11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8501

Mustafa: Do të krijojmë qeverisje me pjesëmarrjen e të rinjve

0

Isa Mustafa LDKNë Lidhjen Demokratike të Kosovës sot kanë aderuar disa të rinj, të cilët do të merren me promovimin e politikave rinore. Kreu i LDK-së Isa Mustafa, premtoj se në qeverisjen e tij të ardhshme, të rinjtë do të kenë vend dhe hapësirë të mjaftueshme, sepse problemet nuk mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve.
Me aderimin e këtyre të rinjve në LDK, Mustafa tha se ndjehet i lumtur pasi ata dëshirojnë që bazën e LDK-së ta zgjerojmë në fushën e të rinjve, pasi problemet e rinisë janë probleme që e preokupojnë rininë e Kosovës dhe LDK-në.

Mustafa theksoi se problemet e të rinjve nuk mund t’i zgjidhin pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve dhe dëshirojnë që të rinjtë t’i kenë pranë në mënyrë që ata të konsultohen, dhe t’i marrin mendimet e tyre dhe problemet e tyre në të ardhmen mos të zgjidhen si probleme moshore, por si probleme integrale të shoqërisë së Kosovës.
“Ne do të mundohemi që të krijojmë hapësirë me të madhe të vendimmarrje për të rinjtë, të kenë hapësirë me të madhe që ata të japin mendimet dhe idetë e tyre për zgjidhjen e pro blemeve sociale dhe problemeve tjera ekonomike që po ballafaqohemi dhe qeverisja e ardhshme e LDK-së, të jetë qeverisje e hapur për gjithë qytetarët”, tha Mustafa.

Megjithatë, Mustafa nuk ka specifikuar se nëse ai vjen në pushtet se do të ketë ministra që janë me moshë të re, por premtoj që do të mundohen maksimalisht që të kenë një qeveri të re, edhe në moshë edhe me shkollim.

Ndërsa, Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, tha se të rinjtë që sot për herë të parë aderojnë në LDK, po i bashkohen ekipit të tyre për të krijuar edhe një ekip të ri, Këshillin e të rinjve që do të merren me promovimin e politikave rinore.
“E kemi marr një nismë të tillë kuptohet me kërkesën e të rinjve dhe shumë tjerë janë të gatshëm të bashkohen me ekipin tonë. Në Kosovë kemi 882 mijë per sona që arrijnë deri në moshën 26 vjeçare dhe vetëm një nga 13 prej tyre është i zënë me punë”, u shpreh Ibrahimi.

Të rinjtë që aderuan në LDK thanë se arsyeja pse kanë zgjedhur këtë pari është se LDK-ja është më e hapura ndaj të rinjve. /

PDK-ja  zyrtarisht ia merrë anëtarët AAK-së në Prizren

0

aderimet 1Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ia ka marrë sot disa anëtarë  të AAK-së në Prizren.

Në selin e këtij subjekti politik sot kanë aderuar kryetari i Degës së AAK-së në Zhur,Sulltan Badallaj,anëtari i kryesisë së Degës në Prizren,Valon Shahini, si dhe kryetarët e nëndegëve në Vermicë.

Ata janë mirëprit nga nënkryetari i PDK-së,Enver Hoxhaj.

“ Këto prurje janë forcë e ndryshimeve që po ndodhin në PDK-në e Prizrenit”, tha Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme degës së PDK-së në Prizren i janë bashkangjitur:

1. Sulltan Badallaj – kryetar i degës së AAK-së, në Zhur me të gjitha nëndegët e AAK-së, së Zhurit ( Shkoza, Dobrushti, Vërmica dhe Poslishti).

2. Valond Shahini – anëtar i kryesisë së AKK-së në Prizren dhe kryetar i nëndegës “11 Marsi”

3. Ismet Kuksi – anëtar i kryesisë së degës së AAK-së në Prizren.

4. Nijazi Kastrati – kryetar i nëndegës në fshatin Medvec.

5. Faik Berisha – kryetar i nëndegës në fshatin Landovicë .

6. Bajtjar Berisha – kryetar i nëndegës “ 10 Qershori” në Prizren nga radhët e LDK-së.

7. Zeni Hasani – ish kuvendar i Partisë së Drejtësisë në Prizren për dy mandate.

8. Lutfi Koqinaj – aktivist i hershëm i Çështjës Kombëtare.

9. Shadi Hoxhaj – activist – Zhur.

10. Burim Badalli activist – Zhur.

11. Edon Thaçi – Aktivist i AAK-s – Landovicë.

12. Sadri Morina – ativist – Landovicë.

/PrizrenPress.com/

 

Pasha mbledh miqtë për ditëlindje

0

pashaKëngëtarja Juliana Pasha ka festuar ditëlindjen duke mbledhur në një festë të vetme emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Shumë nga të ftuarit si kantautori Ardit Gjebrea, këngëtarja Aurela Gaçe, Miriam Cani, Elhaida Dani, Sidrit Bejleri, Alban Skënderaj, Jonida Maliqi, Shpëtim Saraçi etj kanë qenë të pranishëm në këtë event.

Të ftuarit por edhe “e zonja e ditëlindjes” janë shfaqur mjaft të kuruar në pamjen e tyre.

Ndërsa miqtë e saj nuk kanë ngurruar që të publikojnë disa fotografi të bëra me këtë rast në llogarinë e tyre personale në rrjetin social “Instagram”, të cilët e kanë uruar me këtë rast këngëtaren shqiptare.

Fol Hashim !

0

Thaci-qeveriaLideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe shef në largim i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk deklarohet për ngjarjet e fundit me “Grupin e Drenicës” qysh pas vendimit të EULEX-it, për transferimin e tyre në veri të Mitrovicës.

Ai ka injoruar gazetarët kur e pyetën se çfarë po bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kur është pyetur se çfarë po bëhet në QKUK, Thaçi është përgjigjur shkurt. “Tash kem në 11-të, faleminderit shumë…”

Kjo ka ndodhur pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi në mes të PDK-së dhe Shoqatës së të verbërve të Kosovës, e këta të fundit shprehën mbështetjen për Thaçin.

“Në përmjet këtij memorandumi synojmë mbështetjen për Shoqatën e të Verbërve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm në infrastrukturë, për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e verbër të Republikës së Kosovës”, shprehet Hashim Thaçi.

Shoqata kishte edhe një dhuratë për kryeministrin, siç ju referoheshin vazhdimisht përfaqësuesit e të verbërve në selinë qendrore të PDK-së.

Kryetari i tyre, Bujar Kadriu, thotë se ky memorandum personat e verbër i renditë si qytetarë të barabartë dhe dinjitetshëm, tranmseton express.

“Sot, foli me kompetencë të plotë çdo qytetarë i verbër, jeta e tij është e ndryshume për më thonë për 200 për qind”, thotë Kadriu.

Kundër të njëjtit vendim që nga orët e hershme të mëngjesit protestues, ish deputetë dhe familjarë vazhdojnë të qëndrojnë tek QKUK-ja, e numri i tyre vazhdon të rritet.

E në Mitrovicë, EULEX bënë me dije, se seanca për këtë grup ka fillur dhe aty ndodhen vetëm katër nga të pandehurit.

VV-ja: Arrestimi i Molliqajt, me urdhër politik

0

DardanMolliqaj-vvNdërkohë rreth tentimit të policisë për arrestimin e Dardan Molliqajt ka dalë me një kumtesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Për shkak të pjesëmarrjes në një protestë kundër privatizimit në vitin 2012, forcat policore sot e rrethuan Lëvizjen Vetëvendosje! në tentim për ta arrestuar Dardan Molliqajn, sekretar organizativ i Lëvizjes dhe njëherësh shef i Shtabit zgjedhor të fushatës”, thuhet në kumtesë, e cila vazhdon
“Tentim arrestimi i sotëm i policisë, me urdhër politik, e shpërfaq panikun e ish pushtetarëve nga rënia e tyre e vazhdueshme dhe ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje! si alternativë e vetme e qytetarëve për ndryshim në Kosovë. Të prirë nga ky panik ata po i keqpërdorin institucionet e sigurisë dhe të gjyqësisë për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje!

Ne u bëjmë thirrje këtyre institucioneve që të mos bien pre e urdhrave për motive politike, me qëllim të dëmtimit tonë, sepse Lëvizja Vetëvendosje! dhe aktivistët e saj nuk bëjnë veprime kriminale, por aktivitete politike për të mirën e vendit dhe qytetarëve të tij”, përfundon komunikata.
Policia i jep Dardan Molliqajt një javë afat për dorëzim
Policia i ka dhënë një javë afat për dorëzim Dardan Molliqajt, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, merr vesh Koha.net. Atë policia e kishte kërkuar edhe një herë tjetër, por ai nuk ishte dorëzuar. Megjithatë ai ka vazhduar të marrë pjesë në veprimtaritë publike politike të Vetëvendosjes.

Policia ka rrethuar sot në orët e para të mëngjesit selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë, me qëllim të arrestimit të Dardan Molliqajt, sekretarit të saj. Gazetarët, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë vesh se çfarë po ndodhte, janë në pritje të një sqarimi nga zyrtarët policorë për arsyet që ai duhet të arrestohet. Jozyrtarisht përmendet pjesëmarrja e tij në protesta të ndryshme të Vetëvendosjes gjatë viteve të kaluara.

 
Policia e Kosovës nuk ka arritur ta dërgoi në Prokurori Dardan Molliqajn, Sekretar i lëvizjes Vetëvendosje, shkruan gazeta express.

Ai ka refuzuar të paraqitet në Polici pas hetimeve që janë zhvilluar ndaj tij për pjesëmarrje në një protestë për privatizimi.

Ndërkaq, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Agron Borovci, ka demantuar lajmin se sot në orët e hershme është rrethuar selia e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.

“Policia ka pranuar një thirrje prej Gjykatës, për t’i dërguar një thirrje Dardan Molliqajt, për t’u paraqitur në Gjykatë. Nuk ka pasur asnjë rrethim, përveç që i është dërguar ftesa, dhe asgjë më shumë”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Por, Erzen vraniqi deklaron se forca të policisë në këto momente e kanë rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë për ta arrestuar Dardan Molliqajn.

“Forca të policisë e kanë rrethuar selinë Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Ata duan ta arrestojnë Dardan Molliqajn, shefin e shtabit për pjesëmarrje në aksione”, ka konfirmuar përmes një sms zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, raporton epoka e re.

Fillon seanca gjyqësore ndaj “Grupit të Drenicës”

0

SylejmanSelimi-TomeGashiMisioni i EULEX-it ka konfirmuar se katër të pandehurit në rastin “Grupi i Drenicës”, janë prezentë në seancën në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore.

Burime të Indeksonline mësojn se, në seancë prezentë është: Sylejman Selimi, Sabit Geci, Jahir Demaku si dhe Avni Zabeli.

“EULEX-i vazhdon t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në mënyrë që të përfundojë situata e tanishme në QKUK dhe pret që edhe tre të pandehurit e tjerë të transferohen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e tyre. /Indeksonline/

Katër persona në Prizren, arrestohen për posedim të drogës

0

arrestimi 2Katër presona të dyshuar për posedim të substancës narkotike, janë arrestuar nga policia e rajonit të Prizrenit.

“Policia në Suharekë ka ndaluar tre persona dhe gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 9.83 gr. substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”,njofton Policia e Kosovës.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.

Në bazë të urdhërit të Gjykatës Themelore në Prizren, policia ka arrestuar edhe një person tjetër në Prizren.

“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar,dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.01 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

“I dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa rasti për posedim të narkotikeve lënda procedohet në mënyrë të rregullt”./PrizrenPress.com/

 

Prizren, Hamdi Isufi, dënohet me 6 vjet burg për shitje të narkotikëve

0

Gjykata-qekiqiSot, një gjyqtar kryesues në Gjykatën Themelore të Prizrenit e dënoi të pandehurin Hamdi Isufi (ish Trolli) për veprën penale krim i organizuar në lidhje me blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e drogave dhe substancave psikotropike të rrezikshme dhe i shqiptoi atij dënimin prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe një gjobë prej 600 euro, e cila duhet të paguhet brenda 30 ditëve nga data kur ky Aktgjykim bëhet përfundimtar.

Siç njofton EULEX-i, pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

EULEX: Sundimi i ligjit nuk negocohet

0

Polici-EulexEULEX-i konfirmon se katër të pandehur në rastin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës” kanë arritur në Mitrovicë dhe se seanca e parë e gjykimit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka filluar sot në mëngjes.

EULEX-i vazhdon t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në mënyrë që të përfundojë situata e tanishme në QKUK dhe pret që edhe tre të pandehurit e tjerë të transferohen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

“Edhe një herë, dëshirojmë ta përsërisim se sundimi i ligjit nuk negociohet dhe se ai është gur themeli i çdo shoqërie demokratike”, thuhet në njoftim.

Arkivi: Enver Hoxha: S’ka marrëveshje me Serbinë, pa liruar kosovarët nga burgjet

0

EnverHoxha7-25Një predhë mortaje jugosllave e hedhur në territorin shqiptar është marrë si provokim nga udhëheqja komuniste në Tiranë. Në mbledhjen e 2 korrikut 1983, sekretarët e Komitetit Qendror ndërsa diskutojnë mes tyre marrëdhëniet me Serbinë, thonë se tonet janë ngritur sërish në vendin fqinj dhe se po fajësohet Shqipëria që nuk po vendos marrëdhënie korrekte fqinjësie. Reagimet në Serbi duket se janë nxitur pas disa fjalimeve të Ramiz Alisë në veri të Shqipërisë. Hoxha shfaqet patriot me ndërhyrjet e tij në këtë çështje që diskutohet në mbledhje, ndërsa deklaron se marrëveshje me Serbinë do të ketë vetëm kur ata të zgjidhin “çështjen e vëllezërve tanë kosovarë me të cilët, ti, serb, i ke mbushur burgjet”.

Pasi deklaron këtë Hoxha, e përforcon kushtin e tij: “Doni të vendosni marrëdhënie kulturore? Liroji ata nga burgjet tuaja mizore. Po nuk e bëtë këtë, s’ka marrëveshje…”!

Më tej Ramiz Alia përmend edhe çështjen e katër kosovarëve që kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin dalë në media duke folur kundër shtetit shqiptar. Duke i cilësuar provokatorë, Hoxha thotë se Shqipërisë nuk i prishin asnjë punë.

Më tej diskutojnë për predhën jugosllave, për të cilën Hoxha thotë se jugosllavëve u duhet kërkuar llogari.

“Jugosllavët, duke bërë manovra ushtarake në zonën e Ohrit, gati në kufijtë tanë, kanë qëlluar me predha të vërteta dhe njëra prej tyre, një predhë mortaje, ka rënë në territorin tonë, por nuk ka plasur. I thashë Reizit të thërrisnin ambasadorin jugosllav”, raporton Ramiz Alia, ndërsa Hoxha aprovon e thotë se ata për një tullumbace bën zhurmë të madhe.

Duke e konsideruar këtë si një provokim, ata kujtojnë edhe një përplasje tjetër, këtë herë me fqinjin tjetër Greqinë. Një ngjarje e provokuar nga grekët (e cila nga dokumenti nuk zbulohet plotësisht), ka ngjallur shqetësim tek pala shqiptare. Nga diskutimet e “udhëheqjes” kuptohet se pala greke ka paguar dëmet, por s’ka marrë ndonjë faj përsipër. Hoxha thotë se kështu ndodh gjithnjë sidomos në marrëdhëniet ndërkombëtare me vendet borgjeze. Sipas tij e rëndësishme është që Shqipëria të shkojë përpara me ekonominë.

Nga ky moment diskutimet për çështje ndërkombëtare ndërpriten dhe biseda mes tyre kanalizohet në një tjetër drejtim, tek ekonomia e vendit. Edhe pse shumëkush sot i kujton dyqanet bosh te viteve ’80, dhe gjendjen reale të ekonomisë së vendit atë kohë, Hoxha dhe Alia, diskutojnë në mbledhjen e Komitetit Qendror, për vitin e mbarë të ekonomisë shqiptare, ndërsa theksojnë sigurimin e drithërave, të vezëve e të mishit…

Më poshtë është diskutimi i tyre mbi këto çështje gjatë, mbledhjes së 2 korrikut 1983.

Dokumenti

Shoku Enver Hoxha:…marrëdhënie me Jugosllavinë ne kemi. Atëherë cilat janë marrëdhëniet e tjera që do të shpien në përmirësimin e situatës? Është çështja e Kosovës.

Shoku Ramiz Alia: Po, mbetet çështja e Kosovës.

Shoku Enver Hoxha: Çështja e vëllezërve tanë kosovarë me të cilët, ti, serb, i ke mbushur burgjet.

Shoku Ramiz Alia: Ne ua kemi vënë kusht këtë gjë jugosllavëve.

Shoku Enver Hoxha: Po ua kemi vënë kusht. Doni të vendosni marrëdhënie kulturore? Liroji ata nga burgjet tuaja mizore. Po nuk e bëtë këtë, s’ka marrëveshje.

Shoku Ramiz Alia: Po, s’bëhet marrëveshja kulturore për të cilën bëni zhurmë.

Shoku Enver Hoxha: Atëherë mbeten vetëm marrëdhëniet tregtare. Po fjalimit tënd, Ramiz, zyrtarisht iu përgjigj Vidiçi1.

Shoku Ramiz Alia: Po, shoku Enver, ai iu përgjigj.

Shoku Enver Hoxha: Më duket se tani kjo çështje do të mbetet me kaq.

Shoku Ramiz Alia: Kështu mendoj edhe unë. Ai tha që Shqipëria vazhdon të mos tregojë gatishmëri për vendosjen e fqinjësisë normale.

Shoku Enver Hoxha: Po, Shqipëria nuk do fqinjësi, – tha ai.

Shoku Ramiz Alia: Ky ishte thelbi i përgjigjes së Vidiçit.

Shoku Enver Hoxha: Po, po, ashtu dilte, pavarësisht se ATSH-ja lajmin e kishte marrë me humbje, po në fakt ajo ishte përgjigjja e tyre. Është autoritet ai, Vidiçi.

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është, shoku Enver.

Shoku Enver Hoxha: Komenti i Radio Prishtinës s’ishte gjë fare.

Shoku Ramiz Alia: Ai që jepte TANJUG-u nga Prishtina s’kishte ndonjë problem.

Shoku Enver Hoxha: Po, po, s’kishte gjë, ndërsa fjala e Vidiçit ishte qëndrim zyrtar.

Shoku Ramiz Alia: Edhe deklarata që ka bërë zëvendësministri i jashtëm s’kishte gjë.

Shoku Enver Hoxha: Jo, s’kishte gjë hiç dhe ai.

Shoku Ramiz Alia: Ne s’duhet t’i lëmë pa iu përgjigjur, – tha ai.

Shoku Enver Hoxha: Po, po (qeshin).

Shoku Ramiz Alia: Mbrëmë pashë në televizor që kishin nxjerrë prapë ca nga këta kosovarët që kanë qenë këtej nga ne dhe që ne ca i kemi lënë të ikin, ca i kemi kthyer.

Shoku Enver Hoxha: A, dolën prapë ata?

Shoku Ramiz Alia: Po, po, dolën.

Shoku Enver Hoxha: Çfarë provokatorësh që janë.

Shoku Ramiz Alia: Ishin nja katër a pesë prej tyre. Unë nuk i kam parë ata të parët, se mbase janë po ata. Dukej që ishin provokatorë e që ishin të dërguar nga ata.

Shoku Enver Hoxha: Të dërguar nga jugosllavët qëkurse dalin në radio e flasin kundër nesh. Po nejse, le t’i bëjnë këto gjëra, se nuk prishin punë.

Shoku Ramiz Alia: Do të bëjnë gjëra të këtilla ata. Por në popullin tonë gjëra të tilla nuk zënë vend. Nja tri ditë përpara, shoku Enver, po mua më njoftuan vetëm dje dhe për këtë u fola një çikë edhe shokëve të Ministrisë së Brendshme, jugosllavët, duke bërë manovra ushtarake në zonën e Ohrit, gati në kufijtë tanë, kanë qëlluar me predha të vërteta dhe njëra prej tyre, një predhë mortaje, ka rënë në territorin tonë, por nuk ka plasur. I thashë Reizit të thërrisnin ambasadorin jugosllav.

Shoku Enver Hoxha: Ata për një tullumbace bënë aq zhurmë. (qeshin).

Shoku Ramiz Alia: Në një mendje paskemi qenë, pikërisht këtë i thashë Reizit: ai për një tullumbace na bëri protestë, prandaj thirreni dhe bëjini një protestë shumë të rreptë se predha, pavarësisht ku ka rënë, po të kishte plasur, do të kishte shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Njëkohësisht edhe komisioni kufitar do të vejë ta shikojë predhën në vend.

Shoku Enver Hoxha: Është predha akoma atje?

Shoku Ramiz Alia: Po, shoku Enver. U thashë të mos e hiqnin, ta filmonin, ta fotografonin, që ta kemi dokument. Të vijnë edhe ata, jugosllavët dhe ta shohin atje në vend, ku është.

Shoku Enver Hoxha: Posi, mirë keni bërë.

Shoku Ramiz Alia: Kështu puna me jugosllavët. Po atë notën e grekëve a e patë?

Shoku Enver Hoxha: E pashë, e pashë. Presim më shumë se kaq prej tyre?

Shoku Ramiz Alia: Hiç gjë nuk presim më shumë. I thashë Reizit që s’presim ndonjë gjë tjetër prej tyre, prandaj mbylle tani këtë mesele.

Shoku Enver Hoxha: S’kemi ç’të presim më, kështu mendoj edhe unë. Të mbyllet kjo mesele. Paratë i paguan. Thuaj mirë që s’u vra njeri.

Shoku Ramiz Alia: Reizi, shoku Enver, ngandonjëherë është një çikë i ngurtë. Kur i thashë ta mbyllë këtë punë, më tha po nuk ka folur asnjeri zyrtarisht e që ta marrë përsipër këtë gjë.

Shoku Enver Hoxha: E ku merren përsipër këto gjëra!

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës në përgjithësi të botës borgjeze më thuaj një shembull, – i thashë, – që një shtet ka pranuar diçka për të cilën është akuzuar nga një shtet tjetër.

Shoku Enver Hoxha: Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, asnjeri s’e ka bërë atë.

Shoku Ramiz Alia: E zë me presh në dorë tjetrin dhe të thotë që s’është e vërtetë. Prandaj boll që greku pranon kaq dhe që thotë se do t’i marrë përsipër dëmet.

Shoku Enver Hoxha: U bënë disa kontrolle, u morën disa veta në pyetje, u shkrua në gazetë, një protestë bënë vorio-epirotët që ç’është kjo e ç’është ajo dhe iku kjo punë. Kaq mund të prisnim ne prej tyre.

Shoku Ramiz Alia: Kështu është.

Shoku Enver Hoxha: Kryesorja është që ne të ecim mirë me ekonominë tonë.

Shoku Ramiz Alia: Kjo ka rëndësi vendimtare. S’ka asgjë tjetër përpara mbarëvajtjes së ekonomisë. Kjo rregullon edhe politikën e të gjitha.

Shoku Enver Hoxha: Mbarëvajtja e ekonomisë i rregullon të gjitha. Kënaq popullin, e bind atë për drejtësinë e vijës së Partisë, bën çdo gjë.

Shoku Ramiz Alia: Siç duket bujqësinë sivjet do ta kemi mirë. Përveç grurit që është e qartë se në të tëra rrethet kryesore plani realizohet dhe tejkalohet, edhe misri na thonë që është shumë i mirë.

Shoku Enver Hoxha: I mirë duket.

Shoku Ramiz Alia: Sot në mëngjes bisedova në telefon me shokët e Shkodrës dhe ata më thanë se kishin bërë një kontroll në të tërë sipërfaqen e mbjellë me misër. Kishte shkuar vetë Hysen Laçi dhe kishte thënë që nuk diskutohet problemi i misrit.

Shoku Enver Hoxha: Le që ka rënë shi, po për misrin ne kemi ujë.

Shoku Ramiz Alia: Misrin e kemi të sigurt. Pra, në drithërat e bukës sivjet do të kemi tejkalim të planit me siguri.

Shoku Vangjel Çërrava: Edhe lulja e diellit si asnjëherë tjetër është shumë mirë. Fasulja po ashtu është shumë mirë. Po kështu edhe patatja.

Shoku Ramiz Alia: Me një fjalë, siç duken bathët, bujqësia sivjet do të jetë mirë.

Shoku Enver Hoxha: Bujqësia është mirë fare.

Shoku Vangjel Çërrava: Edhe blegtorinë do ta kemi mirë.

Shoku Ramiz Alia: Për sa i përket blegtorisë kam një shqetësim që ia thashë një çikë edhe Adilit. Kam përshtypjen se Ministria e bujqësisë duhet të interesohet një çikë më tepër për bagëtitë e kooperativave, se kam frikë që po kufizohet vetëm te komplekset blegtorale.

Shoku Enver Hoxha: A, po, komplekset nuk janë gjë përpara gjithë blegtorisë tjetër, sidomos asaj të kooperativave.

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është, se komplekset nuk plotësojnë veçse 20 deri në 25 për qind të tërë mishit që harxhojmë ne.

Shoku Vangjel Çërrava: 26 për qind e mishit vjen nga komplekset ndërsa për sa u përket vezëve 80 për qind e tyre sigurohen nga pularitë, konvejerët.

Shoku Enver Hoxha: Vezët po, është tjetër gjë.

Shoku Ramiz Alia: Vezët po, se atje kemi shumicën e pulave, por për sa i përket mishit duhet treguar një çikë më shumë vëmendje ndaj bagëtisë së kooperativave. Atje duhet të ngacmojmë më shumë edhe ne si Parti.

Shoku Enver Hoxha: Kjo është njëlloj me raportin që kishim më përpara ndërmarrje bujqësore-kooperativa. Ndërmarrjet zinin 18-20 për qind të bujqësisë, kurse kooperativat gjithë pjesën tjetër.

Shoku Ramiz Alia: Kështu që më duket se me bujqësinë sivjet do të dalim mirë. Ajo që na mbetet me deficite është nafta.

Shoku Enver Hoxha: Nafta, ajo na krijon shqetësime.

Shoku Ramiz Alia: Me një fjalë naftës duhet t’i vihemi tani më me forcë e më seriozisht. Biseduam edhe me shokun Vangjel, ne këtej, nga Partia, shokët e tjerë nga ana e qeverisë duhet medoemos të bëjmë që të arrihet një kthesë në naftë.

Shoku Vangjel Çërrava: Dhe në naftë ka shumë mundësi për të bërë kthesë.

Shoku Ramiz Alia: Posi jo, ka mundësi të mëdha. (sic.) /Admirina Peçi/Shqiptarja/