12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8502

UPZ dhe Universiteti i Zarës arrijnë marrëveshje bashkëpunimi  

0

marrveshje upz 2Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti i Zarës së Kroacisë, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dyja universiteteve, Prof. dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së dhe Prof. dr. Ante Uglesic, Rektor i Universitetit të Zarës.

Delegacioni nga UPZ, në përbërje të u. d. Rektorit dhe Sekretaritë Përgjithshëm, z. Adem Sallauka, është pritur ngrohtësisht nga Rektori dhe Prorektori i Universitetit të Zarës të cilët kishin prejardhje arbëneshe.

Marrëveshja e Bashkëpunimit përfshinë: Shkëmbim  ndërmjet fakulteteve, studentëve dhe kërkuesve shkencor;  Bashkëpunim në kërkime shkencore, ligjërata dhe simpoziume të përbashkëta; Shkëmbim i të dhënave, dokumenteve dhe materialit kërkues në fushën e interesit të përbashkët.

Universiteti i Zarës do ta mbështes Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe do ta përfshijë në projekte të përbashkëta të Bashkimit Evropian në fushën e arsimit universitar.

Gjatë kësaj vizite u arrit edhe marrëveshja që një student nga UPZ të shkoj në Zarë këtë vit për të studiuar në fushën e Arkeologjisë, ndërsa  të gjitha shpenzimet do t’i mbuloj Universiteti i Zarës.

Inspektorët e Prizrenit, kundër tejkalimeve në banesa

0

banesat ne ortokollDiku janë vënë xhama, diku tulla apo hekura, e diku tjetër cerada. Secili është përpjekur ta rrisë apo modifikojë hapësirën e ballkoneve në ndërtesat kolektive, që ndodhen në lagjen më të urbanizuar “Ortakoll” të Prizrenit. Veprimet e tilla u kanë dhënë pamje tjetër objekteve dhe lagjes, banorët e të cilës “krenohen” kur flasin për pjesën në të cilën jetojnë. Lavdet e tilla ata i bartin edhe gjatë shitjes së patundshmërive, në këtë lokacion, që pas qendrës së qytetit është zona më e shtrenjtë.

Sipas të dhënave nga inspektorati, rreth 80 për qind e blloqeve të banimit kanë bërë tejkalime të kësaj natyre.

Inspektorati komunal, ndërkaq, ka paralajmëruar se jo vetëm që do t’i thotë ‘stop’ kësaj situate, por do të bëjë rrënimin e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme, për të rikthyer gjendjen ashtu siç parashihet me planin detal urbanistik në këtë pjesë.

Drejtori për Inspektorate, Bedri Bytyçi, konfirmoi për “Zërin” se kështu është vepruar pas paralajmërimit paraprak me shkrim të të gjithë banorëve, të cilëve u është kërkuar që të mos presin inspektoratin, por vetë ta rikthejnë gjendjen në normalitet, pasi kjo nuk do të lejohet.

Ndërhyrjet e tilla janë eliminuar në një objekt kolektiv, por ndaj një aksioni të tillë kanë reaguar disa banorë të rrugës “Bingeni”, duke paralajmëruar ankesa në instanca më të larta.

Njëri nga banorët e këtushëm, me kusht anonimiteti, tha se nëse ka tejkalime, inspektorati është dashur të veprojë me kohë për të parandaluar e jo të intervenojë tash, kur ata kanë shpenzuar.

“Aksioni duhet ndërpritet, pasi do ta shfrytëzojmë të drejtën për ankesë”, tha ai, derisa shtoi se veprimi kësisoj në këtë lagje nga inspektorati duhet të shtrihet njësoj në të gjithë qytetin, e jo sikur herëve të tjera, që aksione të ngjashme janë ndërprerë vetëm pas tri-katër dite.

Drejtori Bytyçi tha se aksioni përkohësisht është ndalur, për t’u dhënë hapësirë ligjore pronarëve, të cilët janë ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

“Nuk kemi qëllim vetëm të rrënojmë, por jemi këmbëngulës për të vazhduar me rikthimin e gjendjes, pasi kjo është konform planit detal urbanistik të lagjes, prandaj do t’i presim sa të shteren të gjitha ankesat e qytetarëve për të vazhduar”, tha ai

Një aksion i tillë nisi në lagjen “Lakuriqi” me ç’rast janë rrënuar disa tejkalime kryesisht në ballkone dhe anekse në objektet banesore kolektive.

Kryeinspektori prizrenas, tha se nëse lejohen tejkalimet kësisoj në lagje të urbanizuara, atëherë çfarë kuptimi do të kishin ndërhyrjet apo rrënimet ilegale, të cilat tashmë janë bërë në fshatin malor “Prevalla”, që ndodhet në bjeshkët e Sharrit.

Bytyçi tha se në banesat kolektive po shqyrtohet mundësia edhe e rregullimit apo e fasadimit të pjesëve, në të cilat ka nevojë jo vetëm pas intervenimit të inspektoratit, por edhe për shkak të kohës kur janë ndërtuar.

Kështu dukej Angela Martini në festivalin e Kanës

0

angelaSeksi dhe e bukur. Kështu jepte pamjen modelja shqiptare shumë e famshme në botë, Angela Martini.

Një fustan të zi, provokues, ku shihej gjoksi dhe këmbët e saj.
Ajo kishte postuar këtë fotografi në Facebook, me mbishkrimin “ Mbrëmë ne festivalin e Kanës 2014”, fustan ky i dizajnuar nga Alon Livne.

Sami Lushtaku është në QKUK, nuk i dorëzohet EULEX-it

0

SamiLushtaku-i arrestuarOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e shqetësuar me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për transferimin në veri të Sami Lushtakut, Sahit Jasharit si dhe Ismet Haxhës, ka organiuar një protestë para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, më konretisht përballë Nekrologjisë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Smajl Latifi ka deklaruar për media se, Sami Lushtaku është brenda objektit të QKUK-së dhe se nuk do t’i dorëzohet EULEX-it, pasi që sipas tij vendimi për transefrimin në Veri të Mitrovicës mund të jetë edhe i rrezikshëm.

“Qëllimi i kësaj proteste është që sot ka mbajt mu mbajt gjyqi në veri të Mitrovicës për komandatët tonë. Ne kemi ardhë të pamundësojmë arrestimin e tyre pasi që nuk ka siguri në veri të Mitrovicës. Kemi kërkuar qe tri ditë që të tërhiqet ai vendim, por nuk u tërheq. Nuk është e vërtetët sipas familjarëve që janë të arratisur, ata janë këtu dhe nuk janë të gatshëm me ju përgjigjë EULEX-it pasi që ka qenë një vendim i padrejtë.Ju e dini që burgjet në veri të Mitrovicës ka ndodhur gjana të këqija edhe ka zgjidhje tjera në pjesë të tjera të Kosovës”, ka thënë ai.

Latifi më tej shtoi se, OVL-ja dhe protestuesit nuk do ta bllokojnë gjithë QKUK-në, për arsyen e mos pengimit të pacientave.

Në këtë protestë, përpos qytetarëve të Skenderajt, aty është edhe ish-deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

 

Gazetari i Indeksonline është në vendin e ngjarjes, dhe për çdo hapa të mëtutjeshme do të ju informojë.
/Indeksonline/

Rrezeart Galica me ekspozitë personale në Ankara

0

24600Një poster që ironizon lojën me harta, një dedikim për njerëzit e korruptuar dhe një tjetër që proteston ndaj mospërfshirjes së Kosovës në FIFA. Të tria këto janë vepra arti nëpërmjet të cilave artisti Rrezeart Galica proteston.

Titullohen “Onion & Cut Always Enemies”, “For Corrupted People – No Disc” dhe “To FIFA – Don’t Play Balls with Us”. Të përmbledhura në ekspozitë të re personale me 40 punime të artit, posterët e veprat në zhanrin print të artistit nga Kosova do të ekspozohen në Turqi.

“Në mes të shqetësimit dhe qetësisë” është titulli i ekspozitës që Galica do të hapë në Turqi me ftesë të Universitetit Anadölu, universitet ky që në rang listën botërore të cilësisë zë vend të lakmueshëm. Pjesë e shqetësimit të tij artistik janë edhe sfidat me të cilat po përballet shoqëria turke. Galica do të ekspozojë edhe një vepër artistike që i dedikohet vendimit të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, për ndalimin e rrjetit të njohur social “Twitter”. Të gjitha veprat e Galicës, të realizuara si fotografi, print dhe posterë, do të ekspozohen në galerinë e arteve të Universitetit Anadölu, më 26 maj të këtij muaji.
Ekspozita multimediale, sipas Galicës, përfshin punime të reja të tij të paekspozuara më parë. “Përveç njërës nga punimet që pasqyron flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, e cila vepër pasurohet vazhdimisht”, ka thënë Galica.
“Në mes të shqetësimit dhe qetësisë” për shkak se vetë ekspozita përbëhet nga dy cikle e zhanre, në njërën anë me posterë e print trajtoj tema më të nxehta e shumë provokuese derisa te fotografitë jam fokusuar në anë tonë tradicionale dhe përveç në Kosovë janë të realizuara edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Turqi” ka shpjeguar ai. Galica ka dhënë shumë detaje për temat që i ka trajtuar në zhanret e posterit dhe print.

“Trajtojë kryesisht dukuri të ndryshme negative dhe provokuese. Për shembull, një ndër ta bën fjalë për ndalimin e “Twitter”-it në Turqi”, ka thënë ai.

“Në mes të shqetësimit dhe qetësisë” do të jetë në dispozicion të artdashësve turq të artit për një muaj.
Rrezeart Galica u lind më 25. 9. 1981, në Prishtinë. Gjatë viteve 2000-2005 studioi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërsa në vitet 2006-2008 kreu shkallën e tretë, ku magjistroi në këtë Fakultet, në Drejtimin e Dizajnit Grafik, Departamenti i Multi¬medias.
Punimet e tij të ekspozitës së parë personale, të titulluar “Para fillimit” janë bërë referencë e studentëve të artit në Akademinë e Arteve të Bukura të Peruxhas dhe Akademisë Katolike të Arteve në Milano në Itali. Aktualisht ndjek studimet në shkollën doktorale të QSA-se në drejtimin e historisë së artit në Tiranë, Shqipëri. / KultPlus.com

“Dodona” me “Ekspozitën” përmbushi një dëshirë të Faruk Begollit

0

shfaqje per bekollinPremiera e shfaqjes “Ekspozita” e regjisorit Astrit Kabashi, bazuar në tekst të dramaturgut të njohur çek, Vaclav Havel, është dhënë të martën mbrëma në teatrin “Dodona” në Prishtinë. Teksti që është pjesë e trilogjisë së njohur të veprave “Audienca”, “Protesta” dhe “Ekspozita”, është inskenuar për herë të parë në skenën kosovare dhe është përkthyer nga Melihate Qena.

Haveli e ka shkruar “Ekspozitën” në vitin 1975, ndërsa aktori e regjisori i ndjerë Faruk Begolli e kishte pasur në plan ta realizonte para shtatë vjetësh, shkruan “Koha Ditore”.

“Ekspozita” është një rrëfim që shpërfaq farsën e lumturisë që buron nga bota materiale, tek përplas dallimet sociale. Tërthorazi prek edhe sistemet totalitare, duke i paraqitur ato si kalimtare njësoj sikurse bota e çiftit Michael e Vera.

“Vernisáž”, e realizuar më në fund në Kosovë nga Kabashi, është duartrokitur nga audienca. Shfaqja është lavdëruar edhe nga kritika.

“Mendoj se është mirë që teksti ‘Ekspozita’ me autor Vaslav Havel është përkthyer dhe sjellë në skenën e një teatri, për herë të parë në Kosovë”, ka thënë dramaturgu Arian Krasniqi, tek ka komentuar edhe punën e Kabashit dhe aktualitetin e tekstit. “Teksti është jashtëzakonisht interesant, dhe edhe sot është aktual në raport me dallimet sociale që ekzistojnë në vendin tonë, si dhe ‘falsitetit’ të njerëzve. Vlerësoj punën e Astrit Kabashit për herë të parë në cilësinë e regjisorit”, ka shtuar ai,transmeton Koha. net.

Aktori e regjisori Enver Petrovci ka thënë se puna e Kabashit duhet marrë si shembull që edhe aktorët e tjerë të realizojnë shfaqje meqë, sipas tij, ata janë shpëtimi i teatrit.

“Kur aktorët luajnë mirë, edhe regjia është e mirë. Nëse aktorët luajnë mirë është meritë e regjisorit, edhe nëse aktorët nuk luajnë mirë, është prapë faji i regjisorit. E këtu aktorët luajtën shumë mirë. Regjisori ua ka mundësuar të luajnë mirë”, ka thënë Petrovci.
Vetë Kabashi ka thënë se studentët e tij, Podrimaj dhe Kasumoviq, sikurse edhe aktori tjetër, Gashi, i kanë kaluar pritjet e tij.
“Kanë qenë të mrekullueshëm. Ka qenë një punë shumë e madhe. Ka dy muaj që punojmë me këtë tekst dhe mendoj se është një tekst që përkon me kohën e sotme”, ka thënë Kabashi.

Për aktoren My-Linda Kasumoviq, Vera ka qenë një personazh më sfidues sesa rolet që ka pasur më herët.

“Sepse shumicën e roleve që i kam pasur deri tani kanë qenë më shumë detyra shkollore dhe të shkurtra, 10 apo 15 minutash. Kështu që definitivisht mund të them që ky ka qenë shumë më sfidues”, ka thënë Kasumoviq, tek ka shtuar se për të ka qenë privilegj të punojë me profesorin e saj, Astrit Kabashi.

Ribashkohet bendi “Destiny’s Child”

0

“Destiny's Child”Një ribashkim i bendit “Destiny’s Child”, ku paraqitet edhe Solange, është përfshirë në këngën e re të Michelle Williams, “Say Yes”.

Beyonce dhe Kelly Rowland kanë incizuar skena për videon e re të Williams këtë javë.

Kënga e Williams është përshkruar si një këngë shumë inspiruese.

Incizimet e klipit janë kryer në Maplewood, New Jersey më 20 maj.

Një grup i madh i fansave u mblodhën në vendin ku po xhirohej klipi, duke shkrepur fotografi e video për t’i shpërndarë ato më pas në rrjetet sociale.

Ribashkimi i fundit i “Destiny’s Child” ka qenë ai i vitit 2013 për një përformancë të shkëlqyer në Super Bowl XLVII.

PDK-ja mohon përçarjet, Kilajn e bën kryetar të Shtabit Zgjedhor

0

IsniKilaj-pdkPartia Demokratike e Kosovës në Malishevë përmes një komunikate për shtyp i ka mohuar përfoljet se në këtë degë janë shkaktuar përçarje për shkakun se kryetari i Degës, Isni Kilaj, nuk është kandiduar për postin e deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

“PDK unike, Kilaj kryetar i Shtabit Zgjedhor të Degës”, ka raportuar PDK-ja.

“Kryesia e PDK-së në Malishevë të martën pasdite ka mbajtur një takim me strukturat e saja drejtuese ku është njoftuar edhe për listën e kandidatëve të saj, në takim u demantuan fuqishëm informacionet se moskandidimi i kreut të Degës, z. Isni Kilaj, ka shkaktuar përçarje brenda Degës”, ka theksuar Zyra e informacionit e Degës së PDK-së.

Policia rrethon selinë e Vetëvendosjes,kërkon arrestimin e Dardan Molliqajt

0

DardanMolliqaj-vvForca të policisë në këto momente e kanë rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë për ta arrestuar Dardan Molliqajn.

“Forca të policisë e kanë rrethuar selinë Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Ata duan ta arrestojnë Dardan Molliqajn, shefin e shtabit për pjesëmarrje në aksione”, ka konfirmuar përmes një sms zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, raporton Epoka e re.

Prokuroria në Prizren, premton mbrojtjen e votës me 8 qershor

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKryeprokurori i Prokurorisë Themelore në prizren, Sylë Hoxhaj, garanton se në ditën e zgjedhjeve do të parandalohet çdo lloj keqpërdorimi të votës. Ai thotë se me 8 qershor prokurorët do të dalin në detyrë për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.

“Garantoj qytetarët se në ditën e zgjedhjeve prokurorët do të jenë në detyrë për të parandaluar çdo lloj keqpërdorimi të votës”, thotë Hoxhaj.

Prokuroria në Prizren, sipas tij, është mobilizuar për ditën e zgjedhjeve.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxhaj ndërkaq premton se lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorim të votës do të kenë prioritet nga gjykata. “Gjykata me prioritetin më të madh do t’i trajtojë rastet e keqpërdorimit të votës”,premton Hoxhaj. /PrizrenPress.com/