18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8491

Provime të kopjuara, mësuesit do hiqen nga puna

0

Suhareke-testi maturesProvimet e maturës në të gjitha shkollat e vendit do të mbikëqyren nga 3500 administratorë, të cilët nuk duhet të jenë mësues që kanë njohje me maturantët.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të gjithë personat që do të përfshihen në procesin e maturës do të firmosin një kontratë dhe në rast se vihen re shkelje, masat që merren ndaj tyre janë, jo vetëm largim nga puna, por edhe burg. Një ndër shkeljet që mund të penalizojë mësuesit që janë në funksionin e administratorit është kopjimi i maturantëve, por edhe dalja e sekretit të tezës së provimit.

“Zyra e Kosovës” e quan cinike ofertën për ndihmë të FSK-së në Serbi

0

FSK-marrshE ashtuquajtura zyrë për Kosovën ka kumtuar se është tmerruar me, siç ka thënë ajo, me cinizmin e autoriteteve të Prishtinës, që Beogradit i kanë ofruar ndihmën e njësive speciale të FSK-së.

“Zyra për Kosovën është tmerruar me cinizmin dhe me pa korrektësinë e pushtetit të Prishtinës,i cili, përmes të të ashtuquajturit ministër Agima Çeku i ofroi Beogradit ndihmë të njësive speciale për mbrojtje nga katastrofat natyrore nga Forcat e Sigurisë së Kosovës me theksimin se ato kanë vullnet të shkojnë me pajisje në Serbi nëse këtë e kërkon Qeveria e Serbisë”, thotë kumtesa që e publikon B92.

Në kohën kur në Serbi numërohen viktimat dhe evidentohen dëmet e bëra nga vërshimet e pa mbajtura ndër mend deri më tash, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ofron ndihmë të atyre forcave të cilat, siç thotë kumtesa, populli serb në Kosovë i mban në mend vetëm për të keq

“Të dala nga mëngët e famëkeqes të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovë, Forcat e Sigurisë së Kosovës asociojnë në shumë krime për të cilat heshtet, e të cilat, me formimin e Gjyqit Special Ndërkombëtar për Krime Lufte, më në fund, shpresojmë se do të zbardhen”, thotë kumtesa dhe shton se është e “palejueshme që derisa gjithë bota e qytetëruar në këtë moment bashkëndjen me Serbinë dhe dërgon ndihma të pakursyera, Hashim Thaçi shfrytëzon ditës e zisë që përmes medieve, me qëllime parazgjedhor, të promovojë të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës”, thotë kumtesa e kësaj Zyre. /Koha

Partitë të kënaqura me renditjen në fletëvotim

0

partit politike 2Përfaqësuesit e pesë partive më të mëdha në vend janë ndarë të kënaqur me numrat të cilët do t’i identifikojnë partitë e tyre në fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 58 do të jetë fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit. “Besoj se është numër i mirë. Besojmë se na sjell fat si dhe qytetarët e Kosovës do ta identifikojnë suksesin e tyre në katër vjetët e ardhshëm me numrin 58 dhe misionin e ri. Prandaj, numri 58, misioni i ri, kryeministri dhe PDK-ja të dalin fitues më 8 qershor”, ka deklaruar Kuçi.
Edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, beson se numri 54 do t’i sjellë fat kësaj partie më 8 qershor. Por, sipas tij, më i rëndësishëm se numri është programi që u ofrohet qytetarëve. “Bazohemi në programin tonë qeverisës që ua ofrojmë qytetarëve, në angazhimin dhe punën tonë në terren. Kurse sa i përket numrit 54, besoj se është i lehtë për t’u mbajtur mend nga qytetarët sepse ata e kanë ngulitur në kokë LDK-në, e cila ka bërë shumë për vendin. Prandaj, përveç punës dhe programi, besoj se edhe numri 54 do të na sjellë fat”, është shprehur Beqiri për “Epokën e re”. Kurse anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 35 nuk do të jetë numër i fatit, por numër i fitores më 8 qershor. “Nuk mbështetemi në fat, por në vlerat dhe konceptet tona politike. Numri 35 është vetëm një nga numrat, kurse alternativa qeverisëse e Vetëvendosje!-s është zgjidhja e vetme për zhvillim pozitiv të Kosovës. Nuk presim që 35-shi të jetë numër i fatit, por numër i fitores”, ka deklaruar Selimi.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se numri 44 do të sjellë fat dhe pas 8 qershorit Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër. “Besojmë se do të kemi fat me këtë numër sepse është numër i lehtë për t’u akceptuar nga qytetarët. Po ashtu, mendojmë se do të jetë një angazhim i AAK-së që ta arsyetojë këtë numër pasi besojmë se do të fitojmë. Edhe në zgjedhjet e 2004-s e kemi pasur numrin 44 dhe kemi pasur fat kur lideri Ramush Haradinaj është bërë kryeministër. Po ashtu, besojmë se edhe pas këtyre zgjedhjeve Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër”, ka deklaruar Isufi për “Epokën e re”.

E sekretari i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se numri në fletëvotime nuk paraqet ndonjë rendësi, pasi në zgjedhje nuk ka fat, por programi është ai që sjell besimin e qytetarëve. “Në zgjedhje nuk ka fat. Në zgjedhje ka besim të qytetareve dhe po besojmë se do ta arrijmë ta kemi në një masë të madhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për shkak të veprimit tonë të deritanishëm, por edhe për shkak të programit dhe vizionit që u ofrojmë qytetarëve të vendit”, ka deklaruar Makolli për “Epokën e re”. Përfaqësuesit e pesë partive më të mëdha në vend janë ndarë të kënaqur me numrat të cilët do t’i identifikojnë partitë e tyre në fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 58 do të jetë fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit. “Besoj se është numër i mirë. Besojmë se na sjell fat si dhe qytetarët e Kosovës do ta identifikojnë suksesin e tyre në katër vjetët e ardhshëm me numrin 58 dhe misionin e ri. Prandaj, numri 58, misioni i ri, kryeministri dhe PDK-ja të dalin fitues më 8 qershor”, ka deklaruar Kuçi.

Edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, beson se numri 54 do t’i sjellë fat kësaj partie më 8 qershor. Por, sipas tij, më i rëndësishëm se numri është programi që u ofrohet qytetarëve. “Bazohemi në programin tonë qeverisës që ua ofrojmë qytetarëve, në angazhimin dhe punën tonë në terren. Kurse sa i përket numrit 54, besoj se është i lehtë për t’u mbajtur mend nga qytetarët sepse ata e kanë ngulitur në kokë LDK-në, e cila ka bërë shumë për vendin. Prandaj, përveç punës dhe programi, besoj se edhe numri 54 do të na sjellë fat”, është shprehur Beqiri për “Epokën e re”. Kurse anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 35 nuk do të jetë numër i fatit, por numër i fitores më 8 qershor. “Nuk mbështetemi në fat, por në vlerat dhe konceptet tona politike. Numri 35 është vetëm një nga numrat, kurse alternativa qeverisëse e Vetëvendosje!-s është zgjidhja e vetme për zhvillim pozitiv të Kosovës. Nuk presim që 35-shi të jetë numër i fatit, por numër i fitores”, ka deklaruar Selimi.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se numri 44 do të sjellë fat dhe pas 8 qershorit Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër. “Besojmë se do të kemi fat me këtë numër sepse është numër i lehtë për t’u akceptuar nga qytetarët. Po ashtu, mendojmë se do të jetë një angazhim i AAK-së që ta arsyetojë këtë numër pasi besojmë se do të fitojmë. Edhe në zgjedhjet e 2004-s e kemi pasur numrin 44 dhe kemi pasur fat kur lideri Ramush Haradinaj është bërë kryeministër. Po ashtu, besojmë se edhe pas këtyre zgjedhjeve Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër”, ka deklaruar Isufi për “Epokën e re”.

E sekretari i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se numri në fletëvotime nuk paraqet ndonjë rendësi, pasi në zgjedhje nuk ka fat, por programi është ai që sjell besimin e qytetarëve. “Në zgjedhje nuk ka fat. Në zgjedhje ka besim të qytetareve dhe po besojmë se do ta arrijmë ta kemi në një masë të madhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për shkak të veprimit tonë të deritanishëm, por edhe për shkak të programit dhe vizionit që u ofrojmë qytetarëve të vendit”, ka deklaruar Makolli për “Epokën e re”.

Liberalizimi, jashtë agjendës zgjedhore

0

Pa visaLiberalizimi i vizave ka qenë njëri nga premtimet kryesore të fushatave të kaluara zgjedhore, qoftë në zgjedhjet qendrore apo edhe në ato lokale, por kjo çështje tashmë është harruar nga partitë politike, të cilat rrallë herë flasin për këtë proces, shkruan Zëri.

Sipas analistëve, partitë politike e kanë reduktuar premtimin për liberalizimin e vizave për shkak se këtij premtimi tashmë i ka humbur edhe kuptimi.

Jonida Vokshi: Pas seksit e dua një gotë verë

0

Jonida Vokshi-o sa mirePjesëmarrja në serialin “O sa mirë” ka bërë që Jonida Vokshi të jetë një nga personazhet më të dashur të ekranit atje, duke luajtur kështu rolin e vajzës së drejtorit, një student tekanjoze.

Në një intervistë të shkurtër për emisionin Prive, ajo thotë se është më mirë të jesh vajza e drejtorit se sa prezantuese seksi.

Jonida thotë se ka marrëdhënie shumë të keqe me sportin ndërsa i pëlqejnë më shumë bokser se sa tangat.

Refleksi i parë i saji pas seksit është të kishte një gotë verë.

Agolli: Duan të ndajnë Veriun nga Jugu

0

DriteroAgolli me cigareShkrimtari Dritëro Agolli, gjatë intervistës për gazetën Panorama, ka komentuar debatin e krijuar në fillim të këtij muaji për 5 Majin.

Ai shprehet se politika e ngatërron qëllimisht luftën me komunizmin, sepse do ta mohojë luftën.

“Ky është debat i kotë që zhvillohet. Ne kemi shumë festa fetare, na e prishi punën një 29 Nëntor apo një 5 maj”, nënvizon Agolli.

Agolli flet gjithashtu edhe për debatin mbi gjuhën.

“Gjuha nuk ndryshon me sistemin, erdhëm në demokraci dhe të ndryshojmë gjuhën. Nuk bëhet kjo gjë. Unifikimi i gjuhës nuk bëhet në demokraci, por bëhet kur formohen kombet. U bë në Francë, por edhe në Itali me Danten. Tani gjuha ka diversion, jo konversion. Sot gjysma e fjalëve të shqipes janë në anglisht. Nëse do të vazhdojë kjo tendencë e gjuhës shqipe, kam frikë se pas 100 vjetësh shqipes do t’i mbeten 5 fjalë dhe do të jetë zhdukur si gjuhë. Ka shumë gjuhë që janë asimiluar, si sanskritishtja. Mund të mbetet ndonjë rudiment i shqipes në zonat e thella malore, por me këtë ritëm, e sigurt që shqipja nuk do të ekzistojë”, shprehet Agolli.

Duke i konsideruar marrëzi tezat se Kosova të ketë gjuhën e vet, ai shton: “Naimi nuk përdor as fjalën penxhere, por i thotë dritare! Unë shoh tendencën e ndarjes së Shqipërisë, në Veri, i cili duhet të bashkohet me Kosovën, dhe Jugu të jetë shtet tjetër. Këtë duan të bëjnë”.

I pyetur mbi mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, ai thotë se kjo mundësi tani është reale.

Për sa i përket qeverisë “Rama”, Agolli komenton: “Formimi i kabineteve qeveritare, problemet që ka shoqëria, nuk duhen marrë si pikturë dhe si letërsi, nuk duhen marrë me formalizëm.

Duhet të heqim dorë nga formalizmi i të kuptuarit të gjërave. Gjërat nuk mund të bëhen siç mendon ti në letërsi apo pikturë. Më kujtohet se pas luftës, më 1945-n, të gjithë njerëzit e mençur dhe të ditur të kohës, që kishin qenë edhe nëpunës të qeverisë së Zogut, u bënë drejtues, drejtor banke, mjekë, inxhinierë, administratorë etj, ishin njerëz të shkolluar jashtë shtetit. Partizanët nuk kishin formimin dhe arsimimin e duhur në atë kohë. Ata u çuan në shkolla në Moskë, Çeki dhe pastaj zëvendësuan të vjetrit”.

Puthja franceze e Arian Çanit me modelen

0

arjani-300x198Seksi dhe ndikimi që ka ai në shoqërinë e sotme shqiptare është tematika e filmit artistik “Tirana ‘14”, një komedi që pasqyron realitetin e sotëm të shoqërisë sonë me një stil virtual të mbushur me situata komike, batuta pikante, por edhe skena të nxehta.

Pikërisht lidhur me këto skena, paraqitja e shkurtër e filmit (traileri) që ka filluar të qarkullojë në YouTube, ka ngjallur reagime të shumta duke e etiketuar madje edhe një film erotik.

Mirëpo, regjisori i filmit, Edmond Mandro, thotë se ky film nuk është aspak një komedi erotike pavarësisht këtyre skenave. Sipas tij, këto skena e ndihmojnë filmin për të qenë sa më i vërtetë, larg klisheve të gjuhës filmike të cilën kemi trashëguar dhe peng i së cilës jemi edhe sot. Ai shton se nuk ka qenë aspak e lehtë për t’i xhiruar këto skena edhe pse mënyrat ishin shumë komode.

“Frika më e madhe e aktorëve janë paragjykimet që mund të shfaqen te të njohurit e tyre kur të shohin filmin duke qenë se ata do të shohin atë që u serviret në fund”, ka thënë rejgisori.

Sipas tij, më i lirshmi në xhirime, ishte prezantuesi i njohur Arian Çani, i cili në film realizon një puthje franceze me një modele.

Në këtë komedi, e cila pritet të dalë më 5 qershor në kinematë e Tiranës, luajnë aktorë të njohur të humorit, si Genc Fuga dhe Gent Hazizi, Eni Jani, Ervin Bejleri, Ola Harizaj, Laura Nezha, Ola Harizaj, Ina Gjonçi, Azra Sallahi, Ledio Lako, Marin Orhanasi, Eglein Laknori etj.

Por ky film ka edhe një të veçantë tjetër e cila pritet që ta bëjë shumë të suksesshëm. Ai është bazuar mbi një formulë të veçantë, ku personazhet e trilluar ndërthuren me personazhe VIP të cilët futen në marrëdhënie me personazhet e fabulës me emrat dhe profesionet e tyre reale. Mes tyre, përkthyesi i njohur Edmond Tupja, psikologia Jorida Rustemi, këngëtarët Endri dhe Stefi, Frederik Ndoci, Sheila Haxhiraj, si dhe disa modelë e prezantues të njohur të ekraneve shqiptare si: Marina Vjollca, Aurela Hoxha, Arjon Muça, Franceska Jaçe, etj./Bluetooth/

Shkolla e parë shqipe, ja si u zhdukën objektet origjinale

0

87152Mungojnë objektet origjinale në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë. Në ndërtesën ku sot ndodhet ky muze, ku në vitin 1887 u hap shkolla e parë shqipe (njihej me emrin “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”), elementët origjinalë janë shumë të paktë për të mos thënë që janë inekzistentë. Drejtori i muzeut, njëherazi historian dhe koleksionist i njohur, Niko Kotherja, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” dje pohoi se aktualisht nga e kaluara në këtë muze ekzistojnë vetëm 3 pllaka grafiti që shkruanin nxënësit e asaj kohe, ndërsa vetë ai ka shtuar nga koleksionet e tij edhe lapsat origjinalë të tyre. Për herë të parë, ai bën publik faktin që zhdukja e shumë prej objekteve origjinale nga ky muze lidhet me qershorin e vitit 1902, kohë kur osmanët mbyllën shkollën shqipe dhe arrestuan drejtuesit e saj.

Si paraqitet gjendja e objekteve origjinale në Muzeun Kombëtar të Arsimit?
Natyrisht që shumë prej objekteve origjinale në këtë muze mungojnë, por ne jemi duke bërë përpjekje për rivitalizimin e këtij muzeu. Aktualisht objekte origjinale janë 3 pllaka grafiti, që përdoreshin për të shkruar nxënësit e asaj kohe. Unë vetë nga fondi im personal kam shtuar edhe lapsat origjinalë. Pak kohë më parë, këtij muzeu gjithashtu iu dhurua edhe kutia origjinale e saksofonit të Nikolla Peleshit, pjesëtar i “Bandës së Lirisë”, e cila është një vlerë e veçantë. Kjo për faktin se nga “Banda e Lirisë” për hir të së vërtetës nuk ka asnjë objekt. Së fundmi kemi mundur të sigurojmë edhe 2 foto të kësaj bande, e cila ishte e para bandë kombëtare me karakter të theksuar patriotik (e themeluar brenda kësaj godine). Bëhet fjalë për fotografi të viteve 1908 dhe 1910, ku pjesëtarët e kësaj bande kanë dalë në oborrin e shkollës së parë shqipe.
Pse janë zhdukur shumë prej objekteve origjinale?

Në qershor të vitit 1902, pas mbylljes së shkollës së parë shqipe nga osmanët dhe arrestimit të drejtuesve të saj, ndërtesa funksionoi si burg. Këtu mendoj është pika kryesore e lidhjes sa i takon zhdukjes së objekteve të Muzeut Kombëtar të Arsimit.
Ju thatë që jeni duke bërë përpjekje për rivitalizimin e këtij muzeu. Për çfarë e keni fjalën konkretisht?

Muzeu Kombëtar i Arsimit ngjall interes për shumë vizitorë dhe normalisht ne duam që t’u përgjigjemi interesit të tyre. Aktualisht kemi një bashkëpunim me bibliotekën e qytetit dhe kemi tërhequr plot 34 libra që i përkasin kohës së fillimit të shkollës së parë shqipe. Bëhet fjalë për tekste të asaj kohe, të shkruara nga nxënës të Mësonjëtores apo patriotë. Këta libra aktualisht gjenden në këtë muze dhe mbartin shumë interes. Kemi krijuar një bibliotekë brenda muzeut, fondi i së cilës deri tani ka arritur në 97 libra, që u përkasin periudhave të ndryshme. Këto libra janë dhuruar dhe janë pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Arsimit. Por jo vetëm kaq, ne jemi duke krijuar një arkivë dhe mediotekën. Pra, në këtë muze do të mund të gjenden edhe regjistrime audio dhe filmime, duke filluar nga pamjet më të vjetra, përfshi dhe fasadën e shkollës dhe imazhe të tjera si Parashqevi Qirjazi me zë dhe me figurë, apo Thoma Kosta Furxhi (një prej 3 nxënësve të parë të shkollës) etj.
Cili është projekti më i afërt?

Fakte të reja të nxënësve dhe mësuesve të Mësonjëtores së Parë Shqipe për figura, për të cilët ka qenë e ndaluar të flitej për të paktën 50 vite me radhë. Shumë shpejt do të jenë pjesë e këtij muzeu, pasi e plotësojnë edhe më tej ekzistencën e tij.
Sa i vizitueshëm është aktualisht ky muze?
Vetëm në muajin maj janë regjistruar së paku 1300 vizitorë. Interesi sa vjen dhe rritet, pasi siç thashë, ne jemi duke e pasuruar këtë muze, me qëllim që ai të kryejë edhe misionin e tij. Shumë shpejt do të jetë edhe një guidë turistike në 3 gjuhë për të ndihmuar turistët e huaj, konkretisht në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht.

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

 

Arditi: “Përgatite çfarë intrige do bësh me shokun tënd Meridian”, Valeri: “Unë nuk kam asnjë shok”

0

BB ardit-valer-25.5Valeri dhe Ervini vazhdojnë gjatë ngacmimet mes tyre. Valeri flet me nënkuptime, teksa Arditi qesh tërë kohës dhe e quan “pervers”. Ervini e kupton lojën e Valerit për të folur me nënkuptime dhe i thotë se kanë gjashtë ditë të tjera për të debatuar bashkë.

Arditi ironizon afrimitetin e ditëve të fundit mes Valerit dhe Meridianit. “U përgatitët me shokun tënd të ngushtë për intrigat e kësaj jave?”, e ngacmon Arditi. Valeri thotë se nuk ka asnjë shok të ngushtë. Arditi vazhdon ngacmimet dhe pyet Valerin, nëse ka menduar sesi do ta ndajë 100 milionëshin me Meridianin. Ervini thotë se ai qesh me banorët, pasi japin mendime se kush do fitojë, por të gjithë për atë çmim kanë ardhur.

Valeri thotë se nuk e ka menduar momentin e ndarjes së çmimit, sepse nuk do t’i rritet mendja kot. Ai thotë se nuk do t’ia dijë për çmimin. “Atëherë pse nuk del nga dera e kuqe? Pse nuk deklaron se nuk e do çmimin?”, e ngacmon Arditi. Valeri thotë se ai po shijon çdo moment dhe nuk e mendon çmimin derisa të vijë momenti. Ervini e pyet nëse Valeri kënaqet që po e bën atë bisedë, apo po e bën për kamerat. Valeri përgjigjet se çdo bisedë e bën se ashtu mendon dhe nuk i intereson nëse duket keq apo bukur në kamera. “Unë jam i lirshëm dhe jam shumë rehat”, thotë ai. Arditi i thotë se ai vetë tha se nuk i intereson çmimi dhe më pas përpiqet të ndryshojë fjalët. Valeri shprehet se për atë çmimi ka ardhur, pasi 100 milionë do t’i ndryshonin jetën. Ervini i kërkon Valeri ta ftojë në fshatin e tij dhe ai ia premton.

Më pas banorët fillojnë të këndojnë këngë për “Vlorën”. Pasi këndojnë ata vendosin të flenë gjumë, sepse Valeri thotë se nesër ka orarin të kërcejë. Ervini përshëndet publikun dhe i uron natën e mirë. Arditi puth Julianën dhe flenë gjumë pranë njëri-tjetrit.

Pushteti i biznesmenëve

0

biznesmen-euml-t-n-euml-ldquo-shitje-rdquo_hdEkspertët vlerësojnë se në Kosovë veprojnë dy kategori të biznesmenëve – pronarët e kompanive private dhe politikanët që janë bërë biznesmenë, duke shfrytëzuar instrumentet dhe fuqinë e pushtetit.

Përfitimet personale dhe fuqizimi i bizneseve të tyre, përkatësisht arritja më e lehtë te tenderët publikë shihen ndër arsyet edhe të akomodimit të afaristëve në subjekte politike. Po për të njëjtat arsye thuhet se po bëhet edhe lufta për pushtet në mes partive politike, shkruan Koha Ditore.

“Pikërisht tani, ata (biznesmenët v.j.) shikojnë mundësinë për ta gjetur veten dhe për t’u u futur në struktura politike me qëllim që nesër të mund të vijnë te strukturat shtetërore, dhe jo për ta ndihmuar Kosovën, por për t’u siguruar kushte më të mira bizneseve të tyre”, ka thënë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani.