12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8503

Reklama me femra striptiste shqetëson durrsakët

0

striptizaReklama me femra striptiste shqetëson durrsakët. Ka disa ditë që makina me disa tabela reklamojnë hapjen e një lokali striptistesh në qytet.

Makinat qarkullojnë nga mëngjesi në mbrëmje në rrugët e qytetit bregdetar dhe qytetarët të shumtë ankohen se dhe kjo nuk është etike pasi grupmosha të mitura përballen me to në cdo orë të ditës.

“Si mund të jetë e hijshme kjo gjë kur rrugës kalojnë njerëz të grupmoshave të ndryshme, ndër këto edhe fëmijë, të moshave nga 5 deri 14 vjec. Cfarë kulture do të marri ai fëmijë? Cfarë do të mendojnë rreth këtyre femrave lakuriqe? A do të ketë ai një fjalor të pastër në familje ose në shoqëri? Në vend të reklamohen gjëra në dobi të këtyre grupmoshave reklamohen këto pisllëqe të turpshme vetëm që disa manjak të lekëve të fitojnë më shumë lekë dhe ky shtet i korruptuar i lejon pa pikë problemi sepse dhe vetë ka përqindje të lartë fitimi”, shprehet A. Prozllomi, banor i Durrësit.

Balotelli ia ‘zen’ ish gruan Buffonit

0

Balotelli me gruan e  buffonitKaq u është dashur bastexhinjve për të vendosur edhe kuota në lidhje me partnerin e ardhshëm të bukuroshes çeke.

“Në një moment shumë delikat ish-bashkëshortja ime u tregua grua me një dinjitet të pabesueshëm. I dha prioritet dashurisë për familjen dhe fëmijët, jo egon e saj. Për këtë do t’i them gjithmonë faleminderit”. Pak fjalë të Gigi Buffon, për të konfirmuar faktin e shkurorëzimit, tashmë edhe me gjyq, nga Alena Seredova.

Mirëpo kaq u është dashur bastexhinjve për të vendosur edhe kuota në lidhje me partnerin e ardhshëm të bukuroshes çeke, Seredova. Në krye të të gjithëve qëndron një tjetër futbollist, si juventini Osvaldo, i shikuar si favorit (koeficienti 7.00). Më pas vijnë Francesco Arca (8.00), Andrea Pirlo (10.00), apo edhe zëvendësi i Buffon-it te Juve, Storari (12). Ndërkohë që nuk mbeten prapa as Raul Bova (15.00), si dhe Lapo Elkan (30.00). Mirëpo ja që në listë është edhe një Mario Baloteli (koeficienti 50.00), i cili pavarësisht se ka “famë” me femrat, konsiderohet si më i pamunduri për t’u lidhur me Serdovan. Po kushedi ç’ndodh. Kurrë nuk thuhet kurrë!

Bie gongu. Zgjohet Valeri…

0

ValeriPas rënies s ë gongut, Valeri u zgjua nga gjumi për të realizuar provën e ndarjes së mbeturinave. Ai shkoi në kuzhinë ku mblodhi gjithë qeset e ndara nëpër kosha, duke i çuar ato në oborr sipas ndarjes përkatëse.

Pasi u kthye në kuzhinë, ai komentoi me veten papastërtinë që ishte bërë aty, duke nisur menjëherë nga larja e enëve, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve vazhdonin të flinin.

Pasi mbaroi me sistemin e enëve, ai përgatiti edhe ushqimin për zogjtë, duke e lënë në oborr, e më pas u shtri sërish në shtrat.

Të dështuarit “riciklohen” nëpër listat zgjedhore

0

Partit parlamentare-logotIsh-komunarët që morën “shuplakë” në zgjedhjet e fundit lokale, tashmë janë akomoduar në listat zgjedhore për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Të gjitha forcat politike pa përjashtim kanë futur në listat e tyre zgjedhore “çetën” e komunarëve të dështuar për garën zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Analistët politikë konsiderojnë se ata nuk do të duhej të ishin pjesë e lojës, derisa theksojnë se futja në garë e figurave të konsumuara politikisht është bërë sëmundje që po e përcjell Kosovën tash e sa vjet.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se futja e atyre kryetarëve që kanë humbur zgjedhjet lokale është një tregues se kjo klasë politike nuk është e interesuar të ndryshojë…/Zeri/

Në Bruksel sot flitet për çështjen e Sigurimeve të Automjeteve

0

Edita TahiriNën udhëheqjen e zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Bruksel do të mbahen takime me Bashkimin Evropian për çështjen e Sigurimeve të Automjeteve.
Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj dite do të ketë takime dypalëshe me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian për vazhdimin e diskutimeve për marrëveshje në mes të industrisë së Sigurimeve të Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje të sigurimeve kufitare, ku synim parësor i delegacionit të Kosovës është gjetja e modaliteteve për ulje të çmimeve të larta të sigurimeve kufitare dhe lehtësimin e procedurave të panevojshme kufitare për udhëtaret dhe qytetarët e të dy vendeve.

Po ashtu, gjatë kësaj dite, delegacioni i Kosovës do të ketë takime me përfaqësuesit e Byrosë së Kartonit të Gjelbër me seli në Bruksel, për të diskutuar për metodat që Byroja, si mekanizmi më i rëndësishëm evropian për çështje të sigurimeve kufitare, do të jetë pjesë e marrëveshjes së mundshme për ketë çështje, si dhe do të kujdeset për zbatimin e standardeve të kësaj organizate në çështje t e sigurimeve kufitare.

Delegacioni i Kosovës, përveç udhëheqëses së dialogut, Tahiri, ka në përbërje edhe Rrahim Pacollin, i emëruar i Qeverisë së Republikës së Kosovës për udhëheqje të Grupit Teknik për çështje të Sigurimeve kufitare dhe dialog me Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, Qemajl Marmullakaj koordinator për çështje të

Kinematografia e trashëgimia kulturore me ligje të vjetra deri më 2015

0

dokumente, dosjeKinematografia e trashëgimia kulturore s’mund të bëhen me ligje të reja deri në vitin që vjen. E rregullimi i muzeve nuk do të përcaktohet në mënyrë ligjore deri në të njëjtën kohë.

Ministria e Kulturës ka dështuar ta zërë afatin për procedimin e këtyre ligje në Kuvendin e Kosovës para se ai të shpërbëhet. Ka gati dy vjet që ka nisur hartimin e ligjeve të reja. Ai për Muze ka një histori shtatëvjeçare, përderisa ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se do të jetë punë e kryer qysh më 2012,shkruan Koha Ditore.

Sipas opozitës, MKRS-ja ka mundur ta bënte një gjë të tillë. Njohësit e trashëgimisë kulturore e gjejnë shkakun e vonesës së ligjit te interesat e grupeve të caktuara. E për dikë, ngecja e Ligjit për kinematografinë është pozitive pasi MKRS-ja e kishte hartuar atë krye më vete

EULEX-i: Institucionet ta sjellin “Grupin e Drenicës” në Mitrovicë

0

EULEX-kosoveMisioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) të enjten do të sfidojë fuqinë e institucioneve të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës do të jenë përgjegjës që tre anëtarët e “Grupit të Drenicës”, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari, të paraqiten ditën e enjte, në orën 9:30, në seancën e parë dëgjimore në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

EULEX-i gjatë ditës se mërkurë ka thënë se pret që këta tre persona të paraqiten në gjykatë.

Familjarët kanë mohuar një mundësi të tillë, ndërsa Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka marrë vendim për transferim, për shkak se nuk ka marrë garanci nga organet kompetente të EULEX-it.

Por EULEX-i deri në orët e vona të mbrëmjes ka thënë se nuk ka ndryshuar urdhri i gjykatësit lidhur me transferimin e të gjithë të të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, përgjatë periudhës kur do të mbahen seancat gjyqësore.

“Ne jemi të bindur se ashtu siç është planifikuar, seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor do të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Qëllimi i misionit është të mos lejojë përshkallëzimin e situatës. EULEX-i do të ndihmojë autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës me vëzhgues policorë shtesë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kohës sa të pandehurit janë atje”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Ky mision ka hedhur poshtë deklaratat e familjarëve dhe të ekipeve mbrojtëse të “Grupit të Drenicës”, se dy ditë rresht kanë negociuar me gjykatësit e EULEX-it që të ky grup të mos transferohet në veri.

“Misioni thekson edhe njëherë se sundimi i ligjit nuk është i negociueshëm”, ka thënë EULEX-i.

Por familjarët gjatë tërë kohës kanë këmbëngulur që janë duke negociuar me EULEX-in.

Në orët e mëngjesit, djali i Sami Lushtakut, Mergimi, ka thënë se shumë shpejt ky mision do të ndryshojë vendimin për transferim.

Ai është treguar optimist pasi që sipas tij nga bisedat që i kishin zhvilluar me zyrtarët e këtij misioni kishte pasur sinjale se EULEX-i do të tërhiqej nga vendimi për transferim, të cilin e kishte marrë dy ditë me parë.

Por orët e mbrëmjes e kanë zhgënjyer turmën e mbledhur në oborrin e QKUK-së. Mërgim Lushtakun e ka acaruar vendimi i këtij misioni që të mos ndryshojë qëndrimin.

“Pritëm që po kryhet sot. Por nuk ndryshuan qëndrimin”, ka thënë Lushtaku.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, gjatë ditës se mërkurë ka deklaruar për media se EULEX-i ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës që t’i sjellin të pandehurit të enjten në gjykatë. Sipas Krasniqit, këto dy institucione janë të obliguara për gjetjen dhe sjelljen në gjykatë të arratisurve.

Por Ministria e Drejtësisë ka thënë se transferimi dhe çështjet e tjera rreth “Grupit të Drenicës” janë kompetencë e EULEX-it.

“Në rastin konkret duke pasur parasysh natyrën e rastit, EULEX-i në bazë të kompetencave ekskluzive për rastet e supozuara të krimeve të luftës që e ka sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, ka pasur kompetenca edhe në rastin konkret të njohur si ‘Grupi i Drenicës’”, ka deklaruar kjo ministri.

Përkundër se kjo ministri ka nën mbikëqyrje Shërbimin Korrektues të Kosovës, ky institucion as gjatë ditës se mërkurë nuk ka qenë në gjendje që të deklarojë se ku gjenden këta tre të burgosur. Kanë thënë se janë informuar përmes medieve dhe se nuk dëshirojnë të ndërhyjnë në punën e Prokurorisë dhe gjyqësorit.

“Misteri” i vendndodhjes së Sami Lushtakut, Ismet Haxhës dhe Sahit Jasharit

As Policia e Kosovës nuk ka sqaruar për opinionin se ku gjenden Sami Lushtaku, Ismet Haxha si dhe Sahit Jashari.

I vetmi institucion i cili është deklaruar për media në lidhje me këta tre persona është drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi.

Ai në orët e vona për “Kohën Ditore” ka thënë se nga të gjitha informatat zyrtare që u kanë ardhur, askush zyrtarisht nuk iu ka thënë që këta persona gjenden në QKUK.

“Nuk e di se çfarë thotë familja. Ne nuk kemi informata zyrtare që ai gjendet në QKUK”, ka thënë Hajrizi.

Por, Hysni Ngucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka këmbëngulur që Lushtaku dhe dy të tjerët gjenden në QKUK.

“Ju mund t’i pyesni gardianet. Ata janë non stop në kontakt me të burgosurit”, ka thënë Ngucati.

Një gjë të tillë e ka mohuar Hajrizi. “Asnjëri nga gardianët qe dy ditë nuk ka raportuar se i ka parë asnjërin nga këta tre persona”, ka thënë Hajrizi.

Por nga OVL-ja, Ngucati ka këmbëngulur se askush nuk është arratisur nga QKUK-ja. Sipas tij, Lushtaku është duke u mjekuar brenda në QKUK. Por pak minuta pas kësaj deklarate këtë gjë e ka demantuar për “Kohën Ditore”, drejtori i Klinikës se Kardiologjisë, Bedri Zaiti.

Ai ka thënë se nuk e di se a ndodhen ose jo këta persona në QKUK. Gjëja e vetme që sipas tij mund ta sigurojë gazetën është se qe tri ditë askush nga mjekët e kësaj klinike nuk e ka kontrolluar asnjërin nga këta persona.

“Sot është mbajtur mbledhja e Kolegjiumit të QKUK-së, dhe është thënë që askush këto ditë nuk i ka parë e as nuk i ka kontrolluar asnjërin nga këta persona”, ka deklaruar Zaiti. Ndërsa ka thënë se mjekët nuk kanë hyrë në këtë dhomë pasi që për momentin nuk kanë qasje.

Vazhdojnë tensionet në QKUK

Përderisa askush nuk e di saktë se a ndodhen ose jo këta persona në QKUK, në oborrin e këtij institucioni gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Dhjetëra familjarë dhe simpatizantë të këtij grupi po qëndrojnë në “gjendje gatishmërie” për të ndërhyrë.

Një numër i madh i tyre kanë vendosur që ta kalojnë natën në një tendë të cilën e kanë ngritur në orët e pasdites në hapësirat e QKUK-së. Ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga realizimi i kërkesave të tyre.

Gjatë ditës se mërkurë ka pasur më pak lëvizje. Megjithatë, të pranishmit gjatë tërë kohës kanë qëndruar në dispozicion që të ndërhyjnë.

Hyrja e Klinikës se Nefrologjisë nga e cila klinikë mund të kalosh tek dhoma në të cilën pretendohet se ka qenë Lushtaku, edhe gjatë se mërkurës ka qenë gjatë tërë ditës e kontrolluar nga familjarë dhe përkrahës të këtij grupi.

Askush përpos tyre “nuk ka guxuar” të kalojë nga kjo hyrje. Një djalë i gjatë rreth të tridhjetave ka qëndruar gjatë tërë ditës si rojë. Ai i ka koordinuar lëvizjet e krejt grupit.

Rreth orës 16:30 ai ka ftuar mbi 30 meshkuj të pranishëm që të hyjnë urgjent në QKUK. Posa u ka bërë me shenjë të gjithë kanë vrapuar për të hyrë në objekt brenda. Përjashtim bënin vetëm femrat.

Por atyre ua kanë caktuar një “mision” tjetër. Ato do të bllokonin hyrjen për gazetarë.

“Asnjë gazetar nuk guxon me u fut brenda”, ka thënë vajza e Sahit Jasharit. Ajo ka thënë se kush “nuk i bindet urdhrit të saj” mund ta pësojë keq.

“Mos u keshni se nuk guxoni me hi. Hajt provoni nëse guxoni”, ka thënë ajo, e cila është mbështetur edhe nga vajzat e tjera të pranishme. Kjo turmë i ka ofenduar gjatë tërë kohës gazetarët e mediumeve të ndryshme.

“Hupni, mos t’jau shohim sytë. Çka keni ardhë”, u janë drejtuar disa herë gazetarëve. Ndërsa kanë kërkuar që “gazetarët mos t’i kqyrin”.

“Largomi sytë mos me kqyr, oj budallicë”, ka thënë njëra nga të pranishmet. Gjatë këtyre ditëve gazetarët janë përballur vazhdimisht me probleme, të cilat u kanë shkaktuar turma e mbledhur.

“Heke atë kamerë. Mos incizo se ta thej kamerën”, i është drejtuar njëri nga të pranishmit një kameramani. Turmën e kanë penguar edhe realizimi i fotografive.

“As mos fotografo e as mos incizo sen. Falenderoju Allahut se je femër se ndryshe ishim marrë vesh”, i është drejtuar njëri nga pjesëmarrësit e turmës ekipit të “Kohës Ditore”. Por shpejt ka ndërhyrë i afërmi i Samiut, Basri Lushtaku.

“Mos u merr as ti e askush me gazetarë. Këta po e bajnë vetëm punën e tyre”, ua ka tërhequr vërejtën ai disa të pranishmëve.

Por sulmet verbale ndaj gazetarëve nuk janë ndalur.

“Koket qu në taksirat me qeta aparata. Shpejt po shihet që ka me ju nxan taksirati”, ka thënë një tjetër i pranishëm.

Gjendjen janë munduar ta qetësojnë ekipi mbrojtës i Lushtakut, të cilët kanë thënë se kanë biseduar me gazetarë dhe që me nuk do të sulmohet, ofendohet e as të pengohet asnjëri nga përfaqësuesit e medieve.

Pretendojnë se me forcë nuk po e lejojnë EULEX-in t’i transferojë të dyshuarit

QKUK-ja ka vazhduar të mbetet e “uzurpuar” nga përkrahësit e “Grupit të Drenicës”. Por sipas Organizatës se Veteranëve të Luftës (OVL) nga dita e enjte turma do të rritet, ndërsa QKUK-ja do të bllokohet komplet.

Husni Ngucati nga kjo organizatë ka thënë se të enjten që nga ora 7 e mëngjesit kjo organizatë do ta bllokojë QKUK-në.

“Nesër do të bllokohet QKUK-ja. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë EULEX-in që t’i transferojnë gjeneralët në një burg me udhëheqës serbë”, ka thënë ai.

Ngucati ka thënë se kjo gjendje do të zgjasë derisa të plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa ka deklaruar se po i vendosin tendat për shkak që mund të jenë të obliguar të qëndrojnë me gjatë në këtë qendër.

Por përkundër se OVL-ja ka paralajmëruar që do ta bllokojë QKUK-në ditën e enjte, një gjë të tillë e kanë bërë edhe ditën e martë dhe të mërkurë.

Turma ka kontrolluar hyrjen, ndërsa asnjë gazetar nuk ka mundur as t’i ofrohet hyrjes e cila të lidhë direkt me dhomën në të cilën familja pretendon që është Sami Lushtaku. Personi i cili ka qëndruar tek porta 2-3 herë ka thirrur tumën me “urgjencë” që të futen brenda për të intervenuar.

“Hajdeni krejt. Ngani shpejt”, ka thirrur ai. Pas çdo ftese turma ka vrapuar, në oborr kanë mbetur vetëm gazetarët. Megjithëse ata këmbëngulnin se sa herë që po futeshin në QKUK me “urgjencë” po e ndalonin EULEX-in që të futej në dhomën e Sami Lushtakut, këtë gjë nuk e kanë pranuar zyrtarët e EULEX-it.

Rreth orës 17:00, në QKUK kanë arritur tre zyrtarë të EULEX-it, të cilët kanë hyrë nga hyrja kryesore, ndërsa turma ka hyrë nga një hyrje tjetër anësore duke vrapuar. Pjesëmarrësit kanë deklaruar se po shkonin që t’i largonin EULEX-in me forcë nga klinika.

Megjithatë “Koha Ditore” ka arritur të futet tek dera kryesore nga e cila janë larguar edhe EULEX-i, por edhe pjesëmarrësit të gjithë në mënyrë të qetë.

Për punëtorët e kësaj klinike hyrja me forcë “është vetëm lojë e familjarëve”. Një infermiere i ka thënë gazetës se turma vrapon vetëm shkallëve për të tërhequr vëmendjen e medieve, ndërsa brenda në klinikë nuk bëjnë asgjë me forcë.

“Në klinikë po sillen shumë qetë. Nuk kanë provuar asnjëherë të ndalojnë EULEX-in pasi që Sami Lushtaku nuk gjendet në atë dhomë”, e ka siguruar një punëtor i klinikës gazetën. Ndërsa EULEX-it i është dukur qesharake pyetja se a i ka larguar tre zyrtarët e këtij misioni me forcë kjo turmë nga QKUK-ja.

Ndryshe, të tre të dyshuarit janë pjesë e lëndës së njohur si “Grupi i Drenicës”, në përbërje të të cilit janë pesëmbëdhjetë persona.

Ndaj tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të Komunës së Skënderajt, në vitin 1998.

Mustafa e Pacolli do të takohen rregullisht

0

pacolli mustafaIsa Mustafa dhe Behgjet Pacolli janë takuar disa herë para përfundimit të afatit për paraqitjen e listave për kandidatët për deputetë.

Takimet nuk kanë qenë të frytshme. Ato nuk e kanë prodhuar qëllimin për të cilin janë mbajtur e që ka qenë garimi në koalicion më 8 qershor. Por, dy liderët janë marrë vesh për diçka të pazakontë. Deri në ditën e zgjedhjeve, ata në suaza të rregullta do t`i bëjnë konak njëri-tjetrit.

Pas takimeve edhe Mustafa e edhe Pacolli do të flasin për harmonizim të programeve dhe bashkëqeverisje pas 8 qershorit. E gjithë kjo ndërmarrje thuhet se ka për qëllim mobilizimin e elektoratit rugovian.

Analisti Donik Sallova ka thënë për Tribunën se nga takimet do të përfitojnë të dyja partitë.
“Takimet u shërbejnë të dy partive. LDK-ja ka një tendencë që me e kriju një përshtypje në elektorat se tashmë e kam marrë primatin dhe po i afron partitë aleate, përfshirë këtu edhe AKR-në. Mirëpo, LDK-ja ka dështuar që ta fusë AKR-në në listën e saj sepse në një rrethanë të tillë atëherë besoj se do ta kishim të ditur paraprakisht fituesin e zgjedhjeve e që do të ishte koalicioni LDK-AKR. Do të ringjallej elektorati i fjetur dhe në këtë rast gara veç do të ishte përcaktuar”, ka thënë Sallova.

‘Shytat’ mbërrijnë në Prizren

0

Nxenesit6-16E nisi me mësuesen, kaloi te nxënësi, pastaj u shpërnda te familjarët e nxënësve e për rrjedhojë gati në tërë fshatin. Virusi Parotit ka prekur shumë nxënës të shkollave në Komunën e Prizrenit.

Rreth 30 nxënës kanë kërkuar ndihmën e mjekut pasi janë prekur nga ky virus që në gjuhën e popullit njihet si “shytat”.

Një mësues i njërës nga shkollat ku është shfaqur virusi, tha për Tribunën se gjithçka ka filluar para disa muajve, kur është sëmurë një mësues.

Dyshohet se pastaj nga mësuesi, virusi është shpërndarë te nxënësit. “Në shkollën ‘Zef Lush Makur’ në fshatin Caprac, ishin tri raste të kësaj sëmundjeje. Të martën numri i rasteve ka arritur në 30 nxënës të infektuar dhe 1 arsimtar i infektuar rëndë”, thotë ky mësues, pa dashur t’i përmendet emri.

Mësuesi ka treguar se si Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka kërkuar që kjo çështje mos të bëhet e madhe dhe rastet të trajtohen si të izoluara../Tribuna/

Petrit Ame, lidhja mes SHIK-ut dhe trafikantëve të huaj

0

Ame PetritNë qendër të një prej skemave të NATO-s që bën lidhjen e personave të ndryshëm të botës së krimit është Petrit Ame.

Ky personazh nga Maqedonia i njohur për trafikim të narkotikëve dhe të armëve është zhdukur vite më parë. Prej atëherë nuk dihet më për fatin e tij,shkruan Koha Ditore.

Në dosjen sekrete të NATO-s, Petrit Ame është përmendur se ka pasur lidhje të forta me Mira Markoviqin, të venë e diktatorit Slobodan Milosheviq