13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mustafa: Do të krijojmë qeverisje me pjesëmarrjen e të rinjve

Isa Mustafa LDKNë Lidhjen Demokratike të Kosovës sot kanë aderuar disa të rinj, të cilët do të merren me promovimin e politikave rinore. Kreu i LDK-së Isa Mustafa, premtoj se në qeverisjen e tij të ardhshme, të rinjtë do të kenë vend dhe hapësirë të mjaftueshme, sepse problemet nuk mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve.
Me aderimin e këtyre të rinjve në LDK, Mustafa tha se ndjehet i lumtur pasi ata dëshirojnë që bazën e LDK-së ta zgjerojmë në fushën e të rinjve, pasi problemet e rinisë janë probleme që e preokupojnë rininë e Kosovës dhe LDK-në.

Mustafa theksoi se problemet e të rinjve nuk mund t’i zgjidhin pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve dhe dëshirojnë që të rinjtë t’i kenë pranë në mënyrë që ata të konsultohen, dhe t’i marrin mendimet e tyre dhe problemet e tyre në të ardhmen mos të zgjidhen si probleme moshore, por si probleme integrale të shoqërisë së Kosovës.
“Ne do të mundohemi që të krijojmë hapësirë me të madhe të vendimmarrje për të rinjtë, të kenë hapësirë me të madhe që ata të japin mendimet dhe idetë e tyre për zgjidhjen e pro blemeve sociale dhe problemeve tjera ekonomike që po ballafaqohemi dhe qeverisja e ardhshme e LDK-së, të jetë qeverisje e hapur për gjithë qytetarët”, tha Mustafa.

Megjithatë, Mustafa nuk ka specifikuar se nëse ai vjen në pushtet se do të ketë ministra që janë me moshë të re, por premtoj që do të mundohen maksimalisht që të kenë një qeveri të re, edhe në moshë edhe me shkollim.

Ndërsa, Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, tha se të rinjtë që sot për herë të parë aderojnë në LDK, po i bashkohen ekipit të tyre për të krijuar edhe një ekip të ri, Këshillin e të rinjve që do të merren me promovimin e politikave rinore.
“E kemi marr një nismë të tillë kuptohet me kërkesën e të rinjve dhe shumë tjerë janë të gatshëm të bashkohen me ekipin tonë. Në Kosovë kemi 882 mijë per sona që arrijnë deri në moshën 26 vjeçare dhe vetëm një nga 13 prej tyre është i zënë me punë”, u shpreh Ibrahimi.

Të rinjtë që aderuan në LDK thanë se arsyeja pse kanë zgjedhur këtë pari është se LDK-ja është më e hapura ndaj të rinjve. /

Më Shumë

Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë për stinorin e ri

Skuadra e Bashkimit pak më parë ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollitin Robert Rikic, i cili do të jetë i huaji i...

Sindikata publikon fotografitë dhe emrat e policëve të rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës ka kujtuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e...

Lajmet e Fundit