18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Partitë të kënaqura me renditjen në fletëvotim

partit politike 2Përfaqësuesit e pesë partive më të mëdha në vend janë ndarë të kënaqur me numrat të cilët do t’i identifikojnë partitë e tyre në fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 58 do të jetë fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit. “Besoj se është numër i mirë. Besojmë se na sjell fat si dhe qytetarët e Kosovës do ta identifikojnë suksesin e tyre në katër vjetët e ardhshëm me numrin 58 dhe misionin e ri. Prandaj, numri 58, misioni i ri, kryeministri dhe PDK-ja të dalin fitues më 8 qershor”, ka deklaruar Kuçi.
Edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, beson se numri 54 do t’i sjellë fat kësaj partie më 8 qershor. Por, sipas tij, më i rëndësishëm se numri është programi që u ofrohet qytetarëve. “Bazohemi në programin tonë qeverisës që ua ofrojmë qytetarëve, në angazhimin dhe punën tonë në terren. Kurse sa i përket numrit 54, besoj se është i lehtë për t’u mbajtur mend nga qytetarët sepse ata e kanë ngulitur në kokë LDK-në, e cila ka bërë shumë për vendin. Prandaj, përveç punës dhe programi, besoj se edhe numri 54 do të na sjellë fat”, është shprehur Beqiri për “Epokën e re”. Kurse anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 35 nuk do të jetë numër i fatit, por numër i fitores më 8 qershor. “Nuk mbështetemi në fat, por në vlerat dhe konceptet tona politike. Numri 35 është vetëm një nga numrat, kurse alternativa qeverisëse e Vetëvendosje!-s është zgjidhja e vetme për zhvillim pozitiv të Kosovës. Nuk presim që 35-shi të jetë numër i fatit, por numër i fitores”, ka deklaruar Selimi.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se numri 44 do të sjellë fat dhe pas 8 qershorit Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër. “Besojmë se do të kemi fat me këtë numër sepse është numër i lehtë për t’u akceptuar nga qytetarët. Po ashtu, mendojmë se do të jetë një angazhim i AAK-së që ta arsyetojë këtë numër pasi besojmë se do të fitojmë. Edhe në zgjedhjet e 2004-s e kemi pasur numrin 44 dhe kemi pasur fat kur lideri Ramush Haradinaj është bërë kryeministër. Po ashtu, besojmë se edhe pas këtyre zgjedhjeve Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër”, ka deklaruar Isufi për “Epokën e re”.

E sekretari i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se numri në fletëvotime nuk paraqet ndonjë rendësi, pasi në zgjedhje nuk ka fat, por programi është ai që sjell besimin e qytetarëve. “Në zgjedhje nuk ka fat. Në zgjedhje ka besim të qytetareve dhe po besojmë se do ta arrijmë ta kemi në një masë të madhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për shkak të veprimit tonë të deritanishëm, por edhe për shkak të programit dhe vizionit që u ofrojmë qytetarëve të vendit”, ka deklaruar Makolli për “Epokën e re”. Përfaqësuesit e pesë partive më të mëdha në vend janë ndarë të kënaqur me numrat të cilët do t’i identifikojnë partitë e tyre në fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 58 do të jetë fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit. “Besoj se është numër i mirë. Besojmë se na sjell fat si dhe qytetarët e Kosovës do ta identifikojnë suksesin e tyre në katër vjetët e ardhshëm me numrin 58 dhe misionin e ri. Prandaj, numri 58, misioni i ri, kryeministri dhe PDK-ja të dalin fitues më 8 qershor”, ka deklaruar Kuçi.

Edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, beson se numri 54 do t’i sjellë fat kësaj partie më 8 qershor. Por, sipas tij, më i rëndësishëm se numri është programi që u ofrohet qytetarëve. “Bazohemi në programin tonë qeverisës që ua ofrojmë qytetarëve, në angazhimin dhe punën tonë në terren. Kurse sa i përket numrit 54, besoj se është i lehtë për t’u mbajtur mend nga qytetarët sepse ata e kanë ngulitur në kokë LDK-në, e cila ka bërë shumë për vendin. Prandaj, përveç punës dhe programi, besoj se edhe numri 54 do të na sjellë fat”, është shprehur Beqiri për “Epokën e re”. Kurse anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë për “Epokën e re” se numri 35 nuk do të jetë numër i fatit, por numër i fitores më 8 qershor. “Nuk mbështetemi në fat, por në vlerat dhe konceptet tona politike. Numri 35 është vetëm një nga numrat, kurse alternativa qeverisëse e Vetëvendosje!-s është zgjidhja e vetme për zhvillim pozitiv të Kosovës. Nuk presim që 35-shi të jetë numër i fatit, por numër i fitores”, ka deklaruar Selimi.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se numri 44 do të sjellë fat dhe pas 8 qershorit Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër. “Besojmë se do të kemi fat me këtë numër sepse është numër i lehtë për t’u akceptuar nga qytetarët. Po ashtu, mendojmë se do të jetë një angazhim i AAK-së që ta arsyetojë këtë numër pasi besojmë se do të fitojmë. Edhe në zgjedhjet e 2004-s e kemi pasur numrin 44 dhe kemi pasur fat kur lideri Ramush Haradinaj është bërë kryeministër. Po ashtu, besojmë se edhe pas këtyre zgjedhjeve Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër”, ka deklaruar Isufi për “Epokën e re”.

E sekretari i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se numri në fletëvotime nuk paraqet ndonjë rendësi, pasi në zgjedhje nuk ka fat, por programi është ai që sjell besimin e qytetarëve. “Në zgjedhje nuk ka fat. Në zgjedhje ka besim të qytetareve dhe po besojmë se do ta arrijmë ta kemi në një masë të madhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për shkak të veprimit tonë të deritanishëm, por edhe për shkak të programit dhe vizionit që u ofrojmë qytetarëve të vendit”, ka deklaruar Makolli për “Epokën e re”.

Më Shumë

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Lajmet e Fundit