Home Blog Page 848

ShKA “Bresana” merr çmimin special në edicionin e parë të festivalit “Pushka e Lirisë”

0
Shoqëria Kulturore Artistike “Bresana” ka njoftuar se ka marrë tri çmime në edicionin e parë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Pushka e Lirisë” të mbajtur në Podujevë në nderim të Komandantit Zahir Pajaziti

Çmimi special i këtij festivali, sipas njoftimit, i ka takuar ShKA “Bresana”, derisa Sara Hajrullahi është shpallur valltarja me e mirë, dhe Muhamet Sinani është shpallur veterani i festivalit, raporton Telegrafi.

Festivalit Kombëtar Folklorik “Pushka e Lirisë” në Podujevë, në edicionin e parë ka mbledhur ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, juria e përbërë nga Zhani Ciko, Dilaver Kryeziu dhe Minella Kureta, ka ndarë çmimin special “Zahir Pajaziti” për ShKA “Bresana” nga Dragashi, derisa vendi i parë i ka takuar ansamblit “Vaçe Zela” nga Fieri; vendi i dytë ansamblit AKV “Shqiponja” dhe vendi i tretë ShKA “Kastriotët” nga Ferizaj.

Për grupet pjesëmarrëse janë ndarë edhe shumë çmime të tjera.

ShKA “Bresana” ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për korrjen e sukseseve të reja në festivale të ndryshme folklorike. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot, me diell por me vranësira të shpërndara

0
Moti sot në Kosovë pritet të jetë me diell dhe me vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sami Frashëri në jetën time

0
Shkruan: Ben Blushi

Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse Sami Frashëri shfaqet herë pas here, në jetën time.

Disa herë më sjellë fat, por ndonjëherë më sjell ters.

Kam mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.

Për katër vjet, më shumë nuk kam mësuar se kam mësuar. Shumicën e veseve i mora aty që nga cigarja, alkooli, bixhozi, vajzat dhe kopjet. Aty kuptova se një pjesë e madhe e lëndëve që bënim në shkollë ishin kot dhe që atëherë refuzova të mësoj gjëra që nuk më pëlqenin. Në përgjithësi “Sami Frashëri” më mësoi si të mos mësoj dhe prapë të marr nota të mira.

Kjo ishte një teknikë shumë e përhapur në atë kohë, të cilën sot nuk e mbaj mend dhe nëse do më kthenin prapë në gjimnaz, me siguri do kisha ngelur. Megjithëse të gjithë thonë se miqësitë më të rëndësishme të jetës janë ato që krijohen në gjimnaz, kjo nuk është e vërtetë për mua.

Shumë nga miqtë që kam pasur atëherë, nuk di më ku janë, disa nuk dua t’i takoj, disa nuk i mbaj mend fare, disa janë në emigracion dhe disa janë në burg. Me mësuesit e Sami Frashërit, mund të pije cigare në pushim, mund të mos mësoje dhe të falnin, mund të vije me vonesë dhe të pranonin, mund të hidheshe nga muri dhe bënin sikur nuk shihnin, mund të mbaje flokë të gjata dhe nuk t’i prisnin.

Ata bënin mirë çdo gjë, me përjashtim të mësimit, jo sepse nuk ishin të aftë, por sepse shkolla, në fund të viteve 1980, ishte vjetëruar si çdo gjë tjetër në Shqipëri. Përveç një mësuesi që jepte lëndën ushtarake dhe që ishte një katil shpirtzi, që të shkulte veshin dhe të telendiste nëse nuk bindej se t’i ke aftësinë të vrasësh me kallashnikov, të gjithë mësuesit e tjerë ishin njerëzorë. Në atë kohë mësuesit quheshin shoqe dhe shokë, titull të cilin unë, për shkak të moshës nuk e meritova kurrë dhe prandaj nuk e di se çfarë mësuesi do isha bërë sikur të isha edhe vetë shoku Beni.

Unë u diplomova për gjuhë letërsi dhe me shumë gjasë do isha bërë mësues Beni, në fshatin Iballë të Pukës, ku më emëruan dhe ku nuk shkova, sepse për fat koha ndryshoi. Tani që e mendoj, në gjimnazin ”Sami Frashëri” kam mësuar një nga gjërat që më kanë vlejtur më shumë në jetë: të shkruaj shpejt. Gjatë lëndës së hartimit,që në atë kohë zhvillohej në dy orë, unë e mbaroja hartimin orën e parë, sepse mezi prisja që orën e dytë të pija konjak në rrugën e Dibrës, disa metra larg gjimnazit ”Sami Frashëri”, ku mësova të gjitha veset e bukura të jetës.

Herën e dytë Sami Frashëri, erdhi në jetën time si ters. Pasi u rrotullova disa javë në gjithë Tiranën, më në fund gjeta selinë e partisë që krijova në nëntor 2016, në rrugën “Sami Frashëri”, e cila shërben për të lidhur disa gjëra bashkë, përfshi unazën me bllokun, Drejtorinë e Policisë me Drejtorinë e Doganave dhe hamallin shqiptar Myslym Shyri, me Presidentin e 28 amerikan Woodrow Wilson.

Libra u vendos në katin e dytë në një pallat të kësaj rruge, që siç thashë lidh disa gjëra që nuk lidhen dhe ndoshta prandaj aty erdhën qindra njerëz, disa për t’u lidhur, disa për të mbushur pasditet e mërzitshme, disa për të pirë një kafe falas dhe disa për të kuruar shenjat e para të depresionit që vitet e fundit është shumë i përhapur në Tiranë. Nëse zyrat e Librës nuk do ishin në rrugën “Sami Frashëri”, por të themi në një rrugë më modeste, që mbante emrin e ndonjë marangozi apo ndonjë karrocieri komunist, unë do e kisha më të lehtë të vija rregull mes qindra njerëzve të cilët besuan se të jesh i barabartë, siç ua premtova sinqerisht, do të thotë mos marrësh asnjë vendim.

Vetëm me gjashtë muaj punë, Libra mblodhi 20 mijë vota, por nuk fitoi asnjë mandat dhe aty kuptova diçka që nuk e kisha besuar: të varfërit votojnë gjithmonë për të pasurit, aty ku Libra nuk bënte pjesë si partia më e varfër dhe më e plaçkitur ndonjëherë. Megjithëse ato muaj kam ecur mesatarisht nga 10 kilometra në ditë, duke humbur disa kile, bashkë me mandatin tim të deputetit, çka më fut në historinë e shkurtër të Librës si të vetmin njeri që humbi diçka, në fund, si kompensim, fitova dy cilësi që nuk i kisha: e para që t’i njoh të çmendurit pa folur dhe e dyta që t’i administroj pa i takuar. Përveç të çmendurëve me shumicë, të cilët i kandidova për deputetë për t’i kuruar, Libra kishte vetëm një seli te rruga “Sami Frashëri”, e cila nëse do ishte një rrugë me kërkesa më të ulëta ndoshta do më kishte sjellë më pak ters.

Hera e tretë, kur Sami Frashëri hyri në jetën time ishte para dy ditësh, në datën 31 tetor 2024, kur Bashkia e Belshit më dha çmimin “Sami Frashëri” për romanin Komploti.

Ky roman që tregon si mund të jetë Shqipëria në vitin 2044, duket sikur ka marrë pak erë nga faqet e fundit të librit të Sami Frashërit me titullin, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë”. Ata që mezi presin të më djegin me zjarret që ndez vetë, do thonin me të drejtë, se nëse libri im e parashikon Shqipërinë shumë keq, Sami Frashëri, në librin e tij, e parashikon shumë mirë. Pikërisht në këtë libër, Sami Frashëri, ka shkruar se Belshi, ky qytet i mrekullueshëm mes 84 liqeneve, mund të ishte kryeqyteti i Shqipërisë.

Nëse ata që vendosën të bëjnë Tiranën kryeqytet, do ta kishin dëgjuar, me siguri historia e Shqipërisë do kishte qenë shumë më e qetë dhe bejlerët e egër të Tiranës, përfshirë Esad Pashën, do kishin bërë më pak dëm. Ndoshta Princ Vidi, do kishte ndërtuar një pallat buzë liqenit të Sefaranit, apo liqenit të Baromit, apo atij të Hasanit, dhe Esadi me tiranasit e tij të dhunshëm, nuk do t’a kishin zbuar dot. Me një Mbret gjerman, sot do ishim një mbretëri e rregullt, në mes të Ballkanit të çrregullt, të cilën italianët nuk do ta kishin pushtuar dhe komunistët nuk do kishin ardhur në pushtet sepse nuk do kishin nga kush të na çlironin.

Ndoshta për të nderuar këtë propozim të pafat, Bashkia e Belshit ka themeluar cmimin letrar “Sami Frashëri” që dje ma dhanë mua dhe prandaj i falenderoj shumë, sepse siç thashë, e sollën për të tretën herë Sami Frashërin në jetën time, por këtë herë me fat.

Në Prizren është mbjellë 70% e sipërfaqes së tokës bujqësore me grurë

0

Fermerët e Komunës së Prizrenit janë në vlugun e punës për mbjelljet e vjeshtës.

Gani Zylfiu nga Krusha e Vogël e Prizrenit, thotë se kushtet për mbjelljen e grurit janë shumë të mira.

“Koha është jashtëzakonisht e duhur, koha e mirë që nuk mbahet mend, lagështia është e mjaftueshme, puna po bëhet me intensitet të lartë, gjysmën i kam mbjellë dje, pjesën tjetër mendoj që brenda tre katër ditëve ta mbaroj. Sa u përket subvencioneve, dje i kemi marr një pjesë, po shpresojmë se shpejt do ti marrim edhe pjesën tjetër”, tha për RTK, Gani Zylfiu, fermer në Krushën e Vogël.

Edhe në Piranë të Prizrenit fermerët nxitojnë të mbjellin, pasi kushtet klimatike po u ofrojnë atyre shumë mundësi për ta përfunduar këtë proces. Por shqetësim kryesor është rënia e numrit të bujqve.

Fara e grurit këtë vit është importuar në kohë nga vendet e rajonit dhe fermerët kanë marrë këshillat e duhura nga agronomët, thotë drejtori i Bujqësisë, Bexhat Bytyqi.

“Për farë të grurit këtë vit dhe për mbjelljet do të mbajmë trajnimet në pranverë, i kemi planifikuar, ku do ti informojmë fermerët për paraqitjen e sëmundjeve dhe trajtimin”, tha Bexhat Bytyqi, drejtor i bujqësisë – Prizren

Sipas drejtorit të Bujqësisë, Bexhat Bytyqi, në Prizren rreth 30% e fermerëve po presin subvencionimin e shtetit për këtë kulturë.

Interesimi për mbjelljen e kësaj kulture është rritur, ndërsa në Prizren pritet të mbillen rreth 2500 hektarë grurë./rtk/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ylli ‘shkrin’ Borën

0

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e tretë radhazi, duke mundur Borën me rezultat 73:69 (18:14, 18:15, 20:20, 17:20).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës së tetë të ProCredit Superligës.

Takimi ishte interesant dhe me kthesa në rezultat, derisa vendimtar në fund ishte Arian Qallaku me 11 pikë në minutat e fundit.

Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 12:2, por më pas u rikthyen prishtinasit, derisa çereku i parë përfundoi 18:14, derisa për një nuancë vendasit ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 36:29.

Vendasit kishin epërsi deri në 12 pikë në periodën e tretë 52:40, derisa skuadra prishtinasit rikthehen në çerekun e fundit për të kaluar në epërsi 56:60, por vendimtar ishte Arian Qallaku me 11 pikë, nga 14 sa i shënoi në total, për fitoren 73:69.

Jakorie Smith kishte 13 pikë e 11 kërcime për Yllin, ndërsa Gëzim Morina shtoi 12 pikë e 12 kërcime, ndërsa Jalen Graham kishte 25 pikë e dhjetë kërcime për Borën.

Golden Eagle Ylli ka pesë fitore e tri humbje, kurse Bora një fitore e shtatë humbje.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prishtina mposht Prizrenin me 20 pikë dallim

0

Sigal Prishtina ka fituar sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 100:80 (33:19, 22:23, 22:16, 23:22), në javën e tetë të ProCredit Superligës.

Pas një fillimi të baraspeshuar 14:13, vendasit u shkëputën deri në 14 pikë epërsi, duke e fituar çerekun e parë 33:19. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë, dyfishuan epërsinë në 46:23, por prizrenasit u rikthyen, për të afruar shifrat në 46:36, kurse pjesa e parë përfundoi 55:42.

Kryeqytetasit kontrolluan lojën edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar me 20 pikë dallim, 100:80.

Damiree Burns ishte më i miri te vendasit me 23 pikë e 18 kërcime, derisa te mysafirët u dalluan John Walker me 15 pikë e shtatë kërcime dhe Lenzelle Smith me 15 pikë e shtatë asistime.

Sigal Prishtina ka pesë fitore e tri humbje, derisa Proton Cable Prizreni dy fitore e gjashtë humbje.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes nëna nga Prizreni që iu bëri konak ushtarëve të UÇK-së

0

Ka vdekur Zyhra Sallauka, gruaja e cila iu bëri konak luftëtarëve të UÇK-së.

Ajo është nëna e luftëtarit Skender Sallauka.

Lajmin hidhur përmes Facebookut e dha Sami Lushtaku, një nga eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushtaku me këtë rast u shpreh i pikëlluar.

“Nëna Zyhrë ishte një grua burrërore, që në vitet më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugës për në Shqipëri dhe anasjelltas, na ka mbajtur në konakun e saj e na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkatdhetarëve tjerë. Do ta kujtojmë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike.Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi ai në Facebook.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

11 vjet nga vdekja e publicistit, Adnan Abrashi

0

Sot janë bërë 11 vjet nga vdekja e publicistit të njohur, Adnan Abrashi, një figurë e rëndësishme e mediave në Kosovë.

Historiani Sheradin Berisha e vlerwson lartw figurën e Adnan Abrashit.

“Vdekje e tij ishte një humbje e madhe për politikën shqiptare, familjen Abrashi dhe për të gjithë kombin shqiptar”, shkruan ai.

“Abrashi ishte një figurë e rëndësishme, e njohur për kontributet e tij në fushën e politikës dhe për angazhimin në çështjet kombëtare”.

Vdekja e tij, sipas Berishës, ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në skenën politike dhe në jetën shoqërore shqiptare.

“Kjo tregon se si figura të tilla ndikojnë në zhvillimet historike dhe politike të një kombi”.

Abrashi ishte jurist dhe një aktivist i palodhur, i njohur për kritikat e tij ndaj fenomeneve negative në shoqërinë tonë.

Ai kontribuoi në shumë media në Kosovë dhe Shqipëri, duke ofruar një zë të fortë për çështjet sociale dhe politike.

Shkrimet e tij mbeten një frymëzim për shumë gazetarë dhe aktivistë, duke promovuar vlerat e drejtësisë dhe transparencës./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjendja e fëmijës që u plagos nga vëllai në Suharekë është stabile

0

Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK.

Për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes së ekzaminimeve.

“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla për Klankosova.tv.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prishtina sfidon Prizrenin, Ylli përballet me Borën

0

Elita e basketbollit kosovar sot vjen me dy sfidat e fundit dhe mjaft interesante në kuadër të xhiros së tetë.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës.

Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.

Superliga/Java 8

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora