kë do t’ju mbetej bashkëpunimi?

Fatmir Limaj: Atëherë me të gjitha forcat tjera politike me të cilat do të na bashkonte programi. Nisma për Kosovën, nuk e e sheh imperativ jetësor qeverisjen. Nisma për Kosovën i ka disa parime të cilave u beson. Në qoftë se e kemi një program të përbashkët, nëse zotimet që i kemi shfaqur para qytetarëve do të shihen dhe do të gjejnë vend në atë program qeveritar, natyrisht nisma do të jetë pjesë e një qeverisjeje të tillë. Por, në qoftë se nuk do t’i ketë këto hapësira për të cilat po flas, atëherë zëri i Nismës do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në shërbim dhe interes të qytetarëve, të atyre që na kanë votuar në parlamentin e Kosovës.

Gjini: LDK, çka iu ka gjetur more?

0

ArdianGjini-aakNënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aridan Gjini ka kritikuar LDK-në, e cila në hapje të fushatës kishte ftuar ish-ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mikulas Dzurinda, i cili publikisht ka dalë kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjini në profilin e tij në “Facebook”, siç raporton’Epoka e Re”, ka shkruar se ish-presidenti Rugova sikur të ishte gjallë nuk do ta ftonte një njeri, i cili është kundër pavarësisë.

“Nuk besoj se presidenti Rugova do të pranonte që fushatën e tij ta hapte një njeri që lobon kundër pavarësisë se vendit. Oooo LDK çka iu ka gjetur more?”, ka shkruar Gjini.

Kandidatët e PDK-së takohen më elektoratin e fshatit Landovicë

0

foto landovicPartia Demokratike në Prizren, ka mbajtur tubim elektoral me anëtarët dhe simpatizantët në fshatin Landovicë.

Të pranishëm në kët tubim kanë qenë kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës Nait Hasani, Zarije Jusufi, Nezir Çoçaj, Naser Berisha dhe Luljeta Veseli-Gutaj.

Ata shpalosën programin e PDK-së, ku përfshihen të gjitha fushat dhe plotësohet kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, në veçanti kërkesat e Përdrinisë.

Kandidati për deputet nga kjo trevë Nait Hasani kërkoi nga të pranishmit të votohet Partia Dekomkrati dhe kryetari dhe i PDK-së Hashim Thaçi dhe kandidatët e Komunës së Prizreit.

“Kërkoj që të keni kujdes, sepse gjatë këtyre ditëve mund të ju vizitojnë shum parti politike apo kandidat, por ju zgjedhin ardhmërinë e vendit”, tha Hasani.

“ Ata të cilët e fituan luftën ata të cilët ua sollën pavarësimin e vendit dhe shpresoni se po këta njerz do të sjellin edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, e asesi mos i besoni atyre njezëve të cilit ishin kundër të gjata këtyre të arituave, ata të cilët pengun ndritjen e shtatoreve të Xhevat Berishës dhe komandan Kumanovës”

“Mos iu besoni atyre të cilët një kohë luftun dhe u shpërblyen me gazin të të helmët dhe tani janë bashkuar me rivalin tonë politik, të cilët po mundohen të na mundin”

“Por, ne iu themi se asnjëherë nuk mund të ndodhë, kjo sepse PDK-së është afër qytetarëve me plotësimin e kërkesave të tyre siç është rregullimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore ndërtimin e shkollave,hapjen e Universitetit të Prizrenit”.

“Kërkoj nga të gjithë anëtarë dhe simpatizantët e PDK-së të votohet Misioni i Ri për Kosovën i hatuar nga PDK-ja dhe kryetari Hashim Thaçi”.

Një ditë më parë fshatrat e Përdrinisë i ka vizituar edhe zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga kandidatët për deput Nait Hasani,Zarije Jusufi dhe Munir Basha.

Zëvendëskryetari Kadri Veseli, ka takuar struktura e PDK-së, në fshatrat e Përdrinisë dhe ka vizituar disa fermer, bujqë dhe afarist të suksesshëm dhe ka kërkuar nga të gjithë një mobilizim të përgjithshëm që me 8 qershor të votohet PDK-ja dhe kandidati për mandatin e tretë të kryeministrit, Hashim Thaçi./PrizrenPress.com/

West-Kardashian shijojnë muajin e mjaltit në Irlandë

0

Kim Kardashian dhe Kanye WestÇifti i sapomartuar Kim Kardashian dhe Kanye West po shijojnë muajin e mjaltit në Irlandë. Përgjatë mbrëmjes së të mërkurës, Kim dhe Kanye vizituan 2 kinema. Çifti ishte veshur me të zeza dhe mbanin syze të errëta.

Përgjatë ditëve të muajit të mjaltit ata kanë shijuar filmat më të fundit si Godzilla, X Men: Days of Future Past, Bad Neighbours, Blended dhe Maleficent. Kim dhe Kanye u fotografuan duke dalë nga një kinema në Portlaoise të mërkurën pasdite dhe më pas shkuan në një tjetër kinema në Tullamore, rreth 20 milje larg.

Çifti ekstravagant zgjodhi të kalojë muajin e mjaltit në Irlandë, vend i ftohtë dhe në relaks total dhe jo në një vend ekzotik dhe me diell.

Në profilin e saj zyrtar në “Twitter” ajo shtoi edhe mbiemrin e bashkëshortit të saj duke u bërë Kim Kardashian-West.

Çifti e kaloi mbrëmjen e tij të parë në kështjellën Oliver në Ardpatrick, në qytetin e Limerikut. Të martën, të sapomartuarit shijuan edhe një ngjitje me biçikletë në malin Ballyhoura.

Pitt goditet në fytyrë në premierën e filmit ‘Maleficent’

0

bradpittBrad Pitt ishte viktima e radhës e gazetarit ukrainas, Vitalii Sediuk, i cili e goditi në tapetin e kuq teksa ai merrte pjesë në premierën e filmit “Maleficent”, me protagoniste partneren e tij Angelina Jolie.

Në atë moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë duke e ndaluar dhe arrestuar 25-vjeçarin.

Aktori nuk ishte pranë Jolie kur sulmi ndodhi, por duke nënshkruar disa autografe për fansat e tij.

Gazetari ukrainas kaloi barrierën dhe e goditi në fytyrë Brad Pitt-in. Nuk dihet nëse ky lloj sulmi kishte ndonjë parapavijë, por e vërteta është që ukrainasi është i njohur për shfaqje të tilla në tapetin e kuq.

Së fundmi ai ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Kanës, ku vendosi të futej në mënyrë të fshehtë poshtë fustanit të një aktoreje.

Brad Pitt, së bashku me fëmijët shoqëronin Angelina Jolie në premierën e filmit të saj më të ri “Maleficent”, prodhim i Disney.
/ Top Channel

Ja cilët meshkuj preferojnë femrat për seks

0

Pornografia-ciftiSipas studimeve, femrat preferojnë më tepër meshkujt e ngrysur, ndërsa meshkujt e lumtur nuk preferohen edhe aq shumë, për shkak se femrat i shohin meshkujt me ndryshime të shpeshta humori.

Meshkujt që buzëqeshin nuk duken shumë të fortë, të fuqishëm apo mashkullorë, ndërsa ata që janë pothuajse gjithnjë hijerëndë duken të fuqishëm dhe arrogantë.

Studimi këshillon se buzëqeshja e ëmbël nuk do t’ju ndihmojë për të hyrë në zemrën e një femre, përkundrazi.
Zemra e femrave ka më shumë gjasa të rrahë për meshkujt e ngrysur dhe të krekosur. Përfundimet surprizuese mund të ndihmojnë shpjegimin e mitit të “djalit të keq”.
Ekspertët arritën në përfundimin se buzëqeshja i bën meshkujt të duken më të dobët dhe të pafuqishëm, kur janë në momente flirtimi me femrat.

Nga ana tjetër, meshkujt janë shumë më të tërhequr nga femrat e lumtura dhe të buzëqeshura. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ato duken më të afrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Kërkimi i kryer nga një skuadër psikologësh, mund të ndikojë te meshkujt duke i bërë ata të ndryshojnë sjelljen e tyre gjatë takimeve të para apo të ndryshojnë fotot e tyre në rrjetet sociale duke i zëvendësuar me të ngrysura.

Xhesika Treisi, drejtuesja e studimit u shpreh: “Një fytyrë e buzëqeshur është kryesore për të ndërtuar marrëdhënie të mira shoqërore, por kur vjen puna te tërheqjet seksuale, ajo nuk jep siguri”. Megjithatë, psikologët thonë se një buzëqeshje e vogël, mund t’ju bënte në fakt të dukeshit tërheqës.

Ky studim zbuloi se meshkujt dhe femrat i përgjigjen në mënyra të ndryshme emocioneve, përfshirë këtu edhe buzëqeshjeve. Studiuesit dolën në përfundimin se femrat ishin më pak të tërhequra nga buzëqeshja, meshkujt e lumtur dhe se preferonin ata që dukeshin më krenarë dhe të ngrysur.

Pjesëmarrësit meshkuj në studim ishin më të tërhequr nga femrat e qeshura, të cilat dukeshin të lumtura dhe më pak të tërhequra nga femrat që dukeshin krenare dhe me shumë vetëbesim.
Kërkuesit nga universiteti “British Columbia” në Kanada, i kërkuan më shumë se 1000 të rriturve, të jepnin shkallën e tërheqjes së tyre seksuale në lidhje me shumë foto të seksit të kundërt.
Në foto tregoheshin meshkuj dhe femra që përjetonin emocione të ndryshme si për shembull të buzëqeshur, seriozë, të mërzitur, të turpëruar, krenarë, me kokën ulur ose me sytë mënjanë.

Hulumtuesit u shprehën se ata eksploruan përshtypjen e parë që linte çdo imazh te pjesëmarrësit.
Atyre nuk iu kërkua të gjykonin për personat që dëshironin t’i kishin partnerë jete, por vetëm për ata që u dukeshin më tërheqës seksualisht.

Dr. Treisi u shpreh se tërheqja seksuale ka evoluar gjatë shekujve dhe diferencimeve kulturore.
Për shembull, teoritë evolutive këshillojnë se femrat mund të tërhiqen më shumë nga meshkujt që shfaqin krenari, sepse në këtë mënyrë ata manifestojnë statusin e tyre shoqëror, kompetencat dhe aftësitë e tyre te partnerja.
Dr. Beall shton se shprehja e krenarisë është tipar i meshkujve me trup muskulor dhe të fortë. Në studimet e mëparshme tregohej se karakteristikat fizike të meshkujve me trup të zhvilluar e muskuloz, nuk kalonin pa u vënë re prej femrave, të cilat i pëlqenin shumë këta lloj meshkujsh

Vedat Ademi së shpejti këngë të re

0

vedat ademi kengetarKëngëtari i njohur Vedat Ademi i cili ka bërë emër përmes muzikës së tij të mirëfilltë, ka treguar se së shpejti do të vijë në publik me nj këngë të re. Këtë këngëtari e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në ‘Facebook’.

“Coming Soon New Song…Stay Tuned. (Së shpejti kënga e re…Rrini në pritje), ishte ky mbishkrimi i Vedatit karshi fotos. Ndërkaq këngëtari nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth këngës së re, e vetmja që dihet është se shumë shpejt do të jetë në duart e publikut. Ndryshe kohë më parë për Tribuna këngëtari ka treguar se është duke punuar në albumin e tij.

Ja si ka ndryshuar Kelly Brook në një dekadë

0

brookAjo vazhdon gjithmonë të ekspozojë gjoksin.Fiksimi i saj kanë qenë ‘selfie’-t, që nga viti 1999 e deri më tani.

Por Kelly Brook ka treguar se sa shumë ka ndryshuar trupi i saj në një dekadë.

Modelja seksi ka postuar disa foto të saj në vitin 1999, me një xhaketë të kuqe.

Dallimi është i qartë. Tani Brook është më seksi.